Personazhi më i përfolur mediatik për përmasat e gjoksit duket se dëshiron t’i japë lamtumirën aksesorit që e solli në qendër të vëmendjes mediatike. اiljeta Xhilaga ka vendosur të zvogëlojë përmasat e gjoksit. Arsyeja është thjesht dhe vetëm shëndetësore. Shumëkush, këtë pjesë të trupit të bukuroshes mund ta konsiderojë si pjesën më seksi, por për 27-vjeçaren, ajo është një pjesë problematike, e cila i ka shkaktuar thuajse shtrembërim të rruazave të qafës. Gjithashtu, këngëtarja shpeshherë ka përfunduar në faqet e para të revistave dhe të gazetave për asnjë lajm në veçanti, por sa herë ndonjë paparac arrinte të shkrepte ndonjë foto të saj me rroba banje, ku dukeshin qartë përmasat XXL të gjoksit. Kjo është një arsye tjetër, përse اiljetës i ka ardhur në majë të hundës gjoksi i saj dhe po mendon seriozisht për ta zvogëluar. Megjithatë, këngëtarja heziton të bëjë një operacion të tillë para se të sjellë në jetë një fëmijë, e cila është një dëshirë që ia kalon të gjitha dëshirave të tjera. (d.b/Bluetooth/BalkanWeb)