A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

dassa

Anëtar i ri
A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Përderisa miliona njerëz në gjithë botën vdesin nga uria, ky është fakt i gjallë që argumenton se miliona dollarë harxhohen kotë në operacione plastike…

A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Bëhu e sinqertë. A je e kënaqur me pamjen tënde ?
Nëse do të jepej shansa të ndryshoje ndonjë pjesë të trupit, a do ta bëje këtë ? Ndoshta ëndërron të ishe më e gjatë, ose më e hollë, pëlqen ngjyrë tjetër të flokëve tua, ose ndoshta pëlqen ngjyrën e qiellit për sytë e tu… Por sikur të mendosh për këtë :

Përderisa miliona njerëz në gjithë botën vdesin nga uria, ky është fakt i gjallë që argumenton se miliona dollarë harxhohen kot në operacione plastike…

Tash jemi deshmitar

Televizioni, interneti, gazetat dhe shumë mjete tjera të informimit janë përplot reklama për atë se si do të duhej të dukeshim..Vetëm për disa dollarë operacioni plastik mund të ndryshojë formën e hundës, të pakësoj rrudhat përreth syve, ose dhjamin e stomakut të zhdukë krejtësisht.
Shumë programe televizive janë në favor të shikuesve duke i mësuar si të humbin peshën e madhe të trupit, dhe si të vishen për të fituar vëmendjen e çdokujt. Mbase nuk mund çdokush prej nesh të shkoj aq larg deri në operacion plastik, "jo se nuk duam", por për shkakun se s'mund të paguajmë operacionin.

Iluzion

Të gjithë ne jemi të përmbysur në sferën e reklamës, që na bind se së paku ka edhe një mundësi për tu ndryshuar dhe për tu paraqitur më bukur. Si i riu ashtu edhe i moshuari e preferon këtë.
Pse e gjithë kjo ? smil3dbd4d75edb5e.gif
Nuk është mëkat të dëshirosh më të mirën për veten, por problemi vjen mu atëherë kur njerëzit kalojnë kufirin, dhe orvatjet e tyre shkojnë aq larg sa që më në fund jo vetëm që s'janë të kënaqur me pamjen e tyre, por edhe me njeriun më të afërtë, dhe njëkohësisht më të dashur për to..

-Allahu me fuqinë e Tij të pafund, krijoi qeniet e gjalla ashtu si dëshiron Ai.
Mendon se Ai gaboi në krijimin tend ??? Vallë Ai që krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që ka mes tyre GABOI që të sjelli në jetë ??? Kuptohet se JO, AI thotë në Kur'an

'' Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur'' Suretu et Tinë. / 4

Medito

Thellohu një çast : Kujtoje të verbërin që as i bie të mendoj për ngjyrën e syve, përderisa i mungon drita e syve.
Kujtoje një femër që as i bie të mendoj për ngjyrën e flokëve, përderisa vuan nga kanceri,dhe si pasojë e kësaj ka ngelur pa flokë.. A nuk e vëren sa fatlumë që je ? Por ja që ekzistojnë njerëz të tillë që mundohen të futin në dyshim për shumë të mira që i kemi në duart tona..

Të qenurit i lumtur nuk asocion në veshjen dhe ngjyrën e syve tu. Shiko milion fytyra të buzëqeshura që nuk kanë asgjë në duar, megjithatë mundësinë për të jetuar, e konsiderojnë dhuratë speciale prej Zotit.
-Ndaje për çdo ditë disa çaste, dhe mendo për të mirat që posedon.
Edhe sot si çdo ditë pate fat të hash mëngjezin…apo jo?? Kujto pak për ato që nuk kanë nuhatur erën e gjellës me muaj ose vite..

Po ju forumist jeni te knaqur me veten tuaj?
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

une personalisht PO dhe falenderoj zotin per cfar me ka dhuruar.. ndihem me fat ne radhe te pare per familjen ,shendetin e mirevajtjen e tyre ,per cfar me eshte dhene;kthehem e shikoj te shkuaren..vazhdoj te shikoj te tashmen me krenari e me koken lart! ndihem me fat.
bukuria eshte relative dikujt mund ti ngaj me e shemtuar dikujt me e bukura.. kjo pak rendesi ka nga cshikojne apo cvleresojne te tjeret..e rendesishme qe une ndihem mire dhe asgje sdo ndryshoja asaj ne ate qe krijon identitetin tim ..ndersa per permiresime ne aspektin karakterial mirepres e vleresoj me shume ato qe me vene ne pah te metat se ato qe komplimentojne .
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Qenka sh.per te lexuar por po i prgj. pyetjes .
Jom i kenaqur me çf . kapi-kom ne dorë.
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Kenaqet dikush duke marre fryme? Jo! Keshtu e kjo puna njeriu skenaqet e ska ngopje,sapo arrin nje qellim mundohet te arrij nje tjeter e keshtu me rradhe.Kenqesia e atyre qe kemi ne dore eshte momentale ose e perkohshme!
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Jo sjam hic fare.
Nese duhet te rri e mendoj gjithmon per ato qe jan me keq se un, i bie qe sduhet ti kerkoj vetes me shume sec kam.
Mbohet qefi qe ju jeni kaq te lumtur me cfare keni
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Jam si sjam.
E kam nje telf android e dua sh. Ua behem me infrakt sa here se gjej ne xhep.
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Eshte nje thenje shum e mir se thot:Knaqu me ate se ke, e jo me ate se e mendon ! knaqesi apsoulute nuk ka ..- prandaj duhet te knaqemi me keto qe na rrethojn .
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Jam si sjam.
E kam nje telf android e dua sh. Ua behem me infrakt sa here se gjej ne xhep.

Lol si un dje qe e harrova ne restorant
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Sjam e kenaqur me ato qe kam ne duar por jam e kenaqur me ato qe kam ne kembe Lol
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Jam e knaqur me ato qe kam mrena cantes se dores...quhet?
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Ne kapitalizem ska te knaqur. Une sa me shume lek bej aq me i paknaqur jam. Sad but true ;)
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Gjithmonë kërkoj më shum nga vetja kshu që jo.
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Shum i kenaqur ,i eksituar nga kenaqesia :/ Ku merr fund kenaqesia njerezore aman , kerkon ate qe se ke ,kur e fiton kerkon dicka tjeter sepse ajo behet e rendomte :-/
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Njeriu per nga vet natyre e krijimit eshte krijese e dobet qe vazhdimisht ankohet edhe sikur te kete nje koder me ari, do kishte pasur deshire ta posedoje edhe nje tjeter koder me ari. Krije lakmiqare, qe nuk ngopet ndryshe vetem kur futet ne DHE.
A jam i kenaqur me ate qe kam ne duar ? - Po dhe Jo. Kur them po, falenderoj Zotin per cdo dhunti, qofte e vogel apo e madhe, Atij i takojne tgjitha falenderimit. Kur them Jo, e them per faktin se dua ta kem ate qe se kam tani ne duar. Ne fakt, nese krahasohen ato cfare i posedojme me ato cfare si posedojme, jane sikur nata me dite por, a do t'thote kjo se je i kenaqur me ate qe ke apo jo, eshte tjeter muhabet. Njeriu duhet te jete gjithmone optimist, te kete vetbesim dhe ambicie, te mos dorezohet kurre.
Te jesh i kenaqur me ate qe ke ne duar do t'thote qe ti si njeri te mos behesh rob i epsheve tua, te mos behesh rob i parave dhe kesaj bote, por ta gjejsh nje mesatare.

p.s.

Puno per kete bote sikur gjithmone do jetosh, puno per boten tjeter sikur neser do vdesesh
 
Une kete shprehjen e di ndryshe

Puno sikur do jetosh ne pafundesi , jeto sikur do ishte dita e fundit. (thenie cifute) me sa kujtoj

gjithsesi
 
Titulli: A je i kënaqur me atë që ke në duar ???

Jam si sjam, ka moshatare nmoshen time qe skan par nokia me drit me syt e tyre e jo un qe kam ndrruar mbi 5 telefona Android, kam nje mama te mrekullueshme, dy vellezer si drita e nje moter si engjell. Kam shendetin, nga ekonomia jam mir, me shendet tgjith mir jemi me KISMET Mund tmbaroj shkollen, cmund tkerkoj tjetren nga jeta
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top