Historia e dashurisë mes Princit të Monakos Albert dhe gruas së tij Charlene, vazhdon që të shkaktojë diskutime dhe thashetheme të shumta. Sipas të dhënave të fundit, dy bashkëshortët qendrojnë bashkë ditën në muajin e mjaltit që janë duke kaluar, por jo natën. Afrikanojugorja “City Press”, vend nga i cili është Charlene, thotë se bashkëshortët jo vetëm që nuk flenë bashkë në një dhomë, por qendrojnë 15 kilometra larg nga njëri-tjetri natën, në dy hotele të ndryshme. Charlene, sipas mediave franceze, kishte tentuar që të arratisjes tre herë para dasmës, pasi dyshohet që Princi Albert ka një fëmijë të jashtëligjshëm.
Burimi:Tema.