A po e pushton anglishtja Francën?

Love

βeℓℓe â๓e
Franca, vendi i mirënjohur për fanatizmin me të cilën ruan gjuhën e vet dhe jo thjesht gjuhën, por edhe kulturën e stilin e jetesës nga ndikimi i huaj, (nënkupto amerikanizmin), po debaton me zjarr nëse kjo është një betejë e humbur që në nisje…

Beteja e gjuhëve

Agnes Poirier, BBC


Parlamenti i Francës po debaton një plan të ri udhërrëfyes për universitetet franceze, plan që përfshin propozimet për të lejuar që leksionet të jepen në anglisht. Për disa, kjo është një tradhti e vërtetë e gjuhës kombëtare dhe, më specifikisht, një mënyrë e veçantë e të parit të botës. Për shumë të tjerë, gjithsesi kjo është një mënyrë për të pranuar të pashmangshmen.

Gjithçka filloi me një deklaratë të bujshme. Më 20 mars, ministrja e Arsimit të Lartë në Francë, Genevieve Fioraso, zbuloi propozimin. Ajo përmendi faktin se në Francë ka vetëm 3 mijë studentë nga India. Në mënyrë që të tërheqin më shumë studentë të huaj, shtoi ajo, universitetet franceze duhet të fillojnë të ofrojnë kurse në anglisht.

“Ne duhet të japim leksione në anglisht ose në Francë do të mbeten vetëm një grusht ekspertësh që diskutojnë Proust përreth një tryeze”, tha ajo.

Por Proust ndoshta nuk qe shembulli më i mirë për t’u përmendur. Ky autor është aktualisht një nga eksportet më të mira letrare të Francës dhe arsyeja se pse shumë studentë në botë zgjedhin të mësojnë gjuhën frënge.

67735082_77427015-320x205.jpg


Akademia Franceze, një institucion me shumë ndikim dhe autoritet zyrtar për gjuhën frënge, udhëhoqi korin e kundërshtimeve ndaj propozimeve të Fiorasos. Akademia është themeluar më 1635.

Shumë pak vende e ruajnë trashëgiminë e tyre gjuhësore me aq xhelozi sa Franca dhe askush nuk e mbron gjuhën me kaq ashpërsi ndaj kërcënimeve të jashtme – të tilla si rritja botërore e ndikimit të anglishtes. Për më tepër, është interesant fakti se ky institucion u themelua fillimisht nga Kardinali Richelieu për të luftuar invazionin e italishtes në gjuhën frënge. Sot, në gjuhën frënge ka po aq shumë fjalë me rrënjë nga italishtja sa ka edhe fjalë me rrënjë nga gjuha angleze.

Por Fioraso iu kundërpërgjigj kritikave duke thënë se ajo thjesht po synonte të tregohej pragmatike. Shkollat elitare të biznesit në Francë, si dhe Grandes Ecoles të tilla si Instituti për Studime Politike, kanë dhënë leksione në anglisht përgjatë 15 viteve të fundit. Po pse, pyet ajo, universitetet e tjera jo me kaq prestigj, nuk duhet të lejohet të ndjekin shembullin e tyre?

67740993_liberation304-249x320.jpg


Sipas të përditshmes së majtë “Liberation”, 790 kurse të arsimit të lartë në Francë sakaq janë në anglisht, dhe njësoj si Fioraso, redaktorët e kësaj gazete nuk shohin asgjë të gabuar me këtë ide.

Këtë javë, “Liberation” publikoi një kopertinë të parë tërësisht në anglisht ku shkruhej me germa të mëdha “Let’s do it”. “Liberation” përfaqëson një grup në rritje të popullsisë franceze – të rinj, urbanë dhe trendi, grupim që përgjatë 20 viteve të fundit ka adaptuar fjalë gjysmë frëngjisht dhe gjysmë anglisht në jetën e tyre të përditshme, fjalë të njohura si franglisht.

Për ta, puna e Academie Francaise – e cila përdor këshilla mbi gramatikën dhe alternativa për fjalët e reja të huaja – është tashmë e parëndësishme dhe jo shumë bindëse. Ata pëlqejnë gjithnjë e më shumë t’u shtojnë tinguj anglez fjalëve të gjuhës frënge apo të kombinojnë fjalë të anglishtes për të krijuar terma të rinj si “fooding” (krijuar nga “food” – ushqim (dhe “feeling” – ndjesi).

franco-150x150.jpg
67744271_coffee464getty-150x150.jpg
thehundreds9824-150x150.jpg


Rezultati është një anglishte fantaziste që nuk ekziston asgjëkund tjetër; shumë në Francë mendojnë se kjo rrugë është një snobizëm invers. “E pse duhet të flasësh frëngjisht mirë kur mund të flasësh anglisht keq?”, pyet me ironi kritiku letrar, Bernard Pivot.

Këta njerëz e prezantojnë veten si pragmatistë të pastër. Anglishtja po pushton botën, thonë ata, dhe është çmenduri të rezistosh përballë një evolucioni të pashmangshëm.

Frëngjishtja qe dikur gjuha e elitës së botës, por tashmë renditet vetëm e teta në listën e gjuhëve më të folura të planetit dhe ndikimi i saj prej kohës ka qenë në rënie të vazhdueshme. Edhe brenda Europës, nëse i hidhet një sy Bashkimit Europian, nuk ka dyshim se shtimi i 10 anëtarëve të rinj në vitin 2004 bëri që frëngjishtja të humbasë shumë nga joshja e vet.

Dikur kjo qe lingua Franca përreth tryezave të negociatave në Bruksel e Strasburg, por i ka lënë vendin anglishtes. Ndoshta kjo situatë nuk ka pse të vijojë në rast se Britania e Madhe vendos të largohet nga BE-ja. Anglishtja do të mbetet një gjuhë zyrtare vetëm për Maltën, si dhe një gjuhë gjerësisht e folur në Republikën e Irlandës (ku gjuha irlandeze është “gjuhë kombëtare”).

Ata që kundërshtojnë shtimin e përdorimit të anglishtes në universitetet e Francës, gjithsesi nuk e bëjnë këtë vetëm për shkak të dashurisë për gjuhën kombëtare. Më e rëndësishmja është vizioni i botës që vjen pas kësaj. Vizioni i tyre është ai i një bote që dallon shumë nga bota anglishtfolëse apo amerikane.

Ky është edhe thelbi i problemit dhe, për shumicën e popullatës në Francë, argumenti më i fortë në mbështetje të idesë së rrëzimit të propozimit të qeverisë.

Të mësosh anglishten është shumë e ndryshme, argumentojnë ata, me të mësuarit në anglisht. Ata e mbështesin mësimin e gjuhëve të huaja dhe sugjerojnë se gjuha e huaj duhet të fillojë edhe më herët, – që në kopsht – por kundërshtojnë mësimin e lëndëve si matematikë, histori apo letërsi në ndonjë gjuhë tjetër përveç frëngjishtes.

Antoine Compagnon, një studiues i njohur francez i Universitetit të Kolumbias dhe anëtar i Akademisë Amerikane për Artin dhe Shkencën, argumentoi në një letër publike se do të jetë më mirë që studentët e huaj të mësojnë frëngjisht sesa të tolerohet “Globish” (anglishtja primitive për jo-anglishtfolësit) dhe të mësuarit budallallepsës që vjen pas kësaj.

Studentët e huaj që zgjedhin Francën në vend të Britanisë, thotë Compagnon, jo vetëm që po zgjedhin stilin francez të jetesës, por edhe kulturën dhe gjuhën. T’i mësosh atyre Proust-in në anglisht, në Francë, do të jetë si një parodi.

Deputeti francez, Pouria Amirshahi, i cili përfaqëson emigrantët francezë në Afrikën Veriore dhe Perëndimore, e mbështeti atë. “Sinjali që u jepet të gjithë atyre kudo në botë që mësojnë frëngjisht jashtë Francës dhe në vendet frankofone në të gjithë botën, nuk është shumë i mirë”, tha ai për gazetën britanike “Daily Telegraph”.

Duket sikur, në Francë, nëse dëshiron të japësh leksione në anglisht, duhet ta bësh atë në mënyrë të heshtur, siç e bënë universitetet elitare, të cilat nuk kërkuan kurrë leje, por as nuk u krenuan kurrë për të.

Reagimi

Gazeta franceze “Liberation” – një nga më të përditshmet më të mëdha – reagoi duke publikuar faqen e parë në anglisht, duke mbështetur fort nismën. Për faqen e parë nuk u ofrua përkthim në frëngjisht.

Parlamenti pritet të debatojë zbutjen e ligjeve “Toubon” të vitit 1994, ku frëngjishtja u bë e detyrueshme në publikimet e qeverisë, shumicën e mjediseve të punës, në reklama e në pjesë të ndryshme të medias.



Gjuhët në shifra

Organisation Internationale de la Francophonie, organizatë që përfaqëson kombet dhe rajonet që flasin frëngjisht, ka 56 anëtarë, tre anëtarë kandidatë dhe 20 vëzhgues.

Sipas Ethnologue, gjuha më e folur në botë është gjuha mandarine e Kinës me mbi 1 miliard folës, ndjekur nga anglishtja me 756 milionë dhe spanjishtja me 446 milionë. Sipas Francophonie.org, frëngjishtja flitet nga 220 milionë njerëz.

Një studim i kryer nga W3Techs.com thotë se anglishtja është gjuha më e përdorur në internet dhe se 55 për qind e të gjitha materialeve të publikuara këtu janë në anglisht. Kjo pasohet nga rusishtja me 6.1 për qind dhe frëngjishtja gjendet në vend të gjashtë me 4.3 për qind.



Fjalë të anglishtes (disa të sajuara) që përdoren nga rinia franceze

Bug – insekt, virus

Buzz – zukatje

Fashion – modë

Fooding (dashuri për ushqimin)

People (njerëz të famshëm)

Dhe rreth 10 mijë fjalë të tjera



Stili francez i jetesës përballë antiamerikanizmit

Franca u bë qendra e rezistencës kundër antiamerikanizmit në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, një rezistencë që u shfaq si në sferën politike, ashtu edhe në atë kulturore. Franca refuzoi të bëhet pjesë e strategjisë ushtarake të përbashkët të NATO-s, (ndonëse mbetet aleate në sferën politike), pasi Gjenerali De Gaule argumentoi se SHBA-ja mund të mos përdorë armët e veta bërthamore në rast se Bashkimi Sovjetik kryente një agresion ushtarak konvencional kundër Europës Perëndimore, agresion që mund të sillte, sipas të gjitha gjasave, pushtim të kontinentit nga Ushtria e Kuqe. Për këtë arsye u vendos prodhimi i armës bërthamore të Francës si një strategji mbrojtëse.

Në vitin 1971, Franca qe vendi që sulmoi dhe përfundimisht rrëzoi sistemin monetar të Bretton Woods-it, i cili bazonte financat ndërkombëtare te kursi fiks i këmbimit mes dollarit amerikan dhe arit.

Në terma kulturorë, një numër i madh francezësh refuzonin tendencat amerikane për jetë të lehtë si kulturë e cekët, shpesh refuzonin të pinin coca cola apo të vishnin xhinse dhe argumentonin se stili i tyre i jetesës qe më i rafinuar, më i kulturuar dhe më i thellë.
G.Shqip
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

Nuk jetoj andej qe te jap 1 pergjigje Korrekte, gjithsesi Anglishtja konsiderohet si gjuhe internacionale.....
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

Nuk besoj se mund ta pushtoj duke pase parasysh kulturen edhe qytetrimin e lashte qe kan francezet gjitheqka ndodh ...Franca ne zgjethjet tjera do zgjeth nje homo****ual president atehere do shifni ju femra administrata te gjithe meshkuj ndresa ju femraave do ju duhet te rrokni kazmat
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

e pamundur, gjuha franceze vjen e dyta apo e treta pas anglishtes, no?
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

e pamundur, gjuha franceze vjen e dyta apo e treta pas anglishtes, no?

e treta e di une

1-anglisht
2-arabisht
3-frengjisht... Gjuha franceze pervec frances perdoret ne menyre masive nga vendet afrikane koloni e frances dikur...
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

Po kot ska dal edhe ajo fjala e re "franglais" per te pershkruar kte gjuhen miks midis frengjishtes dhe anglishtes qe flitet.
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

e pamundur, gjuha franceze vjen e dyta apo e treta pas anglishtes, no?

E treta vjen si e ka radhitur dhe Soul .. edhe pse dyshoj pak mund të jetë dhe e dyta e folur në botë ..

e treta e di une

1-anglisht
2-arabisht
3-frengjisht... Gjuha franceze pervec frances perdoret ne menyre masive nga vendet afrikane koloni e frances dikur...

Gjithashtu, po shtoj Kebekun, Kanada që flitet frëngjishtja, Guadelupën, Belgjikën, Luksenburgun, Monakon, Zvicër,
Haiti, dhe vetë USA ka vende që flasin frëngjisht, në vendet aziatike Izrael, Camboxhia etj etj ..

Janë më shumë se 38 shtete në botë që flasim frëngjishten ku shumica flitet në Afrikë, zëre gjithë kontinenti afrikan e përdorin frëngjishten..

Për temën më duken pak të ekzagjeruara hyrja e fjalëve angleze, unë personalisht disa fjalë që këta ka futur këtu si: buzz, bug etj etj as i kam dëgjuar ndonjëherë të përdoren deri tani, por fashion dhe people e kam dëgjuar dhe e përdorin goxha..

Nuk mendoj se anglishtja do mbizotëroj apo të ndikoj në gjuhën franceze, më shumë mendoj se do të jetë arabishtja, përderisa ajo përdoret më shumë nëpër rrugë, si gjuhë rruge, ku dhe unë kam mësuar fjalë, jo më francezët, duke i dëgjuar gjithmonë të përdoren nga rinia e sotme ..

Dhe, pas disa kohësh mendoj me bindje që arabishtja do të jetë ndoshta gjuha e dytë e folur këtu ..
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

Me duket cik e veshtire te filloj te dominoj anglishtja ne France, ku e kane per "mburje" gjuhen dhe kulturen e tyre.
Patjeter qe Franca eshte mbushur me emigrant, nga te gjithe cepat e botes, qe duan sduan sjellin me vete anglishten duke qen se eshte me e kollajshme per te mesuar.
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

Un do flisja ne shqiperi e ka pushtuar italishtja dhe anglishtja po se kuptoj perfshire dhe une ne qe sdim anglisht vec kshu kot ja fusim nganje fjal sa me u duk interesante :p
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

e pamundur, gjuha franceze vjen e dyta apo e treta pas anglishtes, no?

e treta e di une

1-anglisht
2-arabisht
3-frengjisht... Gjuha franceze pervec frances perdoret ne menyre masive nga vendet afrikane koloni e frances dikur...

As e dyta e as e treta e qe besa as e dhjeta :jooo:jooo:jooo

Per e para pa diskutim qe eshte Kinezishtja

Ne vendin e dyte, trete dhe katert shtyhen mes vete: Anglishtja, pa ja leshuar rrugen gjuha spanjolle dhe Hindu :peshkim:

Edhe pse besoje se kjo ndryshon nga dekada ne dekade.
 
Titulli: A po e pushton anglishtja Francën?

Kshu thonka dhe google-i qe e para qenka mandarina. Nejse, une u nisa nga fakti i shteteve dhe jo i popullsise,duke qene se anglishtja flitet ne cdo shtet te amerikes pothuajse,angli dhe australi, e arabishtja ne afriken veriore, dhe middle-east.ose, sic jane vendet ne afrike ku kane gjuh zyrtare pervec vendase dhe asaj frenge/anglese ose arabe.. plus cdo shtet e ka lende te detyruar anglishten, ndersa kinezcja vetem ne vendet kineze dhe ndonje shtet si Singapori, disa shkolla kineze vetem ne malajzi e tajvan ndoshta, ama ajo flitet vetem nga Kinezet.. Por nqs shkojm me numer popullsie, kina vetem eshte sa gjithe numri i amerikes, Lol... apo hinduja vetem nga indjanet. etj... Momentalisht kto 3 gjuhe kryesojne listen per nga rendesia kudo qe te shkosh:anglisht-arabisht-frengjisht
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top