ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Bilderberg

Anëtar i ri
Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët

Shkruar nga Albin KURTI

6/11/08

Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.

- E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
- I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
- E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
- referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

- E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
- E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.

Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.

Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.

Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?

Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.

Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.

(Fjalim i mbajtur në tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, më 27 tetor 2008).
 
okay nrregull po ky ALBIN KURTI OSHT NJERI QE MAS PAKTI DON MU KON SHQIPTART BASHK ME NI SHTET .. THJESHT KTU E NJOHIN ATA QE DOJN ME NJOFT SE ATA QE JU KAN MSHEL SYT TJETER SEND AMO KY THJESHT SHITET PATRIOT AMO OSHT NJERI I BLEM PREI SERBIS KY :)
 
Albin Kurti njeri i serbis??
Po tallesh apo çfare?? :brrr

Ku i ke ti keto referime dhe informata qe e bejne Albinin njeri te serbis??
 
AHahhah Albin kurti nuk osht Njeri i serbis as i blem prej serbis Albin kurti osht njeri qe bon mas shumti per kosoven gjithqka qka ka lidhje me Serbin aj e kundershton
Ky e kerkon Vetvendosjen jo Negociatat .... Thjesht Shkurt Shqip ...I vetmi qe bon sene qe duhet per Kosoven :) hallall i qoft un e kisha bo kryetar t`Kosoves Albin kurtin.
 
Albin Kurti njeri i serbis??
Po tallesh apo çfare?? :brrr

Ku i ke ti keto referime dhe informata qe e bejne Albinin njeri te serbis??

Informata ka tplota .. po njo 2 po ti tregoj :D

Nr.1 : Eshte nje Qytetz Ne Kosov Thirret KLINE .. kurse nje fshat ne ket vend .. nuk pom kujtohet se si thirret .. por eshte e banura e gjitha me Shki(serb) kurse Policia e Kosoves ma saktesisht nje i aferm i imi eshte Polic .. dhe me ka tregu per ket send .. qe ne ora 12 te nates .. Policia e ka pa Albin Kurtin To Dal nga nje shtepi e nje Shkau (Serbi) dhe kur e kan ndal .. Policia sepse ora ka qen 12 pas mesnate e kan pa qe ka qen Albin Kurti .. kjo tlen fort mir me tregu me kuptu qe Qfar ka lyp Albin Kurti 12 pas mesnate ne nje fshat e banuar 100% me Shki .. dhe qe del nga nje shtepi e nje shkau ? ski qa e diskupton ket send ma shum aj qe don me i hap syt e me kuptu e kupton kurse aj qe sdon osht tjeter send

Nr.2 : Po n'ket Qytetz(Komune) Kline .. kur kan bo Protesta Albin Kurti Me Vetvendosien .. grupin e tina .. kan qen disa ose ma saktsisht 2-3 Gjipa(Makina) nuk po di qysh i thoni ju te Zi .. dhe po n'Ato makina eshte hyp Albin Kurti me disa Tjer qe nfac jon dok sikur Mafioz Kriminel , kurse kur e kan ndal Policia makinen qe ka qen Albin Kurti ne at makin ka qen Albin Kurti , Nje Shka ( Serb ) dhe nje Shqiptar Tjeter ... nuk po di qka duhet me shum te kuptosh qe Albin Kurti eshte nje vegel e Serbis :D
 
LOL LOL LOL
keto qe ke sjell nuk jane informata dhe fakte , keto qe ti ke shkruar jane muhabete kafenesh dhe thashetheme plakash (qe s'kane çfare te bejene gjith diten)!!

Fakte konkrete vlla ke apo jo?
Nese po, athere postoi qe ti lexojme te gjith!
Nese jo, atehere eshte e kot qe flasim!!!

KLM
 
Sa interesant qe jane disa ketu??!!!Me ak thene kusho,me ka thene tezaku,djali i axhes,daja...etj etj.A e ke pa vet???
Per njeri i Serbise kete sdo te ta besoj njeri,ate te jesh i bindur,sepse po te ishte i tille do te infiltrohej ne politike e mbase edhe te kete poste(sic jane ca ne qeveri).

Ti thuash njeri te Serbise nje njeriu qe ne ems te Serbise sa ishte ne burg ka thene se nuk njeh ate shtet,se nuk nje kete gjykate??...e cili do ta bente nje gje te tille(me sakte cilit do i a mbant??).

Ti thuash proserb nje njeriu qe prej fillimit ka qene kunder decentralizimit,pikerishte me arsyen se serbet do merrnin edhe fshatra shqiptre nen administrim te vetin,sme duket shume e logjikshme?

Ti thuash proserb nje njeriu qe me 1997 u rrah dhe u terhiq si kafshe per flokesh prej Velanise deri ne burgun e Prishtines,as kjo sme duket shume me logjike.

Sme habit shume fakti,sepse ke ne klasa politike eshte ende me mentalitet komunist...edhe ate "komunizem jugosllav",sepse cdokush qe e kritikon qeverine tek ne quhet PROSERB,I SHITUR,SPIUN, e cka jo tjeter.
Andaj,une kam thene dhe me heret e perkrahi Albinin si individ por jo edhe njerezit rreth tij,ai me pelqen ka potence,guxim,afinitet dhe me e rendesishme dije.
Sa per materialin e larteshenuar,mbaj mend kur po organizonim nje tubim dikur nga viti 2006 nese me kutjohet mire edhe e di qe na u bashkangjite edhe Albini,por qe atehere nuk ishte shume pro-bashkimit kombetar.
 
Nuk do ta quaja asnjehere njeri te Serbise,mirepo si njeri i cili ka afinitet per te pare vetem terr edhe zi ne Kosove padyshim se po.Mirepo,jo vetem A.Kurti po ka edhe shume te tjere qe kane deshire te shohin vetem terr edhe zi.Per mendimin tim A.Kurti ka prirje qe te jete paksa paradoksal dhe implementin e kesaj shpesh here mundohet ta beje me disa ide fikse dhe permes disa metodave te tejkaluara qysh moti.Nese sot ke qejf te shitesh patriot dhe ta kesh gojen plot me temin''Shqiperi e madhe''atehere ndihmoje Kosoves dhe Shqiperise ne ndonje menyre sado modeste te jete ajo qe bashkimin ta arrijne ne kuader te BE-se.

P.S.Shqiptaret qe 3000 vite nuk kane qene kurre me mire se sot.
 
okay nrregull po ky ALBIN KURTI OSHT NJERI QE MAS PAKTI DON MU KON SHQIPTART BASHK ME NI SHTET .. THJESHT KTU E NJOHIN ATA QE DOJN ME NJOFT SE ATA QE JU KAN MSHEL SYT TJETER SEND AMO KY THJESHT SHITET PATRIOT AMO OSHT NJERI I BLEM PREI SERBIS KY :)

Vetem serbi mund ta thoshte kete.
Edhe 2-3 Albin Kurta te kishte Kosova ku do ishte sot.
Minimalisht mund ta perkrahje nese je shqiptar apo dhe me banim ne Kosove duhet ta njohesh nga me afer kete figure.
Kjo s'na le ne te ecim perpara, vellavrasja.
 
Me thuaj cfare ke bere me shume se kurti ti per kosoven? meqe po e akuzon per tradheti te shkalles te par!
 
Nuk nuk them se ai eshte tradhtar, kur dihet se vite te tera i kan shku ne burg,e po te ishte i till do t'jetonte neper vilat e Beogradit, jo pas hekurave.
Ne anen tjeter, un mendoj se nuk duhet ta gjuash me gure dikend qe te çliroi b*** nga serbosllavet.
Para se te ma kthesh pergjigjen, ta spjegoj qe un nuk marr vesh nga politika, dhe ky ishte nje mendim i shkurt i imi qe edhe po tjem gabim, do ta pranoj. Por prap besoj se nje gje e tille tregon mosmirnjohje. Duke mos harruar faktin qe kosovaret sbashku me shqipetaret e trojeve tjera luftuan per ate toke dhe tani jan shperblyer, por neve dikush na ndihmoi qe sot Kosova eshte shteti me i ri dhe me i mire ne bote. Njeherit me qikat e djemt me t'mrekullueshem :cool:
 
Albini per mua paraqet nje fije drite ne tunelin e erresuar me mjegull te dendur. E keqja e se keqes eshte se ne nuk kemi arritur ti kuptojme levizjet e llojit te Albinit dhe andaj kjo levizje nuk eshte e fuqizuar. E lexova me vemendje kete fjalim te tij dhe them te drejten ndjehem mjafte i pakenaqur nga permbajtja (ajo pjese qe me intereson mua). Nuk dua te leshohem ne gabimet qe ka brenda sepse nuk e kam te qarte se cfare ka nenkuptuar mes rreshtash Albini me Shqiperi dhe Kosove ne aspektin hapsinore. Nese te dy keto i ka potencuar ne konceptin hapsinor qe sot egzistojne mendoj se qasja e Albinit ne kete rrafsh nuk eshte zgjedhja me e mire. Nese keto koncepte hapsinore i ka nenkuptuar ne nje menyre me ndryshe ateher ka prekur thelbin e nje iniciative per te ardhmen. E potencoj per te ardhmen. Lidhur me ceshtjen e ketyre dy vendeve jam deklaruar disa here dhe nuk dua ti duplifikoj ( tek tema : A duhet te bashkohet Kosova dhe Shqiperia ), por fatkeqesia eshte se ne ketu ne keto ceshtje debatojme me se paku. Nuk duhet te kemi frige nga keso debate perkundrazi duhet stimuluar sepse sa me shume debate ne keto ceshtje brumosja do jete me e embel.
Une jam i pajtimit qe disa shkrime ne kete teme te fshihen, sa per te vere rend ne kete debat mjafte te nevojshem. Mos e debatoni ne kete teme Albinin si emer. Dabatoni mbi idene e ti. :ciaoo:
 
Informata ka tplota .. po njo 2 po ti tregoj :D

Nr.1 : Eshte nje Qytetz Ne Kosov Thirret KLINE .. kurse nje fshat ne ket vend .. nuk pom kujtohet se si thirret .. por eshte e banura e gjitha me Shki(serb) kurse Policia e Kosoves ma saktesisht nje i aferm i imi eshte Polic .. dhe me ka tregu per ket send .. qe ne ora 12 te nates .. Policia e ka pa Albin Kurtin To Dal nga nje shtepi e nje Shkau (Serbi) dhe kur e kan ndal .. Policia sepse ora ka qen 12 pas mesnate e kan pa qe ka qen Albin Kurti .. kjo tlen fort mir me tregu me kuptu qe Qfar ka lyp Albin Kurti 12 pas mesnate ne nje fshat e banuar 100% me Shki .. dhe qe del nga nje shtepi e nje shkau ? ski qa e diskupton ket send ma shum aj qe don me i hap syt e me kuptu e kupton kurse aj qe sdon osht tjeter send

Nr.2 : Po n'ket Qytetz(Komune) Kline .. kur kan bo Protesta Albin Kurti Me Vetvendosien .. grupin e tina .. kan qen disa ose ma saktsisht 2-3 Gjipa(Makina) nuk po di qysh i thoni ju te Zi .. dhe po n'Ato makina eshte hyp Albin Kurti me disa Tjer qe nfac jon dok sikur Mafioz Kriminel , kurse kur e kan ndal Policia makinen qe ka qen Albin Kurti ne at makin ka qen Albin Kurti , Nje Shka ( Serb ) dhe nje Shqiptar Tjeter ... nuk po di qka duhet me shum te kuptosh qe Albin Kurti eshte nje vegel e Serbis :D

po be njeri besovu edhe ty ketyre thashethemeve dhe ateher ty do te jesh vegel e serbis
 
ej me vjen keq por ty vetem un te kuptoj,kta tjert sta kuptojn shkrimin.
edhe un biles ngaqe te njoh ce 2-3 vjet,te kam than nuk asht kurr von te ndryshosh,mos u mundo kunder ni njeri qe e ke pa qe nuk din me humb kurr.
 
Vetem serbi mund ta thoshte kete.
Edhe 2-3 Albin Kurta te kishte Kosova ku do ishte sot.
Minimalisht mund ta perkrahje nese je shqiptar apo dhe me banim ne Kosove duhet ta njohesh nga me afer kete figure.
Kjo s'na le ne te ecim perpara, vellavrasja.

ti tpakten edhe bledokorcari nuk keni arsyje as te flisni lidhje me kte sepse vetem ne 'TV e keni pa ose ma saktsisht sjetoni n'Kosov qe me dit kush eshte Albin Kurti ka qen koh shum me par nje njeri i Kosoves tash seshte me .. :D po me kon po foli :D
 
“Vetëvendosja”, bashkim në Durrës» Vendosur: 01/11/2008 - 08:37 (nga panorama)

DURRES - “Vetëvendosja” zbret për herë të parë në Durrës për të hedhur piketat e bashkimit mbarëshqiptar. Hapi fillestar i kësaj nisme është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Më pas truallit-amë do t’i bashkohen me radhë Presheva, pjesa shqiptare e Maqedonisë dhe e Malit të Zi. Lideri i saj, Albin Kurti ka mbajtur një tubim përpara qindra studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, ku kërkohej bashkimi i të gjitha trevave shqipfolëse në një trup të vetëm. Në tryezën e diskutimeve dhanë ide konkrete edhe përfaqësues të lëvizjes “Mjaft”, të shoqatës “اamëria”, të grupimit të ultrasve të kombëtares “Tifozat kuqezi”, si dhe akademikë të shquar. Ky aktivitet u mundësua nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare, një bashkim shoqatash i krijuar në Tiranë më 28 gusht të këtij viti, me praninë e përfaqësuesve nga Presheva, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe اamëria. “Bashkimi kombëtar nuk duhet të jetë vetëm një retorikë e politikanëve në raste festash, fatkeqësish, apo sezonesh turistike, por duhet të bëhet pjesë e përditshme e njerëzve. Për këtëo shqetësime Tirana dhe Prishtina duhet të tregohen më aktive dhe më të vendosura”, u shpreh Kurti. (o.u)
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

what a retard...prej njerezve si ti kombi yn nuk mund ta coje koken!!Po cka jane ato teza t ekota edhe fjale palidhje?!Albin Kurti e ka deshmuar per kend punon qoft me heret po edhe tani.Ai drejton nje levizje qe e perkrahin jo vetem shqiptaret e Kosoves po gjithe shqiptaret ne Ballkan edhe me gjere.Mandej e dyta behet fjale per nje njeri teper intelgjent,orator,te ndershem dhe te moralshem....njeri ne plotkuptimin e fjales.Shyqyr Zotit qe kemi njerez si Albini!!
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Albini eshte "to good to be true" ...
 
Nje kontradite reale kunder vetevetes, ne postimin e pare thoni qe ai eshte shume inteligjent, orator, i moralshem... etj pastaj na e paraqisni si njeri te fshehte me dy fytyra. C'do te thoni ju valle?
 
Ah sikur te kisha nje 100 mije si Albin Kurti!!!!!!!!!!
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Jane shume aq orakull. Mendoj qe me mire do ishte te kishim 100mije perkrahes te Albinit.
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Nje kontradite reale kunder vetevetes, ne postimin e pare thoni qe ai eshte shume inteligjent, orator, i moralshem... etj pastaj na e paraqisni si njeri te fshehte me dy fytyra. C'do te thoni ju valle?

ME KE KEQKUPTUAR,To good to be true e perdora ne kontekstin me pozitiv egzistues te fjales!Dmth.Per njerez me vyrtytet e Albinit kam lexuar ne histori ndersa te gjalle ata ralle mund te gjinden!!!
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Rjeti i Organizatave Shqiptare dhe aktivitetet e saja jane gjeja me e mire qe i ka ndodhur ketij kombi te ndare neper ballkan!!!
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Albini per mua paraqet nje fije drite ne tunelin e erresuar me mjegull te dendur. E keqja e se keqes eshte se ne nuk kemi arritur ti kuptojme levizjet e llojit te Albinit dhe andaj kjo levizje nuk eshte e fuqizuar. E lexova me vemendje kete fjalim te tij dhe them te drejten ndjehem mjafte i pakenaqur nga permbajtja (ajo pjese qe me intereson mua). Nuk dua te leshohem ne gabimet qe ka brenda sepse nuk e kam te qarte se cfare ka nenkuptuar mes rreshtash Albini me Shqiperi dhe Kosove ne aspektin hapsinore. Nese te dy keto i ka potencuar ne konceptin hapsinor qe sot egzistojne mendoj se qasja e Albinit ne kete rrafsh nuk eshte zgjedhja me e mire. Nese keto koncepte hapsinore i ka nenkuptuar ne nje menyre me ndryshe ateher ka prekur thelbin e nje iniciative per te ardhmen. E potencoj per te ardhmen. Lidhur me ceshtjen e ketyre dy vendeve jam deklaruar disa here dhe nuk dua ti duplifikoj ( tek tema : A duhet te bashkohet Kosova dhe Shqiperia ), por fatkeqesia eshte se ne ketu ne keto ceshtje debatojme me se paku. Nuk duhet te kemi frige nga keso debate perkundrazi duhet stimuluar sepse sa me shume debate ne keto ceshtje brumosja do jete me e embel.
Une jam i pajtimit qe disa shkrime ne kete teme te fshihen, sa per te vere rend ne kete debat mjafte te nevojshem. Mos e debatoni ne kete teme Albinin si emer. Dabatoni mbi idene e ti. :ciaoo:

Un mendoj qe Albini eshte mjaft largpames per dallim nga shumica e popullit tone kudo qe ai gjindet.Psh.Un jetoj ne Maqedoni,njerezit e moshes time gjithe jane te mendimit qe bashkimi kombetar eshte i patjetersueshem por nga ana tjeter femite tane mesojne nga libra te historise te shkruara nga 90%autor maqedon a tjetra se historia jone edhe ajo sllave nuk perputhen me njera tjetren pasi qe maqedonet e sotem qe para 1943 kane qene bulgar punojne ne drejtim te falsifikimit kriminel te historise!!Ne keto kushte prej nga ta di un qe ne te ardhmen femite tane viktima te gjenocidit kulturor ndaj tyre do ta mbanin gjalle idene tone per jetuar vepruar dhe frymuar shqip dhe te barabarte me popuj tjere!!Mendoj qe menyra histerike e veprimit dhe thirjes se Albin Kurtit per zgjim kombetar eshte shume e arsyeshme dhe e nevojshme!!
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Albin Kurti eshte njeriu me i vendosur per aspiratat kombetare Bashkim-itegrim.

shum i pergaditur , dallgaujk, intiligjent,i vendosur,trim, orator,patriot.
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=VDrRFncscHc&feature=related]YouTube - 4/5 OPINION - Albin Kurti[/ame]
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

Jo vetem Albini por te rrallet jane shqiptaret te cilet nuk duan te jetojne ne nje shtete te perbashket. Kjo eshte me e lehta te thuhet. Duhet gjetur dhe trasuar rrugen, cila eshte rruga qe duhet ndjekur, cilat do ishin kontestet hapsinore te cilat do perfshinte ai shtet, cfare do i paraprinte atij bashkimi e shume e shume gjera te tjera, se si deshire eshte shume e lehte te parashtrohet.
 
Titulli: ALBIN KURTI - Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

me pelqen mendimi ,qendrimi dhe bindja e Albinit por nuk pajtohem qe ato te mos vihen ne veprim.nese ke mendim te kundert me qeverine dhe institucionet atehere formo parti dhe kundrevihu me mjetet e njejta qe ata kan.
 
Informata ka tplota .. po njo 2 po ti tregoj :D

Nr.1 : Eshte nje Qytetz Ne Kosov Thirret KLINE .. kurse nje fshat ne ket vend .. nuk pom kujtohet se si thirret .. por eshte e banura e gjitha me Shki(serb) kurse Policia e Kosoves ma saktesisht nje i aferm i imi eshte Polic .. dhe me ka tregu per ket send .. qe ne ora 12 te nates .. Policia e ka pa Albin Kurtin To Dal nga nje shtepi e nje Shkau (Serbi) dhe kur e kan ndal .. Policia sepse ora ka qen 12 pas mesnate e kan pa qe ka qen Albin Kurti .. kjo tlen fort mir me tregu me kuptu qe Qfar ka lyp Albin Kurti 12 pas mesnate ne nje fshat e banuar 100% me Shki .. dhe qe del nga nje shtepi e nje shkau ? ski qa e diskupton ket send ma shum aj qe don me i hap syt e me kuptu e kupton kurse aj qe sdon osht tjeter send

Nr.2 : Po n'ket Qytetz(Komune) Kline .. kur kan bo Protesta Albin Kurti Me Vetvendosien .. grupin e tina .. kan qen disa ose ma saktsisht 2-3 Gjipa(Makina) nuk po di qysh i thoni ju te Zi .. dhe po n'Ato makina eshte hyp Albin Kurti me disa Tjer qe nfac jon dok sikur Mafioz Kriminel , kurse kur e kan ndal Policia makinen qe ka qen Albin Kurti ne at makin ka qen Albin Kurti , Nje Shka ( Serb ) dhe nje Shqiptar Tjeter ... nuk po di qka duhet me shum te kuptosh qe Albin Kurti eshte nje vegel e Serbis :D

hahahhahahhahahhahahahhaha o zot sa kam qesh me kete.

Me falni e... hahaha
 
Albin Kurti duhet te jete shembelltyra e shqiptarit ne keto momente.Nje Albin eshte pak ,te punojme e te veprojme si Albin Kurti ne kosove.Ai duhet te jete simbol i bashkimit te shqiptareve.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top