Admirali, i tmerruar nga abuzimi i të burgosurve në Irak

Зngjεll

___________
admirali_653576112.jpg

Një nga figurat më të larta ushtarake amerikane deklaron se është "tmerruar" nga fotot e abuzimit ndaj të burgosurve në Irak, foto këto të cilat administrata e Obamës ka refuzuar t’i bëjë publike.
Në një mero, e cila është siguruar nga rrjeti televiziv ‘Fox Neës’, admirali Mike Mullen shkruante:
"Jam i tmerruar nga fakti se njerëz me uniformë amerikane, silleshin në atë mënyrë. A nuk na mjaftuan gabimet në burgun Abu Ghraib" pyeste admirali në memon dërguar gjeneralëve më të lartë amerikanë, përgjegjës për situatën në Irak. Admirali Mullen, shkruante se kishte parë mbi 1000 foto të cilësuara ‘të klasifikuara’.
Fotografitë përshkruanin raste të abuzimit, duke përfshirë rrahje dhe torturime të të burgosurve. Fotot ishin shkrepur në pikat e paraburgimit ose në fushën e betejës. Unioni amerikan i Lirive Civile kërkoi publikimet e fotove në bazë të Aktit të Lirisë së Informacionit, por presidenti Obama ka urdhëruar mbajtjen e fshehtë të tyre./alsat-m.tv/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top