Afrimi i modës... nga Tropoja

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Afrimi i modës... nga Tropoja

ImageKa pushtuar kopertinën e “Man’s health”. ثshtë bërë protagonist në spotet promovuese të këngëtarëve të njohur në Australi, si: Timbaland, 50 Cent, Snoop Dog apo Boys to Man. Ndërsa tani Afrim Aliaj po synon të pushtojë sheshet xhirimet e një filmi. Projekti? Duket se është gati

Alma Buci

Nëse krejt rastësisht dikush do të pyeste se çfarë e lidh Australinë me Tropojën, përgjigjja do të ishte pa diskutim emri i tij: Afrim Aliaj. Modeli nga zona e thellë e veriut dhe historia e famës së tij nëpër pasarelat e studiot e modës në vende të ndryshme të botës, është bërë tashmë shumë e njohur. Ndaj, nëse dy vjet më parë, shumëkush do të çuditej jo pak me rrëfimin për gjithçka kishte ndodhur në jetën e tij, që prej ditës kur në moshën 15-vjeçare do të merrte rrugët e mërgimit, këto kohë, prej Afrim Aliajt priten thjeshtë ca news-e të reja më shumë.

Sapo na kanë mbërritur disa prej tyre...

Pak kohë më parë ka mbaruar një kurs aktrimi, një investim ky që do ta ndihmojë të marrë pjesë në një film që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndërsa në 2009-ën mund të jetë në një faqe në revistën GQ për Australinë.

Këto janë ngjarje tashmë krejt të zakonshme në axhendën e modelit, jeta e së cilit do të ndryshonte kryekëput ditën që do të merrte udhët e mërgimit, pa e ditur se treni i fatit i kishte rezervuar jo pak, por një biletë të sigurt drejt fushës së modës.

Kthesa e madhe do të ndodhte në vitin 2001, në Itali, kur – i nxitur nga e dashura e tij – mori pjesë në konkursin e quajtur “Men hunt”, ku do të renditej i treti. Kaq do të duhej që ofertat për në botën e re të mbërrinin njëra pas tjetrës. Por siç ndodh zakonisht, nëse fiton diçka, duhet të humbasësh diçka tjetër. Në këtë rast, emri tipik shqiptar Afrim, nuk është se e ndihmonte shumë, nuk tingëllonte serioz në ambientet që i duhej të frekuentonte, ndaj me keqardhje iu desh të pagëzohej si Alessio.

Me këtë emër do të mbërrinte dhe në Australi, ku u nis thjesht si turist e ku mbeti për ta vijuar më profesionalisht rrugën e modelit, të nisur ashtu si rastësisht.

Oferta e parë dhe, sipas tij, më e rëndësishmja (ajo që e bëri të njohur edhe në Australi), ishte pjesëmarrja në një reality show “Ausee Penaphs” (portreti australian), që kishte të bënte pikërisht me modelët, mënyrën se si ata jetonin, punonin, të përditshmen e tyre…

Ky ishte vetëm fillimi i mbarë i një të ardhmeje vërtet të kënaqshme. Shumë shpejt fotot me fytyrën dhe trupin e tij do të ngjiteshin në parfume të shtrenjta, në kuti të brendshmesh për meshkuj, në kopertina revistash për femra, në billboard-e të mëdha. Ai vetë të tregon se nga njëri vit në tjetrin i kanë mbërritur oferta dhe nga Singapori, Hong Kongu, Parisi e Londra.



Nëse dikush mendon se të qenit model është gjëja më e thjeshtë në botë, Afrimi nxiton të përgënjeshtrojë duke thënë se duhet të jesh shumë i zoti për të mbijetuar në këtë profesion. Zgjimi që në orën 5 të mëngjesit për të kapur lindjen e diellit e më pas perëndimin e tij, qëndrimi për orë e orë të tëra për atë… shkrepjen e duhur, përballja me njerëz të panjohur me të cilët ka thjesht marrëdhënie pune, kompromiset, kundërshtimi ndaj të cilave e ka bërë të humbasë jo pak punë; bërrylat që nuk njohin një kombësi të caktuar... nuk ka sesi të jenë gjëra të thjeshta, përkundrazi.

Megjithatë, duket se Afrimi nuk ka ndërmend të ndalet nga asgjë. Madje po synon të guxojë edhe më shumë. Tani që ka arritur gjithçka, duket se i mungon akoma diçka. Dëshiron të aktrojë. Nëse dikur kënaqej duke i parë filmat nga ekrani e madje edhe të përlotej nga ndonjë skenë mallëngjyese, sot synon të përfshihet prej vërteti atje në shesh të xhirimit me të tilla skena e emocione. Ia ka ngacmuar edhe më keq këtë dëshirë telefonata e fotografit italian, Roberto Granata, për një rol jo protagonisti në një film që bën fjalë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ofertë që e ka bërë të mendohet gjatë modelin tropojan. Ndaj, këto kohë, ai gjendet në Itali enkas për këtë projekt, për të cilin nuk na jep asnjë detaj më shumë. Gjithsesi nuk do të jetë çudi nëse një ditë, ndërsa ndërrojmë stacionet italiane, të përballemi me portretin e tij. اudi, Afrim Aliaj përbënte vite më parë, kur askush nuk kishte dëgjuar as edhe një fjalë për historinë e tij jo të zakonshme, për shndërrimin e tij nga djali i rritur me doket e zakonet e qytetit të largët të veriut, në modelin që mund të zbulojë për gjithkënd hiret e tij. Duke iu nënshtruar kështu deri më një rregullave e zakoneve të botës së re: asaj të modës.



boks



Pak intimitet

A e konsideron veten të bukur?

Eh, kështu thonë, por nuk e di nëse duhen besuar!!! (Qesh). Personalisht ndihem thjesht një mashkull normal.

اfarë mendon për ata më pak të bukurit?

Nuk gjykoj absolutisht askënd. Gjithkush është i bukur sipas mënyrës së tij.

A ke pasur ndonjëherë ndonjë marrëdhënie gay?

Jo dhe as ka për të ndodhur kurrë, edhe sikur të mos ketë femër mbi tokë.

Cila është pjesa e trupit që e konsideron si më seksi?

Ngjyra e errët e lëkurës, atë e adhuroj te çdo person…

Cila ka qenë nata jote më e nxehtë?

Kam pasur aq shumë net të nxehta sa nuk mund të veçoj ndonjërën.

Si do të reagoje nëse në këtë moment dikush vjen dhe të thotë se do të bëhesh baba?

E pyes se si do t‘ia vëmë emrin bebit. (Qesh). Do të ishte surprizë, por ngadalë sepse kjo nuk ndodh kështu kot, pa e dashur të dyja palët.

Cila është strategjia që përdor për të joshur një femër?

Të jem vetvetja, pa u sforcuar të dukem si dikush që s’jam. Zakonisht, qoftë tek vetja apo tek ajo, më pëlqejnë shikimi dhe një buzëqeshje e ëmbël.

A beson në lotët e një femre?

Besoj kur e kuptoj që janë të vërtetë dhe kur kjo nuk bëhet praktikë, se ndryshe ç’kuptim do të kishte. Edhe pse thonë që femra ka lot krokodili, ka momente kur duhet besuar, megjithëse edhe femrat nuk besojnë kur qajmë ne meshkujt.

Ti a ke qarë ndonjëherë?

Kam qarë në momente të caktuara, çështje jete…

Të shijon më shumë ushqimi apo seksi?

Janë dy nevoja biologjike, pa të cilat, njeriu vështirë të jetojë, por nëse më duhet të zgjedh, anoj pak më shumë nga ushqimi, po pak fare.

A ke bërë ndonjëherë dashuri në ashensor?

Ka ndodhur edhe aty. (Qesh).

A ke qëlluar ndonjëherë një femër?

Kurrë!

اfarë do të të detyronte ta bëje?

Them se asgjë. Nuk zgjidh asgjë duke goditur një femër, përveçse i ul pikë vetes.

Imageاfarë të ngjall më shumë emocion?

Loja e skuadrës time të preferuar ndaj një tjetre kundërshtare. ثshtë ai ankthi i pritjes… Më ngjall emocion edhe përballja me një person që më pëlqen ta shoh…

A ndikon moti në gjendjen tënde shpirtërore?

Po, ka të bëjë shumë, sepse kur dita është e bukur, ke qejf të bësh qoftë edhe një shëtitje më këmbë, kurse kur është një ditë e keqe, nuk di as nga t’ia nisësh.

Po në jetën tënde seksuale?

Këtu as që bëhet fjalë, sepse në këtë aspekt nuk ka gjë që të ndikojë tek unë, të paktën jo për keq. (Qesh).

Kujt i ke thënë për herë të fundit “Të dua!”?

Motrës dhe nënës! Bëj shaka… Ka shumë kohë, të paktën dy vjet që e kam thënë për herë të fundit.

A shkon në kishë a xhami?

Unë besoj në një Zot të vetëm, i cili nuk i ndan njerëzit në myslimanë apo të krishterë, në të bardhë, zezakë apo kinezë. Nuk më pëlqejnë këto diferencime…

Zakonisht çfarë porosit për të pirë?

Kafe ose lëng portokalli.

A je ti ai që insiston të paguajë gjithmonë në tavolinë?

Në gjirin e shoqërisë time e bëjmë me radhë. (Qesh). Kurse kur jam unë ai që e fton dikë për kafe, sigurisht që paguaj unë.

Sa para të ndodhen për momentin në portofol?

100.000 lekë dhe 200 euro.

اfarë të pëlqen të shohësh në televizor?

Mjafton të jenë gjëra reale, pa shumë trillime brenda. Shoh shumë “Discovery channel”, shoh histori që vërtet kanë ndodhur dikur.

اfarë je në gjendje të bësh për dashurinë?

اdo gjë humane që vlen për t’u bërë. Kur e shoh që ai person vërtet e meriton dashurinë time, unë jap aq sa kjo ta bëjë atë që të jetë e lumtur dhe e gëzuar që është me mua.

Reagimi yt ndaj një shoku që të lë në baltë?

Vazhdoj jetën time duke harruar që kisha një shok.

Po ndaj një shoku që të merr të dashurën?

Kjo mund të ndodhte vetëm nëse unë jam “në gjumë”, sepse në të kundërt, s’ka shanse. Do të ishte paaftësia ime! Nëse dikush e bën këtë, do të thotë që unë e kam lënë keq femrën time dhe përgjithësisht unë nuk i lë keq femrat. Gjithsesi, nëse ndodh, do t’i merrja dy si dëmshpërblim, sapo “të zgjohesha”. (Qesh).

A i mbyll sytë kur puth?

Varet nga momenti dhe personi që kam përballë, por përgjithësisht po.

A të pëlqejnë femrat që e hedhin hapin të parat?

Pse jo?! Do të thotë që kanë guxim në jetë dhe kjo më pëlqen.




Revista One
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top