Aktori merr nënshtetësinë shqiptare James Belushi

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Me një dekret të para pesë ditëve, të Presidentit Bamir Topi, bazuar në nenin 92 të Kushtetutës, aktorit të mirënjohur të Hollivudit, James Belushi, i është dhënë nënshtetësia shqiptare

Aktori merr nënshtetësinë shqiptare

James Belushi

Vetëm pesë ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, z. Bamir Topi, ka dekretuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare të aktorit të famshëm hollivudian, James Belushi. Rreth një vit më parë ai u kthye në Shqipëri. Mes emocionesh, vizitoi vendin e të parëve të tij. Ngaherë ka deklaruar origjinën dhe kudo ku ka shkuar ka thënë se ai është shqiptar. Vitin që shkoi, Presidenti e nderoi aktorin shqiptar me titullin "Ambasador i Kombit", si dhe me titullin e lartë "Nderi i Kombit", me motivacionin: "Me mirënjohje dhe krenari, aktorit të shquar, me famë botërore në kinematografinë, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut që trashëgoi dhe ruajti me dinjitet dashurinë për prejardhjen e tij shqiptare dhe për Shqipërinë". Këtë vit, James mund të paraqitet kudo në botë edhe si nënshtetas i Republikës së Shqipërisë. "Jam shumë krenar që jam shqiptar. Dëshiroj që edhe shqiptarët e tjerë ta shfaqin këtë krenari kudo që shkojnë në botë. Unë jam shqiptar", ka deklaruar më parë aktori i Hollivudit, James Belushi gjatë vizitës së tij të një viti më parë. James Belushi ka lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë. I ati, Adami (Ademi), emigroi në Amerikë, kur ishte 16 vjeç, ndërsa e ëma, Anjeza, ka lindur në Amerikë po nga prindër shqiptarë. Gjatë vizitës së vitit të shkuar në Shqipëri, veç një koncerti Gala në të cilën aktori i njohur edhe për interpretimet në rrymën blues, vizitoi edhe Qytezën, vendin e origjinës së tij në Korçë, duke plotësuar kështu amanetin e babait, por duke mbajtur fjalën e dhënë gjatë vizitës së tij në vitin 1995 para banorëve të fshatit. Ai u shfaq para banorëve, duke thënë se ishte i gëzuar, pasi ishte kthyer në shtëpi. Shpesh me humor ka thënë se origjina dhe gjaku i shqiptarit kanë ndikuar në karakterin e tij dhe në arritjet kinematografike. I lindur në Nju Jork nga prindër korçarë, Xhejms Belushi është përfaqësues i fëmijëve të brezit të vjetër, shumica e të cilëve e kanë Shqipërinë më shumë një amanet familjar sesa një shqetësim real. Aktor i njohur në botë, vëllai i një aktori tjetër po kaq të njohur, Xhon Belushi, ai ka pak ose aspak lidhje me komunitetin shqiptar. Më 8 qershor 1995 ai erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe po atë vit, gjatë një vizite zyrtare në SHBA takoi Presidentin Berisha. Babai i tij, Adem Belushi, ka qenë deri në fund aktiv në komunitetin shqiptar.
I lindur më 15 qershor të vitit 1954 në اikago, James ishte i treti nga katër fëmijët e familjes Belushi. Ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti te Jimi, (James) aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Më 1979-n Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who‘s watching the kids" (1978) për "Paramount", dhe më pas disa role televizive. Në 1983-in, ai iu bashkua kastit të aktorëve të "Saturday Night Live" (1975) për 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual në اikago", në teatrin "Apollo" të اikagos; 1981 "Piratët e Penzance"; 1984: "Perëndimi i vërtetë", 1986: Bashkautor dhe aktor në komedinë e tij të parë televizive "Xhim Belushi-ditëlindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual në اikago" baza e filmit të ardhshëm "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet në Broaduej me dramën "Bashkëbisedim me babanë tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj. Aktualisht ai jeton në Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer, dhe vajzën e saj, Jamison, dhe me të birin Robert, që e ka nga martesa e tij e parë. Gjatë vizitës së vitit të shkuar në Shqipëri, aktori James Belushi deklaroi se do të kthehet sërish në Shqipëri.
Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top