اka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Bilderberg

Anëtar i ri
اka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Nga Valon Kurtishi

Televizioni privat maqedonas me ndikime të fuqishme sërbe dhe me një politikë redaktuese telbësisht dhe tradicionalisht antishqiptare, Sitel TV, ka filluar kohëve të fundit të transmetojë një film në gjuhën turke me emër “Gumush”. Kjo është një Soap Opera e mërzitshme aziatike e ngjashme në formë dhe tematikë me serialet po të mërzitshme latine të Amerikës së jugut që janë në modë në këto 10 vitet e fundit në televizonet private të Fyromit. Seriali shfaqet vazhdimisht në orët më të frekuentura të ditës duke iu shtuar katër serialeve të tjera në po këtë gjuhë aziatike që i emeton një televizion tjetër privat nga Shkupi por kësaj radhe “shqiptar”, Alsat TV. ثshtë interesante të shohim se pse një televizion sërb emeton për çdo ditë një serial turk?A nuk janë sërbët dhe turqit “armiq” me njëri tjetrin? A nuk janë demonizuar vazhdimisht turqit në median sërbe madje duke i shpallur dhe fyer njëkohësisht popullatat autoktone europiane të boshnjakëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe shqiptarëve të Ish Jugosllavisë në përgjithësi si “turci” të cilët duhet të shkojë në tokat e tyre në Anadoll!? ا’është duke ndodhur me agjenturat sërbe të Sitelit? اështë kjo dashuri e re që i ka lidhur dhe bërë bashkë sërbët karpatianë të Sitelit me turqit mongoloidë të Anadollit? Kjo në shikim të parë duket shumë e çuditshme, apo jo?
Megjithatë, çdo veprim social e ka kuptimin, prapavijën dhe synimin e përcaktuar se ku do arrijë dhe asgjë nuk është e rastësishme në këtë botë të madhe gjjithnjë e më të globalizuar dhe më të hapur drejt ndikimeve të ndryshme kulturore. Edhe kjo iniciativa e fundit e Sitelit sërb për të transmetuar për një periudhë të gjatë kohore një serial në gjuhën turke e ka prapavijën dhe objektivin e përcaktuar qartë se ku do të arijë. Ajo i ka të përcaktuara qartë edhe grupet tek të cilat synon ta përçojë ndikimin e vet kulturor dhe mesazhin politik, apo “Target groups”, sic quhen në shkencat shoqërore. Target Grup i Sitelit nuk është popullsia laramane sllave e Fyromit e përbërë nga bullgarë, sërbë dhe maqedonas etnikë. Grupi i popullsisë i cili synohet të ndikohet nëpërmjet këtyre përçuesve shumë efikasë të kulturës aziatike janë shqiptarët etnikë në këtë republikë të vogël ish-jugosllave.
Sllavët etnikë këtu duke qenë të ndryshëm nga turqit aziatikë si në origjinat etnike ashtu edhe në përbërës tjerë kulturorë si feja për shembull, nuk ndikohen në botëkuptimin e tyre sllavo-lindor mbi jetën nga këto seriale primitive dhe të mërzitshmë pa asnjë vlerë e shije artistike. Grupi i vetëm etnik për të cilin Siteli i emiton këto filma janë ato që propaganda sërbe dhe greke në Balkan në 200 vitet e fundit i quan “turci na Ballkanu”, që në fakt janë shqiptarët etnikë europianë e autoktonë me mijëra vjet këtu. Politikat shekullore asimiluese shoviniste sërbe dhe greke në Ballkan kanë qenë mohimi i shqiptarësisë së komuniteteve myslimane në Kosovë, Maqedoni dhe اamëri. Ky mohim ka qenë politikë shtetërore e mirëorganizuar dhe mirëplanifikuar. Vetë termi shqiptar madje ka qenë i ndaluar me ligj në Jugosllavi dhe Greqi. Shqiptarët e këtyre zonave janë shpallur zyrtarisht nga këto dy shtet shoviniste si turq. Shteti jugosllav dhe ai grek kanë ndaluar me ligj çdo përmendje të fjalës shqiptar dhe çdo shkollim në gjuhën shqipe. Nuk kanë lejuar asnjë shkollë në gjuhën shqipe. Por kanë lejuar dhe madje kanë stimuluar shqiptarët që të shkollohen në gjuhën turke. Vetë mbreti sërb Aleksandër në vitet 20 e ka hapur “Velika Medresën u Skoplje”, ku është mësuar në gjuhët turke dhe arabe. Gjuha shqipe aty ka qenë e ndaluar reptësisht (shih për këtë veprën e një spiuni sërb nga Sanxhaku, Mustafa Memiç (Mema), “Velika Medresa u Skoplju i njeni ucenici”). Gjithë kjo është bërë për të mjegulluar identitetin kombëtar të masave shqiptare analfabete në atë kohë në mënyrë që këto masa të emigrojnë në Turqi. Kjo ka qenë një pastrim etnik i tokave shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e اamërisë i bërë në bashkëpunim mes tre shteteve mike: Mbretërive Jugosllave e Greke dhe republikës Turke. Nga kjo periudhë e zezë kohore për kombin tonë të shenjtë shqiptar rjedh edhe e ashtuquajtura “pakicë turke” në Ish –Jugosllavi dhe Greqinë e veriut (deri në vitin 1945). Kjo gjoja “pakicë turke” përbëhet në realitet nga shqiptarë të pavetëdijshëm nga ana kombëtare të cilët nën ndikimin e shtetit jugosllav dhe agjenturave turke si dhe duke pasur mungesë të shkollimit në gjuhën shqipe është asimiluar dhe sot mendon se është më prejardhje nga Azia e vogël. Mirëpo vetë karakteristikat antropologjike, doket, zakonet, si dhe vetëdija për origjinat e tyre të largëta familjare e vërtetojnë shqiptarësinë e tyre historike.
 
Titulli: اka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Edhe sot në IRJM, shteti sllavo-maqedonas përpiqet që në forma të ndryshme ta ulë sa më shumë që të jetë e mundur numrin e popullsisë shqiptare. Kjo bëhet sa në forma të hapura e brutale aq edhe me metoda të fshehta e më të sofistikuara. Duke qenë se shqiptarët në IRJM i takojnë në shumicën e tyre dërmuese komunitetit mysliman, shteti sllav bën përpjekje maksimale që ta instrumentalizojë për qëllimet e veta similuese këtë grup popullsie. Kështu, nga grupi mysliman në Maqedoni, organet shoviniste maqedonase kanë prodhuar artificialisht një numër të etnive të ndryshme. Pra nga shqiptarët myslimanë, shteti okupator sllav ka prodhuar pseudo turq, pseudo maqedonas myslimanë dhe pseudo boshnjakë. E gjithë kjo bëhet siç thamë me qëllim të uljes së numrit të shqiptarëve dhe dobësimit apo çarjes së homogjenizmit kombëtar të faktorit shqiptar në Fyrom. Sllavizimi i shqiptarëve dhe prodhimi artificial i një grupi inekzistent të popullsisë si ai i “maqedonasve myslimanë” bëhet me shkolla publike në gjuhën maqedonase. Turqizimi i shqiptarëve në të kaluarën është bërë me shkolla publike dhe me dhunë të pastër fizike. Sot kjo bëhet me metoda moderne. Hapen shkolla private me mësim në këtë gjuhë aziatike si dhe propagandohet me të madhe shteti turk, gjuha turke, kultura turke në përgjithësi. Për këtë punën e propagandimit të Turqisë është shumë intersante të shihet memorandumi “ O Iselavanju Arnauta” e shqiptarofobit të tërbuar sërb, Vasa اubriloviç, ku ai e paraqet pikë për pikë planin djallëzor sesi duhet të zgjohet të masat analfabete shqiptare dashuria për Dovletin, për Turqinë, për kohën e kaluar, për vendet e bukura në Anadoll etj...etj, në mënyrë që shqiptarët të largohen sa më shpejtë prej Kosove e Maqedonie. Siç duket këto amanetet e اubriloviçit aplikohen akoma edhe sot ndaj shqiptarëve të Fyromit. Por kjo sot realizohet me metoda moderne televizive apo me anë të Gumushit.
Rasti i hapjes së kolegjit antishqiptar Jahja Kemal në Gostivar pikërisht në periudhën kur shteti maqedonas nuk lejonte hapjen as të një klase të vetme shqipe në shkollimin e mesëm, e vërteton më së miri këtë strategji terroriste sllave për uljen e numrit të shqiptarëve me anë të të turqizimit afatgjatë të tyre. Kohëve të fundit strategjia shtetërore për këtë është duke marë përmasa të frikshme e skandaloze. Programet në gjuhën turke në Televizonin publik maqedonas prej tre orëve në ditë janë në kontrast të thellë me proporcionin që ky minoritet fals ka në numrin e përgjithshëm të popullsisë së IRJM-së. Në fakt programi në gjuhën turke i TVM e mer kohën e gjuhës shqipe aty pasi nuk mundet që një komunitet që përbën vetëm 2% të popullsisë të ketë 3 orë program në ditë kurse një komunitet tjetër që përbën 35% të popullsisë të ketë vetëm 12 orë program ditor në gjuhën e vet amtare. Këtu shihet qartë strategjia maqedonase e fryerjes artificiale të të a.q “minoritet turk” në dëm të interesave të komunitetit shqiptar këtu. Uzurpimi nga Nikolla Gruevski i Institutit të trashëgimisë shqiptare “Pjetër Bogdani” dhe dhënia në mënyrë krejtësisht jotransparente i monumentit kulturor shqiptar, Hanit “Kurshumlia”, shovinistëve turq është një veprim tjetër i qeverisë maqedonase në drejtim të zhdukjes së kulturës shqiptare dhe prodhimit artificial nga hiçi të një kulture false turke në qytetin shqiptar të Shkupit. Se këtu ka një strategji të qartë të eliminimit të shqiptarëve dhe prodhimit artificial të turqve u pa tash së voni në Këshillin kombëtar të sigurisë ku presidenti i vendit Ivanov emëroi një të a.q”turk” duke eliminuar një anëtar shqiptar. Pra tani Këshilli kombëtar i sigurisë së “Republikës së Maqedonisë” i ka të gjithë anëtarët e tij maqedonas etnikë, vetëm një shqiptar dhe një të a.q “turk”. Kjo sa i takon strategjisë zyrtare, shtetërore.
Por edhe sektori privat sllavo-maqedonas është në një vijë me pushtetin kur vjen puna të çështja shqiptare. Kështu edhe Siteli nacionalist e ksenofob antishqiptar dhe “antiturk” zgjodhi të emetojë ditë e natë një soup opera primitive në gjuhën turke. Kjo bëhet në mënyrë që të goditet në shtyllën kurrizore të identitetit kombëtar të shqiptarëve në FYROM - në gjuhën shqipe. Dhënia ditë e natë e filmave të këtillë në gjuhën turke bëhet me qëllim që të ritet numri i përdoruesve potencial të kësaj gjuhe me qëllim të qartë që në perspektivë të ritet numri i të a.q “minoritet turk” në IRJM. Ky është interesi i përbashkët antishqiptar që i bën bashkë Sitelin sërb dhe Gumushin turk. Kjo është një strategji shumë e njohur në përmasa botërore ku me anë të filmave, botimit të librave, teatrove, ndikimeve të ndryshme ekonomike etj, bëhen përpjekje të ethshme që të influencohen dhe asimilohen grupe të tëra etnike. Kjo nuk ka të bëjë fare me shkëmbime kulturore apo ndërveprim kulturor siç përpiqen ta arsyetojnë disa mercenarë të shitur te të huajt. Kjo është imperializëm i pastër antinjerëzor, antidemokratik dhe i dalë mode për botën e sotme të qytetëruar që respekton tjetrin, që duket se respekton dallimet kulturore dhe nuk përpiqet ti fshijë e zhdukë ato. Kjo nga ana tjetër duket të jetë qartë një imperializëm kulturor dhe ekonomik. Kjo është pushtimi i hapësirës kulturore të kombeve më të vegjël e më të dobët dhe asimilimi apo shkatërrimi tyre. Republika e Turqisë është duke e shfytëzuar varfërinë ekstreme të shqiptarëve si dhe nivelin e ulët kulturor që vjen si pasojë e diskriminimit të egër sllav, që të arijë ta shtojë në mënyrë artificiale numrin e popullsisë turke këtu. Turqia në një bashkëpunim perfekt me sllavët e Shkupit është duke e ulur numrin e shqiptarëve në IRJM. Gruevski dhe gjithë ministrat tjerë të qeverisë së Fyromit nuk e quajnë kot Turqinë “nash golem i iskren istoriski prijatel” (miku ynë i madh dhe i sinqertë historik). Politika për uljen e numrit të shqiptarëve në IRJM prakitikisht gjenocidi antishqiptar, duket të jetë një projekt i përbashkët apo një joint–venture e qeverive sllavo-maqedonase dhe turke. Miqtë e sinqertë, miqtë e vërtetë, aleatët besnikë nuk veprojnë kështu.
Komuniteti shqiptar në IRJM sot gjendet buzë greminës shkaku i diskriminimit të egër shtetëror dhe i ndikimeve të huaja agjenturore në të gjitha poret e jetës së tij shoqërore. Kultura shqiptare në IRJM gjendet sot nën një agresion të fuqishëm imperialist nga kultura sllavo-maqedonase dhe kultura turko-aziatike bashkë. ثshtë koha e fundit që organet kompetente qeveritare shqiptare këtu si dhe shoqëria civile shqiptare të ndërmarin diçka për ta shpëtuar arealin kulturor shqiptar nga kjo gëryerje dhe rënie sistematike. Reagimi demokratik, i kulturuar dhe qytetar ndaj kësaj katastrofe kombëtare në bërje është tashmë domosdoshmëri e kohës. Ndal asimilimit të shqiptarëve.








http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/12223/
#
 
Titulli: اka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Jo kolegjit turko-aziatik ne Tetov.
nga Valon Kurtishi




E Enjte, 12 Tetor 2006 11:00
files.php


Ne jemi të vetëdijshëm se jetojmë dhe jemi pjesë përbërëse e aktive të shoqërisë së konsumit masiv, të shoqërisë industriale e pas-industriale të shekujve XX-XXI. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se”revolucioni i pritshmërive të mëdha” te ca mendje të deformuara dhe shpirtëra të korruptuar errëson vendimmarjen racionale e logjike.


Ekzistencës së këtyre lloj speciesh nuk mund ti iket. ثshtë fakt i pamohueshëm historik dhe ligj i pandryshueshëm jetësor ekzistenca e pakurizorëve të tillë. Personat e tillë (që Fishta i madh i quante Levantinë), që për interesa materiale janë të gatshëm ti shërbejnë edhe djallit janë shtuar dukshëm kohët e fundit ndër shqiptarë.
Por shoqëria shqiptare parë në tërësinë e saj nuk guxon të bjerë pre e kësaj çoroditjeje.Vrapit të ç’mendur pas fitimeve me çdo kusht, me ç’do mjet, pa skrupuj moralë duhet ti caktohet një kufi. Kufiri i fundit i cili nuk guxon të preket asesi, kufiri i shenjtë, kufiri i cili nuk mund të kalohet është binomi gjuha shqipe - kombi shqiptar. Këtu themi të gjithë bashkë - ndal banditë. No Pasaran.
Duke marrë shkas nga përhapja e indicieve të caktuara në lidhje me mundësinë e hapjes së një kolegji turk në komunën shqiptare të Tetovës, vendosa të reagoj me anë të këtij shkrimi modest, qëllimi i të cilit ështe të provokojë nervin e qytetarisë së vërtetë e të pastër shqiptare tetovare, që të reagojë bashkë ”Enbllok” ndaj këtij reziku eminent e alarmues.
Edukimi, shkollimi, arsimimi, kulturizimi, adaptimi, përshtatja e një pjese të fëmijëve shqiptarë ( pretendohet madje për pjesën elitare të saj ), në gjuhët turke e greke është tragjedia më e madhe që vendimmarresit pakurizorë të llojeve të lartpërmendura ua shkaktuan shqiptarëve në kohërat e pas ndryshimeve politike të viteve 90-të. Kjo tragjedi, nëse nuk ndërpritet me kohë, do të shkatërojë në mënyrë të ngadalshme por të sigurtë Shqipërinë e shqiptarët kudo janë. Metastazat e kancerit të filluara që më 1993 me hapjen e kolegjit turk ”Mehmet Akif” në mes të Tiranës, tashmë janë shpërndarë e përhapur në mënyrë alarmante në gjithë hapësirën etnike dhe gjeografinë politike shqiptare në Ballkan. Dalin, pra , mëse të vërteta pretendimet e një numri të autorëve të huaj mbi ekzistencën e planeve afatgjata turke dhe greke në Shqipëri e në trevat tjera ballkanike kudo ku shtrihet etnia shqiptare sot. (Petifer,Vickers, Poulton).
Në Maqedoni bashkëpunimi i nacionalizmit sllavo-ortodoks (bullgaro - sërb) me nacionalizmin panturk ka rezultuar me të a.q. kolegj tregjuhësh ”Jahja Kemal”, pika të të cilit tashmë kemi në qytetet shqiptare Gostivar, Shkup, e Strugë.
Falangat e errëta të shovinizmit antishqiptar, tani si hijena të pista e gjakpirëse i sillen vërdallë Tetovës, Oaeneum-it historik ilir, përjetësisht shqiptare. Qëllimi fundamental i këtyre shkollave turke është ruajtja e ndjenjës turke e proturke anadollake te shtresat më të vjetra qytetare, puro shqiptare tetovare. Kjo pjesë e popullsisë tetovare ka qenë fatkeqësisht një kohë të gjatë nën ndikimin turko-sllav. Si e tillë ajo paraqitet si mjaft e përshtatshme për manipulimin e ndjenjave nacionale dhe për mjegullimin e raporteve fe - kombësi. Dhe detyra që nacionalizmi sllavo-maqedonas ia ka ngarkuar kolegjit turk është kjo: Të shpëtojë të a.q “turqit”e Tetovës dhe gjithë Maqedonisë që në realitet janë fiksion dhe nuk ekzistojnë nga shqiptarizimi. Kështu thotë fshehtas nacionalizmi panturk. Kështu thoshte edhe Aleksandër Rankoviqi dikur. Kështu vepron se i përshtatet mirë interesave të tij edhe nacionalizmi maqedonas sot. Të dy nacional-shovinizmat, ai maqedonas dhe ai panturk bashkohen kundër shqiptarëve në Tetovë e më gjerë.
Në Kosovën martire e në Maqedoninë shqiptare militantizmi panturk nuk u bë i gjallë në vitet e apokalipsës së madhe shqiptare njëshekullore, 1912 - 2001. Edhe atëherë kur u përzie, me konventat Ataturk - Stojadinoviç e Tito - Kِprulu ishte vdekjeprurës për popullin shqiptar. Zhdukje, kulturocid turk në bashkëpunim me gjenocid, kulturocid e urbicid sllavo-sërb. Hijena gjakpirëse panturke priti çlirimin e Kosovës, për ti çuar në vend planet e saja megallomane, të çuditshme e shumë të gabuara, që në raportet e sotme ballkanike e dëmtojnë vetë atë në instancë të fundit. Lufta heroike e popullit shqiptar në Kosovë e Maqedoni, vrasjet masive, dhunimet, kaluan në heshtje të plotë të diplomacisë turke. Tani kur me gjakun e shqiptarëve autoktonë dhe me bombat e Amerikës u çlirua Kosova dhe u demokratizua e decentralizua Maqedonia, militantizmi panturk vërshoi në hapësirën shqiptare. Ai vërshon lirshëm, i lirë, i papenguar nga askush. Aksionet e tij janë nga më absurdet dhe shpalosin qartë synime aspak miqësore ndaj shqiptarëve e Shqipërisë.
Kërkesa e parë absurde - gjuha turke, gjuhë zyrtare në Kosovë. Këmbëngulja e shtetit turk pranë Unmik-ut për këtë çështje kalon në absurditet. Disa vendime pro -Kosovës në selinë e këtij të fundit në Njujork janë bllokuar nga diplomacia turke vetëm për këtë shkak. Mos harohet se këto vendime shkonin në favor të procesit pavarësues të Kosovës martire.
Faza e dytë e ndërhyrjes së vrazhdë turke në punët e brendshme të Kosovës ishte kërkesa për lejimin e kolegjeve me mësim në gjuhen turke, dhe me një kurikulë të përçudnuar - për fëmijët shqiptarë në Prizren e më vonë edhe në Prishtinë.
Shkollimi i fëmijëve të njomë shqiptarë kudo janë në gjuhën turke (ose greke) është shumë e rezikshme. Kjo pasi dinjiteti, respekti, pozita e individit në një shoqëri të caktuar, te një komb i caktuar, në një lagje, fshat, komunitet etj - varet nga arsimimi i tij.
Këto kolegje kanë synime të qarta afatgjata asimiluese ndaj rinisë shqiptare, ndaj fëmijëve tanë të cilët duhet të jenë bartës të proceseve zhvilluese të kombit në të ardhmen. Si do jenë ata bartës të proceseve kombëtare kur që në fëmijëri edukohen me koncepte krejtësisht kosmopolite e falsifikuese, për të mos thënë antishqiptare?
Nga këto kolegje, nëse vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit tonë arsimor, do të dalin persona me karakter të dyzuar kombëtarë dhe me gjithfarë kompleksesh të inferioritetit. Ky shkollim joshqip i fëmijëve shqiptarë rrezikon asimilimin, tjetërsimin, akulturimin, shkombëtarizimin, dhe në instancë të fundit shndërrimin e shqiptarëve në një grup amorf e të paformë - të gatshëm për tu përpirë, absorbuar nga etnitete apo popuj më të mëdhenj e më të fuqishëm.
Këto grupe absorbuese nuk është e thënë të jenë numerikisht më të shumtë se kombi ynë. Biles, në rastet që më së shumti rezikojnë shqiptarët, kombi turk, e veçanërisht ai grek, as përsëafërmi nuk kanë ndonjë diferencë të madhe numerike me shqiptarët.
Tek turkofilët e tërbuar që do habiten në krahasimin me numrat e Turqisë 70 milionëshe duhet ndërhyrë me shpjegime të nevojshme të gjeografisë etnike të këtij shteti aziatik. Ne nuk mund ta pranojmë si të etnicitetit turk popullsinë 20 milionëshe kurde e cila nuk ka asgjë të përbashkët me etnicititetin e okupatorit të vet turk. Ne nuk mund të pranojmë si turke edhe pjesë të tjera të mëdha të popullsisë së atjeshme më origjinë ballkanike - (shqiptare, boshnjake, greke,
pomake, bullgare), me orgjinë nga lindja e mesme dhe e largët -(armene, siriane, hebreje, rome) apo me origjine kaukaziane - (çerkeze, tatare, çeçeno -ingushe, osetiane, abhaze ) etj - që bashkërisht i shtojnë edhe një 20 milionësh tjetër numrit të popullsisë joturke në Turqinë e sotme. Shikuar pra me sy kritik, dallimet në numra mes turqve etnikë në shtetin turk dhe shqiptarëve etnikë në Ballkan nuk janë edhe aq të mëdha siç mund të duken në shikim të parë. Dallimet me grekët janë të parëndësishme. Me ta jemi plotësisht të barabartë.
Prandaj shtrohet pyetja: pse shkolla turke për fëmijet shqiptarë në shekullin e 21?
Pse shkolla greke për fëmijët shqiptarë më 2008?
Shqiptarët të paguajnë vetë para për asimilimin e fëmijëve të tyre!!! اfarë absurdi i padëgjuar askund në botë.
Mos kanë këto gjuhë ndonjë status të rëndësishëm ndërkombëtarë?
Absolutisht jo. Janë gjuhë që në tregun ndërkombëtar nuk vlejnë hiç më shumë se gjuha shqipe. Janë të barabarta me shqipen. Por atëherë, pse ngarkojmë trurin e fëmijëve të vegjël shqiptarë me këto gjuhë të rënda e të papërdorshme nga askush sot në botë. اka përfitojnë fëmijët shqiptarë nga gjuha e kultura turke apo greke. Asgjë. Zero. Vetëm humbin kohën dhe energjinë e tyre pozitive krijuese që shumë mirë mund të përdorej dikund tjetër për përparimin e shqiptarëve dhe Shqipërisë.
اfarë shembulli dinjiteti, respekti, sigurie personale japim ne para opinionit publik në vend – me shkollimin-asimilim të fëmijëve tanë në këto pseudo-shkolla shumë qëllimkëqija ndaj rinisë shqiptare në përgjithësi. Ky lloj edukimi, që më mirë mund të emërtohet si indoktrinim, do ketë pasoja të kobshme afatmesme e afatgjata për anëtarët e shoqërive shqiptare, respektivisht në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Për këto arsye madhore, qytetarët e Tetovës, shqiptarët tetovarë, duhet të jenë të bashkuar në kundërshtimin e tyre të fuqishëm qoftë edhe kundër mundësisë së përmendjes së një mundësie të tillë hipotetike, e jo më lejimit të ndërtimit të këtij kolegji në Tetovë. Për më tepër, qytetarët tetovarë duhet të ndihmojnë në të gjitha mënyrat dhe format e mundshme që edhe qytetet shqiptare si Gostivari e Shkupi të lirohen nga një barrë e tillë e rëndë siç është kolegji turk, aziatik “Jahja Kemal”. Ka ardhur koha që kjo pseudo-shkollë degraduese për fëmijët shqiptarë të largohet nga Shkupi, Gostivari e Struga, me një fjalë nga Maqedonia shqiptare.


Prill 2008
#
 
Titulli: اka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?

Turqia dhe Shqiptaret jan te lidhur historikisht dhe jan te pa ndare ne c'do ngjarje madhore .
Serbet dhe greket jan armiqte e kombit shqiptar kjo shihet dhe sot e kesaj dite,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top