A janë kafshët në gjendje të kuptojnë dhe të qeshin?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Studimi – Kureshtarë për të ditur nëse kafshët qeshin dhe kanë një sens humori, kërkuesit përgjatë viteve kanë eksperimentuar dhe zbulimet e tyre tregojnë se e qeshura te ne mund të ketë pasur një të shkuar të lidhur me kafshët

kafshet-qe-qeshin-2.jpg


kafshet-qe-qeshin-8.jpg


kafshet-qe-qeshin-5.jpg


kafshet-qe-qeshin-3.jpg


Interneti u pushtua kohët e fundit nga një seri fotosh të një orangutangu që qeshte. Ai po shihte një numër të thjeshtë magjik që i shkaktoi atij një të qeshur të madhe. Deri më tani kemi menduar se vetëm njerëzit arrijnë ta dallojnë një shaka, por mesa duket, është koha ta rimendojmë këtë gjë.

Pyetja është: a kanë kafshët sens humori?

Konrad Lorenz, një zoolog austriak, i cili fitoi اmimin Nobel në vitin 1973, besonte se qentë qeshnin kur luanin.

“Nofullat paksa të hapura që zbulojnë gjuhën dhe këndi i anuar i gojës që shtrihet nga veshi në vesh, të japin përshtypjen e së qeshurës”, tha ai.

“Kjo ‘e qeshur’ shihet shpesh te qentë që luajnë me një person të dashur dhe që entuziazmohen shumë”. Por a është kjo hije e së qeshurës që Konrad vërejti, vetëm një faktor i psikologjisë së qenve? Qentë mund të duket sikur po qeshin kur nuk është e vërtetë. Por çfarë thuhet për speciet e tjera?

Në “YouTube” shfaqet një video e një delfini në një akuarium qelqi, që sheh një vajzë teksa bën shfaqje akrobatike nga jashtë. Delfini ndalon dhe duket që është i kënaqur: për të, njerëzit ecin më këmbë dhe nuk i ndodh shpesh të kthehen përmbys. Ky fakt, duket se e bën delfinin të qeshë.

Fytyra e tij duket padyshim si e një njeriu që qesh. Një nga arsyet përse i duam shumë delfinët, është për shkak se ata ngjajnë sikur kanë përherë një buzëqeshje në fytyrë. Por e vërteta është se bëhet fjalë veçse për një anatomi. Edhe pse duket se delfinit i ngjajnë interesante veprimet akrobatike, kjo nuk mjafton për të provuar se kafshët mund të qeshin.

Megjithatë, ka eksperimente shkencore që sugjerojnë se disa kafshë mund të qeshin. Doktoreshë Marina Davila-Ross nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Portsmouth-it, kaloi vite duke analizuar tingujt që bënin majmunët kur kilikoseshin dhe i krahasoi ato me të qeshurën njerëzore.

Kushërinjtë tanë më të afërt, shimpanzetë dhe bonobos – që kanë të përbashkët më shumë se 98 për qind të ADN-së së tyre me njerëzit – bënin tinguj të ngjashëm me të qeshurën njerëzore.

Dr. Ross gjithashtu studioi tingujt që shimpanzetë dhe bonobosët bënin kur luanin me njëri-tjetrin. Fëmijët qeshin kur luajnë me njëri-tjetrin, sikur po grinden. ثshtë e njëjta situatë sikur të jeni duke bërë mundje, ose duke u ngacmuar me shaka me babain tuaj. Kjo grindje me shaka është për një arsye të panjohur shumë për të qeshur.

Kur shimpanzetë grinden me të qeshur, ata gulçojnë. Ata nuk gulçojnë në të njëjtën mënyrë si në kontekste të tjera, si për shembull, kur janë të lodhur, ose kur po tallen prej të tjerëve.

Tingulli i gulçimit të grindjes me të qeshur ngjan më shumë me një të qeshur dhe ka një arsye evolutive pas kësaj.

Ndërsa kafshët e vogla marrin mësime për luftën, ato qeshin që të bëjnë të qartë se nuk po lëndohen gjatë mësimit. Në këtë rast, luftimi është argëtues.

Gorillat dhe orangutangët gulçojnë në të njëjtën mënyrë dhe shkenca ka treguar se të gjithë majmunët kanë diçka që mund të quhet e qeshur.

“Grindja me të qeshur shërben për një funksion shumë social”, thotë Peter McGraw, një psikolog i Universitetit të Kolorados.

“Një pjesë e funksionit është lidhja që krijohet mes atyre që po luajnë dhe një pjesë tjetër është mësimi i luftës. Por në rastin e shakasë, shihet se kafsha që po sulmohet, bën gjithnjë këta tinguj që ne i interpretojmë si të qeshura. Besoj se përgjatë evolucionit, e qeshura u bë një mënyrë për të treguar se diçka që në kushte të tjera do të ishte gabim, është në kushtet aktuale, e pranueshme”.

Dhe kjo tregon lidhjen mes së qeshurës sonë dhe asaj të kafshëve. Te njerëzit, e qeshura evoluoi nga origjinat e grindjes me shaka në një mjet thelbësor shoqëror për të shprehur një gamë të gjerë ndjenjash. Por përdoret ende për të bërë shaka me rrethanat.

Edhe delfinët luajnë sikur luftojnë me njëri-tjetrin dhe lëshojnë po të njëjtët tinguj, që nuk i bëjnë kur kanë përplasje agresive mes tyre. Kjo çoi në një seri eksperimentesh me anë të të cilave, studiuesit zbuluan se edhe minjtë lëshonin tinguj kënaqësie kur grindeshin me shaka, ose kur luanin me të ndjekur.

“Nuk e quaj domosdoshmërisht një të qeshur”, thotë kërkuesi Jeffrey Burgdorf. “E quaj një sinjal të ndërhyrjes pozitive”.

Sa herë analizohen ngjashmëritë e njerëzve dhe kafshëve, vihet re ekzistenca e një zone gri mes tyre. Kjo të bën të kuptosh se bëhet fjalë për një shkallë ndryshimi. Njerëzit kanë një sens humori dhe nëse e shohim me syrin e duhur, mund ta gjejmë origjinën e humorit te speciet e tjera, përveç vetes.

Burimi: Daily Mail
g.shqip
 
Titulli: A janë kafshët në gjendje të kuptojnë dhe të qeshin?

nuk di nese kafshet percojne ndjesite tona, por do doja te ndaja nje eksperience qe me ka ndodhur para shume vitesh.
Ishte diku pas humbjes se tim eti dhe ndodhesha tek oborri para pallatit . nje koleg i tij po vinte per ngushellim ne shtepi , dhe me perqafoi aty ku isha , duke me thene fjale te mira per tim ate dhe per familjen. Nder te tjera me tha se babi jot krenohej me mua ,per faktin se isha ai djali qe kish deshiruar gjithnje e gjera te kesaj natyre, qe ne fakt te gjitha i dija pervec faktit qe ai ndihej krenar. (im ate gjithnje me thosh ti je djali i shpise :) )
Dhe ulur sic isha ,teksa ai zoteria u largua mu mbushen syte me lot . perballe kisha nje qen te lagjes (se asokohe nuk kishte filluar kjo deshira nje person , nje qen) i cili me habiti me menyren si veproi.
teksa mua me rridhnin lotet , ai u ul perballe meje dhe shihja si i shkelqenin syte dhe si i dukeshin lotet. Pezmatimi i tij dukej qartazi , edhe ne gjestet qe bente . Sinqerisht mendja ime fluturoi neper meditime asokohe duke menduar se ato ishin lotet e tim eti ,si per te me dhene force e te tjera si keto....por ajo ishte hera e vetme qe pashe nje ndodhi te tille.
 
Titulli: A janë kafshët në gjendje të kuptojnë dhe të qeshin?

Kam nje macok neper shtepi, sa her qaj ose jam e merzitur vjen ulet tek kembet e mia edhe ferkohet kur jam semur ulet tek kembet e krevatit tim. Kafshet jan me te ndjeshme edhe me besnike se njerezit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top