Aksidenti më i shtrenjtë, përplasen 8 “Ferrari” (Video)

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Në qytetin Shimonoseki në Japoni, 14 makina sportive u përplasen me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një nga aksidentet më të shtrenjta në histori.

Media japoneze raporton se kostoja e aksidentit mund të kapë shifrat e rreth katër milionë eurove.

Tek ky aksident aq sa tragjik edhe interesant nuk ka asnjë viktimë, por 10 persona kanë pësuar plagë të lehta, transmeton Starti lajmin.

Ajo që e bën më interesante këtë ngjarje është se në aksident janë verifikuar 8 makina Ferrari, 3 Mercedes Benz, 1 Lamborghini dhe dy makina të tjera.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur si pasojë e një konkurrimi shpejtësie midis një grupi, por policia ende nuk ka zbardhur shkakun e këtij aksidenti me kosto të lartë materiale.

/ekonomisti/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Aksidenti më i shtrenjtë, përplasen 8 “Ferrari” (Video)

Epo kur shpejtesia te hipen ne koke do besh aksidente se nuk ben ndryshe!
 
Pe: Aksidenti më i shtrenjtë, përplasen 8 “Ferrari” (Video)

Me duket se e kam hap 1 teme forumi rreth ketij lajmi...(Nqs nuk e kan fshire dhe ate...).
 
Pe: Aksidenti më i shtrenjtë, përplasen 8 “Ferrari” (Video)

Me duket se e kam hap 1 teme forumi rreth ketij lajmi...(Nqs nuk e kan fshire dhe ate...).

Po po e kam pare..

Per temen-per kenaqesine e ne te varfereve ndodhi kjo? :D
 
Pe: Aksidenti më i shtrenjtë, përplasen 8 “Ferrari” (Video)

Me duket se e kam hap 1 teme forumi rreth ketij lajmi...(Nqs nuk e kan fshire dhe ate...).

Nuk e kam pare, kshu qe mund ta fshini temen nqfse ekziston :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top