Adhuruesit e Hitlerit dhe simbolet e reja

eGo0sTyle

System Engineer
hai3333333333333-300x199.jpg


nazi1111111-300x225.jpg


Zvastika, një simbol i pagabueshëm i fuqisë naziste, u ndalua në Gjermani për disa kohë. Megjithatë neo-nazistët kanë gjetur mënyra të tjera, ku përfshihen kode dhe simbole, për të shprehur bindjet e tyre pro Hitlerit.

Një broshurë e re që është quajtur “Fshih dhe kërko”, e cila u publikua kohët e fundit në revistën gjermane “Der Spiegel”, shpjegon trendin e ri shqetësues. Të gjitha simbolet e reja janë të fshehta në mënyrë që njerëzit të mos mund t`i njohin. Shenjat e reja të nazistëve mund të shihen në banderolat në ndeshjet e sportit, si tatuazhe etj.

Krijuesi i broshurës Majkëll Ueiz, tha për revistën gjermane se ky kërkim ka si qëllim që të zbulojë brezin e ri të nazistëve, veçanërisht ata që fshihen pas mësuesve apo dhe punonjësve social, të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejtë me fëmijët.

Një simbol i nazistëve të rinj është “14”, kjo shifër është një kodë për “14 fjalët”, një frazë kjo shumë e njohur, e thënë nga separatisti i bardhë amerikanë Deivid Lein. “Ne duhet të sigurojmë ekzistencën e njerëzve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve të bardhë”, është një lloj testamenti për të gjithë neo-nazistët.

“BH” është një tjetër kod urrejtjeje. Kuptimi i këtij simboli është “Gjak dhe Nder”, (Blood and Honour), me këtë simbol përfaqësohen një grup ekstremistësh të bardhë, të cilët janë krijuar më shumë se dhjetë vite më parë.

Numri 88 është gjithashtu një simbol i ri i nazistëve. Ai është i barabartë me shprehjen “Hail Hitler”, duke qenë se shkronja “H” është shkronja e 8- të në alfabetin gjerman. Sipas të dhënave ekzistojnë rreth 150 kode të nazistëve në Gjermani.

Shumë nga simbolet e nazistëve janë të vjedhura dhe kjo nuk është diçka e re. Zvastika, shumë kohë përpara se të bëhej simbol i vrasjeve dhe racizmit nga Hitleri dhe partia Naziste, ishte simbol i paqes për kultura të shumta popullore.

Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top