Aeronautika, gati për 2013-ën

cent

...Lontano
Prezantohet kalendari i ri, çdo muaj në qytete në Shqipëri dhe Kosovë

2zjb31v.jpg

Federata Shqiptare e Aeronautikës ka prezantuar kalendarin e aktiviteteve për 2013-ën. Edhe në këtë vit do të vazhdohet kampionati kombëtar i fluturimeve të lira me pilotë nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarë të Maqedonisë.
اdo muaj do të fluturohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës. Pjesë e aktiviteteve do të jenë edhe fluturimet me motor përgjatë vijës bregdetare, apo edhe risia e këtij viti, një fluturim mbi Ulëz, për të shijuar nga ajri atë që konsiderohet si Pranvera Matiane.
Aktivitetet e aeronautikës shërbejnë edhe për promovimin e vlerave turistike të vendit tonë. Përpara publikut u prezantua për herë të parë edhe albumi më i ri me foto nga Alket Islami, “Albania Riviera from the sky”. Rreth 400 fotografi, që pasqyrojnë nga ajri të gjitha zonat më të bukura të rivierës shqiptare.
Në aktivitetin ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi, fondacioni EDS prezantoi “Working with the stars”. Ky projekt i ri do të realizohet me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Shqiptarët më të shquar në fushat e sportit, kulturës, politikës e kështu me radhë, do tu tregojnë këtyre të rinjve eksperiencat e tyre, për ti ndihmuar të kuptojnë se çfarë duan të bëhen në të ardhmen./Abc
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top