polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Takimi ndërmjet kryeministrave të Greqisë dhe Shqipërisë, përkatësisht në mes Karamanlisit dhe Berishës, u karakterizua me një pompozitet të theksuar mediatik.
Shikuar nga këndvështrimi neutral i interesave afatgjata të rajonit, bashkëpunimi në mes dy shteteve që kanë konteste të gjata në mes tyre, ngjallë shpresat e një perspektive të frymës integruese. Dhe krejt në rregull. Mirëpo, fakti se në atë takim u shmang çështja اame. Nuk u shtrua për diskutim problemi i pronave të çamëve. Madje mënyra sesi përfaqësuesit e pozitës në Shqipëri përpiqen ta justifikojnë mosangazhimit e qeverisë,gjegjësit kryeministrit Berisha në këtë drejtim, vërtetë kjo situatë politike, te njerëzit e thjeshtë në koncepcionet e tyre krijon perceptime në atë që tek ne vazhdimisht ka ekzistuar. Se për ne shqiptarët në çdo kohë dhe çfarëdo rrethane nuk ka pasur zot të kujdesshëm shtëpie. Injorimi i çështjes اame nga kryeministri Sali Berisha, kur pritej që së paku ky do jetë momenti më i favorshëm i potencimit të kësaj çështje, me të drejtë shkaktoi shqetësime në mesin e shqiptarëve e sidomos të çamëve që u përndoqën,u shpronësuan e u degdisën. Andaj reagimet kundra
deklarimit të Sali Berishës gjatë takimit me homologun e tij Grek, se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka asnjë problem dhe se ato janë zgjidhur,qenë të pritshme,siç qe tubimi i organizuar nga përfaqësues të shoqatave dhe partia çame në sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar. Ndonëse, shumë analistë politik, një shtresë intelektualësh, të rinjsh etj-nuk kanë pritur më tepër nga ky takim rreth çështjes çame ngase me kohë kanë kuptuar rrugëtimin politik të Sali Berishës, është ajo pjesa tjetër e shqiptarëve të thjeshtë që kanë pritur më shumë prej Salës, siç e thërrasin ata. Për shumëkënd që kanë përcjellë me kujdes zhvillimet politike në Shqipëri gjatë këtyre 18 viteve, që kanë kuptuar me kohë protagonistin e kinse shembjes së komunizmit, që kanë vërejtur mënyrat e zgjedhura (makiaveliste) të ardhjes në pushtet, dhe ruajtjes së pushtetit -sigurisht se nuk janë befasuar dhe nuk do të befasohen me politikanin që nuk lë gurë pa lëvizur për të ruajtur pushtetin e tija. Po të përkthehet në gjuhën e thjeshtë, takimi i zhvilluar në mes dy kryeministrave,atij Grek dhe atij Shqiptar, të dy kryeministrave që sipas sondazheve reputacioni i të dyve në vendet e tyre është në rënie e sipër, ka një qëllim: atë të forcimit të pozicioneve dhe tentimit për të rritur imazhin në rënie tek elektoratet e tyre. Vet fryma e takimit e përforcon këtë pohim. A nuk u vërejt nga të gjithë se kryeministri, Sali Berisha, u përpoq që ta përdorë këtë vizitë të Karamanlisit si një lobim nga ana e tij, që Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, formacioni politik që përfaqëson pakicën greke, të jetë sërish në koalicion me partitë e djathta?
Asnjëherë nuk dëshiroj të them se z.Sali Berisha nuk i ka kontribuar një varg reformash të rëndësishme. Nuk dëshiroj të them se Sali Berisha nuk ka meritat e tija siç është hyrja në NATO për shembull, edhe pse kjo çështje nuk mund të konsiderohet si meritë ekskluzive e tij, megjithatë angazhimet e qeverisë së tij në këtë drejtim duhet kihen parasysh edhe nga kundërshtarët e tij politik. Apo përpjekjet e tij të vazhdueshme për ta integruar Shqipërinë në BE, natyrisht këto janë hapa politik që duhet përshëndetur, edhe pse ai çdo veprim e bën në kuadër të fushatës elektorale. Ajo që do të dëshiroja të theksoj, dhe që është për të gjithë shqiptarët dha për bashkësinë ndërkombëtare më se e njohur, fakti se Sali Berisha është në gjendje të bëj çdo gjë, qoftë edhe të dëmshme për të ruajtur pushtetin; ai është në gjendje të bëj çdo gjë, qoftë edhe të dëmshme për të ardhur në pushtet kur është në opozitë. Politikanë të këtij profili sigurisht se nuk i bëjnë shërbim të ndershëm shtetit dhe kombit. I kujtohet të gjithëve besoj, kur ky politikan ishte në opozitë, se çfarë intrigash, insinuatash, propagandash, shpifjesh direkt ose indirekt përmes kasnecëve të tij lansonte për të akuzuar,ose për të linçuar socialistët për antikombëtarizëm, grekofili e lloj-lloj xhevahiresh të ngjashëm. Pa keqkuptim, nuk jam socialist, dhe as që dua të mbroj dikën. Por secili duhet të bëj dallimin e të bardhës nga e zeza, të kuqes nga e kaltra e kështu me radhë. Për në fund. Mendoj njëlloj si çdo shqiptar tjetër: çështja اame ekziston,ajo kërkon qasje serioze nga politika shqiptare. اdo injorim që i bëhet çështjes çame,çdo devalvim i vlerës së tyre dhe pronave të tyre,çdo mospërkujdesje ndaj çamëve për tu kthyer në vatrat e veta është minus i madh në historinë më të re të politikës shqiptare. Mohimi i çështjes çame nga kushdo qoftë, është baras me përpjekjet që dikur bëheshin dhe vazhdohet të bëhet edhe sot e kësaj dite, me mohimin e vuajtjeve biblike të çifutëve dhe holokaustin. Holokausti ka ndodhur dhe s’mund të mohohet. اështja çame është realitet dhe s’mund të zhbëhet. Ashtu siç nuk ka mundur të zhbëhet çështja e Kosovës.
Bashkim Hoxhaj Albaniapress