Adoleshentet dhe tualeti

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Kur mund te filloj te perdor tualet?” Eshte nje pyetje qe shume nena e kane “frike” por qe eshte e paevitueshme nese kane nje (apo me shume) vajze ne shtepi. Perpara se te filloni te deshperoheni para faktit se vajzat tuaja po rriten shume shpejt, mbani mend dicka: Keni qene edhe ju ne moshen e tyre nje dite, eshte vetem tualet.
Mesojini vajzave tuaja bazen e bukurise dhe jepini pakes liri qe te eksperimentojne. Me kohen, ajo do mesoje se cfare i shkon dhe cfare jo.
Me njady perjashtime, shume adoleshete e rendojne shume lekuren e tyre. Gjenetika dhe hormonet luajne nje rol te rendesishem se si duket lekura, prandaj edhe kujdesi me produktet e duhura eshte shume e rendesishme. Meso vajzen se si te laje dhe te perdore krem hidratues dhe shume shpejt do i behet refles si larja e dhembeve.
Persa i perket tualetit, adoleshentet nuk kane nevoje per shume tualet per tu dukur te bukura. Keshilloni qe te mos perdorin fondine ne te gjithe fytyren. Te perdorin fondite vetem nese kane njolla apo akne. Nje puder transparente eshte nje menyre e mire per te kontrrolluar lekurat e yndyrshme. Keshillo ngjyrat e zbardhura dhe neutrale pasi jane shume te lehta per tu perdorur dhe shume te pershtatshme per moshen e tyre. Pak blush eshte mese i pershtatshem per to. Bli nje ngjyre qe eshte e ngjashme me ngjyren e faqeve te saj kur i ka faqet e skuqura. Per buzet mjafton pakes shkelques ose ngjyre e perafert me ngjyren natyrale te buzeve te saj.
Ne shumicen e rasteve, nenat jane modeli i vajzave te tyre prandaj mos harro t’i permendesh se bukuria e vertet eshte kur arrin te pranosh veten dhe te ndihesh me mire me ate qe je.SJ
 
E mira ashtu eshte ,te keshillohen por e keqja eshte se nuk te degjojne ,ka plote adolishente qe tualetin e kane mbi gjithcka sidomos kremin puder qe eshte armiku kryesor i lekures se tyre.
 
teme interesante....mendoj se ndoshta dhe papjekuria e moshes e deshira per tu dukur para te tjereve ben qe nje adoleshent te germoje e te gjeje gjera qe ai mendon se e bejne te vecante....duhen mesuar por a te degjon kush se cfare thua??...kte e kkemi bere dhe ne...
 
teme interesante....mendoj se ndoshta dhe papjekuria e moshes e deshira per tu dukur para te tjereve ben qe nje adoleshent te germoje e te gjeje gjera qe ai mendon se e bejne te vecante....duhen mesuar por a te degjon kush se cfare thua??...kte e kkemi bere dhe ne...

jam dakorte me inen,jane gjera qe i kemi kaluar dhe ne,por vin nje dite dhe pendohen per cfare kane bere dhe pse eshte vone ,por rendsi ka qe e kuptone arsyen
 
jo vetem ne adoleshence,por ne cdo moshe,sa me pak tualet,aq me bukur dukesh...
sa per temen..mua mami me keshillon gjithmon per tualetin..:eek:k
 
Mendoj qe ne pergjithesi e mbiperdorin makiazhin femrat me ngjyra te shumta dhe lloje-lloje ne te njejten kohe duke vene lustra mbi lustra. Po ashtu e fillojne shume heret, problem i pranishem ne shume vende te botes.

Personalisht nese do te shikoja dy femra, nje te lyer e kllaquritur dhe nje te palyer, ma kap syri me perpara ate qe eshte natyrale perpara asaj tjetres. Mbase vetem une mendoj keshtu.

*Nuk po sugjeroj qe te mos e vene aspak, por me me shije.
 
Boh hate it...Nuk me pelqen..Eshte kaq bukur te shikosh nje goce qe e ka lekuren te paster edhe pa tualet fare..me vertete qe makeoveri te zbukuron shume po nqs je e bukur edhe pa tualet atehere....:) Tani ka raste kur dal ose ndonjehere ne plazh qe e perdori po kshu ne shkolle ne pergjithesi jo..pastaj sna lejojne as rregullat te zbukurohemi per ne shkolle
Natural and more beautiful :dong:
 
Pe: Adoleshentet dhe tualeti

Adoleshentet dhe makijazhi

Gjithmone dhe me shume adoleshentet duan te duken me te rritura
Mosha 12-13 vjecare eshte moshe shume delikate per adoleshentet. Ato duan me cdo kusht te duken me te medha ne moshe. Gjesti i pare eshte makijazhi. Hapi nga natyralja tek vulgarja eshte shume i vogel per kete gjenerate qe mendon qe ne kete moshe per seksin dhe qe ndikohet mjaft nga mediat. Prinderit duhet te shqetësohen apo t’i lene te bejne cte duan?

Fundi i nentevjecares shenon dhe fillimin e adoleshences. Vajzat e reja duan te duken me shume femra dhe me te medha ne moshe. Makijazhi eshte nje nga menyrat per te arritur kete qellim. Sot mosha e fillimit te makijazhit po behet gjithmonë dhe me e vogel. Ne fakt duhet t’ju behet gjithmonë e ditur adoleshenteve se ne kete moshe duhet te duken sa me natyrale. Ato duhet te dine si te pastrojne fytyren, te kujdesen per lekuren dhe te bejne kujdes me aknet. Jane prinderit qe duhet t’ju flasin, por ne bashkëpunim edhe me mesuesit dhe me psikologet e shkolles. Jo te gjitha mund te jemi top modele, por cdokush ka dicka te bukur dhe te veçante.

Makijazhi i tepruar

Qysh ne fillim te pubertetit, vajzat e reja kane deshire te duken. Duke kopjuar nenat e tyre ato fillojne te lyhen duke e lene pas freskine dhe duke hyre ne boten e te rriturve. Sipas pedopsikiatreve, adoleshentet mendojne se makijazhi mund te fshehe aknet, por ato nuk e dine se ky makijazh i renduar mund t’iu sjelle probleme.

Njera nga keto probleme eshte “hiperseksualiteti”. Duke u rritur, duke bere makijazh, duke u veshur ne menyre provokuese, keto vajza do te tërheqin me shume vëmendjen e meshkujve, pra do i joshin ata. Keshilla e pedopsikiatreve per adoleshenteve eshte: Mos filloni te lyheni para moshes 14 vjecare sepse edhe lekura juaj do te demtohet. Bukurine dhe freskine e kësaj moshe nuk keni per ta gjetur me!
//ikubinfo//
 
Titulli: Adoleshentet dhe tualeti

Kto te voglat ju a ka qefi me ra ne sy :D
 
Pe: Adoleshentet dhe tualeti

Ksaj i thon bo ti tkeqen cte dush... bo sa te zgjut jan bo robt kohet e fundit....
 
Pe: Adoleshentet dhe tualeti

Sa ka shku kilja stukos dini gjo ??? :p:p:p
 
Pe: Adoleshentet dhe tualeti

mosha ben efektin e vete ne kete rast, por kur te rriten disa prej tyre do e kuptojne dhe nuk do bejne me tualet aq shpesh ose aq te rende...ka vendin e vet dhe tualeti ....
 
Është gjynaf të shikosh vajza 18 vjeçe që duken si 38 për shkak të tualetit.
Tualeti të plak para kohe.
:):)Është armiku kryesor i plakjes sidomos gjatë moshë së adoleshencës.
Vura re ne te hyre ne shkoder femra ne timon dhe me nje tualet aq te ngarkuar qe me vriste syt, per carità bukur, por teper teper …
 
Vura re ne te hyre ne shkoder femra ne timon dhe me nje tualet aq te ngarkuar qe me vriste syt, per carità bukur, por teper teper …
Sepse eshte bere stil jetese,don potenc vlerash mendje ndoshta per te dashur veten pa tualet.
 
Është gjynaf të shikosh vajza 18 vjeçe që duken si 38 për shkak të tualetit.
Tualeti të plak para kohe.
:):)Është armiku kryesor i plakjes sidomos gjatë moshë së adoleshencës.
Më solle ndërmend ca gjëra absurde që shoh ktej në Al.
Më vjen e turp t'a them...
Goca (fëmijë)të vogla 10-15 vjeçare me buzëkuq e me ecje tundje bythësh në trotuar lol 🙈
Ti flet për 18 vjeçaret Jetmira
 
Jo ta them megjithmen, tpakten nga fotot dukeqenese ke lekuren te paster duhet ta kesh dhe fytyren shum te paster, dhe shum simpatike 🤪

Se veshja mo sdiskutohet super🔥
U bene shume vite qe nuk bej tualet,fytyren e kujdes me nje linje ndjek i jam besnike kremra bimore totalisht dhe aq.
Eshte tjeter nivel jete per mua,te jetuarit thjesht por me cilesi.
Sdi ne me kupton thelbin. 🤗
 
U bene shume vite qe nuk bej tualet,fytyren e kujdes me nje linje ndjek i jam besnike kremra bimore totalisht dhe aq.
Eshte tjeter nivel jete per mua,te jetuarit thjesht por me cilesi.
Sdi ne me kupton thelbin. 🤗
E kuptoj shum mire kte thelbin, se ashtu jetoj un, Jo te tualetet se sboj as kremra skam perdor najher, por te jetuarit thjesht dhe me cilesi e kuptoj se njeriu QE din te jetoje knaqet me gjona te thjeshta por qe kan vlere Jo monetare por, vlere ambjenti situate personash objekte 🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top