A mund të ruhet mendja e njeriut në kompjuter?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A mund të ruhet mendja e njeriut në kompjuter?

mendja_1467917258-8971690.jpg


A është e mundur që njeriu ta vazhdojë jetën duke u shndërruar në dixhitale, falë ngarkimit të mendjes së tij brenda një kompjuteri? Ekspertët debatojnë për faktet dhe mitet
Njerëzit kanë ëndërruar gjithnjë që të shkojnë përtej kufizimeve trupore, dhimbjes, sëmundjeve dhe mbi të gjitha, vdekjes.

Tani teknologjia po i jep kësaj dëshire të lashtë një hov të ri, duke formuar një lëvizje të re. Ajo quhet transhumanizëm dhe besohet se do të jetë shkenca që do të ofrojë një mënyrë futuristike se si njerëzit të evoluojnë përtej formave të tyre fizike dhe të realizojnë këto ëndrra të “kapërcimit”.

Ndoshta mënyra më dramatike se si transhumanistët besojnë se teknologjia do të transformojë gjendjen njerëzore është ideja se mendja e dikujt mund të konvertohet në të dhëna dixhitale dhe të “ngarkohet” në një kompjuter shumë të fuqishëm.

Kjo do të na lejonte të jetonim në një botë pa kufij të eksperiencave virtuale dhe të arrinim pavdekshmërinë (për sa kohë dikush nuk ju heq spinën).

Megjithatë, transhumanistët vazhdojnë të shpërfillin faktin se ky lloj ngarkimi i mendjes ka ndonjë pengesë të pakapërcyeshme.

Vështirësitë praktike nënkuptojnë se nuk mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, por ka gjithashtu disa lloje problemesh themelore me të gjithë konceptin.

Ideja e ngarkimit të trurit është një ide fantastiko-shkencore.

Shkrimtari dhe drejtori i inxhinierisë në Goolge, Ray Kurzueil, ka dhënë kontributin më të madh për të popullarizuar idenë që mund të bëhet realitet – mbase në vitin 2045.

Së fundmi, ekonomisti Robin Hanson ka eksploruar me detaje pasojat e një skenari të tillë për shoqërinë dhe ekonominë.

Ai imagjinon një botë në të cilën e gjithë puna kryhet nga mendjet njerëzore pa trup, që funksionojnë në stimulime të realitetit virtual duke përdorur re kompjuterike që kanë përmasat e qyteteve.



Ky është një hap më tej idesë se mendjet tona mund të ngarkohen online dhe supozon se ne e kemi bërë këtë dhe do të jetojmë në stimulime kompjuterike që i ngjajnë stilit të Matriks.

Sipërmarrësi i teknologjisë, Elon Musk, së fundmi e ringjalli këtë diskutim duke argumentuar se shansi që ne nuk po jetojmë në një stimulim kompjuterik është vetëm “një në një miliard”.

Sigurisht, kjo është veçse një ringjallje teknologjike e idesë se realiteti është një iluzion, që është diskutuar nga filozofët dhe mendimtarët për qindra vite.

Por ka edhe probleme të tjera serioze me idenë se mendja jonë mund të ngarkohet në një kompjuter.

Si fillim, ka probleme praktike. Truri ynë ka triliona lidhje midis 86 miliardë neuroneve.

Për të imituar mendjen në aspektin dixhital ne duhet të krijojmë një hartë të të gjitha lidhjeve, diçka që është përtej kapaciteteve tona aktuale.

Me shpejtësinë aktuale të zhvillimit të kompjuterëve dhe teknologjive të imazherisë, ne mund të jemi në gjendje ta bëjmë këtë në disa dekada, por vetëm për një tru të vdekur.

Për këtë na duhet të përcaktojmë saktësisht se si neuronet ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe për këtë duhen detaje në nivel molekular.

Ne as që e dimë se sa molekula ka truri, jo më të dimë se sa të rëndësishme janë funksionet që kryen, por edhe nëse i marrim këto përgjigje janë shumë të mëdha në përmasa për t’u replikuar në një kompjuter.

Kjo na çon drejt një pengese konceptuale edhe më të madhe.

Vetëm përse mund të stimulojmë disa aspekte të mënyrës se si truri funksionon, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se jemi të gatshëm të rigjallërojmë një tru të vërtetë.

Asnjë shtim i imagjinueshëm i fuqisë kompjuterike nuk mund të na lejojë të stimulojmë trurin në nivel të molekulave individuale.

Ndaj rigjallërimi i trurit mund të jetë i mundur vetëm nëse mund të nxjerrim operacionet e tij dixhitale dhe logjike nga niveli i detajuar dhe i ngatërruar molekular.

Për të kuptuar operacionet e një kompjuteri të bërë nga njeriu, ne nuk kemi nevojë të gjurmojmë aktivitetin e rrymës dhe voltazhit në çdo përbërës, e as nuk na duhet që të kuptojmë se çfarë po bën secili elektron.

Ne kemi projektuar operacionet e tranzistorëve që bëjnë një matje të thjeshtë të gjendjes së qarqeve në logjikë të thjeshtë dixhitale të zerove dhe njëshave.

Askush nuk e projektoi trurin – pasi ai ka evoluar – ndaj nuk ka arsye të presim që një matje e thjeshtë e operacioneve të tij do të shpjegohet në logjikë dixhitale.

Edhe nëse ngarkimi në kompjuter i një mendjeje është një ëndërr e pamundur, dikush mund të argumentojë se kjo nuk dëmton askënd nëse imagjinohet.

Të gjithë kanë frikë nga vdekja në një pikë të jetës dhe shumë njerëz kanë dëshirë të përballen me këtë frikë në mënyra të ndryshme. Por transhumanizmi po përzien idetë fetare dhe me shkencën, duke ngatërruar në disa aspekte edhe atë që ne mendojmë dhe shpresojmë te teknologjia.

Transhumanizmi në vetvete priret ta shohë teknologjinë si një mënyrë që na bën realitet të gjitha dëshirat. Kjo shpesh justifikohet me argumentin se teknologjia do ta çojë në mënyrë të pashmangshme njeriun drejt një zhvillimi pozitiv.

Megjithatë, llogaritë e deritanishme tregojnë se premtimi i madh i ngarkimit të trurit në kompjuter nuk është ende i mundur bazuar te njohuritë tona aktuale shkencore./shqip/



Misteret e pazbuluara ende nga shkenca për trurin


Shumë të panjohura mundojnë shkencëtarët rreth trurit njerëzor. Ndërsa shkenca përparon ngadalë në të gjitha fushat, disa zona të trurit mbeten ende të errëta sa u përket njohurive që kemi për to
Truri është një nga pjesët më komplekse dhe më pak të kuptuara të trupit njerëzor. Fatkeqësisht, nëse do të ishte edhe më i thjeshtë, ne ende nuk do të mund të kuptonim një pjesë të paditurisë sonë.

Si funksionon ky grup qelizash që mund të krijojë kujtime, ndjenja dhe vetëdije? ثshtë e mrekullueshme të mendosh se disa impulse elektrike, disa fjalë në ekran mund të na bëjnë të mendojmë për një send të caktuar dhe të njohim më mirë me anë të perceptimit botën që na rrethon.

Disa nga mendjet më të ndritura të neuroshkencës ende nuk arrijnë të zbulojnë saktësisht se çfarë e nxit trurin të punojë. اfarë i jep njeriut personalitet? Cilat janë dallimet midis gjumit dhe zgjimit? A është vullneti i lirë një iluzion? Përse është e vështirë të repikohen superkompjuterët?

Ja se cilat janë 8 misteret që vazhdojnë edhe sot të mundojnë shkencëtarët.

Si është truri kaq i shpejtë?


Të gjithë e shohin trurin e njeriut si një superkompjuter, por në fakt ai është shumë i ngadaltë. Shpejtësia me të cilën udhëtojnë sinjalet në tru është një e njëmilionta e shpejtësisë së sinjalit në kompjuter.

Pavarësisht kësaj, ne mund të njohim një fytyrë, një këngë apo një aromë menjëherë nga sa i duhet një kompjuteri për të kryer të njëjtin proces.

ثshtë në dukje paradoksale, por mendohet se ka të bëjë me aftësinë e trurit për të përpunuar informacion në linja paralele, por gjithsesi mbetet një temë e panjohur.

Nga vjen personaliteti?

Në vend që të thoni se keni një tru, është më e saktë nëse thoni që ju jeni truri. Ajo gjëja e qullët që keni në kokë me gjasa është vendi nga ka prejardhjen personaliteti juaj, por çfarë të veçante ka truri juaj që ju formëson juve?

Kjo është e gjitha pjesë e debatit natyra kundër mjedisit, çfarë pjese e personalitetit tuaj vendoset nga gjenet dhe fiziologjia, dhe sa vendoset nga mjedisi? Ideja është se personaliteti juaj duhet të jetojë në trurin tuaj, por ne prej qindra vjetësh nuk e dimë se si do të dukej truri nëse do të kishim të bënim vetëm me gjenet.

Përse flemë dhe ëndërrojmë?

Gjumi është shumë i rëndësishëm. Pavarësisht rreziqeve të kalimit të një pjese të madhe të ditës dhe jetës në gjendje jo të ndërgjegjshme, të gjithë gjitarët dhe shpendët flenë. ثshtë një gjë jetësore, por ne ende nuk e kemi idenë përse ndodh.

Si fillim, nuk ka arsye të vërtetë përse gjumi supozohet të na japë energji. Ne e marrim energjinë nga ushqimi dhe djegim shumë energji kur flemë. Por sërish kur zgjohemi nga gjumi ndihemi të freskët dhe më energjikë. E njëjta gjë i mundon shkencëtarët edhe për ëndrrat.

Si i ruajmë kujtimet?

Ashtu sikurse disku i ngurtë në një kompjuter, kujtimet kodohen fizikisht në trurin tonë dhe ne jemi në gjendje të mendojmë për ngjarje të së shkuarës. Shkencëtarët e trurit besojnë se në këtë mënyrë funksionon truri, por ne nuk e dimë nëse ka një mënyrë tjetër të funksionimit të tij nëse nuk do të ishte për kujtimet.

Ka shumë lloje kujtimesh dhe shumë mënyra se si mund të kujtoni ngjarjet e së shkuarës. Kujtimet nuk ruhen si “bit”-et diskrete të kompjuterëve, por në fakt ka mënyra të ndryshme të kombinimit të neuroneve. Ne nuk e dimë me siguri si formohen ato, si zhduken apo çfarë e bën të mundur krijimin e kujtimeve false.

A jemi veçse kompjuterë?

Kohët e fundit njerëzit janë mundur nga ideja se truri njerëzor është veçse një përpunues klasik i informacionit – një kompjuter. Shumë i përparuar, por gjithsesi një kompjuter.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë duhet të jetë shumë e mundur të krijohet një mendje njerëzore në formën e një makinerie? Ky lloj kompjuteri do të kishte të gjithë vetëdijen dhe kompleksitetin e trurit real. Megjithatë, shkencëtarët nuk e kanë ende të qartë se si do të mund të krijonin një kompjuter po aq real sa truri, duke qenë se shumë veprime tonat nuk janë zbuluar se nga burojnë.

A kemi vullnet të lirë?

Ideja e vullnetit të lirë duket se është shumë abstrakte dhe i ka mundur prej kohësh shkencëtarët që kanë vendosur ta studiojnë, por pa arritur shumë përpara. Aktiviteti i trurit ka treguar se ai në disa raste vepron me ndërgjegje dhe pastaj arrin të veprojë me vetëdije. Të tjerë mendojnë se vullneti i lirë është një iluzion dhe se truri na bën të besojmë se veprimet tona janë vullnetare.

Si funksionon vazhdimisht?

Një fakt që ka habitur shumë shkencëtarë lidhet me mënyrën sesi truri vazhdon të punojë pavarësisht të gjitha rrethanave, transmeton Shqip.

Një nga problemet më të mëdha që truri duhet të tejkalojë është se merr sinjale të ndryshme nga shqisa të ndryshme gjatë gjithë kohës.

Truri ynë është gjithashtu mjeshtër i iluzionit. Duke përdorur sisteme të ndryshme që funksionojnë si një i vetëm ne arrijmë të kuptojmë gjërat dhe të menaxhojmë gjithçka duke e bërë të duket si një eksperiencë e vetme.

اfarë është ndërgjegjja?

Me gjasa ky është misteri më i madh i trurit njerëzor, si e krijon truri idenë e ndërgjegjes? Si funksionon ndërgjegjja jonë? Pavarësisht se shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë e aktivizon dhe çaktivizon trurin, nuk dihet ende se si funksionon nënvetëdija.

Disa mendojnë se nënvetëdija është rezultat i ndërveprimeve të pafundme komplekse të trurit, por të tjerë mendojnë se ka disa elementë të trurit që kur bashkohen krijojnë ndërgjegjen. Misteret e trurit nuk kanë fund.

.gazetaexpress

ps;kte te fundit sikur e kam postuar me pare,por, po le e ketu se shkojne si tema bashke.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top