A pati transplant organesh nga UاK? Flet gazetari norvegjez që ishte në luftën e Koso

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_auto_paul-refsdal-2-550x30915075853241507615292.jpg

A ka kryer krime lufte UاK-ja siç është akuzuar? Gazetari norvegjez Paul Refsdal në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare”, rrëfen të vërtetën e tij.

Pjesë nga intervista:

-Ishit dëshmitar kur qëndruat me UاK për ndonjë krim lufte që ata kryen?

Paul Refsdal: Jo

-Këto akuza dhe kjo gjykatë speciale që u ngrit për t’i hetuar këto, ka qëllime politike?

Paul Refsdal: Ndoshta. Jam i sigurt se kanë bërë disa krime, ekzekutime të burgosurish etj, por ka edhe gjepura si historia e transplantit të organeve. ثshtë nonsens, sinqerisht. Edhe nëse do të donin ta bënin, nuk i kishin kapacitetet. Doktorët që punonin me UاK nuk ishin në gjendje të transplantonin organe.

-Po përse ka kaluar kaq shumë kohë dhe asnjë nuk e thotë këtë, që ishin aq të varfër në kushtet që kishin saqë nuk kishin mundësi të bënin trnsplant organesh?

Paul Refsdal: Carla del Ponte nga OKB thotë që kemi arsye ta besojmë këtë. Ajo është pak e pabesueshme, gjithashtu ka thënë gjëra për Sirinë si psh, rebelët kanë përdorur armë kimike kur nuk ka asnjë provë për këtë. ثshtë shumë e vështirë për t’u përballur me këtë. Serbët kanë mite që i besojnë vërtetë, si psh ata janë viktimat dhe jo persekutorët. Ata janë viktimat dhe kanë një influencë të madhe sepse i përsërisin shpesh këto mite por kjo puna e transplantit të organeve është idiotësi, jua garantoj dhe nëse arrini të provoni se kjo ka ekzistuar mund ta merrni mëlçinë time dhe ta shisni

-Duke përjetuar këto eksperienca me këto grupe në luftëra, me luftëtarët, me kauzat që ata besojnë, mendoni se bota do të ketë ndonjëherë paqe?

Paul Refsdal: Jo

-Apo nuk e doni se doni të filmoni….?

Paul Refsdal: Jo, do të isha i lumtur të shihja një botë të paqtë. Mendoj se ne njerëzit jemi shumë të mirë për të vrarë njëri tjetrin. Jemi aq të mirë sa që nuk do të ndalojmë kurrë.

-Kjo nuk është shumë optimiste…

Jo, unë nuk jam optimist.

© SYRI.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top