Akademik Esat Stavileci promovoi veprat e tij në Kërçovë

Erblinaa

Anëtar i ri
Akademik Esat Stavileci promovoi veprat e tij në Kërçovë

Në Kërçovë janë promovuar dy librat e akademikut Esat Stavileci; “Rrugëtimet dhe labirintet e Kosovës dhe të Shqiptarëve”, si dhe “Shteti - shqyrtime të përgjithshme teorike, me vështrim rasti i Kosovës”.
“Rrugëtimet dhe labirintet e Kosovës dhe të Shqiptarëve”, si dhe “Shteti, shqyrtime të përgjithshme teorike, me vështrim rasti i Kosovës” janë dy librat e akademikut Esat Stavileci, që mbrëmë u promovuan në Kërcove.
Në promovimin e këtyre veprave ka folur edhe akademiku Pajazit Nushi.

Autori i këtyre librave tha para të pranishëmve se në këto vepra ka përmbledhur fjalën e tij publike për Kosovën dhe çështjen shqiptare gjatë dhjetë viteve të fundit.
Gjatë aktivitetit u shfaq edhe filmi dokumentar “Jeta e Esat Stavilecit” kushtuar pavarësisë së Kosovës, si dhe një program muzikor nga kori i Universitetit Shtetëror të Tetovës.


/RTK/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top