A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Love

βeℓℓe â๓e
Sigurisht që e lexuat pyetjen e kësaj teme patjetër!
Fakti të jesh i/e martuar, për ju, është një vendim apo një nevojë psikologjike?
Apo te dyja bashkë?
A mundet njeriu të jetoj pa u martuar?

Diskutim te këndshëm..
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

A mundet njeriu te jetoj pa u martuar? - Tani per te jetuar me siguri jeton, por mendoj se nuk mund ta kete ate qetesi, ate siguri ne shpirt sic e ka nje i/e martuar... Te jesh e martuar eshte vendim por edhe nevoje, e aq me teper kur ka dashuri, mirekuptim e respekt ndaj njeri tjetrit.. Ndihesh e mbushur, e kompletuar plotesisht.., ku ka ndjenje me te mire se te cohesh, te hapesh syte prane dikujt qe e di se gjithe jeten do e ndash me te, ku ka ndjenje me te mire sesa bisedat, ngacmimet, lojerat, te qeshurat prane njeriut qe do... ku ka ndjenje me te mire se te marresh nje perqafim te ngrohte e te forte ne fund te dites se lodhshme e stresuese.. Te planifikosh per te ardhmen me te, t'i veshesh pixhamet e tij, te gatuash bashke, te shetisesh bashke me te... e te udhetosh ne ndonje qytet qe e keni enderruar te shkoni se bashku.
Do thoni se nje i pa martuar nuk mund ti bej keto? - Natyrisht qe i ben, por nuk mund ta kete ate ndjenje te njejte...

Gjithsesi do te shtoja edhe kete: nese dikush esht i/e martuar dhe bredh lart e posht pas te tjerave/tjereve per mendimin tim me mire te rri pa u martuar sesa te marr me qaf nje tjeter, askush nuk e meriton dicka te tille, askush!
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Te jesh i/e martuar mendoj se eshte nevoje dhe njekohesisht kenaqesi.
Nevoje: Sepse do te kesh gjithenje perkrah dike qe te kupton, qe eshte i/e gatshme te te mbeshtes ne cdo gje, te te ngroh trupin, zemren dhe shpirtin.
Kenaqesi: Sepse sa here ke nevoje te pranosh nje buzeqeshje - e ke tek partneri. Sa here ke nevoje per ngrohtesi - e ke tek partneri...

Ndoshta nje i/e pamartuar ka me shume liri, kenaqesi momentale, me pak kokeqarje dhe obligime, por shume shume me pak kenaqesi dhe siguri...
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Pse te jetoj njeriu vetem , kur Zoti i ka falur vajzat te bukura , te buta ., shpirterore , engjellore ...! Bota per mua nuk do te kishte kuptim pa martesen dhe familjen , po te ekzistojke mundesia e saj .
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Po avash se ne se nuk jemi te martuar nuk themi se eshte fundi i botes nese je beqo.
Tani per tani eshte ok pa u martuar.madje njerz se kan qen enciklopedi kurr nuk jan martu.:yeah:
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Tani jam i pa martuar kur te martohem do ju them ndryshimin lol
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Apo te dyja bashkë?

Mundet te jetoje edhe pa u martuar. Te martohesh, e te krijosh familje, eshte gje e bukur, dhurata me e mire qe Zoti ua dhuron ciftit bashkshortor. Te mos martohesh, nuk eshte fundi i botes, por te kalon nje periudhe e bukur e mbushur me sfida nga me te ndryshme. I pamartuari/e pamartuara, kurre nuk ka per ta kuptuar dashurine qe prindi ka per femijet, apo sakrificen e bashkshorteve dhe dashurine e ndersjellur etj...! Perderisa i/e martuari/a, ka pasur rast ta shijoje edhe njeren edhe tjetren ane te medaljes (beqar/e -martuar).
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Sigurisht ce mund te jetojme :D
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Gurit e malit shkret edhe njat kena mangut :D
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Sigurisht që mund të jetojë njeriu edhe pa u martuar.Madje janë disa njerëz që megjithse vetëm martesën ëndërrojnë janë të dënuar mos të martohen kurrë.Këta njerëz janë të pafat sepse dënohen pikërisht duke mos pasur atë që duan më shumë.Megjithatë jetohet edhe kështu, pa martesë,pa fëmijë, dhe pa dashuri :) Nuk thonë kot ; ''Jeton shqiponja në majë të malit,jeton dhe miza në të prapsmet e kalit'' Janë këndvështrime dhe rrethvështrime të ndryshme se kur quhet mizë dhe kur shqiponjë por të dy kategoritë mund të jetojnë.
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

mire eshte te martohesh,por dhe nese jo nuk eshte fundi botes.
kur isha adoleshente kisha shoqe te mijat qe martoheshin dhe mendoja:boo e shkreta ska pas alternative tjeter dhe zgjodhi te martohej lol
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

O love na lodhe :(, mu lodhen duart duke shkruajtur :p... do i kthehem gjate ndoshta ksaj teme por per momentin po them vetem:

Mundet, ka patur njerez qe kan jetuar te lumtur si te martuar si te pamartuar, dhe anasjelltas njerez qe martesa apo vetmia i ka sjell palumturi. Tani dihet qe 2 eshte me mire se 1, por cdo gje ne kohen e vet e sipas kismetit :)
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Per mendimin tim te martohesh esht nje pergjegjesi e madhe qe merr persiper por ama per pergjesi qe nje dit duhet marre .... me gjith sakrificat , lodhjet ,mundimet , lumturine , dashurine ,zenkat esht nje nder gjerat me te bukura qe mund te beje njeriu te krijoje nje familje ..... sidomos ska lumturi me te madhe nese te gjitha keto te shperblehen por jeta duhet pranuar ashtu sic vjen ... Ka njerez qe martesa i lumturon i zbukuron i rehaton , ka te tjeter qe ua shkaterron jeten ....
prandaj nuk esht e thene mundesh apo smundesh te jetosh , per disa me mire beqar per disa me mire te martuar ,,,,, po ku ka gje me te bukur se kur dy persona martohen dhe sjellin ne jete pasardhesit e tyre ....
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

normal qe mundet
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Sigurishte qe jetohet.
Eshte zgjedhje e lire e shume njerzve,mos te krijojne familje ose martes.
Personalisth eshte baza e jetes sime,martesa dhe familja.
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

ate dit se e shoh te domosdoshme te martohem do ja bej bam :alo: se valla kurr nuk e ndegjova nje te martuar se tha vete jeta eshte martesa...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

12038410_10153502346641832_5852648013707203075_n.jpg

Ma mire me nej beqar lol
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Ja Quku ta gjesh te tille edhe une thème me mire beqar lol
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Hmmm mendoj se pytja e duhur duhej te ishte a jeton pa nje njeri tjeter afer
Dhe thuhet qe as guri nuk jeton pa gurin ndaj...
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Pyetje pa lidhje... Te mendosh qe nuk u jetoka pa martese, nderkohe qe divorcet jane shtuar ne mase.

Ehe po.
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

aaaaaaaaaaaa?????????????????????????
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Sigurisht qe mund te jetoje...kur nje person fillon te ndihet i plotesuar me veten , dhe te mos kerkoje patjeter nje mbeshtetje per cdo gje ..Pse jo ?
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Sigurisht qe mund te jetoje...kur nje person fillon te ndihet i plotesuar me veten , dhe te mos kerkoje patjeter nje mbeshtetje per cdo gje ..Pse jo ?

E ke koncept te gabuar ate te marteses, martesa nuk eshte mbeshtetje reciproke midis dy personave, pasi per ate mjafton mbeshtetja e familjes apo nje miku, martesa eshte nje mardhenie e cila nese nuk eshte simbioze nuk mund te quhet martese. Thelbi i saj eshte familja dhe trashegimia.

Ne kete aspekt njeriu nuk jeton dot pa martese, ai mund te mbijetoje fizikisht dhe psikologjikisht, por asnjehere sdo ti jape jetes vleren e meritur, do te ngelet rob i utopise "Lindim per te vdekur".
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

Bile murgeshat dhe murgjit e bejne disi. Vetengushellohen, duke menduar se jane martuar me zotin. Keshtu ka qene imagjinata e lodhte e para 2000 vjete, po nejse, ajo falet.

Po keta "murgjit moderne" si do ia bejne?!

Ehh.. Psikoza njerezore!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

E ke koncept te gabuar ate te marteses, martesa nuk eshte mbeshtetje reciproke midis dy personave, pasi per ate mjafton mbeshtetja e familjes apo nje miku, martesa eshte nje mardhenie e cila nese nuk eshte simbioze nuk mund te quhet martese. Thelbi i saj eshte familja dhe trashegimia.

domeethene ti martohesh vetem qe te lesh trashegimtar ? Sepse nje familje e ke : prinderit dhe persona te tjere miqesor qe i ndjen aq prane
cfare kupton ti me simbioz? Te japesh dhe te marresh besoj apo jo ...dhe mbeshtetja jepet dhe merret ne martese ;)
 
Titulli: A mundet njëriu të jetoj pa u martuar?

domeethene ti martohesh vetem qe te lesh trashegimtar ? Sepse nje familje e ke : prinderit dhe persona te tjere miqesor qe i ndjen aq prane
cfare kupton ti me simbioz? Te japesh dhe te marresh besoj apo jo ...dhe mbeshtetja jepet dhe merret ne martese ;)

1. Jo vetem per trashegimtare !
2. Jo, me simbioz nuk kuptoj te jap dhe te marr, kuptoj varesi te ndersjellte per egzistencializem (nese vdes njeri vdes dhe tjetri)
3. Po, ka mbeshtetje te ndersjellte ne martese por jo kaq ceket

Edhe qe thua ti Klau92 sipas mendimit dhe eksperiences time 2 opsione ka ne jete, A) te jetosh si duhet ose B) mos te jetosh si duhet (gjalle apo vdekur ska rendesi per opsionin e dyte), ne kete aspekt martesa eshte nje nga hallkat kryesore te opsionit A.
 
nese njeri vdes , vdes dhe tjetri?? Asnje sdo e bente me beso .. do ta merrja me te mireqene qe nese njeri vdes ,tjetri qan sepse per te vdekur se besoj
po kur martesa te ben te vdekur nderkoh qe je gjalle ... me thuaj se ku do e kategorizoje martesen tek opsioni A apo B ? ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top