Adi Krasta VS Ardit Gjebrea

Royal

Anëtar i ri
Adi Krasta VS Ardit Gjebrea
Top Channel VS Tv Klan

E Diell, ne Top Channel
Një e diel me diell, në “Top Channel”. Kishte ardhur momenti që televizionet shqiptare të përballeshin më në fund me një spektakël të përmasave gjigande. Spektakël që të mbajë gozhduar publikun për orë të tëra para ekranit të vogël. “Top Channel” ka vendosur të nisi një aventurë të këtij lloji. Italianët i dhanë jetë “Domenica in” në vitin 1976… që nga ajo kohë emisioni nuk ka reshtur së transmetuari çdo të diel. “Top Channel” nis transmetimin e të “dielave me diell” në 2008-ën, sepse erdhi momenti për t‘u përballur me një sfidë të re. “E diell” do të nisë transmetimin më 28 shtator për të sjellë para publikut surpriza pa fund në pesë orë e gjysmë transmetim. Spektakli i së dielës në “Top Channel” është projektuar për të argëtuar, informuar e çlodhur publikun, i cili zgjedh që të dielën ta kalojë në shtëpi për t‘u qetësuar, nën shoqërinë e një spektakli maratonë, në të cilin publiku do të përjetojë emocione të forta, por edhe momente të bukura. Dhe mendja e një emisioni të tillë nuk mund t‘i besohej një njeriu tjetër, përveç Adi Kastës. Moderatori që i dha një dimension tjetër prezantimit të spektakleve në vendin tonë, duke i kthyer ato në një art, do të jetë boshti i të dielave “plot diell” në “Top Channel”. Me elegancën dhe humorin e zgjuar që e shoqëron gjatë kontakteve të tij me publikun dhe të ftuarit, Krasta do t‘i japë një tjetër imazh “Domenica in” shqiptare. Për skeptikët e televizioneve dhe ndërmarrjeve të tilla gjigande për një vend të vogël si Shqipëria vetëm një guximtar si Krasta mund të merrte përsipër të mbante mbi shpinë orë të tëra maratonë televizive.

Adi Krasta duket se ka qenë i vetmi që deri vonë ka marrë ftesa për të drejtuar një “Domenica in”. Përse nuk ka pranuar

deri tani nuk është shumë e qartë. Ndoshta sepse programe të këtyre përmasave janë gjithnjë të vështira për t‘u prodhuar, apo sepse impenjimi i një prezentatori të ashtuquajtur kanonik në to, duket shumë i qenësishëm, pra i lodhshëm. Edhe vetë arsyeja përse Krasta ka pranuar ftesën për të drejtuar më në fund një program të këtyre përmasave, nuk është shumë e qartë. Spekulime mund të bëhen lehtësisht për programin që do të transmetojë “Klan” në të njëjtën ditë, në të njëjtin orar. Por duket jo shumë e nënkuptueshme që kjo të ketë qenë një shtysë e mirëqenë për prezentatorin për t‘u hedhur në konkurrim pa menduar dy herë. (Krasta ka konkurruar gjithmonë).

Por në “E diell”, Krasta nuk do të jetë vetëm. Ai do të shoqërohet nga dy prezantuese mjaft të njohura të spektakleve, të cilat janë një tjetër “surprizë” e këtij emisioni.

Në këtë spektakël nuk do të mungojë një panel talk-show me tema diskutimi nga më interesantet, ndërsa do të ketë edhe një hapësirë kushtuar më të vegjëlve, e cila sigurisht që do të argëtojë edhe të rriturit, të gjitha këto hapësira janë të shoqëruara nga muzika, kënga, baleti. “E diell” do të ketë vend për të shijet e të gjithë njerëzve, në një sfidë që stafi i “Top Channel”, do të përpiqet ta fitojë, për të dhuruar një show të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Për Adi Krastën, “Top Channel” po përgatitet të konkurrojë fort për të sjellë një “E diell” gjithë dritë, përmasa, njerëz dhe zhurmë televizive.

“E diell” do të jetë një emision i përmasave bashkëkohore ashtu si do ta kishte dashur dhe presidenti i ndjerë i “Top Channel”, Dritan Hoxha. Fryma e punës dhe pasioni për gjërat që ai ka lënë pas ndjehet në përgatitjet që kanë filluar për t‘i dhënë jetë këtij emisioni në studion e madhe 600 metër katrorë, me një skenografi imponuese.

Dhe që “E diell” të jetë vërtet një emision i përmasave bashkëkohore, “Top Channel” ka ftuar për të drejtuar këtë projekt Alessia Vessicchio.

Ajo është autore e disa puntatave të “Domenica in” ku ka bashkëpunuar me prezantuesin e madh italian, Pipo Baudo, ndërsa në karrierën e saj numërohen një sërë programesh të tjera të suksesshme. Ajo ka pranuar të jetë pjesë në “E diell” shqiptare bashkë me eksperiencën e saj, për ta bërë atë një “Domenica in” të vërtetë.

Pranova, sepse për mua është një eksperiencë interesante, njohja me një realitet tjetër, në një televizion edhe pse të ri, por shumë profesional. Në një televizion tepër të përgatitur me mjete të shkëlqyera teknike. Ndaj ishte bukur për mua që të nisja të mendoja diçka edhe për ju. Kështu që erdha dhe nisëm këtë aventurë të madhe. “E Diella” juaj do të jetë ndryshe. Ajo është e menduar në mënyrën italiane, por për shqiptarët ndaj formati është alla italian sipas show të madh italian, do të ketë një të ftuar VIP, lojë për njerëzit që telefonojnë nga shtëpia, ka një lojë për fëmijë, pra do të jetë një lojë e zhvilluar nga fëmijët, por që do të argëtojë edhe të rriturit. Do të kemi një garë talentesh të reja, por kjo e jona do të jetë mes të rinjsh që nuk janë bërë të njohur. Ata janë studentë të rinj, që do të vijnë në program me gjithë gabimet e tyre. Ne do të krijojmë pra një grup me artistë të rinj, të cilët janë ende në shkollë. Ne do të mundohemi të stimulojmë ata të vazhdojnë të studiojnë”, thotë ajo. Alessia ndjehet mirë që do të jetë përkrah Krastës në këtë emision. Krastën ajo e ka njohur para se të udhëtonte drejt Shqipërisë. “Unë që merrem me televizion prej 22 vitesh dhe që jam gjithnjë në kërkim me dëshirën për të njohur realitete të ndryshme, e dija se kush ishte Krasta. Ai nuk më ka zhgënjyer, sepse është një profesionist i madh, një njeri shumë inteligjent, shakaxhi e në të njëjtën kohë edhe serioz, ndaj unë mendoj se ai është njeriu i duhur për këtë program. Ndoshta është një nga të paktët, nga sa kam parë e kam njohur unë këtu në Shqipëri, për të mos thënë i vetmi që mund t‘i bëjë ballë një programi të të tilla përmasave, ku do t‘i duhet të prezantojë përreth 5 orë e gjysmë direkt gjë që është shumë, shumë e vështirë”, thotë ajo.

Forcat më të mira prodhuese të “Top Channel” janë mbledhur rreth saj për të përfunduar detajet e fundit të një të diele me Diell, ku familja shqiptare do gjejë veten natyrshëm dhe pa kakofoni. Siç ndodh pothuaj gjithmonë në programet e Krastës, në “E diell”, një term i parapëlqyer nga regjisori Bojken Lako, do të vlerësohet fjala, njeriu i zakonshëm dhe publiku, të rinjtë, të gjitha këto të mbështjella me një membrane festive që nuk mbërrin në ekzaltime me kantilene.

“Top Channel” do realizojë një program të thellë. Të përulur, por me peshë. Me dinamikë, por të kuptueshëm. Të thjeshtë, por me brumë. Adi Krasta, i cili duket se në këtë stinë të jetës së tij profesionale më shumë i ngjan tashmë një اelentanoje sesa një përzierje Baudo-Bonolis, do të thotë fjalën e tij. E cila padyshim do ketë peshë gjithashtu. Në fakt, “Top Channel” ka peshë. Në ambientet e tij, të gjithë janë shumë të kujdesshëm për të ruajtur primatin e siguruar me mundim dhe punë të madhe, duke u frymëzuar nga i njëjti njeri, i cili edhe sot frymëzon në mungesë. “E diell” vjen natyrshëm në “Top Channel”. Stacionet shqiptare tashmë janë bërë gati për të realizuar programe të këtyre dimensioneve. Kjo është në fakt arsyeja përse ky program po bëhet tani. I ka ardhur koha. Publiku i ditës së diel, në gjithë sezonin e gjatë televiziv tashmë është gati të bëhet

pjesë e një programi të vërtetë televiziv, në të cilin ndërthuren fuqia e TCH, ekspertiza e Alessia Vessicchio dhe shkolla e Krastës.

E diela Shqiptare


“E diela Shqiptare” do te jete projekti me ambicioz televiziv i cili do te kape kohen televizive me te shtrire ne te gjithe historine e televizionit shqiptar. Ka kohe qe tregu televiziv kerkon nje produkt te tille por ndoshta nuk ka qene i pergatitur per kete projekt kaq te madh. Para shume vitesh e me pas, eshte tentuar ne disa televizione te prodhohet nje program i ngjashem me ato te televizioneve te vendeve fqinje por nuk eshte mberritur dot ne nje strukture te tille sic do te jete projekti qe po pergatitet te filloje ne TV Klan – nje strukture gjigande e cila do te kete pothuajse stafin pergatitor te nje minitelevizioni me vete.

Ne ekranet e televizioneve Europiane dhe jo vetem, programi i se Dieles pasdite konsiderohet si nje nder projektet me shikueshmeri me te madhe dhe konkurenca mes televizioneve ka patur perplasje pikerisht ne diten e diele (sjellim ne vemendje “Domenica In” e RAI-t me “Buona Domenica” e Canale5 ne Itali) e njejta gje ka ndodhur neper te gjitha vendet me industri televizive te zhvilluar, por pa mberritur ne Shqiperi.. Kane qene tradite dikur programet diten e Diele, por vetem ne mbremje, ashtu edhe tradita europiane i zhvendoste programet e rendesishme ne fund jave, gjithmone duke i lene te dieles orarin e pasdites, si me te ndjekurin nga audienca. Me pas show-t e ndryshme i thyen tabute e diteve te shtuna, duke kaluar ne te gjitha ditet e javes, ndersa e vetmja qe mbeti e klikuar duke stopuar ne te pultin e telekomandes eshte pasditja e se dieles. Duke qene nje program i rendesishem dhe sipermarrje e madhe, ndoshta askush nuk e beri deri tani si duhet. A do te jete ky produksion i pari i ketij lloji ne Shqiperi? Per te gjithe shqiptaret, po pergatitet “E Diela Shqiptare".

“E diela Shqiptare” eshte nje program i cili perfshin nje fashe orari maratone, prej 6 oresh transmetim LIVE, me nje nderprerje per Edicionin e lajmeve te ores 15:30-16:00 dhe 17:00 - 17:10.

Struktura Programore:
Talk Show – me probleme sociale, ekonomike e kulturore;
Sport – dihet qe e diela eshte sportive dhe aty do te jene rezultatet e ndeshjeve “live”;
Show ne forme konkursi televiziv me qellim atraksionin ku pjesemarres do te jene vete telespektatoret dhe protagoniste do te jene njerezit e thjeshte;
Kengetare te ftuar te cilet kendojne kenget e tyre me te zgjedhura dhe me pas behen pjese e lojrave apo diskutimeve ne talk show. Ata do te shoqerohen nga nje “band” muzikor i cili do te ekzekutoje “live” ne program;
Balet, me nje grup prej 10 balerinesh profesioniste;
Kronikat me indikative te ngjarjeve te jave; Trajtim ndryshe i medias (probleme te shtypit dhe medias televizive);
Surpriza te cilat u behen edhe VIP-ave edhe njerezve te thjeshte;
Lojra te tipeve nga me te ndryshmet, me te ftuarit VIP ne salle por edhe me publikun;
Lojra telefonike me quiz-e dhe te papriturate kendshme.

Ardit Gjebrea sfidon kohen dhe merr persiper qe ne valet e TV Klan te filloje nje maratone te re, “E diela Shqiptare” e cila do te thyeje rekorde te reja ne audience si edhe ne kohezgjatje, 6 ore transmetim I drejtperdrejte do te plotesoje ate kohe qe deri tani ne shtepite shqiptare kish mbetur bosh.

Nje SFIDE e re, nje REALIZIM I ri, nje BASHKEPUNIM I shkelqyer...

VETEM ne KLAN




Me ne fund dy ikone te prezantimit perball njeri tjetrit, te dielen e 21 shtatorit fillon e diela e Ardit Gjebres, ndersa se shpejti ajo e Adi Krastes. Gjebrea ne krahe do te kete nje vjaze te re, me pak eksperience televizive, ndersa Krasta do te kete Xhemi Shehun dhe Arbana Osmanin, prezantuese te afta, te sprovuara dhe padiskutim te paaritshme. Kush mendoni se do te terheqe audiencen me te madhe. Mos tv Klan kete sezon so te jete me mire se Top Channel, pas nje sere programes si :
E diela shqiptare
Njerez te Humbur
Kutia e fundit
Per me shume dashuri
Aldo morning show
Zone e ndaluar
Opinion ( 4 Here ne jave)
Blue
Edicioni informativ ( me jne sere prezantuesesh te reja si sonila, dhe me nje drejtor informcioni si Andi Bejta, dikur i top channel dhe me pas i vizion +)

Apo Top channel do te jete perseri nr 1, dhe do te dije ta kaloj tragjedin e vdekjes se presidentit me keto emisione.
Wake up ( Ledion Lico dhe Edo Popi)
E diell ne Top Channel ( Adi Krasta)
Fiks Fare
Top Show
Shqip ( Rudina Xhunga)
Top Story
Big Brother
Ti vlen ( emision i ri)
7X 7000 ( emision i ri)
Exlusive ( dokumentar)
Rrugetim ( dokumentar nga Fatos Baxhaku, ne HD)
Deja vu ( Mustafa Nano)
Procesi Sportiv ( Edi Manushi dhe Marina)
Select
Portokalli
Blue Jeans
Ethet
Top Fest
etj.
 
Mua me duket se do te kemi nje konkurence teper te madhe mes ketyre dy kanaleve. veshtire te zgjedh njerin, ndosha idete do te jene me te qarta pas fillimit te ketyre emisioneve pra pasi ti shohim dhe me pas ti krahasojme. pa dyshim qe topi besoj se do te jete me lart persa i perket skenes dhe logjistikes, ne maje te te cilave do te qendroje krasta. por mos harrojme qe kemi nje ardit qe vite me pare mbante te gjithe te dielave duke pare telebingon.
shpresoj qe te kete me verte nivel keto programe sepse kjo u mungon kanaleve shqiptare.

nese flasim per audience nga nje pikepamje globale besoj se do ta kete topi. emisionet qe ai ben kane me te vertete nivel (pervec procesit sportiv; une jam nje adhurues i sportit dhe ky emision me ne krye manushin me verte ta shpif. prisja dicka teper me shume nga ky emision).
 
Mua me duket se do te kemi nje konkurence teper te madhe mes ketyre dy kanaleve. veshtire te zgjedh njerin, ndosha idete do te jene me te qarta pas fillimit te ketyre emisioneve pra pasi ti shohim dhe me pas ti krahasojme. pa dyshim qe topi besoj se do te jete me lart persa i perket skenes dhe logjistikes, ne maje te te cilave do te qendroje krasta. por mos harrojme qe kemi nje ardit qe vite me pare mbante te gjithe te dielave duke pare telebingon.
.


Sa i perket skenes dhe logjistike, ndoshta klani do te jete me mire( me sa kam pare) eshte nje skene me ndricim te Franko ferrarit, e larte sa pallati i kongreseve e madhe. e ndertuar mire, ne pjesen e pare te emisionit besoj se klani do jete me mire, por besoj se e diela ne Top Channel do ti a mar pas gjysem sezonit te pare, ajo qe me shtyje te besoj kete eshte se Gjebrea ka disa vite qe pregaditet, ka Kengen Magjike se shpejti, qe i mundeson te jete plot me artiste, do te kete lojra me te. Ajo cka dij une eshte se ne nente edicionet e para do te behet nje prezantim i kengeve te Kenges Magjike 2008, dhe ne te 9 puntatat e para nje retrospektive e 9 festivaleve te kenges magjike, psh ne edicionin e pare elsa lila, dhe besoj se do te jete e ftuar ne puntaten e pare. Por pas kenges magjike besoj se audiencen do ta merr plotesisht Adi Krasta qe nuk do ta leshoj e do te jete gare dhemb per dhem derisa dikush do te leshoj e tjetri do te mbijetoj( gje qe nuk e besoj, pasi emisionet e ngjajshme te Rai dhe Canale 5 vazhdojne prej dekadash)
Por me mire do ia leme ekranit e do te shohim.
 
Top Channel
 
Top-channel eshte "zoti" i medjas ne shqiperi, pare nga te gjitha aspektet dhe kendveshtrimet.
 
Adi Krasta sepse e adhuroj
Nje njeri jo shume i bukur , por me nje bukuri akom me te madhe . Ate te qenit vetvetja dhe mjeshter i improvizimit. I zgjuar padyshim
 
Adi Krasta pa dyshim.
Eshte shume karizmatik dhe te ben per vete me shakate e tij; padyshim prezantuesi me i mire shqiptar.
 
adi krasta and top channel number one
 
Keto ka filluar te me pelqej edhe KLANI, ka siguruar mjaft emisione te mire..me pelqejne te dyja dhe gezohem qe ka televizone te ketilla qe dine ndonjehere te realizojne dicka te bukur. Apstenoj kete radhe ne votim :)
 
Valla ardit gjebrea masi krejt paski thon adi krasta hahhaa
 
Adi padyshim! Nuk krahasohet me Arditin!
 
Jane i njejti nivel,i njejti brez,e njejta kulture pavaresisht nga kushtet e punes ,te dy jane te paarritshem .Nuk po votoj vetem per njerin sepse me pelqejne te dy nga menyra se si prezantojne.
 
Adi Krasta dhe pike.:D
 
Ma zuri sot syri pak emsionin e ri te Ardit Gjebrese ''E Diela shqiptare'' dhe per aq sa e pash nuk mu duk keq, perkundrazi idea e emisonit ishte shume mire dhe mire e realizuar, pervec kamermaneve qe ndonjehere nuk e kapnin personin qe fliste por kuturu dike tjeter kot e kot ahahahha Gjithsesi ishte emisioni i pare, ju falen gabimet :).
 
Adi dhe Arditi jane dy prezentuesit me te mire qe ka patur ndojhere bota shqiptare!
 
Top chanel ska per ta qrritur anji televizion tjeter ja fut dhe televizioneve italiane eshte me i miri ne europe per sa i perket teknologjise dhe eshte me i miri per programe top chanel eshet njishi
 
Edhe un si ky me siper menoj TopCannel ka arrit vendin e 10 ne bot per teknologji televizive do ja merka klani tashi klani akoma bo emisione ne studio ku futet shiu mrena lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top