اlirimi i Konstantinopojes – Stambollit, përgzim profetik

اlirimi i Konstantinopojes – Stambollit, përgzim profetik



"Do ta çlironi Konstantinopojën, më i bekuari prijës, prijësi i saj, dhe më e bekuara ushtri ajo ushtri"

Mesazhi - Në përkujtim të çlirimit

Muslimanët priten më shumë se tetëqindë vite për tu realizuar përgzimi profetik për çlirimin e Konstantinopojës, ishte ëndërr e shtrenjët dhe shpresë e madhe e shumë trimave , dhe vazhdoi qëllim esencial i cili i përvëloi zemrat e besimtarëve jo për tjetër por që të jenë nga ata të cilët i Dërguari a.s i përmendi në hadithin e tij:
"لتفتحن القسطنطينية، فلنعم الأمير أميرها، ولنعم الجيش ذلك الجيش ".

"Do ta çlironi Konstantinopojën, më i bekuari prijës, prijësi i saj, dhe më e bekuara ushtri ajo ushtri"


Përpjekjet kanë filluar që nga koha e Muavi ibni ebi Sufjanit në vitin 666 epoka e re, 49 hixhri, pastaj 673, ai vazhdoi shtatë vite duke luftuar me armiqët e të vërtetës, në ujrat e Konstantinopojës - Stambollit, mirëpo nuk ishte caktim i Zotit, pastaj pasoi përpjekja e vitit 719 , por prap nuk kishte ardhur koha e paralajmëruar nga Profeti i Zotit Muhamedi a.s. Pastaj u ripërtëri shpresa e çlirimit të Konstantinis në kohën e Osmanlive, ata e ëndërruan çlirimin e saj, ishin nga njerëzit më të dashur për Islamin, ishin njerëz të cilët e donin jetën ushtarake. Qytetin e rrethuan Sulltani Pajazid i parë, Muradi i dytë, mirëpo përpjekjet e tyre nuk u realizuan, deshi Allahu që Muhamed El-Fatih i cili ishte çliruesi i madh dhe ai për të cilin ljamroi Profeti Fisnik.
Muhamed El-Fatih

Sulltan Muhamed El-Fatih lindi më: 27/Rexhep 835 h, 30/Mars/ 1432 e.r. u rritë dhe u edukua në prehërin e babait të tij, Sulltan Muradit të dytë, sulltanit të shtatë të shtetit Osmanli, i cili u përkujdes për rritjen dhe edukimin e tij, në mënyrë që ai të jetë i pregatitur për detyrën e re që do ta marrë pas babait të tij. Kuranin e mësoi në fëmijëri, lexoi në Hadith, e mësoi Fikhun – Jurispodencen, mësoi matematikën dhe shkencat e ndryshme, mësoi artin e luftës, e njohu gjuhën Arabe, Persishte, Latine, Greke, mori pjesë në luftra dhe beteja, dhe pas vdekjes së babait të tij, më: 7/02/ 1451, u emërua Sulltan në moshën njëzet e tetë vjeqare.


Pregaditjet e Muhamed El-Fatih

Sulltan Muhamed El-Fatih çdo herë ishte i preokupuar në çlirimin e Konstantinopojës, filloi të planifikoi se si do ta realizoi qëllimin dhe ambicjet e tij, çlirimi i Konstantinopojës e okupoi mendjen dhe zemren e tij, nuk foli në diç tjetër përveç se në çlirimin e saj, nuk e lejoi askë të bisedoi përveç rreth çlirimit të Konstantinopojës, çdo herë ishte i preokupuar me të zemra dhe shpirti i ti nuk u qetësuan, gjumin nuk e kishte të qetë.
Para tij u paraqit inxhinjeri i cili quhej "Urban" dhe ja paraqiti ndërtimin e një topi të madhë i cili plumbat do ti hedhë më një fuqi të madhe në muret e Konstantinës, Sulltani këtë e mirëpriti dhe filloi ta ndihmoi me të gjitha atë që ati i nevojitej nga materiali, nuk kaluan tre muaj veqëse Urbani e përfundoi topin e tij të madhë që askush nuk kishte parë më parë, ka peshuar 700 ton, granatat e tij kan peshuar 12 mijë litra, ju kanë nevojitur për bartje 100 dem dhe 100 burra për ti ndihmuar, në provimin e parë granaten e ka hedhur në largësin e një mili, zëri i saj është dëgjuar në 13 mila, ky topë i cili është quajtur edhe Topi Sulltani nga Adana për në Konstanije ka kaluar rrugën dy mujore.


Fillimi i rrethimit

Sulltani Muhamed El-Fatih me ushtrin e tij të madhe para mureve perendimore të Konstanopojws e cila gjindet në kontinentinentin Evropjan arriti në ditën e premte 05/04/1453komanden dhe qendren e tij ushtarake e vendosi para dyerve "RUMANUJUS" pastaj i vendosi topat e tij ne drejtim të konstantinës, u drejtua nga Kibla i fail dy rekati, bashk me të i fail e gjith ushtraia, dhe filloi rrethimi dhe shpërndarja e forcave të tij, në anën e Anadollit i vendosi ekipet me numër më të madhë të cilat u shtrin në anën e detit Marmara, në anën tjetër i vendosi ekipet nga ana Evropjane, dhe e vendosi rojen e sulltanit e cila ishte e përbër nga 15 mijë dhe u vendos në mes.
Pastaj lëvizi marina Osmane e cila përbëhej nga 350 anije e vendosur në Qytetin "Galibuli" e cila ishte qender detare Osmane në atë kohë, kaloi detin Marmara dhe arriti në grykën e Bosforit , dhe kështu Konstatinija u rrethua nga deti në detë me forca të mëdha numëri i të cilave arriti në 265 mijë ushtarë, nuk i ka parapri kjo forcë ndonjëherë më parë, dhe kështu filloi rrethimi praktiknë ditën e premte, 6/04/1453, Sulltan Muhamed El-Fatih kërkoi nga imperatori "Konstantin" që ta dorzoi qytetin duke e garantuar se ai dhe njerzit e tij do të ishin të sigurtë, feja besimi dhe tradita, pasuria e tyre do të respektoheshin, mirëpo ai refuzoi, duke qenë i sigurë se qyteti i tij është i mbrojtur nga muret e tij të mëdha dhe nga ndihma e ushtrive të vendeve krishtere.


Fillimi i Luftes

Pasi që Sulltani e përgatiti dhe i vendosi forcat e tij para mureve të Konstantinopojes filluan Topat Osmanli në hedhjen e granatave të mdhenjë në muret e Konstantinës natën dhe diten pa u ndalur fare, në zemrat dhe shpirtrat e banorëve të qytetit u ngulit frika dhe rrëqeëthja, kështu vazhdoi sulm i pa ndërprerë nga forcat e Sulltanit, dhe mbrojtja nga ana e konstantinisë, në krye të tyre Xhon xhestenjani dhe imperatori Bizantin.
Në mëngjesin e ditës së marte 29/05/1453 Sulltani e pregatiti forcen e fundit të tij, dhe i shpërndajti forcat para murerve, pran derës së artë vendosi 100 mijë ushtarënë, nga deti i pregatiti mbi 70 Anije, dhe sulmi filloi të jetë nga toka dhe deti, beteja ishte e ashpër sa që i dridhi shprtërat dhe zemrat e atyre që ishin brenda mureve të Konstantinopojë, nuk kaloi shumë kohë veqëse muret u then dhe mijra të vrar mbetën mbi ta. Konstantinopoja ra në duart e çlirimtarve dhe kështu ajo u bë qytet Islam.

Muhamed El-Fatih në qytet

Pasi Muhamet El-Fatih hyri në qytet ai zbriti nga kali i tij dhe ra në sexhe falenderim për Allahun për këtë sukses, pastaj u drejtua nga kasha "Aja Sufija" në të cilën ishin mbledhur populli bizantin dhe priftrinjët, i siguroi se askush nuk do ti sulmoi, urdhëroi që kisha të shëndrrohet në xhami, pastaj urdhëroi që të ngritet një xhami pran varrit të Sahabiut të ndershëm "EbiEjub El-Ensari" i cili ishte nga të parët që u flijua në përpjekje të çlirimit të Konstantinopojës.
Sulltani Muhamet El-Fatih i cili pas çlirimit e muar epitetin El-Fatih (اlirues) vendosi që Konstantinopoja të jetë Kryeqytet i shtetit të tij, dhe e emëroi "Islam bol" që do të thotë (Shtëpia Islame), por kjo me kalimin e kohes u devijua dhe u njohë me "Istanbul" Ai ishte njeri i drejtë dhe u dha të gjithve liri të plotë në zbatimin e traditave dhe fesë së tyre, dhe i lejoi që të kthehen në qytet të gjith ata që ishin ikur gjat rrethimit, që nga atëher Istanbolli ishte kryeqytet i vendit deri sa ra Hilafeti Islam më 01/03/1924 dhe u ngrit shteti turk që për kryeqytet e mori Ankaran.


IslamOnline Network | Islamic News, Articles, Fatwas and Business
Perktheu dhe pershtati: Fatos Gervalla
 
clirimi nga kush o tonny?
te gjithe e dime qe turqit erdhen nga brenda azise dhe avash avash pushtuan viset andej!!!ateher per cfare clirimi po flet ti ne kete shkrim??pushtim po,clirim jo,ashtu sic pushtuan me vone gjithe shqiperine dhe ngeli shqiperia 450/500 vjet ne erresire dhe padituri.apo e kam gabim??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top