Alarm për dhunën në familje, ja qyteti ku ndodhin më shumë raste dhe qyteti me më pak

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_dhuna-ne-familje-11502484847.jpg
ثshtë rritur raportimi i dhunës në familje sipas institutit të statistikave. Tirana e Durrësi janë qarqet me numrin më të madh, ndërsa Dibra e Kukësi janë qarqet ku dhuna ndaj grave e të miturve, raportohet më pak.

Dhunë verbale dhe psikologjike

Vendim ekstrem deri në marrjen e jetës.

Këto janë disa nga rastet e publikuara por shumë të tjera mbeten brenda mureve të shtëpisë pasi konsiderohen si çështje familjare. Pavarësisht vështirësisë së matjes të këtij fenomeni shqetësues, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tregojnë se gjatë viteve 2012-2016 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Krahasuar me vitin 2015 kemi 252 raportime më shumë në vitin 2016. Instituti i statistikave tregon se në rang vendi, në vitin 2016 numërohen 3.900 raportime të dhunës në familje, ku përqindja më e lartë e tyre shihen në qarkun e Tiranës dhe Durrësit dhe më e ulëta në qarkun e Dibrës dhe Kukësit.

ثshtë shtuar dhuna në familje apo ka rritje të ndërgjegjësimit për ta raportuar, kjo mbetet një pikpyetje. Por shifrat tregojnë se krahasuar me vitin 2012, në rang vendi viti 2016 shënon rreth 46,5 % më shumë raportime të dhunës në familje, shprehur në terma absolut rreth 1.174 raportime të dhunës në familje më shumë.

Të dhunuarit janë të miturit dhe gratë. Për vitin 2016 numërohen 133 fëmijë të dhunuar. Përqindja më e lartë e tyre shënohet në qarkun e Kukësit me 6,5 % . Ndërkohë qarqet me përqindjen më të ulët janë Durrësi dhe Elbasani me 1,6 % dhe 2.5 % të mitur të dhunuar.

Numri i femrave të prekura nga ky fenomen është më i lartë. Gjatë vitit 2016 janë 2.825 femra që raportojnë dhunën në familje, të cilat përbëjnë rreth 76 % të të gjithë personave të dhunuar.

Tirana është qarku ku është përqendruar numri më i lartë i femrave të dhunuara me 36,5 %, ndjekur më pas nga qarku i Durrësit me 14,9 %, ndërkohë qarku i Kukësit dhe ai i Dibrës shënojnë përqindjen më të ulët të raportimeve, me 1,4 % dhe 1,6 % femra të dhunuara.

Megjithatë këto shifra mund të jenë më të larta nëse do të marrim në konsideratë se raportimi i dhunës në Shqipëri shihet ende si turp dhe frikë nga ndëshkimi. /AbcNews
 

Attachments

  • auto_dhuna-ne-familje-11502484847.jpg
    auto_dhuna-ne-familje-11502484847.jpg
    11.4 KB · Shikime: 0
Shoqeri perfundimisht ne kushte tranzite.
I shalla dalengadale permirsohen kushtet sociale, njerzit fillonje e ndergjegjsohen qe dhuna nuk eshte zgjidhja e asnjegjeje.
 
Mirekuptimi eshte fjale e bukur, por jo gjithnjë funksionon. Madje me shume nuk funksionon se funksionon.

Jo çdo gje zgjidhet me mirekuptim, e kur s'ka mirekuptim, perdoret ndeshkimi. Ja për shembull, edhe këtu në forum perdoret dhune. Kur dikush nuk respekton rregullat, perjashtohet, pra ndeshkohet.

Shteti vete eshte nje mekanizem dhune dhe ndeshkimi. Kush shkon kunder rregullave të shtetit, dhunohet e ndeshkohet.

Edhe familja, si nje bashkesi, duhet te kete rregullat e saj, sepse gjerat jo gjithnjë zgjidhen me mirekuptim, por keta e duan familjen pa rregulla.
Bashkesite pa rregulla, prishen.
 
Mungojn statistikat per burrat e dhunuar..kush e di sa burra ka te dhunuar psikologjikisht nga grate :p
 
Mendoj se në kohët e sotme, burrat e dhunuar psikologjikisht nga grate, janë me të shumtë në numer, por nuk ka statistika për keto. .
 
Ne te dyja rastet nje mashkull nuk quhet burre ...

1) Kur ai ngre dore mbi femren

2) Kur e ben veten te abuzoje nje femer me te (qofte kjo dhune fizike apo lektike)

Dhuna ,kur behet fjale per vendin tone,njeh e paranjeh gjini,e kete se them une...

Me by**e apo me tru,mendimi im ky....sic edhe mendimi yt ai qe shpreh ti.
 
Posi jo.
Qe dhuna jo gjithmone denoncohet. Ndaj dhe raportimet jane diku nje % jo fort e sakte.
Sigurisht që jo të gjitha rastet raportohen, por doja të thosha që dhunë psikologjike ka edhe ndaj burrave. Për shembull, nëse një grua e cila kërkon të bëhet siç thotë ajo, grindet me burrin dhe e kërcënon se do të marrë policinë në telefon, ose e kërcënon me ndarje, kjo është dhunë psikologjike. Ka burra që nuk duan ta prishin familjen dhe i nënshtrohen dhunës së saj. Këtë kisha parasysh me dhunën psikologjike. Kjo lloj dhune është karakteristike e shumë grave të sotme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top