Aleksander Mojsiu

Lauri

Anunnak
Rreth një gjysëmshekulli më parë, në vitin 1954 e 1955, diku qe shkruar se artisti me famë botërore, Aleksandër Mojsiu, ishte me origjinë mirditore. Por, çuditërisht, ato rrjeshta që e pohonin këtë të vërtetë sikur “humbën” dhe në monografinë lluksoze kushtuar kësaj figure të madhe, botuar në 1976, kjo e vërtetë nuk u përmend. Por e vërteta “zhytet e mbytet, por kurrë nuk hup”, siç thonë mirditorët. Dhe u desh të vinte viti 1996, kur poeti dhe studjuesi kosovar – Agim Vinca, ta shpaloste këtë në gazetën “Drita”në shkrimin “Mojsiu i panjohur”. Në kërë shkrim, duke folur rreth vizitës së Aleksandër Mojsiut në Beograd më 1932, poeti sjell me të vërtetë të dhëna të pa njohura rreth jetës së artistit të madh. Duke folur për shfaqjet që jepte ky artist në Bukuresht, poeti Agim Vinca jep “disa të dhëna dhe detaje lidhur me ardhjen dhe shfaqjen e A.Mojsiut në Beograd në vitin 1932, të cilat kanë mbetur të panjohura për publikun shqiptar edhe sot e kësaj dite, pra pas më shumë se 60 vjetësh”(gazeta “Drita” 20 shtator 1996). Një ndër këto “të dhëna” ëhtë edhe pohimi, me gojën e tij, i origjinës ë artistit me famë botërore, gjatë një interviste të atyre ditëve, botuar në revistën e Beogradit “Pozeriste. Nedelni ilustrovani asopis”. Dhe në parashtrimin e kësaj interviste theksohej se “Pas ardhjes së tij në Beograd (Mojsiu) u dha gazetarëve të dhëna interesante në lidhje me vehten, për artin” teatror, për filmin tonik e të tjerë. Ndër të tjera mësuam:Babai i tij është shqiptar, katolik nga fisi Mirdita. Ka qënë tregtar në Durrës. Më vonë erdhi në Trieste dhe u martua me një fiorentinase(Firence). Këtu lindi Aleksandër Mojsiu”. (Gazeta “Drita”, 20 shtator 1996).”Siç e shihni, nga babai edhe unë jam ballkanas”- u drejtohet ai gazetarëve, pasi u ka shpjeguar prejardhjen e tij dhe origjinën mirditore të babait të vet. Dhe ka qënë pikërisht theksimi i këtij fakti, të qënit ballkanas, që e ka shtyrë artistin me famë botërore në imtësi biografike të origjinës së tij, sit ë thuash, vërtetimi i saj. Ky deklarim merr rëndësi të veçantë sepse, së pari, bëhej diku jo larg vëndlindjes së babait të vet- Mirditës, dhe së dyti, sepse ishte koha kur kishte jo pak grindje për origjinën e gjeniut të madh , që kishte luajtur me sukses të jashtëzakonshëm në shumë skena të Europës e të Botës. Artisti me famë botërore e deklaronte origjinën e tij mirditorenë një kohë kur flitej shpesh për origjinën çifute të tij. Dhe A.Moisiu gjen rastin të flaës me krenari për origjinën e tij, por edhe për respektin që kishte për çifutët, në një kohë kur ishte tendenca për ti denigruar ata. Ndaj pyetjes: “Ju nuk jeni çifut?”,Ai përgjigjet:”Nuk do të turpërohesha për këtë por nuk jam”. Dhe më tej shtonte:”Ka shumë njerëz që mendojnë se jam çifut, pak për shkak të emrit- edhe pse emrat dhe mbiemrat biblikë janë të shpeshtë te shqiptarët katolikë-pak për shkak se këtë famë e kanë përhapur hakën krajolerët (kryethyesit)”. Duke sjellë pohimin e artistit të madh për origjinën e tij mirditore, e ndjejmë obligim për të falenderuar poetin dhe studjuesin kosovar Agim Vincapër hulumtimin dhe publikimin e kësaj të vërtete, që i bën krenar mirditorët, për ndihmesën që kanë dhënë edhe të parët e tyre në lëme të ndryshme të jetës në rrjedhën e shekujve, nga lashtësia, deri në kohët modërne. Zbulimi i këtyre të vërtetave nuk ka të bëjë me tendencën për ti shkuar deri “në rrënjë” gjërave, për një lavdi të pamerituar, por për të nxitur gjurmime të mëtejshme në fushën e historisë dhe të kulturës shqiptare.



Marrë nga libri “Mirdita vatër e dukagjinëve dhe e Kastriotëve” me autor Preng Cub Lleshi.
 

Attachments

  • aleksander mojsiu.gif
    aleksander mojsiu.gif
    17 KB · Shikime: 21
  • aac.highlight.jpg
    aac.highlight.jpg
    4.8 KB · Shikime: 9
Redaktimi i fundit:
Lauri si gjithmon me postime shum interesante ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top