Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

elbruna

Anëtar i Respektuar
Adoleshentët? Gjithmonë janë në kërkim të miqve të rinj në "Facebook", të videove të shkarkuara në "You Tube" dhe një në tre veta pi duhan. Ajo që ka fotografuar këtë fenomen është një shoqëri amerikane, e cila ka bërë një studim mbi "Zakonet dhe stilin e jetës së adoleshentëve". Studimi kryhet çdo vit që prej 1997-ës te 1300 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me moshë nga 12 deri në 14 vjeç.
Përdorimi i kompjuterit dhe i internetit mes adoleshentëve, nga viti 2000 e deri më sot, është rritur në mënyrë konstante e të vazhdueshme. Në vitin 2000, vetëm 37 për qind e adoleshentëve kishte një kompjuter personal, ndërkohë që vetëm 5 për qind navigonte në internet. Sot 97 për qind e adoleshentëve ka një kompjuter personal në shtëpi (16 për qind ka më shumë se dy), ndërsa 51 për qind (55 për qind e femrave) lidhet çdo ditë me internetin; 16,7% navigon në internet tri orë në ditë. اati dhe mesenxheri përdoren nga 75 për qind e adoleshentëve dhe rreth 80% janë frekuentues të rregullt të "You Tube"-it. 22 për qind kanë hedhur të paktën një xhirim të tyrin në "You Tube". 41 për qind ka një blog të tijin, në të cilin hedh vazhdimisht muzikë dhe fotografi. Në "Facebook", fenomeni i vitit, 50 për qind e adoleshentëve ka një adresë, ndërsa 17 për qind deklaron se është gati të regjistrohet. Qëllimi i garës është që të kenë sa më shumë miq dhe kështu u drejtohen të panjohurve, por me një kusht, (siç ka treguar një 13-vjeçare, pjesëtare e grupit të studimit) të jenë vetëm fëmijë.

Tani më kompjuteri është bërë një mjet tepër personal, në kuptimin që 54 për qind e adoleshentëve e kanë në dhomën e tyre dhe 21,7 për qind navigon në internet në orët e vona të natës, para se të bjerë për të fjetur. "Ky është një fakt që tregon se adoleshentët po bëhen gjithnjë e më autonomë dhe kontrollohen pak nga prindërit ku hyjnë në internet", thotë një nga udhëheqësit e studimit.

Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar edhe rreziku për të përdorur sjellje të pahijshme. Shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese) dhe janë gati të takohen edhe me të panjohur. Ndryshe nga dikur, sot është shtuar koha që kalojnë në internet.

Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset duke çatuar në internet. Sigurisht që bashkëbiseduesit në anën tjetër mund të jenë adoleshentë, por kjo gjë nuk e ul aspak rrezikun. Nëse prindërit do të ishin më të kujdesshëm me fëmijët dhe nuk do t‘i lejonin ata të kalonin shumë kohë në internet, atëherë adoleshentët do të mësoheshin me rregull dhe kërkesë llogarie. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Për shembull, nëse adoleshentëve do t‘u ndalohej navigimi në internet, atëherë ato do t‘i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarë sytë për orë e orë të tëra në ditë. 23 për qind e adoleshentëve shohin televizor mbi tri orë në ditë. Nga përgjigjet e të intervistuarve, 7 për qind e adoleshentëve ka deklaruar se e kalon kohën para televizorit e internetit. Pra në bazë të përgjigjeve, dimë se shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë në ditë para ekranit të një monitori.

Kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Interneti shformon realitetin. Duke qenë në shërbimin e tij, adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. Po mos ndoshta është vonë të reagojmë? Jo, sepse kemi reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar, të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë shumë e rrezikshme. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.

Nxitjet dhe nismat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ata për minorenë tek ata portabël, të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar Këshilli i Europës, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen. Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që është shumë i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë jetën në fushën dixhitale me raportin njerëzor.

Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu dhe shtëpi.

Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve: "Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale". Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa e më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a është e vlefshme zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin? اështja vazhdon të mbetet e hapur.
FileContent.axd

IkubINFO
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

e vertet...qyqaa i ka dal turpi gocave ke shkolla ime prej fcb,deri vjet dhe po te mungonin,nuk ju vente mungesa se skuptohej ishin apo nuk ishin ne klas,tani qe jan regjistruar ne fcb, bejn stripizem neper ekskursione...:p
fcb sme terheq,kurr sme ka terhequr,para nje viti u regjistrova me par se per ca ishte gjith ajo zhurm,dhe pas tre ditesh e caktivizova llogarine....se kuptoj ku konsiston qejfi i fcb,nejse secili e di vet
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

As mua nuk me pelqen fcb dhe nuk e kuptoj ku qendron ky interes kaq i madh per fcb.Sidomos disa persona po tu shikosh shoqerine mund te kene tek 1000 a me shume,kot fare njoft e pa njoft.Une ne fakt e hapa para 3 muajsh dhe shume shpejt i bera caktivizim sepse mu duk shum kot.
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

e vertet...qyqaa i ka dal turpi gocave ke shkolla ime prej fcb,deri vjet dhe po te mungonin,nuk ju vente mungesa se skuptohej ishin apo nuk ishin ne klas,tani qe jan regjistruar ne fcb, bejn stripizem neper ekskursione...:p
fcb sme terheq,kurr sme ka terhequr,para nje viti u regjistrova me par se per ca ishte gjith ajo zhurm,dhe pas tre ditesh e caktivizova llogarine....se kuptoj ku konsiston qejfi i fcb,nejse secili e di vet

po ku do dukeshin ato njecik kur te shifnin pipllat fotot? :p
une e kam nje te tille po s harxhoj shume kohe
seshte ndonje gje kushedi se cfare
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

kurse un fb e perdor shum shum shum shum
as msn se hap ......vetem kur me duhet me perdor webcam ...
flas aty me tgjith ato qe njof sic bejn dhe ato ..nuk cojm mo sms me cel ..
plus ka lojra te lezetcme...mu mpelqen ..
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

...............por qe ne fakt bisnesi me fitimprures ne shqiperi po kthehen qendrat e internetit!
Pak kush (per te mos thene askush) nuk e hap me google-in per te marre informacione apo per te lexuar nje histori apo dokumentar...si faqe e pare ne ''favorites'' eshte pikerisht facebboku....Por ky fb jo vetem ka filluar te sherbeje si nje menyre te per tu lidhur, por po kthehet edhe si nje molle sherri mes cifteve, te cilet edhe jane zene per shkak te fb....

megjithate varet edhe nga shoqeria qe pranon ne fb. Nqs ke vetem miqte e tu me te cilet mund te besh nje diskutim (ashtu sic diskutojme ne ketu ne FV), facebooku behet interesant dhe nje menyre argetimi (por jo e vetmja)..por nqs pranon mbi 1000... shoke qe gjysma jane per tu tallur e gjysma jane anonim, sigurisht qe kthehet ne degjenerim dhe ne nje humbje kohe...

Edhe une kam pasur fb, mu duk interesant deri ne momentin kur filloi te behej i besdishem dhe shpesh te ngjallte dhe xhelozira..prandaj e hoqa!! dhe kur e hap ndonje here rrallle per te pare se cfare eshte bere shoh qe te gjithe e kane mendjen per te luajtur FARMVILLE apo POKER....me mori malli per te pare nje postim interesant, prandaj erdha me vrap ketu ne FV :D
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

full of shit jane disa chicks ketu lart, me komente te tipit -- > " se kuptoj ci pelqejne FB, c;a ka interesante aty e bla bla bla ".

eshte ironike se po te njejtat rrine gjithe diten ne forum, me njerez qe as e ke idene se kush jane !!
Te pakten aty i njeh, i ke miq, kusherinj . Njerezit jane te shperndare ne gjithe boten, eshte nje menyre e lezetshme per te mbajtur kontakt.
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

full of shit jane disa chicks ketu lart, me komente te tipit -- > " se kuptoj ci pelqejne fb, c;a ka interesante aty e bla bla bla ".

Eshte ironike se po te njejtat rrine gjithe diten ne forum, me njerez qe as e ke idene se kush jane !!
Te pakten aty i njeh, i ke miq, kusherinj . Njerezit jane te shperndare ne gjithe boten, eshte nje menyre e lezetshme per te mbajtur kontakt.

tamam !!!!
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

full of shit jane disa chicks ketu lart, me komente te tipit -- > " se kuptoj ci pelqejne FB, c;a ka interesante aty e bla bla bla ".

eshte ironike se po te njejtat rrine gjithe diten ne forum, me njerez qe as e ke idene se kush jane !!
Te pakten aty i njeh, i ke miq, kusherinj . Njerezit jane te shperndare ne gjithe boten, eshte nje menyre e lezetshme per te mbajtur kontakt.

Të Lumt (Y)
Nganjeher m'pelqen mnyra se si i'a thua disa fjal dikujt (Y), por jo gjithher :p.

Gjdo t'mir.
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

full of shit jane disa chicks ketu lart, me komente te tipit -- > " se kuptoj ci pelqejne FB, c;a ka interesante aty e bla bla bla ".

eshte ironike se po te njejtat rrine gjithe diten ne forum, me njerez qe as e ke idene se kush jane !!
Te pakten aty i njeh, i ke miq, kusherinj . Njerezit jane te shperndare ne gjithe boten, eshte nje menyre e lezetshme per te mbajtur kontakt.


Sic e ka shprehur dhe antarja me pak fjal esht e kot te hieqemi sikur sna pelqen e sikur na duket gje e kot :D

Pasi ne hapat e para te daljes se rrejtit social Facebook te gjith kush e kush te hapte nje adres i pari ne te le te themi nje nga rrjetet sociale qe do te thosha jo vetem per adoleshentet esht kthyer ne mit por per te gjitha moshat le ti hedhim nje sy dhe pastaj ta cilsojm se esht kthyer ne mit vetem per adoleshentat apo per te gjitha moshat...

Edht nje rrjet social qe te jep mundsin te flasesh me njerzit e ty qe ndodhen jasht kufijve shqiptar..Te pakten per nje pjes te mir esht nje ndihmes qe ju ofrohet njerzve..Ne momentet e caktuara :D
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

eh cna ka ikur adoleshenca mbi libra...:p duhet te ishim tani ne kte kohe per te jetuar adoleshencen, moshen me te bukur te jetes...:p
 
Pe: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

Adoleshentet po vdesin me mitin e fb :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

Kush e thot qe vetem Adoleshentet jetojn me mitin e Facebook'ut...nese e shohim pak rreth realiteti dhe analizojm mire i pjes e madhe e njerzve jan duke jetuar me mitin Fb...gjat gjith kohes i sheh aty...!!
 
Titulli: Adoleshentët jetojnë me mitin e Facebook-ut

po ashtu edhe te moshuarit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top