Almond: Ndarja e Kosovës trazon Ballkanin

Ado

FISEBILIL-LAH
Deklarata e presidentit serb Boris Tadiq për ndarjen e mundshme të Kosovës është në kundërshtim me kërkesën serbe për vënien në pyetje të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës përmes votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këtë e ka thënë Mark Almond ligjërues i njohur i Historisë Moderne në kolegjin Oriel të Oksfordit në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe.

"E pyes veten se mos është kjo një tentativë e tij për të përgatitur terrenin për ndarjen e Kosovës njëkohësisht duke shpresuar se ndryshimi i kufijve në rajon për popullin serb do të ishte një gjë e pranueshme“, tha Almond për BBC.

Historiani i njohur britanik mes tjerash tha se ndryshimi i kufijve do të ishte megjithatë një vendim i vështirë për tu pranuar nga serbët që jetojnë në jug të Ibrit, duke mos harruar edhe faktin se në pjesën shqiptare ndodhen edhe manastiret e Graçanicës, Deçanit dhe patriarkana e Pejës.

Sipas historianit Mark Almond me deklaratën e Tadiqit lidhen disa probleme praktike.

"Nëse thoni se jeni gati të merrni parasysh mundësinë e ndarjes territoriale e cila kërkesë në një masë është në kundërshtim me kërkesën e bërë në Kombet e Bashkuara dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë tjera në thelb thoni se jeni të gatshëm që ta pranoni pavarësinë e Kosovës por vetëm sipas kushteve tuaja“, tha Almond.

Almond po ashtu tha se deklarata e Tadiqit për ndarjen e Kosovës nuk është e mirëpritur nga vendet perëndimore. Ai shtoi se ndarja territoriale e Kosovës do të ishte një precedent në rajon sidomos për Bosnjën e Hercegovinën dhe Maqedoninë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top