A kemi ne forume homo

Nuk llogaritesh ti si individ se sa e influencueshme je por shoqëria në të cilën bën pjesë e cila dhunohet kur i vendoset ligje pro gay kundër vullnetit të shumicës.

A di të jetë bërë ndonjëherë ndonjë referendum në lidhje me martesën e gayve dhe lezbikeve, në lidhje me adoptimin e fëmijëve prej tyre apo me mësimin e sjelljeve të tyre në shkolla?

Pse nuk bëhet referendum që të vendosë shumica, vullneti i popullit ? Por i bëhen leksione jo morale por imorale popullit që të pranojë sjellje kundër familjes ?

Edhe meqë më flet për biologji e për kromozome, atëherë më cito si quhet kromozomi që e bën një njeri gay apo lezbike ?
Apo je duke folur gjëra që nuk ekzistojnë dhe që nuk i di fare? Po pse gjithë jetën do shkosh me mendjen e të tjerëve ti?
A nuk e mendon ndonjëherë që të tjerët gënjejnë dhe ky kromozon i homoseksualitetit nuk ekziston fare? Ka sëmundje gjenetike që trajtohen si sëmundje dhe janë shumë të rralla e kanë nevojë për mjekime. Asnjë gay apo lezbike që deklarohet i tillë nuk e bën për shkaqe të sëmundjes gjenetike.
Më lexove mirë ? As edhe një!

Kurse mua më dukesh ti shumë gabim që tjetër je e tjetër hiqesh në sy të tyre. Ti nëse e mëson fëmijën tënd që të ndjekë natyrën e saj siç është krijuar atëherë pse nuk tregon të njëjtin përkujdes dhe dhembshuri për një gay apo lezbike ?
Aq më tepër që je nënë që duhet të bësh më shumë për dikë që ka marrë një rrugë të tillë.

Tjetër kuriozitet..
A e ke zakon që në debate të bësh taktika diversioni?
Për të hedhur edhe 15 tema të tjera për të cilat nuk janë në diskutim fare? Secila problematikë ka rëndësinë e vet dhe unë në shumë vjet në forume kam folur e kam dhënë mendimin tim për të gjitha ashtu siç kam folur në jetën reale me njerëz, miq e shokë.

Kam ngritur çdo problematikë të mundshme nëpër forume dhe nuk më ka folur njeri deri më sot që pse flet kundër pedofilisë e nuk flet kundër vrasjeve. Pra nuk kam hasur njerëz që hidhen degë më degë përveç në rastin kur dikush do që të mbrojë një sjellje të keqe.

Unë dyshoj në këtë lloj edukimi që ke marrë ti e që na e reklamon si të pashembullt përderisa të kanë rritur duke mos të kritikuar e duke mos të korigjuar atëherë kur e ke pasur gabim.
Dikë që e do e korigjon, kurse dikë që nuk e do e lë që të shkojë në shkatërrim. Pikërisht për këtë, unë besoj që ti je rritur me një indiferentizëm për njerëzit gay duke i lënë të vetëshkatërrohen, kurse unë do të thoja që nëse përpiqeshe për ta duke u folur, atëherë do të dëshmoje që i doje.

Unë dëshmoj që jam i krishterë që u dua të mirën njerëzve, unë i them një gay që është gabim ashtu siç të them edhe ty si muslimane që je gabim ashtu siç i them edhe një hinduesti apo budisti që është gabim.
Ashtu siç kam debatuar gjithmonë dhe u kam thënë që janë gabim ateistëve, komunistëve e çdo lloj çmendurie që përmban bota. Pra komplimentit homofob, shtoji edhe islamofob, që të ndihem i përmbushur dhe i lumtur.

Kanë ekzistuar sjelljet imorale që në fillim të njerëzimit, por kjo nuk do të thotë që pse kanë ekzistuar duhen edhe justifikuar siç na mëson ti. Duhet dënuar sjelljet e këqija në çdo kohë, si në fillimet e njerëzimit e si sot. Ashtu siç dënohet vrasja, pedofilia, vjedhja që më përmend ti. Edhe këto kanë ekzistuar që në fillime, a mos duhet sot që t'i lejojmë pse janë të këqija të vjetra ? Absurde.

Unë nuk bëra thirrje për dhunë ndaj tyre por thashë që personalisht i kundërshtoj dhe duhen kundërshtuar për aq sa më përket mua dhe fjalës time të lirë. As nuk i shaj as nuk i ofendoj ama u kundërvihem e sa më shumë të ngulmojnë ata aq më shumë do ngulmoj unë kundër tyre se unë nuk dorëzohem para askujt derisa të kem frymë.

Mos abuzo me aluzionet e tua që unë qenkam gati të vras homoseksualë se unë as po i shaj e lëre më t'i vras, kurse moskokëçarja jote hipokrite është ajo që i vret se i lë në rrugë të keqe. Edhe alkoli i vret të alkolizuarit a mos vallë duhen lënë që të përfundojnë duke vrarë veten ?

Shihi shifrat e vetëvrasjes së homoseksualëve.

Normat e papërpunuara të incidencës së ngjarjeve të sjelljes të lidhura me vetëvrasjen për 100,000 persona- në vit ishin 224.7 për heteroseksualët, 664.7 për individët homoseksualë/lesbike dhe 5.911.9 për individët biseksualë. Në modelet plotësisht të përshtatura (të kombinuara me gjini), individët biseksualë kishin 2.98 herë (95% CI=2.08–4.27) më shumë gjasa për të pasur një akt vetëvrasjeje, dhe gay e lezbiket 2.10 herë (95% CI=1.18–3.71) krahasuar me individët heteroseksualë.


Pra ajo çfarë i vret homoseksualët nuk jam unë, por vetë homoseksualiteti dhe indiferenca e njerëzve si ti.
Nuk lexoj me gjithë respektin që kam se është e kot .Unë jam kjo që jam më transparentja këtu dhe realistja.
Jam e rritur ndryshe 😊


Bëni referendume për dhunën ,vrasjet e përdhunimet ju, e ngrini zërin për shtypjen që bëhet jo për seksin .


Indiferente jam në lidhje me gjykimet miserable 😊
Kush jam unë të ngre zërin për jetën e tjetrit ?! ASKUSHI .
Kaq se e bëm tërkuz kot
Respektoj mendimin tënd të kundërt nga i imi
 
Orientimi seksual nuk ka bazë tek ana fizike, por ka të gjitha karakteristikat e një vesi i cili quhet thyerja e tabuve dhe kënaqësia e gjërave të ndaluara.

Pra njerëzit për një kënaqësi të thyerjes së tabuve i bëjnë këto sjellje kundër vetes. Për mua homoseksualiteti është si inçesti. Pra thyhen tabutë, prishet familja.
 
Orientimi seksual nuk ka bazë tek ana fizike, por ka të gjitha karakteristikat e një vesi i cili quhet thyerja e tabuve dhe kënaqësia e gjërave të ndaluara.

Pra njerëzit për një kënaqësi të thyerjes së tabuve i bëjnë këto sjellje kundër vetes. Për mua homoseksualiteti është si inçesti. Pra thyhen tabutë, prishet familja.
Je një bashkëbisedues i mirë por mua më mirë të më heqësh kokën se sa mendimin dhe qëndrimin 🤗
 
Nuk më intereson se çfarë ka forumi, po flasim për një temë shoqërore që i përket shoqërive të shteteve perëndimore.

Tema është hapur me qëllim tallës e neve nuk na intereson të tallemi me ta, por të flasim shtruar mbi problematikën e tyre.

Për mendimin tim sjellja e tyre është problem kur zgjedhjen personale duan t'ia bëjnë me detyrim të pranueshme të tjerëve.

Cit. teme shoqerore
Cfare ka per "shoqerore" diskriminimi i lartquajtur "problem"

Gjithsesi ky eshte kendveshtrimi Yt, problemi yt qe vec ti mund ta zgjidhesh me veten tate.
 
Cit. teme shoqerore
Cfare ka per "shoqerore" diskriminimi i lartquajtur "problem"

Gjithsesi ky eshte kendveshtrimi Yt, problemi yt qe vec ti mund ta zgjidhesh me veten tate.
Nuk po flas për probleme personale por për probleme shoqërore, unë në rregull jam me veten.

Ky problem duke qenë problem i shoqërisë ku jeton, një ditë do të trokasi edhe tek dera jote.

Kalo mirë!
 
Nuk po flas për probleme personale por për probleme shoqërore, unë në rregull jam me veten.

Ky problem duke qenë problem i shoqërisë ku jeton, një ditë do të trokasi edhe tek dera jote.

Kalo mirë!
Mua me ka trokitur ne dere.
Asgje ka ndryshuar tek une
Ne ate drejtim nuk paragjykoj dhe ket instikt diskriminues e kam per gjerat qe pyeta ne fillim... Jo per preferecat seksuale te cilat jan private.

Rrofsh you too
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top