Agatha Christie, autorja më e mirë e romaneve kriminalistikë

Tuana

Nada é por acaso!
20131108102839569600.jpg


Shkrimtarja britanike, Agatha Christie ëshrtë shpallur autorja më e mirë e tregimeve detektive, ndërsa "The Murder of Roger Ackroyd" është shpallur romani më i mirë kriminalistik i të gjitha kohërave. Ky është përfundimi i një ankete të bërë nga Asociacioni i shkrimtarëve të romaneve kriminalistike (CWA).


Me komplotet e saj inovative në romanin "The Murder of Roger Ackroyd" të botuar në vitin 1926, definohet zhanri detektiv, thuhet në faqen e kësaj shoqate.
"Christie është më e mira. Ajo i njeh personazhet e veta, ndërsa tregimet e saj janë shkëlqyeshëm të strukturuara", ka thënë kryetarja e shoqatës, Alison Joseph.


20131108102624284.jpg

Seria e romaneve të Arthur Conan Doyle për Sherlock Holmes është shpallur si seriali më i mirë kriminalistik nga anketuesit me rastin e 60 vjetorit të kësaj shoqate.
Një hulumtim i ngjashëm është bërë edhe në vitin 1998, kur titullin për autorin më të mirë kriminalistik e kishte marrë autori Raymond Chandler.

20131108102741591.jpg

"Vrasja e Roxher Akrojdit ("The Murder of Roger Ackroyd") është romani i shtatë i Agatha Christie ku, si hero kryesor paraqitet detektivi i famshëm belg, Hercule Poirot. E reja e romanit është se vrasësi është paraqitur si personazh kryesor, rreth të cilit zhvillohet e tërë ngjarja.


20131108102812750.jpg

jë prej autorëve më të botuar në historinë e njerëzimit (pas Biblës dhe Shakespear), Agatha Christie (1890-1976) ka shkruar 66 romane detektive dhe 14 përmbledhje me tregime të shkurtra. Librat e saj janë shtypur me një tirazh mbi 4 miliard kopje dhe janë përkthyer në mbi 100 gjuhë. /KultPlus/


 
Titulli: Agatha Christie, autorja më e mirë e romaneve kriminalistikë

Une mendova mos eshte ajo Angela Lansbury...:(
 
Titulli: Agatha Christie, autorja më e mirë e romaneve kriminalistikë

Definitivisht Agatha Christie me personazhin e saj kryesor Hercule Poirot eshte numer 1 ne kompleksitetin e situatave qe ajo i krijon dhe i zgjidh.
Tamam mister ne cdo skene dhe ne cdo paragraf.

Kujdes mos i lexoni romanet e saj para gjumit, sepse ne enderr do te ju vijne skena te trishtueshme...
 
Titulli: Agatha Christie, autorja më e mirë e romaneve kriminalistikë

Kriminalistika, dega ime e preferuar, edhe pse smunda ta arrij dot.
 
Titulli: Agatha Christie, autorja më e mirë e romaneve kriminalistikë

kjo ka qen e preferuara ime qe ne adoleshencen e hershme :)

rrofshin penguin readers
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top