A je takuar ti ndonjëherë?

Titulli: A je takuar ti ndonjëherë?

:( .............................................
 
Titulli: A je takuar ti ndonjëherë?

Jam takuar rastesisht pasi ajo nuk kishte ardh per mua...!
Dhe ne diten qe ajo bashke me ate iken per tu mos u kthyer me, u shkruajt ne nje poster te madh sa nje dere shtepie ; DITA E MADHE E ____________! E kerkoi ai me qellim qe te kuptonim te gjithe qe ishte nje ikje pa pendesa, ne paqe me fatin e trokitur, dita qe mblodhi gjith kujtimet e bukura te jetes se tij, violina nuk reshti nga tingujt melodioz plot alegri...!

Prandaj une shpesh here i kthej syte nga vetja, nga njerezit, nga te dashurit, dhe shpesh bej "cmenduri", bej gjera qe me japin kenaqsine e te jetuarit.
Nese do te kisha mundesi, qoft edhe 1 te vetme , do ta perdorja per te bere sa me shume njerez te buzeqeshur.
 
Titulli: A je takuar ti ndonjëherë?

|E kam takuar shpesh...aq sa me duket sikur kam krijuar nje lloj varesie
Me duket sikur me vjen kaq prane dhe largohet pasi merr copeza nga une.
Te takohesh me te nuk do te thote ta takosh personalisht, por eshte edhe me e dhimbshme ta takosh nepermjet syve qe nuk duan te shuhen , syve plot jete e qe ajo befmas i mbush me tisin e perhumbjes. Te shohesh si vishen ata sy plot gjalleri , sesi ndryshojne ngjyren , sesi humbasin qartesine e shikimit.
Te jesh aty prane dhe ti mbash doren fort te shtrenguar ne tenden , dhe ashtu pa lot te qash , te te dridhet trupi nga dhimbja , nga trishtimi te duket se do plasesh porsi vera ne enen e saj...por jo , fasada jote eshte nje buzeqeshje e shtirur , nje shkujdesje sikur asgje e keqe nuk po ndodh, sikur neser cdo gje do te kthehet atje ku ish.....
Cdo dite ti pret te degjosh dike te te thote nje fjale te mire , nje shprese, nje drite atje ne fund te tunelit....dicka ku te kapesh duke shpresuar se cdo gje eshte vetem nje enderr e keqe. Por fjalet e mjekut jane si shuplaka qe te bejne te rikthehesh me kembe ne toke...dhe te marresh persiper pergjegjesite e tua.
Dhe kalojne dite qe ti e di se nuk do vijne me, dhe kalojne dite qe ti uron mos perfundojne kurre....dhe sa egoist behemi ,se ndersa ti uron nje ore e me shume ....ata sy te perhumbur kerkojne te ikin nje ore e me pare.
Te prekesh cdo dite ndryshimet ashtu si nje matamorfoze , dhe nuk je ne gjendje te pranosh asnje realitet.
dhe teksa ti nuk pranon realitetin , koha vrapon si e cmendur dhe ja ku je...
atje, ne nje dhome vetem me te. Ftohtesia e akullt te mpine shpirtin , te ngrin duart , afrohesh te prekesh lehte ballin.
Zot ku jam ??? cdo gje eshte kaq e ftohte, e akullt ,e larget.
E ndersa ti lutesh ende per nje mrekulli,syte e ty ndeshen me lotet qe rrjedhin nga syte e mbyllur....
I fshin lotet dhe ate copez akulli e mbulon me puthje dhe ende vazhdon genjeshtren....mos u merzit , shume shpejt do jemi serisht bashke!
Dhe ky fenomen ka ndodhur vetem me njerezit e dashur ....askush tjeter nuk pa lotet te rridhnin.
Dhe ja ......vjen lajmi i kobshem dhe une .....ate pjese nuk e mbaj me mend !
Ka nje vakum harrese ......
E nesermja vjen serisht ,e une qe shpresoja se nuk do vinte me !
E ti je aty ....me ate bukuri fisnike qe te karakterizon.....e une nuk duhet te te genjej me ....dhe ashtu ne heshtje te them......Sdo shihemi me krijese engjellore , por me prit kur te jem prane teje. Atje asgje me nuk do te na ndaj !!!!!
 
Redaktimi i fundit:
E takova para dy jave. Isha e rrethuar me njerëzit e tij të dashur që i la pas si fantazma pa gjetur qetësi. Edhe pse ishte një ditë jashtëzakonishtë e ngrohtë, çdo gurrë i bardhë që shtrohej mbi të si jorgan me penda, më dukeshin si fjolla bore. Të lehta, që mos i trazojnë shpirtin e tij të bukur, që e la peng në mua.
Mirë se shihemi sërish engjëll në jetën time!
 
Jemi edhe takuar edhe stakuar.
Burr ca je tu fol!? Me ke mje takuar e stakuar!?
Dog Dancing GIF
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top