Alarmohet Maqedonia,kastraveci shqiptar me nivel te larte pesticidesh

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-04-12-18-49-41-1-1-1.jpg
Mediat maqedonase kanë dhënë alarmin sot se, kastravecët që janë importuar nga Lushnja e Shqipërisë përmbajnë sasi dy herë më të lartë të pesticideve, nga sa është e lejuar me ligj.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Bujqësisë në Shkup, Lupço Nikolovski i cili ka thënë se, në tregun e Maqedonisë kanë hyrë nga Shqipëria kastravecë që përmbajnë substanca helmuese:

“Analizat që janë marrë nga laboratori shtetëror fitosanitar tregojnë se, kastravecët e importuar nga Shqipëria përmbajnë dyfish më shumë pesticide, sesa normat e lejuara me ligj. Më konkretisht janë vërejtur koncentrate të substancës aktive ‘Metalaxyl’, e cila është helmuese”, tha Lupço Nikolovski, zëvendësministër i Bujqësisë.

Lupço Nikolovski, i cili është emëruar në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë vitin e kaluar, me propozim të partisë opozitare LSDM, tha se ky rast dëshmon se në vend nuk funksionojnë institucionet e drejtuara nga përfaqësuesit e partisë së Nikola Gruevskit.

Ai u zotua se do të zbulojë të vërtetën dhe tha se do të informojë qytetarët, se kush ka lejuar që këto perime helmuese të përfundojnë në tregun e Maqedonisë. Agjencia për Ushqimin dhe Veterinarinë në Shkup, që kryen kontrollet e produkteve të importuara në Maqedoni, ende nuk e ka komentuar këtë rast.

Shekulli online.
 
Titulli: Alarmohet Maqedonia,kastraveci shqiptar me nivel te larte pesticidesh

Se mos vetem kastraveci :(
Tgjitha Ushqimet ne vendin ton keshtu jan.
Mjer ne cfar ham, e themi pse kemi semundje :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top