اfarë kërkon feja në rrugë?!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
%2Bkerkon%2Bfeja%2Bne%2Brruge%2BVeni%2BVidi%2BVici.jpg
Kolec TRABOINI
E trishtueshme, mijëra njerëz falen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që i takon gjithë popullit, falen e përfalen me kurriz nga Heroi Kombëtar në bronx, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Kurriz më kurriz, për të mos thënë diç tjetër të rëndë. Po fundja le ta themi përderisa dhëmb aq shumë në shpirtin e atdhetarëve që kanë ideale kombëtare e nuk i zëvendësojnë ato me pasione fetare. Si mund publikisht në prani të mediave t’i kthesh masivisht të prapmen Heroit Kombëtar të gjithë shqiptarëve që është fytyra e dinjiteti i kombit shqiptar? Pse është zgjedhur pikërisht ky vend, kur xhaminë e Etem Beut e kanë në krah të monumentit? Antagonizëm i shprehur në vizion, të cilin, veç atyre që e kanë sajuar ligsht e me qëllime të mbrapshta mohimi të Gjergj Kastriotit, të mos pandehim se bota e civilizuar nuk di të kuptojë domethënien e mesazhin që përcjell ky kumt. Dhe ky nuk është një kuptim i mirë. Ai e dëmton prestigjin tonë si shqiptarë në sy të mbarë botës. Gjergj Kastrioti mbrojti qytetërimin europian, kulturën evropiane përballë hordhive të lindjes që vinin e shkatërronin çdo gjë shqiptare mbi faqe të dheut. A meriton ai këtë përbuzje publike për hir të interesave të një feje, që në fund të fundi u soll nëpërmjet një pushtimi shumë shekullor dhe tashmë është prezent dhe duhet ta respektojmë për hir të parimeve të lirisë që na e mëson Europa e kulturuar me parimet e saj për lirinë e mendimit dhe besimit. Gjithsesi, qoftë dalja masive dhe pozante e fesë nëpër rrugë është e frikshme. Cila është domethënia? Kështu nëpër vende publike nuk kanë dalë as në kohë të Ismail Qemalit, as në kohë të Vilhelm Vidit, as në kohë të Sulejman Delvinës, as në kohë të Ahmet Zogut, as në kohë të Enver Hoxhës. A është ky një revansh i qëllimshëm për të kundërshtuar apriori mendimin se raportet e përqindjeve të popullsisë, sa i përket besimeve, janë pothuaj të njëjta dhe shumica nuk është praktikante e rregullt e ritualeve të besimit të trashëguar nga prindërit. Pse duhet të pushtohen rrugët e sheshet që janë të qytetarëve pa dallime fetare. Pse duhet përpunuar lajmi mbi këtë dalje duke thënë se janë gjysmë milioni besimtarë myslimanë në shesh? Kujt i intereson kjo shifër e manipuluar, edhe kjo si gjithçka që manipulohet në këtë vend duke e pesëdhjetë fishuar. Si qytetar shqiptar nuk dua që asnjë lloj feje të manifestojë nëpër rrugë e vende publike që i takojnë gjithë qytetarëve. Këto pamje nuk e përfaqësojnë Shqipërinë. As të gjithë shqiptarët. Kështu është vepruar vetëm në kohën e Haxhi Qamilit dhe të Musa Qazimit. Kush e di historinë e Shqipërisë i njeh këto persona regresivë e fanatikë ekstremistë fetarë, të cilët i lidhnin atdhetarët e shkollarët shqiptarë me litarë e i hiqnin zvarrë shesheve si të ishin qen. Kush na paska këto nostalgjira për kohë të perënduara. اfarë është kjo ndodhi, si të ishim një vend i arab a i Lindjes se Mesme, që kryeministri shtron iftar. Le të shtrojë si e çfarë të dojë në shtëpi të vet e me shpenzimet e veta, por jo në institucionet e shtetit laik e paratë e popullit. Dhe nuk flet askush, vetëm mbllaçiten kameleonët e gazetarisë shqiptare që i lëpihen qeveritarëve. Nuk kanë çfarë duan fetë në punët e shtetit, as në instancat e shtetit. Bëni të paktën atë që bëri Ahmet Zogu, meqë kohën e Enver Hoxhës e mallkojmë të gjithë pa patur as durimin të gjykojmë me kthjelltësi një epokë sado absurde të ketë qënë. Shteti nuk duhet të japë asnjë qindarkë për fetë. Ato të mbahen nga besimtarët e vet dhe të propogandojnë fenë në institucionet e kultit e jo nëpër rrugë. E frikshme. Ku po vemi kështu? Na sheh bota, na shohin edhe ata të ISIS-it e thonë e kemi terrenin e shtruar ndaj do ta pushtojmë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë. Po a jemi ne në gjendje t’i bëjmë ballë mizorisë?! Nuk besoj. Atëherë pse nuk i ndalojmë këto manifestime nëpër rrugë që të mos u krijojmë edhe të tjerëve iluzione të rreme mbi identitetin tonë si shqiptarë. Pse duam të japim një fytyrë tjetër për kombin, një fytyrë tjetër nga se e kemi. Nuk jemi shtet fetar. E për më tepër nuk kemi aspak tolerancë, sepse po të ishim tolerantë, nuk do të pushtonim sheshet publike që u takojnë gjithë qytetarëve. Me çfarë po bëjmë, nuk jemi pa rrezik, prandaj i përmblidhni pasionet e fesë brenda vetes dhe institucioneve fetare, objekteve të kultit që janë mbjellë anë e mbanë Shqipërisë. Ta themi hapur, nuk mund të pranoj si qytetar shqiptar dhe atdhetar, të tilla dalje të çfarëdo feje a besimi nëpër rrugë e sheshe, i konsideroj revanshe madje të frikshme, jo thjesht për vete personalisht, por për fatin e popullit që aq shumë ka hequr në histori e meriton ndriçim të mendjes e përparim si kombet e tjerë të Europës, sepse ne nuk jemi Lindje, e për më tepër shumë travaje kemi hequr nga Lindja në histori. Në jemi Perëndim, ne kemi qenë e mbetemi në zemër të Europës, si një arterie jetëdhënëse. Kemi luftuar jo sot, por pesë shekuj më parë për kulturën dhe qytetërimin në të cilin edhe ne jemi pjesë e pandarë dhe jo mish i huaj i ngulfatur prej hordhive aziatike. Prandaj të kthjellohemi, asnjë iluzion për rrugë tjetër nuk duhet të ketë për ata që e konsiderojnë veten shqiptarë dhe atdhetarë të vërtetë edhe sikur për mbrojtjen e këtij qëllimi të kërkohet çdo sakrificë. Hoxhallarët e priftërinjtë tanë të nderuar të mos i ndërsejnë besimtarët e vet për t’i nxjerrë në rrugë, sepse rrugët e sheshet janë të gjithë popullit, në të cilët përfshihen edhe ata, të cilët janë të shumtë ndër ne dhe zotin e vet e quajnë me emrin shkencë.

traboini1.blogspot.gr/
 
Attachments

  • %2Bkerkon%2Bfeja%2Bne%2Brruge%2BVeni%2BVidi%2BVici.jpg
    %2Bkerkon%2Bfeja%2Bne%2Brruge%2BVeni%2BVidi%2BVici.jpg
    122.2 KB · Shikime: 0
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Nacionalizmi nuk shkon me fene se behet mish mash.
Feja e shqiptarit nuk eshte me shqiptaria!
Lerini njerezit te ndihen te lire te besojne dhe besimin e tyre ta praktikojne.
Ce keqe i erdhi ktij kombi nga feja? Apo na u prish imazhi?
Popull idiot qe nuk sheh shtepine qe po i tunden themelet....por merret me orendite!
Artikull koti dhe mesazhi edhe me koti!
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Do bej e une nje material koti e ishalla e shef Aria e sjell ne forum lol
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

u
Nacionalizmi nuk shkon me fene se behet mish mash.
Feja e shqiptarit nuk eshte me shqiptaria!
Lerini njerezit te ndihen te lire te besojne dhe besimin e tyre ta praktikojne.
Ce keqe i erdhi ktij kombi nga feja? Apo na u prish imazhi?
Popull idiot qe nuk sheh shtepine qe po i tunden themelet....por merret me orendite!
Artikull koti dhe mesazhi edhe me koti!

Moni nuk eshte se quhet provokim nga ana e tyre, nese femrat dalin me mini rreth bulevardit ne kohen kur falen keta pastaj ... he te keqen.
Njerezit duhet te falen ne vende ku nuk shqetesohen e jo ku eshte publike.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Shih ti kush na flet. Po kush eshte budallic oj enderr ne 5:45 ne mengjes andej te kalon me mini !? Haj medet kuku ! :lol:

Pastaj, bajrami falet kudo n'bote keshtu. Shqiptari ose mundohet te tregohet me i mencuri n'bote, ose me budalla, njera po eee......!?

Ja psh ne Rusi :

https://postimage.org/

Egjipt:

https://postimage.org/

Kine:

https://postimage.org/

Indi:

https://postimage.org/

P.s

Eshte namaz 2 here ne vit, kur nuk con peshe ne shtetet ku ka perqindje shume te vogel te muslimaneve, s'ka pse t'coje peshe ne Kosove e Shqiperi ku shumica jane muslimane ;)
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Lover per bese ka budalla e budallica kudo edhe ne 5:30 edhe me heret biles e per me shume ne Rusi :)
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Edhe ? Me 1 lule s'qele Pranvera. Eshte edhe sunnet (tradite e Profetit Muhammed a.s.) qe namazi i bajrameve eshte falur ne hapesire te madhe, psh ne fushe, mal e te ngjajshme. Une nuk shoh asgje te keqe edhe nese shteti ua ndalon por me kusht qe t'ua jape nje hapesire me te madhe per keto festa. Sepse sado qe kurre nuk falet dikush, per Bajram prezenton ne xhami, dhe eshte e pamundur te futen tgjithe brenda. Nuk po i ze per namazin e xhumase, lere me per bajram.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

jam dakord qe tu caktohen kushtet e pershtatshme e tu vihet ne dispozicion cdo feje!
bije dakord
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

u

Moni nuk eshte se quhet provokim nga ana e tyre, nese femrat dalin me mini rreth bulevardit ne kohen kur falen keta pastaj ... he te keqen.
Njerezit duhet te falen ne vende ku nuk shqetesohen e jo ku eshte publike.

O Endrra vallaj ne ate ore te sabahut nuk ka lujt menc njeri me dal me mini ...ndoshta me pizhama edhe.
Perse duhet me i dhene ngjyra kot se kuptoj?
Eshte nje dite ne vit , numri i besimtareve eshte i madh, dhe kushtet keto jane....me thuaj ti cfare te keqe solli ajo falje ne mes te qytetit , ne nje ore ku nuk krijon probleme per askend, as per trafik, as per kembesor?
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Kjo eshte vet mrekullia kur e sheh se si robi i zotit i perulet krijusit te gjithsis.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

اka po ju dhëmb kaq shumë hiç nuk e kam të kuptueshme
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

jam dakord qe tu caktohen kushtet e pershtatshme e tu vihet ne dispozicion cdo feje!
bije dakord

Sepse komento ti perher kaq kunder ketyre gjerave se kam kuptu asiher. Po pse moj kush i ndaloi fete tjera te bejne te njejten gje. Nqs dhe ata e kan tradite te bejne meshen e krishlindjeve ne vend te hapur le ta bejne. Si muslimane do u them dhe tjerve te rrine urte.

Sa per shkrimin. Okay okay... do e kemi parasysh. :p
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Sepse komento ti perher kaq kunder ketyre gjerave se kam kuptu asiher. Po pse moj kush i ndaloi fete tjera te bejne te njejten gje. Nqs dhe ata e kan tradite te bejne meshen e krishlindjeve ne vend te hapur le ta bejne. Si muslimane do u them dhe tjerve te rrine urte.

Sa per shkrimin. Okay okay... do e kemi parasysh. :p
Un endrroj qe nje dit edhe ne Prishtin te festohet Bajrami keshtu ne shesh si ne Tiran enderr beso e kam.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Po pse nuk e falni? Ju jeni me sh fetar andej se nshqipri madje. Ndoshta keni mjaft xhamia. Ntirane as per xhuma si nxe xhamia njerezit jo me pee bajram. Ku ka xhami qe nxen tere ate milet.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Rruga eshte e te gjitheve . Muslimanet jane shumice ne trojet shqiptare . Nese toka do ti takojke ndonje komuniteti ne keto vende, hisetaret e pare do te ishin serish muslimanet ! Dhe asesi ketij dhe te tipave te natyres se tij me tipare blasfemike e cnjerezore .
Eh , te jesh qenie njerzore ne kuptimin e plote te fjales , nuk eshte lehte jo !
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Po pse nuk e falni? Ju jeni me sh fetar andej se nshqipri madje. Ndoshta keni mjaft xhamia. Ntirane as per xhuma si nxe xhamia njerezit jo me pee bajram. Ku ka xhami qe nxen tere ate milet.

Sa ke njohur ti nga popullsia e Prishtines qe bere kete konkludim se jane me shume fetare? Apo e kishe ne aspekt cilesor, se ne kete rast sdo ju duhej hapesire e madhe.
 
Per te xhuma e per cdo dite te zotit , nuk del njeri ne rruge jo. Ne xhami i ke , por edhe nese nuk shkojne me sa di une vendet e faljes mund te jene kudo....edhe neper shtepira .
Bile bile ketu ku jam une falen edhe neper ambiente pune (te adoptuara per falje)....
 
Gjate dites sigurisht mund te falesh kudo eshte normale. Per xhuma oborret e xhamiave mbushen plot, madje deri ne trotuar shkojne, Gjate ramazanit nqs te ka rastisur te shikosh ka qene bllokuar e tere rruga kavajes per namaz nate.Tek xhamia XHures kane zene tere rrugen jasht xhamise. Ka foto ne fb kudo.Nga keto raste nisem. Madje po te shikosh dhe nr qe falin bajramin po rritet goxha, dhe vertet ata s'kane ku te falen te tere.

Por per 2 bajrame ne vit, le te themi 8 ore shkojne te dy gjithsej. Ne nje moment kur viti ka plot 8640 ore them se s'u be nami fare. Kete s'ta them ty por ja them kujdo qe i shqeteson ajo e falur ne shesh. Sheshi eshte vend publik, i cili perdoret ne evenimente te ndryshme. Here per mitingje, here per falje, here per tubime, here per festime, etj.

Sa ke njohur ti nga popullsia e Prishtines qe bere kete konkludim se jane me shume fetare? Apo e kishe ne aspekt cilesor, se ne kete rast sdo ju duhej hapesire e madhe.

Nuk po flisja per cilesi, pasi cilesine e njeh vec Zoti. Po flisja per sasi. Mesa di une ne Kosove jane afro 90% musliman sipas statistikave, ndersa ne Shqiperi diku te 65. Plus, kedo kosovar kam njohur deri me tani (dhe jane me 100-dra) me kane thene se ne kosove e mbajne mjaft traditen fetare, ndonese jo ne paraqitje ama c'jane bajrame e ramazane i festojne dhe i mbajne. Une personalisht statistike s'kam bere. Me te lexuar e degjuar e kam :D
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Gjate dites sigurisht mund te falesh kudo eshte normale. Per xhuma oborret e xhamiave mbushen plot, madje deri ne trotuar shkojne, Gjate ramazanit nqs te ka rastisur te shikosh ka qene bllokuar e tere rruga kavajes per namaz nate.Tek xhamia XHures kane zene tere rrugen jasht xhamise. Ka foto ne fb kudo.Nga keto raste nisem. Madje po te shikosh dhe nr qe falin bajramin po rritet goxha, dhe vertet ata s'kane ku te falen te tere.

Por per 2 bajrame ne vit, le te themi 8 ore shkojne te dy gjithsej. Ne nje moment kur viti ka plot 8640 ore them se s'u be nami fare. Kete s'ta them ty por ja them kujdo qe i shqeteson ajo e falur ne shesh. Sheshi eshte vend publik, i cili perdoret ne evenimente te ndryshme. Here per mitingje, here per falje, here per tubime, here per festime, etj.

Nuk po flisja per cilesi, pasi cilesine e njeh vec Zoti. Po flisja per sasi. Mesa di une ne Kosove jane afro 90% musliman sipas statistikave, ndersa ne Shqiperi diku te 65. Plus, kedo kosovar kam njohur deri me tani (dhe jane me 100-dra) me kane thene se ne kosove e mbajne mjaft traditen fetare, ndonese jo ne paraqitje ama c'jane bajrame e ramazane i festojne dhe i mbajne. Une personalisht statistike s'kam bere. Me te lexuar e degjuar e kam :D

Tani per Prishtine flitej, se nje organizim i tille behet ne qytetet pake me te medha apo jo? Domethene te thuash kosovar dhe te thiash nga Prishtina dallojne, e pasi nuk i dijme statistikat sdo ishte shume ne rregull perdorim i nje fjalie 'ju me shume se ne apo ne me shume se ju' :)
 
Se di Sol , pasi me thene te dejten ngaqe nuk praktikoj asnje besim , sja kam idene dhe nuk merrem hic as me foto e as me lajme..pervec ketyre qe shoh ketu.

Po nese gjithkush ka mire nga kjo , pse jo....zoti i dhente fuqi per besim e jo pislleqe.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Tani per Prishtine flitej, se nje organizim i tille behet ne qytetet pake me te medha apo jo? Domethene te thuash kosovar dhe te thiash nga Prishtina dallojne, e pasi nuk i dijme statistikat sdo ishte shume ne rregull perdorim i nje fjalie 'ju me shume se ne apo ne me shume se ju'

Edhe ne Prishtine flitej se ka per t'u falur Bajrami tek sheshi. Pastaj, sa ka per xhuma ne Prishtine, nuk i ke askund ne Kosove.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Tani per Prishtine flitej, se nje organizim i tille behet ne qytetet pake me te medha apo jo? Domethene te thuash kosovar dhe te thiash nga Prishtina dallojne, e pasi nuk i dijme statistikat sdo ishte shume ne rregull perdorim i nje fjalie 'ju me shume se ne apo ne me shume se ju' :)

Po ti tani e di sa ka ne Prishtine e Kosove qe po replikon dhe po thua se nuk eshte ne rregull fjalia ime? Arfe-ne tani e vura re qe paska thene Prishtine, por mund te kish thene dhe Peje, apo gjetke! Nuk calon gomari nga veshet thone, dhe kjo Prishtine apo Kosove apo Tirane. S'u be noj problem moj Aki :)
Gjthss, per Prishtinen ja ku kemi Loverboy-n qe eshte perdite dhe e njeh realitetin atje. Po verteton pikerisht fjalet qe miqt e mi kosovar te prishtines me kane treguar kur ishim student.

@Moni:
Amin! Ashtu mendoj dhe une. Nqs feja do ndihmoje tek te rinjte qe po i shtohen per te tu bere njerez e qytetar me te mire, u shtofshin! Nqs i ben njerez me te keqinj apo me me sh vese sec kane u largofshin! Une e njoh realitetin mire atje pasi kam shoqeri qe jane praktikante dhe me tregojne, plus dhe fotot te faqja e Kmsh-se tregon goxha c'ndodh. Per me teper fakti qe jam larg me shton ate kersherine te marr vesh cdo gje qe ndodh :)
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Une shume mire mund ta kuptoj e respektoj deshiren e besimtareve te falen e bejne ritet e tyre fetare sic e ka zakoni,por duke ditur se nuk ka xhami aq te medha sa ti nxeje ter besimtaret ..atehere pse keto kulte fetare duhet te ndertohen mu ne qender te qytetit...aq me shume kur feja apo ora kur besimtaret bejne faljen e tyre duan qetesi qe te mund te perkushtohen me mire..Duke qene kshu keto kulte fetare ai Turku,Arabi apo kushdo tjeter ka mundur ti ndertoje ne nje hapesire tjeter ndoshta ne nje vend ku ploteson kushtet dhe nuk ka zhurme dhe ka vend mjaft per gjithe besimataret..
Pervec tjerash ne duhet ti respektojme ata e fene e tyre (qofte kjo katolike,ortodokse,islame) kur na dalin sheshit e na bejne shfaqje me prapanicat e tyre...deri ketu ok,po ata na respektojne ne apo besimet qe ne kemi qe si rrjedhoje pasojne e provokimet shpesh...Fundja sjam-sjemi te detyruar te behemi pjese e shfaqjes se tyre!

Tani pse keto kulte ndertohen ne qender e cili eshte qellimi i tyre,secili le te gjykoje vete me mire!

Ps: Ne foto busti i Skenderbeut ne fund dhe keta me sumen perpjete,ahaha sa respekt te madh tregojne patriotet! :p
 
@Soul pavaresisht budallalliqeve pa dogane qe me duhet te lexoj, lart e poshte ...zot rujna mente

Di te them se kam familjare qe jane praktikante realisht dhe jane njerez tek te cilet gjen paqe, jo sepse besojne por sepse jane njerez qe une i dua fort.
Njerez qe nuk i kushtezon besimi te kuptojne edhe mungesen time te mos besimit, dhe per mbi te gjitha respektojne mendimin ndryshe.
Dhe besoj se praktimi i fese nuk te ben njeri te keq...por te ben dhe me te mire!

Perse falen ne rruge myslymanet dhe jo te krishteret.....kush tha qe nuk falen edhe te krishteret...mos harrojme Vatikanin.
Por ka edhe dicka , te krishteret dua ti falen krishtin e ave marise , te myslymanet vec zotit...kesisoj skane nevoje per kulte adhurimi....
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Une shume mire mund ta kuptoj e respektoj deshiren e besimtareve te falen e bejne ritet e tyre fetare sic e ka zakoni,por duke ditur se nuk ka xhami aq te medha sa ti nxeje ter besimtaret ..atehere pse keto kulte fetare duhet te ndertohen mu ne qender te qytetit...aq me shume kur feja apo ora kur besimtaret bejne faljen e tyre duan qetesi qe te mund te perkushtohen me mire..Duke qene kshu keto kulte fetare ai Turku,Arabi apo kushdo tjeter ka mundur ti ndertoje ne nje hapesire tjeter ndoshta ne nje vend ku ploteson kushtet dhe nuk ka zhurme dhe ka vend mjaft per gjithe besimataret..
Pervec tjerash ne duhet ti respektojme ata e fene e tyre (qofte kjo katolike,ortodokse,islame) kur na dalin sheshit e na bejne shfaqje me prapanicat e tyre...deri ketu ok,po ata na respektojne ne apo besimet qe ne kemi qe si rrjedhoje pasojne e provokimet shpesh...Fundja sjam-sjemi te detyruar te behemi pjese e shfaqjes se tyre!

Tani pse keto kulte ndertohen ne qender e cili eshte qellimi i tyre,secili le te gjykoje vete me mire!

Ps: Ne foto busti i Skenderbeut ne fund dhe keta me sumen perpjete,ahaha sa respekt te madh tregojne patriotet! :p

si nuk fole njehere sic duhet??????

Po pse moj bota ku i ka ndertesat fetare, neper zgeqe?
Te preu barku ty per statujat, kur sdi te respektosh te gjallet.....respekto ndjenjat e atyre mijra besimtareve e pastaj na dil e fol si patriote madhe....ik aman se me dukesh si femije per nga llogjika lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

hahjahahahahaha me ben pershtypje dicka ne kete foto tek artikulli;
Te gjithe keta qe falen ne shesh,dhe fotoia e Skenderbeut nga pas,mesa duket po i ruan qe te falen qetesisht.
Ne fakt,une kam afer 10 vjet qe jam larguar nga Shqiperia,dhe nuk i ndjek me nga afer shume gjera,por me cfare shikoj, ka nje evolim nje rritje te mases besuese ,praktikuese te bystinis myslimane.
Asnjehere ne vitet qe kam qene une ,nuk kam pare dicka te tille ne shesh.
Sikur te ecnim pak me para dhe nga fenomenet ekonomik,politike,sociale,sic kemi perparuar ne kete drejtim do ishte me mire.
Por shpesh varferia ben qe masat popullore te gjejne sherim tek fet.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Une shume mire mund ta kuptoj e respektoj deshiren e besimtareve te falen e bejne ritet e tyre fetare sic e ka zakoni

Feja nuk eshte zakon dhe ritet fetare nuk behen sipas zakonit por sipas asaj cfare na eshte urdheruar nga i Madhi Zot dhe Profeti Muhammed (Paqja dhe Meshira e Zotit qofshin mbi te). Ketu eshte dallimi.

Per pjesen tjeter cfare ke thene, nuk ja vlen te mirem. Vetem mund te them se po shihet nje urrejtje e madhe ndaj muslimaneve qe ke, dhe nje "respekt" fallco ne virtualitet.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Perse falen ne rruge myslymanet dhe jo te krishteret.....kush tha qe nuk falen edhe te krishteret...mos harrojme Vatikanin.
Por ka edhe dicka , te krishteret dua ti falen krishtin e ave marise , te myslymanet vec zotit...kesisoj skane nevoje per kulte adhurimi....

Ne nuk falemi por lutemi ave =lavdi por i lutemi krishtit dhe nenes se tije e shenjterve... ndaj ne jemi katolik e te tjer ortodoks e te tjere musluman nga ajo qe ne besojme e shikojme si te drejte..
Vatikani aty ku luten jashta eshte gjithmone ambient i kishes vend per ate funksion po flas per sheshin shen pali dhe jo per rrugicat pasi mendoj se nenkuptoje kete pasi ne rruget e vatikanit nuk lutet njeri.
Une skam asgje kundra asnje feje as besimi perkundrazi ...as per imazhin e skenderbeut nuk me ngjan ndonje ulje e madhe ama te qendrojme shtrember e te flasim drejt gjithe ata besimtare ne rruge qe luten ngjante pak provokatore (lexova ate link qe solli soul ...dikush thoshte qe ku eshte policia kur ishte papa ishte plot me polici.. etj etj...) dhe nga ana tjeter e shikoj besimin vetjak jo publicitar apo demostrus... nuk ishte imazh i mire nese duam te integrohemi ne eu ngjante me shume turqi... gjithesesi e rendesishme te besojme e te lutemi .. pak rendesi ku.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

nuk ishte imazh i mire nese duam te integrohemi ne eu ngjante me shume turqi

Mund te ma sqarosh me mire dhe me bukur, cfare mendon me gjeresisht ne lidhje me kete !?

Sa shtete ne EU ka qe e falin Bajramin keshtu ne publik ? Cfare u beri kjo falje ne shesh, apo qe kur qenka bere falje ne shesh pengese per integrim ne EU, nuk e paskam ditur.
 
Titulli: اfarë kërkon feja në rrugë?!

Sa gabim bej qe logohem serio. Kur lexoj disa mendime nga njerez qe kam vertet respekt e mendoj se kane nivel them me vete: me mir mos ti lexpja! Se skam kohe tbej replika tani...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top