ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Perfundoi Platforma e Shqiperise Natyrale. Autor I saj eshte Koco Danaj.

Platforma do te jete 250 faqe. Ajo do te perkthehet ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne mbi 50 mije kopje. Do te shperndahet falas ose maksimumi do te shitet 1 euro.
Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore.
Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili shpalli pavarsine e Shqiperise natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot.
Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne faktin se ne mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu te cilat kane te bejne me thelbin e kombeve.
Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik. Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak
Per kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht Referendumi.
Platforma argumenton askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kuluren dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I deshirueshem, I padebatueshm.
Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do ta kete edhe realitetin e saj I neserm.
Shqiperia Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit.
Shqiperine natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj na takon ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.

Pas botimit, ne Tirane do te behet nje promovim I gjere me pjesmarrjen e shqiptareve nga gjitha hapsira e kombit shqiptar si dhe nga Diaspora

|||Lajme.Net|||
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

Interesante, me behet qefi shume qe kjo tashme nuk mbetet vetem si deshire e brendeshme e shqipetareve por po tregohet me angazhim praktik gjithnje e me shume. Do ishte enderr e c'do shqipetari dicka e tille.
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

Na doli dhe nje shqiperia Natyrale,,


numeroni sa shqiperia jan,,


Shqiperia
Shqiperia e madhe
Shqiperia Londineze
Shqiperia matan kufirit
Shqiperia e bashkuar
Shetet e bashkuara Shqiptare,
Shqiperia Lindore (pjesa e maqedonise shqiptare)
Shqiperia e jugut
Shqiperia e mesme,
Shqiperia e Veriut,
Shqiperia e gegerise
Shqiperia e Toskerise.
Shqiperia Natyrale


o popull nese ne do vazhdojme keshtu askush nuk do te besoje se cila shqiperi kemi qene,
Atdheu yne ka nje emer dhe nje etni, (SHQIPNI-ETNIKE)
nji Mbret, nji Flamur.
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

Na doli dhe nje shqiperia Natyrale,,


numeroni sa shqiperia jan,,


Shqiperia
Shqiperia e madhe
Shqiperia Londineze
Shqiperia matan kufirit
Shqiperia e bashkuar
Shetet e bashkuara Shqiptare,
Shqiperia Lindore (pjesa e maqedonise shqiptare)
Shqiperia e jugut
Shqiperia e mesme,
Shqiperia e Veriut,
Shqiperia e gegerise
Shqiperia e Toskerise.
Shqiperia Natyrale


o popull nese ne do vazhdojme keshtu askush nuk do te besoje se cila shqiperi kemi qene,
Atdheu yne ka nje emer dhe nje etni, (SHQIPNI-ETNIKE)
nji Mbret, nji Flamur.

Nuk eshte shqiperi e re, prekundrazi esht eshqiperia qe ka egzistuar si pjesa etnike e populluar nga shqipetaret ne shekuj. Termi "Natyral" eshte termi me i kuptueshem dhe pranueshem shoqerisht, nga politika dhe cdokush. Aryseja? Sepse identifikon ne menyre te qarte interesin e shqipetareve per te qene te bashkuar si proces natyral, pasi ashtu eshte realiteti, sepse ashtu eshte bere qe te jete nga krijuesi, sepse qellimi jone eshte per te qene bashke si proces natyrore dhe jo si etje per zgjerim.

Keto te jugut, veriut, jane krahina, jo shqiperi.
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

Nuk eshte shqiperi e re, prekundrazi esht eshqiperia qe ka egzistuar si pjesa etnike e populluar nga shqipetaret ne shekuj. Termi "Natyral" eshte termi me i kuptueshem dhe pranueshem shoqerisht, nga politika dhe cdokush. Aryseja? Sepse identifikon ne menyre te qarte interesin e shqipetareve per te qene te bashkuar si proces natyral, pasi ashtu eshte realiteti, sepse ashtu eshte bere qe te jete nga krijuesi, sepse qellimi jone eshte per te qene bashke si proces natyrore dhe jo si etje per zgjerim.

Keto te jugut, veriut, jane krahina, jo shqiperi.

Shqiperine Natyrale nje i huaj do ta keqkuptonte , se pershembull shqiperia Natyrale kuptohet me teper nje shqiperi Natyrale Gjeografike,qe kufijt historik mund te jene nga athina deri ne slloveni,

ose nje shqiperi te vogel te ish principates kruj-mat-diber, ose nje krahine te rrafshit te dugagjinit etj.

nese themi Shqipni-etnike kuptojme popullsine shqiptare autoktone ne trevat e veta, nje shqiperi stergjysherore, nje shqiperi e trasheguar.

nuk kan qene dhe aq budallej ato te paret tone qe e kane quajtur 'Shqipni-etnike' ( del nje Koco danaj , nje indivit, dhe fluturon mbi varret e gjysherve tane)
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

Na doli dhe nje shqiperia Natyrale,,


numeroni sa shqiperia jan,,


Shqiperia
Shqiperia e madhe
Shqiperia Londineze
Shqiperia matan kufirit
Shqiperia e bashkuar
Shetet e bashkuara Shqiptare,
Shqiperia Lindore (pjesa e maqedonise shqiptare)
Shqiperia e jugut
Shqiperia e mesme,
Shqiperia e Veriut,
Shqiperia e gegerise
Shqiperia e Toskerise.
Shqiperia Natyrale


o popull nese ne do vazhdojme keshtu askush nuk do te besoje se cila shqiperi kemi qene,
Atdheu yne ka nje emer dhe nje etni, (SHQIPNI-ETNIKE)
nji Mbret, nji Flamur.

Titan TIVARI

"PESث" SHQIPثRITث

1.Iliria Antike


Përfshin trojet e Ilirëve dhe kufijtë e Ilirisë, duke filluar nga Istra e Sllovenia, në perëndim, deri në kufijtë e Rumanisë, në lindje dhe nga brigjet e lumenjve Sava e Danub në veri, e deri në More (Peloponez), në jug, si dhe nga brigjet e Adriatikut dhe të Jonit e deri në kufijtë e Bullgarisë dhe të Turqisë, me një sipërfaqe prej 400 000 km2.

2. Arbëria ose Shqipëria Ilirike

ثshtë një territor gjeografik e historik më i madh se Shqipëria Etnike. Në të bëjnë pjesë, përveç Shqipërisë aktuale Etnike, edhe disa territore të Ilirisë, por të cilat aktualisht nuk janë të banuara me shumicë dërrmuese të popullit shqiptar, ose nuk janë fare të banuara me shqiptarë, për shkak të dëbimit të tyre me dhunë nga vatrat e tyre ose asimilimit gjatë shekujve.

Arbëria ose Shqipëria Ilirike përfshin Principatën e Gjergj Ballshës I në shek.XIV, e cila përfshinte një pjesë të Bosnjës, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë e Mesme. Dhe kjo Shqipëri Ilirike vazhdoi pastaj katër shekuj më vonë me Pashallëkun e Shkodrës, të udhëhequr nga Kara Mahmud Pashë Bushati dhe me Pashallëkun e Janinës, të udhëhequr nga Ali Pashë Tepelena. Pikërisht tërësia tokësore e këtyre tri principatave apo pashallëqeve shqiptare, që shtriheshin nga Bosnja në veri dhe mbaronin në fund të Epirit (اamërisë) te Gjiri i Artës në jug, përbëjnë atë që sot mund të quhet Shqipëri Ilirike, me një sipërfaqe tokësore prej rreth 200 000 km2.

3.Shqipëria Etnike

ثshtë një territor i caktuar gjeografik dhe historik në hapësirën e Ballkanit, i cili ka qenë dhe është edhe sot i banuar me shumicë të popullit shqiptar. ثshtë territor kompakt e homogjen dhe është atdhe i shqiptarëve që nga parahistoria dhe antika e deri në ditët tona.

Shqipëria Etnike përfshinterritoret e katër Vilajeteve Shqiptare që ekzistoninpara, gjatë dhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881):
1.Vilajeti i Janinës, 2.Vilajeti i Manastirit, 3.Vilajeti i Kosovës dhe 4.Vilajeti i Shkodrës.

Kufijtë e Shqipërisë Etnike fillojnë te Gjiri i Artës në jug të اamërisë dhe ngjiten lart në veri te Molla e Kuqe afër Nishit në Toplicë, kurse mbarojnë në Tivar të Malësisë së Madhe në veriperëndim. Po këtë Shqipëri Etnike, me këto troje dhe me këta kufinj shtetërorë e shpalli shtet të Pavarur dhe Sovran Kuvendi Mbarëkombëtar, me Ismail Qemalin në ballë, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Shqipëria Etnike, atëherë dhe tani, ka një sipërfaqe tokësore prej rreth 100 000 km2.

Derisa në kohën e sundimit të Perandorisë Turke Shqipëria Etnike ndahej në 4 vilajete historike:
1.Vilajeti i Janinës
2.Vilajeti i Manastirit
3.Vilajeti i Kosovës dhe
4.Vilajeti i Shkodrës

Sot Shqipëria Etnike ndahet në 8 "vilajete" moderne:
1."Vilajeti" i Shqipërisë (londineze)
2."Vilajeti" i Kosovës Qendrore (protektorat)
3."Vilajeti" i Iliridës
4."Vilajeti" i Kosovës Lindore
5."Vilajeti" i Malësisë së Madhe
6."Vilajeti" i اamërisë,
7."Vilajeti" i Toplicës (Nishit)
8."Vilajeti" i Sanxhakut

Nga ky realitet i sotëm del se "vilajetet" shqiptare janë dyfishuar dhe se Shqipëria Etnike jo vetëm që nuk është bashkuar, por ka shkuar drejt shpërbërjes së mëtejshme, copëtimit dhe përçarjes ndërshqiptare!Ky është realiteti i sotëm gjeopolitik i Shqipërisë Etnike.

Por, ajo që e bën edhe më tragjike, edhe më të dhimbshme këtë mozaik gjeopolitik të trojeve etnike shqiptare është qëndrimi indiferent, anacional e mosfërfillës i klasës politike shqiptare të këtyre 8 vilajeteve mjerane, e cila kurrë nuk ka marrë inisiativë të vendosur, të qartë e serioze për hartimin e një Programi Kombëtar për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar!

Motoja e rilindasve tanë kombëtarë, ”Një komb, një shtet”, është anashkaluar vazhdimisht nga qendrat e politikës shqiptare anembanë "vilajeteve" moderne të Shqipërisë Etnike! Udhëheqësit dhe pushtetarët shqiptarë ende nuk e kanë një ëndërr, një ideal, një aspiratë, një opcion, një strategji politike dhe një qëndrim të vetëm e të përbashkët zyrtar për shtruarjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare – çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.

Opcioni i përbashkët dhe i vetëm i liderëve dhe partive shqiptare deri më sot ka qenë karrierizmi, pushteti, pasurimi personal dhe asgjë tjetër. Ata, jo vetëm që kanë zhvilluar një politikë antikombëtare, por kanë bërë edhe një poplitikë antipopullore.

Klasa politike e të gjitha "vilajeteve" moderne shqiptare të Shqipërisë Etnike është sjellë e po sillet ndaj çështjes shqiptare me një nihilizëm e përçmim të hapur e të pa shoq, deri në një mohim e injorim të plotë të ekzistimit të saj si një çështje e shtruar për zgjidhje! Ekzistojnë një numër i pambarim deklaratash e pohimesh kundër ribashkimit kombëtar, duke e cilësuar atë si iluzion, fantazi, të tejkaluar apo si utopi e aventurë të një grupi idealistësh, nacionalistësh apo ekstremistësh shqiptarë që nuk marrin vesh nga politika, duke mos ngurruar që t’i etiketojnë edhe si njerëz me maska, kriminelë dhe terroristë!

Shovenistët fqinjë propagandojnë se Shqipëria Etnike nënkupton pushtimin dhe aneksimin nga ana e shqiptarëve të territoreve të tyre etnike, pra, okupimi nga ana jonë e territoreve të huaja. Por dihet historikisht se shumica e atyre territoreve ku sot banojnë popujt fqinjë kanë qenë territore ilire, pra shqiptare, dhe se po këta popuj janë agresorë, sepse i kanë pushtuar me dhunë territoret iliro-shqiptare ku kanë ngritur sot shtetet e tyre. Themelet e shteteve të tyre janë të ngritura në pronë të huaj, mbi troje të tjetërsuara!

4.Shqipëria Natyrale

Këto kohët e fundit në skenën politiko-terminologjike është shfaqur edhe një term i ri politik me emrin Shqipëria Natyrale, i cili, në njëfarë mënyre, përpiqet që të zëvendësojë nocionin politik Shqipëria Etnike. Shqipëria Natyrale bazohet në atë që quhet realpolitika shqiptare, kurse Shqipëria Etnike bazohet në politikën historike dhe mbi të drejtën e pronësisë së Shqiptarëve, të Kombit Shqiptar, mbi trojet e tyre stërgjyshore.

Por, megjithatë, termi politik Shqipëria Etnike nuk është i njëjtë dhe i barabartë me nocionin politik Shqipëria Natyrale. Emërtimi Shqipëria Etnike është nocion etnik (kombëtar), kurse termi Shqipëri Natyrale është nocion politik. Shqipëria Etnike është më e madhe se Shqipëria Natyrale. Shqipëria Etnike shtrihet nga Tivari, Sanxhaku e Toplica në veri dhe deri në fund të اamërisë te Gjiri i Artës (Ambrakisë) në jug. Kurse Shqipëria Natyrale nuk e përfshinë as Tivarin, as Sanxhakun, as Toplicën, as Veleshin, Manastirin e Ohrin dhe as اamërinë.

Shqipëria Natyrale është një rrudhosje e mëtejshme e Shqipërisë Etnike. Një ithtar i Shqipërisë Natyrale në një rast shkruan kështu: "Shqipëria natyrale nuk merret me Mollën e Kuqe, as me Pargën, as me Kosanicën dhe Toplicën.Por ajo është e detyruar të merret me Mitrovicën, me Preshevën, me Ulqinin, me Strugën etj etj." Në këtë mënyrë, që në start, pa na kërkuar kush, ne përmes Shqipërisë Natyrale do të bënim kompromis të madh, duke lënë jashtë Shqipërisë Etnike gjysmën e trojeve shqiptare të saj! Në këtë mënyrë Shqipëria Natyrale nuk do të ishte më Natyrale, por do të shndërrohej në Shqipëri Artificiale, siç është sot Shqipëria londineze e Tiranës!

Më tej, në të njëjtin shkrim, autori i shkrimit Shqipërinë Natyrale e quan "Dhimbje e së Vërtetës", kurse Shqipërinë Etnike e quan "Dhimbje e Mashtrimit"(!) dhe Shqipëri artificiale(!). Po citoj nga origjinali i shkrimit: "Por dhimbja e se Vertetes eshte shume here me e lehte se Dhimbja e mashtrimit. Shqiperia Natyrale eshte pjese perberese e dhimbjes se realitetit, prandaj ka edhe te ardhme. Shqiperia artificiale eshte pjese e dhimbjes se mashtrimit, prandaj edhe nuk do te kete te ardhme."

Të kërkosh Shqipërinë Etnike, sipas ithtarit e ithtarëve të Shqipërisë Natyrale do të thotë të ngritesh mbi gjëra të paqena e ireale, mi artificialitete dhe të themelosh shtetin e bashkuar etnik shqiptar - Shqipërinë Etnike mbi mite, legjenda dhe në toka të huaja, e jo mbi trojet autoktone, etnike e stërgjyshore shqiptare! Bile ai shkon edhe më tej dhe "parashikon" se Shqipëria Etnike nuk ka të ardhme, nuk do të bëhet kurrë! Autori i lartpërmenduar, në të njëjtin shkrim-analizë shkruan: "…Shqiperia natyrale nuk ngrihet mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, nuk ngrihet mbi te tjeret." Nga kjo del se Tivari e Sanxhaku, Toplica e اamëria dhe më se gjysma e Iliridës janë toka të huaja, të të tjerëve, janë pjesë e miteve dhe legjendave artificiale!

Se ithtari i Shqipërisë Natyrale vërtetë Shqipërinë Etnike e quan artificiale dëshmon edhe artikulli tjetër i tij i mëhershëm, në të cilin shkruan tekstualisht: "Duket se atë (Drashkoviçin-Shënimi im) e tremb termi real “Shqipëri Natyrale”, e cila nuk ka cilësoret artificiale “E Madhe apo Etnike”, por vetëm atë që është cilësori reale, natyrale."

Shqipëria Etnike, përveç që është etnike, kombëtare pellazgjike, ilirike e shqiptare, njëherit ajo është edhe natyrale, edhe reale, por edhe e madhe në krahasim me shtetin e sotëm shqiptar të Shqipërisë londineze dhe Shqipërinë Natyrale të autorit të lartpërmendur. Shqipëria Natyrale nuk është Shqipëri Etnike dhe as e madhe, sepse ajo nuk përfshinë të gjitha territoret shqiptare në kufijtë e saj shtetërorë. Shqipëria Natyrale nuk i bashkon 4 ish-Vilajetet Shqiptare në një shtet të vetëm, por lenë jashtë saj gjysmën e territoreve të tyre.

Kombi Shqiptar dhe Shqipëria Etnike nuk kanë troje për të falur fqinjëve grabitqarë, sepse edhe ashtu ata mjaftë kanë marrë e pushtuar troje pellazgo-iliro-shqiptare që nga antikiteti e deri më sot!

Nacionalizmi okupues serb nuk duhet të jetë më i fortë se nacionalizmi çlirimtar shqiptar. Disa shqiptarë kanë kujtesë të dobët kombëtare dhe i harrojnë shumë shpejt trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike! Disa shqiptarë janë shumë "bujarë" dhe i falin shumë lehtë trojet stërgjyshore, sepse i kanë "mall babe" e nuk i kanë fituar me djersë, ndaj nuk i mbrojnë dhe as nuk i çlirojnë me gjak!

Shqipëria Etnike është Maksimumi i zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, kurse Shqipëria Natyrale është Minimumi i zgjidhjes së çështjes shqiptare. Ajo është zgjidhje e pjesëshme, është zgjidhje kompromisi, sepse nuk i përfshinë brenda kufijve të saj të gjitha trojet etnike dhe historike shqiptare.

Shqipëria Natyrale është një hap i madh përpara, por jo i fundit, drejt zgjidhjes së tërësishme e përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare, është hap kualitativ drejt bërjes së plotë të Shqipërisë Etnike. Shkurt e shqip: Shqipëria Natyrale nuk është Shqipëri Etnike.
Shqipëria Natyrale, përafërsisht, ka një sipërfaqe prej rreth 50.000 km2..
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

5."Shqipëria e Madhe"

Për ta luftuar dhe kompromituar luftën tonë të drejtë për Shqipërinë Etnike, shovenistët sllavo-grekë bëjnë zëvendësimin e termit Shqipëri Etnike me termin "Shqipëri e Madhe"! Por ajo çka duhet të sqarohet këtu është se, kur serbomëdhenjtë dhe të tjerët përdorin termin Shqipëri e Madhe, ata aludojnë në "Shqipërinë e Madhe" fashiste me qëllim të identifikimit të së drejtës sonë dhe veprimtarisë sonë kombëtare me një ideologji antidemokratike e raciste dhe me një krijesë shtetërore të nazifashizmit.

Edhe Shqipëria Etnike, edhe "Shqipëria e Madhe" fashiste janë territore etnike iliro-shqiptare, dallimi ështe se Shqipëria Etnike është më e madhe territorialisht se "Shqipëria e Madhe" që e krijuan nazifashistët italo-gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Shqipëria e Madhe" ka qenë rezultat i bisedimeve ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ribentrop dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, اiano, të cilët në vitin 1941, pas pushtimit të Jugosllavisë (Prill 1941), në Vienë të Austrisë arritën pajtimin për ndarjen e Jugosllavisë dhe gjithë Ballkanit. Kjo marrëveshje midis Gjermanisë hitleriane dhe Italisë musoliniane u quajt Marrëveshja Ribentrop-اiano.

Sipas kësaj Marrëveshjeje Kosova u nda në tre pjesë:
1.Gjermania mbajti për vete Veriun e Kosovës me rrethet e Vushtrrisë, Besianës dhe Mitrovicës, të cilat më pastaj ia dha nën administrim direkt qeverisë kuislinge fashiste serbe të Millan Nediçit!
2.Pjesa tjetër e Kosovës iu dha Bullgarisë së Car Borisit, si aleate fashiste e Gjermanisë, që përfshinte territoret e Kosovës Lindore (Preshevë e Bujanoc), Kumanovën, Shkupin, Vitinë, Kaçanikun, Shtërpcën etj.
3.Pjesa "e luanit" të trojeve shqiptare të Kosovës dhe të Iliridës iu dha Italisë fashiste, e cila me ato territore dhe me Shqipërinë londineze formoi të ashtuquajturën "Shqipëri e Madhe".

Pra, sa e "Madhe" mund të jetë Shqipëria pa gjysmën e Kosovës Qendrore, pa Kosovën Lindore, pa gjysmën e Iliridës, pa Malësinë e Madhe, pa اamërinë, pa Sanxhakun dhe pa Toplicën?! Kjo "Shqipëri e Madhe" nuk i kishte më shumë se 40.000 km2 sipërfaqe!

”Shqipëria e Madhe”, si krijesë e fashistëve italo-gjermanë, nuk ka qenë aspak e ”Madhe”, sepse ajo nuk i ka përfshi të gjitha territoret e Shqipërisë Etnike. Kjo "Shqipëri" nuk është krijuar me vullnetin e kombit shqiptar, ajo është imponuar me dhunë ushtarake nga okupatorët italo-gjermanë. Jashtë saj kanë mbetur troje të pastra etnike shqiptare të banuara me shumicë nga populli shqiptar. ”Shqipëria e Madhe” fashiste ka qenë pak më e madhe se Shqipëria e vogël londineze, prandaj nga fashistët italo-gjermanë, nga shovenistët sllavo-grekë dhe nga disa kolaboracionistë shqiptarë është quajtur ”Shqipëri e Madhe”. Okupatorët shovenistë do të "gëzoheshin" shumë po të kërkonin shqiptarët territoret e ish-"Shqipërisë së Madhe" fashiste, por ata tmerrohen kur shqiptarët kërkojnë bërjen e Shqipërisë Etnike, e cila territorialisht është më e madhe se dy "Shqipëria të Mëdha".

Po të kërkonin shqiptarët Shqipërinë e Madhe e jo Shqipërinë Etnike, atëherë kjo Shqipëri e Madhe nuk do të nënkuptonte ”Shqipërinë e Madhe” fashiste, por do të ishte Arbëria ose Shqipëria Ilirike, e cila, territorialisht është sa dyfishi i Shqipërisë Etnike. Kësaj i frikësohen serbo-greko-malazezët kur ata akuzojnë shqiptarët se po kërkojnë Shqipërinë e Madhe, që ne të mos e kërkojmë Shqipërinë Ilirike dhe e transferojnë çështjen tek ”Shqipëria e Madhe”, si term gjeopolitik i kompromituar dhe i cunguar nga fashizmi.

Sa herë që ne potencojmë se po kërkojmë bërjen e Shqipërisë Etnike, shovenistët alarmohen me qëllim, duke thënë se ne po kërkojmë ”Shqipërinë e Madhe” dhe në këtë mënyrë e kompromitojnë edhe termin historiko-gjeografik Shqipëri Ilirike, që kështu shqiptarët të heqin dorë nga kjo Shqipëri, sepse na qenka ”Shqipëri e Madhe” fashiste. Pra, sllavo-grekët me termin ”Shqipëri e Madhe” po tentojnë të kompromitojnë edhe termin Shqipëri Etnike, edhe termin Shqipëri Ilirike, që shqiptarët të heqin dorë nga të dyja këto Shqipëri dhe të mos synojnë bashkimin dhe formimin e asnjërës prej tyre, që të pajtohen me copëtimin e trojeve shqiptare dhe të pajtohen me këtë çerek Shqipërie të vitit 1913 që kanë sot.

Ka pasur raste (tepër të rralla) kur në gojën dhe shkrimet e disa shqiptarëve naivë është përmendur apo përmendet termi politik “Shqipëria e Madhe”, si kërkesë dhe aspiratë e shqiptarëve, dhe këtë naivitet, mendjelehtësi dhe injorancë të disa kalemxhinjve dhe politikanëve shqiptarë e shfrytëzojnë me mjeshtëri shovenistët sllavo-grekë për të kompromituar luftën tonë për Shqipërinë Etnike, për t’i dhënë veprimtarisë sonë ngjyra fashiste, duke aluduar në “Shqipërinë e Madhe” fashiste dhe në këtë mënyrë tundin para hundëve tona dhe ndërkombëtarëve gogolin "Shqipëri e Madhe" që kundërmon era fashizëm! Kështu, sllavo-grekët tentojnë të na trembin që ne të heqim dorë nga lufta jonë për Shqipërinë Etnike. Kurse faktorin politik ndërkombëtar përpiqen ta manipulojnë që ai të mos e përkrah zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare - bërjen e Shqipërisë Etnike.

Prandaj, nuk ka pasur dhe nuk ka as Shqipëri të madhe as Shqipëri të vogël, por ka pasur një Iliri e Arbëri, ka pasur dhe ka vetëm një Shqipëri Etnike, të banuar me shumicë nga populli shqiptar që në kohërat e lashta e deri më sot. Për këtë Shqipëri ëndërrojnë, punojnë e luftojnë shqiptarët që ta çlirojnë dhe ribashkojnë në një shtet të vetëm.
*****
Kjo është (përafërsisht) madhësia në kilometra katrorë (km2) e sipërfaqeve të 5 Shqipërive:
1.Iliria Antike - rreth 400.000 km2
2.Arbëria ose Shqipëria Ilirike - rreth 200.000 km2
3.Shqipëria Etnike - rreth 100.000 km2
4.Shqipëria Natyrale - rreth 50.000 km2
5."Shqipëria e Madhe" - rreth 40.000 km2 .
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

APELI HISTORIK I PLATFORMثS Sث KOاO DANAJT - Tث BASHKOHEMI, SA NUK ثSHTث BثRث VONث!


BAROMETRI KOMBثTAR

- Nuk ka asgjësend më me vlerë në këtë botë sesa bashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike. Por, si të bashkohemi se, “Kur e ke dreqin brenda, kurrnjëherë s’të gëzohet zemra”. Ky është problemi dhe, kjo është arsyeja, që doli në dritë Platforma e domosdoshme për bashkimin kombëtar shqiptar, përkatësisht për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, e shkruar nga autori ynë i njohur shqiptar, Koço Danaj.

*** اështja madhore e bashkimit shqiptar nuk është biznis, nuk është pasion i çastit, as utopi e shkretë, nuk është pronë e askujt, por realitet i pashmangshëm, që të gjithë neve na obligon, ta përmbushim dhe, ta çojmë në vend amanetin e pashlyer të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut : “Po të jeni të bashkuar, është e bërë Shqipëria.” – Këtë e bëri edhe Koço Danaj me Platformën e tij, e cila është në funksion të bashkimit të shqiptarëve dhe të të tërë Shqipërisë Etnike.

Shikuar në retrospektivën e hidhur historike të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve në Ballkan, ideja dhe aspirata shekullore për bashkimin e kombit dhe të atdheut shqiptar, daton që nga periudha e lavdishme dhe e ndritshme historike e luftërave çlirimtare kombëtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut kundër pushtimit dhe të sundimit anadollak turk (pas fitores mbi hordhitë e egra osmane në vitin 1443, Skënderbeu organizoi Kuvendin e Parë për Bashkimin Kombëtar në Lezhë, më 2 mars 1444, ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e principatave shqiptare).
Për vlerën, për peshën, për domosdoshmërinë, dhe për riaktualizimin historiko-politik dhe kombëtar të Kuvendit të Parë për Bashkimin Shqiptar, të quajtur “Kuvendi i Arbërit i Lezhës”, flet qartë, edhe përmbajtja historike e këtij mesazhi: “Ideja dhe nevoja për mbajtjen e një kuvendi, me përfaqësi nga të gjitha principatat e trojeve shqiptare, erdhi fill pas fitores së madhe të vitit 1443, kur Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilën s’mund t’i bëhej ballë superfuqisë ushtarake dhe politike të asaj kohe, siç ishte Perandoria Osmane”, (shih: Shqiperia Albania - Portali Shqiptar, më 4 mars 2009).
Pikërisht ai bashkim i të gjitha fiseve dhe i principatave shqiptare, bëri që kryeheroi legjendar shqiptar, Skënderbeu me luftëtarët e tij shqiptarë, të triumfojë mbi sundimin e Perandorisë Osmane. Se në çfarë stadi është me interes dhe me rëndësi jetike bashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike, këtë, më pas, e kanë provuar me sakrificat, me luftërat dhe me veprat e tyre iluministët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ndër ideatorët dhe mendimtarët e parë të pohimit dhe të mbështetjes së kërkesës së bashkimit shqiptar, pa dyshim, “janë pionierët Konstandin Kristoforidhi, Jeronim de Rada, Naum Veqilharxhi, Thimi Mitko, Zef Jubani, Vaso Pashë Shkodrani, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Abdyl Frashëri... etj.”(اështje shqiptare 1979: 168).
Gjithashtu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) me luftërat, me kryengritjet dhe me përpjekjet e saj çlirimtare kombëtare, si dhe me angazhimin dhe me kontributin e saj politik, diplomatik e ushtarak etj. (në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare), ishte arma më e fortë, më e guximshme, si dhe përfillja më konsekuente e ringjalljes dhe e përligjjes së amanetit historiko-kombëtar të Skenderbeut për çlirimin dhe bashkimin e kombit dhe të territorit shqiptar brenda kufijve të vet natyrorë etnikë, historikë, gjeopolitikë dhe shtetërorë.
Po ashtu, edhe formimi i qeverisë parë të përkohshme të Vlorës, të shpallur më 28 nëntor 1912 me flamurtarët e saj, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina... etj., ishte shtylla dhe përligjja më e fuqishme e idesë dhe e aspiratës shekullore për bashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, ndërkohë, si rrjedhim i ndërhyrjes së fuqive të mëdha imperialiste të Evropës, dhe të shteteve imperialiste sllave të Ballkanit (Serbia, Mali iZi, Greqia dhe Bullgaria), që atëherë, e edhe sot, domethënë qe 100 e sa vjet të shkuara (1912-2009) procesi dhe projekti i bashkimit të shqiptarëve ngelën të papërfunduar, jo me fajin e shqiptarëve, por për shkak të hegjemonizmit dhe të imperializmit rusosllav ballkanik dhe të Evropës Perëndimore të dikurshme regresive, si dhe të kësaj të sotme progresive dhe demokratike.
Mund të pohohet se, që nga viti 1912 e këtej, vërtet, ideja dhe aspirata e bashkimit të shqiptarëve dhe e trojeve të etnike në një shtet të vetëm të përbashkët, më tepër ngeli vetëm si preokupim shpirtëror dhe i shprehur në letër nga patriotët nacionalistë dhe demokratë shqiptarë, do të thotë jeton vetëm në kuptimin doktrinar të veprave të aotoriale, siç janë kryeveprat letrare e politike kombëtar shqiptare të Akademikut tonë të shquar, Rexhep Qosja, si dhe të një numri shumë të vogël të historianëve shqiptarë.
Ndërkaq, kohëve të fundit, në dhjetëvjeçarin e shkuar, çështja e bashkimit kombëtar shqiptar, veç mbështetjes teorike, fitoi edhe mbështetjen praktike (por jo edhe legjitimitetin formal juridik dhe praktik nga politika dhe nga drejtësia zyrtare e qeverive shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë), me formimin e UNIKOMB-it dhe të PUK-ut, si dhe me formimin e FBKSH-së dhe të Lëvizjes për Bashkim.
S’ka dyshim se, lindja dhe veprimi i këtyre partive dhe i lëvizjeve për bashkim, është në përputhje të plotë me amanetin historik dhe kombëtar të brezave të shkuar, që kanë derdhur gjak, djersë dhe, që kanë bërë sakrifica të mëdha mbinjerëzore, si dhe kryengritje dhe luftëra të panumërta çlirimtare kombëtare për bashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që nga 2 Marsi 1444 i Kuvendit të Arbërit të Lezhës e deri në ditët tona të shekullit XXI(dekada e parë, viti 2009).
Këtë rrugë të ndritshme dhe të domosdoshme kombëtare shqiptare, do të duhej ta ndiqnin të gjitha partitë e tjera politike shqiptare (pozitë – opozitë), sepse vetëm kjo është shpëtimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike.
Pavarësisht nga motivet dhe nga interesat e ndryshme personale, grupore, partiake karrieriste politike, ideologjike, tregtare, ekonomike, teokratike dhe autokratike, të gjitha ato parti politike shqiptare, të cilat në programin-platformën e tyre politike nuk e kanë sanksionuar kaptinën me nenet dhe me paragrafët e caktuar për BASHKIMIN E KOMBIT dhe të SHQIPثRISث ETNIKE, dihet se, ato janë HENIKAP në përfilljen dhe në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga lukunia dhe pangopësia e kryeliderëve të tyre për pushtet dhe për favore të tjera pozicionale në shoqërinë shqiptare.
Gjithashtu, edhe ty akademitë e shkencave shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, mbajnë përgjegjësi historike, që deri tash nuk kanë miratuar një Platformë të njësuar për bashkimin e kombit dhe të Shqipërisë Etnike. ا’është e vërteta, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ka nxjerrë “Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare (1998). Mirëpo, fatkeqësisht, veç fakteve, shkaqeve dhe pasojave të regjistruara historike të copëtimit, të kolonizimit dhe të aneksimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në pesë shtetet fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria), nuk ka dhënë kurrfarë kornizash strategjike të qëndrueshme, se si duhet të zgjidhet përfundimisht çështja kombëtare shqiptare, dhe, si duhet të vihet te bashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike.
Duke parë se në planin e bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, deri tani, kanë dështuar si politika zyrtare , ashtu edhe të akademitë e theksuara shqiptare, këtë vakuum politik dhe kombëtar, në një mënyrë (por, pa përkrahjen e politikës zyrtare shqiptare, si dhe pa përkrahjen e institucioneve të theksuara shkencore: akademitë, institutet dhe universitet shqiptare) janë përpjkeur që ta plotësojnë disa intelektualë shqiptarë, FBKSH-ja, UNIKOMB-i, PUK-u, e së fundi edhe Lëvizja për Bashkim etj.

Në këtë kontekst, meritë të veçantë ka veprimtari i shquar shqiptar - Koço Danaj, i cili veç shumë veprave të tij, të deritashme, me temë historike, politike, juridike e diplomatike, para ca ditësh, nxori në dritë “Platformën për bashkimin e Shqipërisë Natyrale” (:::..LAJME NET..:::, më 28.04.2009).

Koço Danaj, “E domosdoshme, Konferenca ndërkombëtare, Londra 2 për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan”!

Ky konkluzion i veprimtarit politik e shkencor i Koço Danaj, është jo vetëm i saktë, i qëndrueshëm, racional dhe vizional si në kuptimin kombëtar shqiptar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, por edhe i domosdoshëm dhe tejet urgjent, që shqiptarët dhe i tërë Ballkani, njëherë e përgjithmonë, të flenë të qetë dhe të lirohen nga çizmja e hekurt kolonialiste dhe hegjemoniste serbo-ruso-sllave. Ndryshe, injorimi i organizimit të “Londra 2” që, para së gjithash, do të jetë në interes të bashkimit të shqiptarëve dhe prishjes së kufijve artificialë serbo-sllav, siç ka konkluduar Koço Danaj, atëherë, brenda një kohe shumë të shkurtër, Ballkani, do të jetë i dallgëzuar dhe i përflakur nga konfliktet e armatosura nga grabitçarët e vjetër dhe të rinj kolonialistë siç janë Serbia e Madhe, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, të mbështetura me nënën e tyre, Rusi, si kështjellë e moçme e mbrojtjes së sferës së interesit ruso-sllav në Ballkan.
Prandaj, prognoza politiko-kombëtare dhe ndërkombëtare e Koço Danajt, që sa më parë të organizohet “Londra 2”, është plotësisht e pranueshme për zgjidhjen në pako, të problemeve dhe të konflikte ekzistuese të vjetra ndërmjet popujve të hasmuar ballkanikë, jo, së pari, përfshirja e tyre në BE dhe në NATO, por zgjidhja e problemit kolonial të shqiptarëve, si dhe e padrejtësive të tjera ndaj popujve të tjerë, siç janë kroatët dhe myslimanët boshnjakë. Kjo do të thotë, së pari, zgjidha e çështjes kombëtare shqiptare brenda suazave të Shqipërisë Etnike, ashtu siç parashikon edhe Platforma e Koço Danjat, pastaj bashkim në rajon dhe në Evropë, e jo anasjelltas, sepse me integrimin e një gjysmë Shqipërie në BE dhe në NATO, për 4 milionë të tjerë shqiptarë (të lënë në gjendjen e pandryshueshme “rinfus” nëpër kënetat e moçalet kolonialiste serbo-sllave në Ballkan), është kapitullim i plotë, pa kurrfarë mbulese. Si në kuptimin real e pragmatik, ashtu edhe në atë historik, politik, juridik e demokratik, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë bazë të fortë morale, politike, demokratike dhe ligjore, që të mos i pranojnë në strukturat e tyre përkatëse as Serbinë, as Shqipërinë, as Maqedoninë, as Malin e Zi, as Bosnjë e Hercegovinën, sepse, ende nuk i kanë spastruar problemet e tyre me bagazh kolonial si në aspektin territorial, ashtu edhe në aspektin e mosgjdhjes së çështjes kombëtare, siç është Shqipëria. Gjithashtu, në këtë kontekst, edhe Greqia do të duhej të suspendohej përkohësisht nga NATO-ja dhe nga BE-ja, përderisa të mos zgjidh çështjen e اamerisë shqiptare, si dhe të marrëdhënieve kontestuese me Maqedoninë dhe me Turqinë rreth ishujve në Egje, dhe të Qipros.
Për të dalë nga humbëtira shekullore e problemeve ekzistuese, të theksuara më sipër (në formë tejet të përgjithshme), të gjithë ata roganizma, organizata, institucione, struktura politike, shoqërore dhe shtetërore kombëtare shqiptare dhe ato evropiane e ndërkombëtare, duhet të marrin në konsideratë Platformën politike, të hartuar nga Koço Danja, e cila në fokus ka organizimin imediat dhe të domosdoshëm të “Konferencës Ndërkombëtare Londra 2”, që do të jetë çelësi kryesor për ndërtimin afatgjatë dhe me perspektivë të pajtimit, të bashkëpunimit, të koekzistnecës së të gjithë popujve ballkanikë, si për qëndrueshmërinë, për paqen dhe për sigurinë në Ballkan dhe në Evropë.

“Telegrafikisht”, ja objektivat dhe parimet themelore të Platformës së Koço Danjat:

Se cili ka qenë objektivi dhe interesi jetik e parësor i sajimit të Platformës së tij për bashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, po japim në origjinal observimet e tij, të përmbledhura në vija grosso modo, të cituara fjalë për fjalë, pa asnjë ndërhyrje “ Platforma ka 250 faqe, me tirazh prej 50 mijë kopjesh, që do të përkthet në serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do të shpërndahet falas, ose do të shitet në velrën 1 euro. Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise qe bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore. Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili shpalli pavarsine e Shqiperise natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne faktin se ne mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu te cilat kane te bejne me thelbin e kombeve. Referendumi. Ne hapësirën mbarëshqiptare, po bëhet kapërcimi I madh i kalimit nga Pluralizëm Krahinor në Pluralizem Politik. Me vështirësi, por progresi duket, është i pranishëm. Dhe thelbi i Pluralizmit Politik është Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo shteti-principatë apo edhe shteti pa komb Platforma e Shqiprise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre. -Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik. Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak Per kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetëvendosja e popujve dhe vecanerisht Platforma argumenton qe askush nga fqinjët nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kuluaren dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I deshirueshem, I padebatueshm. Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do ta kete edhe realitetin e saj I neserm. - Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare. Partizanet e Shqiperis natyrale nuk kane mall per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk i merr malli per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi I te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te te gjalleve. Shqiperia Natyrale synon shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikës. T’i lesh kombi shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon. Prandaj ne Platforme agumentohet nevoja e nje Konference Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-, gabime qe I pranojne vete fuqite e medha boterore. Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian. Prandaj na takon ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale. Pas botimit, ne Tirane do te behet nje promovim I gjere me pjesëmarrjen e shqiptareve nga gjitha hapësira e kombit shqiptar si dhe nga Diaspora.”(Shih: :::..LAJME NET..:::, 28 prill 2009)

Gjysmë Shqipëria (1912) hyri në NATO, dhe po synon aderimin në BE, por çka do bëhet me mbi 4 milionë shqiptarë të tjerë, që ndodhën jashtë Shqipërisë dhe jashtë Bashkimit Evropian?


Sot, kur tërë Europa po bën përpjekje maksimale për t’i bashkuar të gjithë popujt e ndryshëm të kontinentit të saj të vjetër, duke përfshirë edhe Ballkanin, domethënë kjo strategji reformiste me përmbajtje politike, ekonomike, kulturore, tregtare, humanitare, arsimore, demokratike dhe paqësore, është e drejtë dhe e pranueshme si mbi bazën ligjore, ashtu, edhe mbi atë reformiste demokratike dhe njerëzore, sepse shpie përpara drejt avancimit dhe konfirmimit të vlerave demokratike dhe humaniste të qytetërimit në kuptimin e universales.
Në kuptimin e përgjithshëm, ky vizion strategjik i procesit të integrimeve në kuadrin e BE-së, është edhe në interes të shqiptarëve, ashtu sikurse për të gjithë popujt dhe vendet e tjera të Evropës. Mirëpo, shikuar në kuptimin e së veçantës, ky proces evropian për shqiptarët, është edhe diskutabil, për shkak se, ende nuk është zgjidhur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan(1878-2009). Ky është problemi më i madh dhe më serioz, që mbi 6 milionë shqiptarë të Shqipërisë etnike, me të drejtë dhe me plot arsye i vë në dilemë se vetëm hyrja në Evropë e Shqipërisë (sot) dhe e Kosovës (nesër), pa 4 milionë të tjerë shqiptarë nën Maqedoni, nën Serbi, nën Mal të Zi dhe nën Greqi, është një farsë sui generis që mbyll kapakun e moszgjedhjes së çështjes kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan.
Evropa po bashkohet, por politikat shqiptare po e pengojnë bashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike!? Kjo pengesë e ka bishtin shumë të gjatë, dhe me rreziqe shumë të mëdha për ekzistencën biologjike, fizike, shpirtërore, kulturore, kombëtare, ekonomike, politike, territoriale dhe shtetërore; për fatin, për ardhmërinë dhe për interesin jetik të bashkimit shqiptar-shqiptar-Shqipërisë natyrale etnike, sepse këtë domosdoshmëri të pashmangshme gjithëkombëtare shqiptare, e kanë denoncuar si “proces regresiv dhe utopist” (ashtu sikurse Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia) si para Evropës, ashtu edhe para Amerikës.
Të gjithë ata shqiptarë me ide përparimtare, që janë angazhuar dhe, që po kontribuojnë me sukses dhe me sakrifica mbinjerëzore për bashkimin kombëtar shqiptar, tanimë i kanë shpallur “antidemokratë” dhe “antireformistë”, domethënë “jashtë rrjedhave të kohës”!? Kështu që, lirisht, dhe pa asnjë fije droje, mund të thuhet se, luftëtarët e bashkimit kombëtar shqiptar, në një mënyrë, janë edhe viktima të drejtpërdrejta të vendimeve të gabuara politike dhe diplomatike të qendrave të vendosjes, që verojnë në hapësirat e ndryshme të Shqipërisë etnike (Tirana, Prishtina, Presheva, Shkupi, Tetova, Ulqini).
Ky është problemi më i ndërlikuar në rrafshin e procsit të bashkimit të trojeve dhe të shqiptarëve të Shqipërisë etnike në Ballkan.
Mirëpo, pavarësisht nga kjo pengesë absurde dhe vetëmohuese e politikave shqiptare në trojet etnike shqiptare, e drejtë historike dhe legjitime e mbarë kombit shqiptar në Ballkan është që të kërkojë bashkimin kombëtar, territorial dhe shtetëror brenda kufijve të vet natyralë, historikë dhe gjeopolitikë, duke përfshirë të gjitha territoret e Shqipërisë Etnike, duke filluar prej Sanxhakut të Nishit, Kosovë, Iliridë, اamëri, Malësi e Madhe etj. Pasi të jetë arritur bashkimi brendashqiptar nën kulmin kombëtar, territorial dhe shtetëror të Shqipërisë etnike, atëherë, shqiptarët nuk kanë arsye për të dyshuar dhe, për t’i kundërshtuar strategjinë dhe konceptet e integrimeve (të hyjnë apo të mos hyjnë në BE) nën “ombrellën” multietnike dhe pluraliste e demokratike të Bashkimit Evropian (BE).
Një nga arsyet kryesore pse shqiptarët e gëzojnë të drejtën morale, ligjore, demokratike dhe juridike ndërkombëtare që të bashkohen në një shtet të vetëm në Ballkan-Shqipërinë etnike, është vjetërsia e tyre abrogjene me prejardhje pellazgo-ilire, që historikisht i dallon jo vetëm nga popujt më të vjetër në Ballkan, por edhe në Evropë. Këtë identitet të tyre më të lashtë në Evropë, e kanë vërtetuar në mënyrë të dokumentuar si shkencat antropologjike, etnologjike, etnografike, arkeologjike, historike, gjeografike, albanologjike shqiptare, ashtu edhe ato ndërkombëtare dhe evropiane.
Prof. Dr. Mehdi Hyseni albaniapress
 
Titulli: ALN: Hartohet Platforma e Shqiperise Natyrale

Bravo Koco dhe Polis qe e sole kete platforme per ne.

Rrofte Shqiperia Natyrale !

Te behet sa me pare bashkimi kulturor, dhe natyrshem do vij dhe BASHKIMI !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top