Alarmante, niveli i helmimit në Tetovë 18 herë më shumë se norma e lejuar

legjenda

Tetova
Lëvizja Eco Guerilla u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë çdo dalje në ambient të hapur pasi niveli i helmimit të ajrit është në përmasa tmerruese.

Në një komunikatë për media, kjo lëvizje thotë se niveli i lejuar i grimcave PM10 është 50mg/m3 ndërsa në këto momente në Tetovë këto grimca arrijnë në 915 mg/m3 që nënkupton 18 herë më shumë se norma e lejuar.

“Agjencia ndërkombëtare për hulumtime të kancerit thotë se nëse niveli i këtyre grimcave rritet për 10mg/m3 atëherë shkalla e rrezikshmërisë nga kanceri rritet për 22%. Kjo shpjegon faktin se përse Tetova shënon rritje rekorde nga sëmundjet me kancer ku vetëm për 3 vite këto sëmundje u rritën për 80%”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Eco Guerilla, u bënë thirrje politikanëve në pushtetin qendror dhe lokal që të marrin masat e shumë kërkuara për ndaljen e këtij helmimi përndryshe siç thonë ata në Tetovë nuk do të ngel njeri i gjallë për t'i votuar.
largea_unnamed1448000907.jpg
 
Titulli: Alarmante, niveli i helmimit në Tetovë 18 herë më shumë se norma e lejuar

Në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Veles sot në mëngjes është regjistruar ndotje e ajrit.

Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor, koncentrime më të larta të PM10 kanë matur në Gazi Babë 270 mikrogramë në metër kub, Tetovë 197, Manastir 169, Qendër 159, Karposh 147, Lisiçe 135, rektorat 113 dhe në Veles 96 mikrogram në metër kub.

Mbi koncentrimet e lejuara PM10 grimca ka edhe në Kavadar, ku janë regjistruar 43 mikrogramë në metër kub.
largea_skopje-zagadeno-d-540x301-480x2681447940619.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top