اifligjet e Edison Bej Ypit

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
اifligjet e Edison Bej Ypit


Cili jeni ju Edison Ypi ?

Unë Edison Bej Ypi, skllav i përunjur i Bukurisë dhe i Efikasitetit, mbi të gjitha i fjalës së bukur, inxhinier dhe poet, perfeksionist denbabaden, jam pronari i më të mëdhenjve çifligje të botës. Atij të ndjeshmërisë t’ime, shpirtmadhësisë t’ime, zemërgjerësisë t’ime, shpresës t’ime, ëndërrave të mia. Unë as nuk shitem as nuk blihem. Kurrën e kurrës. Për asnjë çmim. Unë vetëm jap. Kurrë nuk marr. “As kam as më mbarohen”, nuk më përket mua. Unë “Kam gjithçka dhe s’kam asgjë”. Kjo po. Sepse, çifligu im i paçmuar që kam nën gjoks as mund të shitet as mund të blihet, as me miliona as me miliarda. Sepse për ta blerë apo shitur atë çiflig duhet shqyer gjoksi im. ا’ka është e pamundur për sa kohë nuk janë shpikur ende ato kazma, buldozera, eskavatora. Unë jam ai që gjithë kohën udhëton kah errësira drejt dritës, kah muzgu drejt aurorës, kah perëndimi drejt agimit, kah gjumi drejt zgjimit, kah trishtimi drejt discrezionit, kah vdekja drejt lindjes. Unë jam ëndërra. Nga ëndërra ime shpërthen paqja dhe nga paqja ime buçet ëndërra. Nga ëndërra tek ëndërra, nga paqja tek paqja, nga të dyja tek secila, nga secila tek të dyja dhe tek të gjitha, mua më mbështjell Liria, Dashuria, Mëshira. Unë nuk kam kufizime hapsionore; Për mua grimca është më e madhe se gjithësia, dhe gjithësia më e vogël se grimca. As kohore; Për mua gjithçka ndodh në një kohë rrjedhën e së cilës e mat një sahat pa akrepa. Brenda meje ka kështjella me mure dhe bedena të larta, ledhe të thella, myshqe të jeshilta të vjetra, ku bëhen luftra të pafundme të përgjakta. Kështjellat dhe ëndërrat e mia janë plot me kube diamanti dhe piramida drite. Brenda kubeve luftojnë heronj me heshta, bomba, aeroplana. Brenda piramidave ka oqeane, dete, erëra. Mbi oqeane, kisha dhe xhamia. Kumbanaret e kishave dhe xhamiave të mia, rrethuar nga plehurina, mbeturina, gozhda, rraqe, brisqe, biçaqe, goma makinash të vjetra të shqyera, kur preken lagen, kur puthen derdhen. Detet e mia nuk lagen me ujë por me nektar bimësh të rralla. Karroca të shkatërruara, makina të vjetra, autobuza rrangalla, trena shpresash me rrota pa shina, lëvizin me shpejtësi mbi zulmet e deteve të mia. Kujet e kukuvajkave të pista dhe krrokamat e korbave të zinj nuk i mposhtin dot Nositat e m’i të bardhë. Mbi karrocat e ëndërrave të mia lëvizin të patalentuar që shkruajnë libra me shpresë që në promuovime të duartrokiten nga idiota. Nëpër autobuza ka zagarë që shkruajnë artikuj me shpresë se budallenj sy-shqyer do t’ua lexojnë nëpër gazeta. Hipur mbi makina bredhin hordhi sahanlëpirësish që gjoja denoncojnë mafioza, spiunë që hapin dosje, vrasës që realizojnë pajtime, hajdutë që kthejnë prona, qorra që kqyrin piktura, shurdha të mahnitur duke dëgjuar simfonira. Nëpër vagonat e trenave, disa ulur disa më këmbë, kush me sqepar ngulur mbi shpinë kush me thik’ në fyt, lëvizin shqiptarë të të gjitha trevave që nuk e dinë as nga janë nisur as ku po venë. Shumica shohin televizor duke pëshpëritur dhe përsëritur batuta të pështira soc-filmash, myzeqarët qajnë, tironcit hanë paçe, durrsakët pinë kafe, elbasanllinjtë bëjnë seks, kavajsit shesin, kolonjarët lypin viza greke, shkodranët mburren, lebërit flasin italisht, krutanët pijnë raki’, matjanët kolliten, dibranët teshtijnë, gollobordasit flenë, korçarët dëgjojnë serenata, kalamajtë i dërgojnë njëri-tjetrit SMS-ra, të gjithë vjedhin, skraparllinjtë komandojnë. Në një tren të veçantë, femra. Të gjitha Monaliza. Nga dritaret futen duhma nektari që i deh të gjithë. Mbi muret e trenave varur në gozhda ka gravura të vjetra me motive të lashta dhe të reja që i tund dallga. Gravurat flasin për heronj provizorë të shpikur dhe të shpifur të sotëm dhe të djeshëm, dhe për Gjeni’ të heshtur të pavdekshëm. Mbi makina, autobuza, kafenera, supermerkata, fusha, fshatra, karroca, vagona, fluturoj lirshëm unë. Unë Zog’ i Qiejve të Lirisë. Unë që Bukurisë nuk i afrohem kurrë më tepër se duhet nga frika se mos digjem ose çmendem. Ky jam un’. Ke të tjera pyetje ?
Po. اfarë është femra në përgjithësi për ty ?
Femra është një nder apo një lehtësim të cilin Zoti mëshirëmadh ia ka dhuruar mashkullit që të mos rropatet duke e kërkuar bukurinë e gjithësisë lart-e-poshtë por të përqëndruar tek Ajo, tek Femra pra. S’ka Femër të mos e ketë të qartë këtë. Ai mashkull që e mendon ndryshe, nuk është mashkull por car.
Po në veçanti femrat e sotme ?
Përderisa prej miliona vitesh Botën e ndrit dhe e ngroh i njëjti Diell, s’ka femra të sotme e të djeshme. Femra është dhe do jetë njëlloj në të gjitha kohërat. Por ç’do kohë ka çudirat e veta. Një nga këto çudira të kohëve tona është një morbus i pa spjegueshëm me thelb aestetik mazohist i disa femrave të cilat po i kthejnë shpatullat në vithe me anë kanotierash me harqe dhe gojët në pridha duke trashur buzët me mish bythe. Në këtë eventualitet të bjerrjes së rëndësisë së pridhit, për të mos i hyrë edhe aq thellë problemit, i bie që femra të preferojë të ihet lart, të flasë me pridh, dhe tjetri të mos e puthë në buzë por në prapanicë.
Cila është për ju femra ideale ?
ثshtë njëra të cilës së shpejti do t’i bëj një surprizë; Do t’i vendos plastelinë në disa ngushtica të magjishme, disa zgavra të mistershme, për t’ia kopjuar relievet, po ashtu si hajdutat nëpër filma kopjojnë çelsat që hapin kasafortat e bankave. Pastaj, për t’ia pavdekësuar fundbotshmërinë e formave, gjurmët e plastelinës do t’i derdh prej floriri. Do t’ia arrij kësaj, sepse për të tilla prapësira, Leonardo, Rafaelo, Mikelanxhelo, jam vetë. A m’kupton ?!
Po t’kuptoj, por pse nuk je martuar ?
S’më intereson aspak si e kanë zgjidhur të tjerët këtë problem. Kur duhej t’isha martuar unë, jo vetëm s’kishte qumësht, banane, panolina, çokollata, për të rritur fëmijë për së mbari, por edhe femrat, jo të gjitha natyrisht, sesi ishin, ngjanin paksa si burra. Ato që s’ngjanin si burra, unë që isha me biografi të keqe s’kisha ku i gjeja. Pra s’jam martuar, sepse s’kam dashur t’i shtoj planetit numurin e banorëve me shqiptarë të sëmurë.
اfarë do bësh për Kafazin e sivjetëm që nis së shpejti në NEWS24?
Do bëj çdo javë nga një reportazh për secilin kafazier në qytetin, fshatin, apo vendin prej nga kafazieri vjen. Por jo me, ciao mami, o t’keqen babi, t’gjith jeni shum’ t’mir, t’gjithve shum’ iu puth dhe të tjera lëtyra si këto. Reportazh të vërtetë nga jeta e vërtetë e shqiptarëve të vërtetë, me të mirat, të ligat, të ëmblat, të hidhtat që ato jetë bartin.
Si të duken ato tre femrat me të cilat do kesh të bësh gjatë Kafazit ?
Zhaku, Entela Tasellari, Olta Gixhari... mmmmmm... njëra më e mirë se tjetra, tjetra më e ëmbël se njëra, secila më e bukur se të dyja. Por megjithatë, përtej simpatisë për cilësitë e larta të secilës, kënga më buçet kështu,

Të tria të mira më jeni
Për punë dhe për shtëpi
Por Zhaku ësht’ më e mira
Të gjitha e kanë zili’

vuuuuuuuuu duartrokitje nga publiku i krejt botës.


Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top