اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f.0421113125485_m1.gif


Në mënyrë që të kemi flokë të bukura dhe të shëndetshme, duhet të përdorim shampo dhe regjenerues adekuat, të veçantë për çdo lloj flokësh.

Nëse keni flokë të ngjyrosura, atëherë më së miri do të ishte sikur të përdornit ngjyra profesionale, të cilat nuk janë aq agresive, sa ato komercialet.

Tretmani i thellë
Që flokët tuaja të jenë të bujshme dhe shkëlqyese, një herë në 2-3 muaj preferohet që t’ua bëni një tretman të thellë, në mënyrë që qimeve t’iu kthehet shkëlqimi dhe që ato të hidratohen.

Krehja
Gjatë krehjes duhet pasur kujdes. Flokët duhet krehur nga majat, kah rrënjët me një brushë me qime natyrore, e cila nuk i shkul flokët.

Prerja e flokëve
Një dilemë e madhe është kur duhet të preni flokët. Por, kjo është një çështje individuale. Megjithatë, në kushte optimale, flokët duhet t’i preni çdo 8 deri 10 javë. Kështu do ta parandaloni metilosjen dhe çarjen e flokëve. Preferohet që, të paktën një herë në javë, flokët t’i trajtoni me maska kozmetike, të cilat duhet të mbahen rreth dhjetë minuta. Sidomos duhet kushtuar vëmendje flokëve kaçurrela dhe flokëve që janë të trajtuara kimikisht.
/web/
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

Floket kacurrela ta shpifin. Nuk guxo robi te beje dush mbrema se fle gjith naten me frike se si do te dalin te nesermen (shumicen e kohes si lesh deveje )...Ngaqe i drejtoja mu dogjen edhe kam prere gjysmen e flokeve..tani i thaj vetem me duar edhe i lej tt hahen vete. Perdor nje lloj maske me mjalte edhe me veze qe mduket sikur funksionon :D
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

sh mire Ajsi, veza ti forcon dhe mjalti ka veti ushqyesi ndaj thatesires, perdore mjaltin edhe ne fytyre te ben sh mire, gjithsesi mua veza mi le shume te fryra,

une perdori vaj Coconut , ti forcon shume, dhe me ndihmon per antifrizz,
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

per ne qe jemi drejt tullacllekut ka naj maske :p
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

Hair transplant Quku :p
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

përveç ksaj...nuk ka? :p
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

Vaj ulliri =perfekt !
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

përveç ksaj...nuk ka? :p


jo s'ka, tullac edhe ti :S :p

pS...Quku ti si ke dhe aq te rena mesa kam vene re, :p
 
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

- jo ngjyrosje
- jo tharje me ajer te ngroht e te ftoht
- jo pjaster
- jo krehje brutale
 
Last edited by a moderator:
Titulli: اfare Duhet Të Bëni Që Të Keni Flokë Të Bukura?

Sa te kemi pjastren jemi ne rregull.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top