Ademi: Pika të reja kufitare me Kosovën dhe Serbinë

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria e Maqedonisë do të shfrytëzojë një pjesë të fondeve të ofruara nga Banka Botërore për hapjen e pikave kufitare me Kosovën dhe Serbinë. Zv.kryeministri Abdylaqim Ademi në Komunën e Likovës tha se do të hapen dy pika kufitare, një në Llojan që lidh Maqedoninë me Luginën e Preshevës dhe një tjetër në Bellanoc që lidh vendin me Kosovën.

"Njëri nga ato projekte që Komuna e Likovës ka konkurruar deri tek agjencia për rrugë për të shfrytëzuar këto mjete nga Banka Botërore është edhe rruga që lidh kufirin me Miratocën, prandaj besoj se shumë shpejt ky projekt do të realizohet dhe kjo do të ndikojë në lëvizjen e lirë të qytetarëve, lëvizjen e mallrave dhe shkëmbimin tregtar me Serbinë", tha Ademi.

Ademi tha se përcaktimi i kufirit është një hap drejt njohjes së Kosovës. "Tanimë krijohen kushte edhe ambient politik që njohja e pavarësisë së Kosovës të vijë si rrjedhojë logjike edhe raporteve brenda Maqedonisë edhe ambientit politik në Maqedoni dhe rajon. Unë nuk dëshiroj ta lidh me data, nuk dëshiroj të lidh me periudha kur do të ndodhë, nuk dëshiroj të them se do ndodhë atëherë kur të themi ne apo dikush tjetër, por dëshiroj që kjo të jetë një marrëveshje, të bëhet në koordinim të mirë me shtetet fqinje tjera të Kosovës". /alsat/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top