Alarmi i KQZ: Zgjedhjet, në kolaps nga problemet me listat

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka theksuar dje, se qytetarët mund të mos gjejnë veten në listat zyrtare në qendrat e caktuara më parë për të votuar. KQZ tha se veprimet e pushtetit vendor rrezikojnë zgjedhjet si kurrë më parë

Ylli Pata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kritikoi drejtuesit e pushtetit vendor për krijimin e problemeve me vendosjen e qendrave të votimit për procesin e 28 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se, duke ndryshuar vendndodhjen e qendrave të votimit, autoritetet vendore rrezikojnë zgjedhjet si kurrë më parë. Zëdhënësi Leonard Olli theksoi se veprimet e autoriteteve vendore krijojnë ndryshime në raport me parashikimet e kryera nga drejtoritë respektive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur dot të miratojë sërish çështjen e caktimit të qendrave të votimit në lokale private, që ka shkaktuar një përplasje të fuqishme dy ditë më parë. Por për të parën herë që nga ngritja e KQZ-së, zyrtarisht ky institucion ka lëshuar alarmin se zgjedhjet e 29 qershorit rrezikohen nga kolapsi total. Dhe deklarata ka ardhur as më pak e as më shumë, por nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli. Në deklaratën e djeshme, zëdhënësi Olli theksoi se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e tij të thellë për shkeljen flagrante e permanente të Kodit Zgjedhor nga mjaft drejtues të pushtetit vendor, por edhe për papërgjegjshmërinë e tyre të paprecedentë. Kjo papërgjegjshmëri e tyre, në vijimësi, po vë në rrezik serioz standardet e procesit zgjedhor. Fakti që pjesa dërrmuese e tyre nuk solli në kohën e duhur, të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, jo vetëm numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi, numërtimin dhe numrin e saktë të qendrave të votimit, por edhe të dhënat përfundimtare, e vuri KQZ-në në një pozicion tepër të vështirë. Këto mangësi rrezikuan seriozisht si përgatitjen e gjithë logjistikës zgjedhore në përgjithësi, ashtu edhe prodhimin e vetë fletës së votimit në veçanti”. Në deklaratën e djeshme, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, ka justifikuar marrjen për bazë e të dhënave të Ministrisë së Brendshme në mosdhënien e informacionit nga pushteti vendor. Në qëndrimin zyrtar, Olli theksoi: “Në këto rrethana, në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor, komisioni kërkoi bashkëpunimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Pavarësisht apelit të vazhdueshëm që KQZ-ja u ka bërë drejtuesve vendorë, edhe pse ndaj tyre janë marrë masa administrative, situata në vend që të përmirësohet, është bërë akoma më e pakuptimtë”. Nga ana tjetër, zëdhënësi i KQZ-së ka paralajmëruar se më 28 qershor ka shumë gjasa që shtetasit shqiptarë nuk do të munden ta gjejnë veten në listat e zgjedhësve në qendrën e votimit të caktuar. Duke ilustruar këtë argument, Olli theksoi se “pas përcaktimit të qendrave të votimit, nga ana jonë dhe detyrimit të tyre për të ndjekur këto vendime, mjaft drejtues vendorë kanë bashkuar apo ndarë qendra votimi, duke rrezikuar krijimin e një kolapsi të vërtetë në ditën e votimit. Këto ndërhyrje aventureske provokojnë vështirësi të jashtëzakonshme në përgatitjen dhe shpërndarjen e bazës logjistike zgjedhore. Po në këtë kolaps do të ndodhen edhe ata zgjedhës, të cilët nuk do të mundin të gjejnë qendrën e tyre të votimit. Nisur nga këto rrethana, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon drejtuesve vendorë të heqin dorë nga çdo iniciativë individuale dhe të ndjekin me rigorozitet vendimet e KQZ-së lidhur me këtë çështje. اdo ndërmarrje përtej dispozitave ligjore rrezikon të krijojë jo vetëm vështirësi në ditën e zgjedhjeve, por do të përbënte edhe një precedent për cenimin e standardeve zgjedhore”/Gazeta Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top