A është Kaukazi vendbanimi i parë i shqiptarëve të sotëm?

Arfenilla

Themelues i Forumit
shqiptaret-kaukazi-mister.jpg
Faktet historike flasin për ekzistencën e një mbretërie antike të quajtur “Albania” në Kaukaz. Aty ku sot shtrihet Armenia dhe Azerbajxhani, ndoshta kanë jetuar kushërinjtë tanë të vjetër. Por versionet janë të shumta...
Në pranverën e vitit 1863, Johan George von Hahn përshkoi Shqipërinë e Veriut sipas një itinerari që ai s’e kishte bërë më parë. Ai e njihte tanimë mirë Shqipërinë qendrore dhe atë të Jugut. Njihte Shkodrën dhe pjesë të Kosovës, por meqë jemi akoma në vitet kur rrugët nuk ekzistojnë, shtigjet më të rrahura mbeteshin rrjedhat e lumenjve, nëpër luginat e të cilëve, kishte të paktën 40 vjet që bridhnin udhëtarë dhe studiues të gjithfarshëm. Nga Lir, Bajron, e Pukvil tek më të vonët Edith Durham apo Jozef Shekel. Nëpër vendbanimet, malet, grykat e këtij vendi të panjohur, por dikur toka e lavdishme e ilirëve, ata po rindërtonin pak nga pak një histori të mbuluar nga pluhuri. Atë të prejardhjes së shqiptarëve. Gjithsecili në mënyrën e vet, duke sjellë dëshmitë dokumentare të kohës, por duke pasur njëkohësisht në dispozicion edhe freskinë e memories apo privacionet e atyre viteve të vrenjtura, kur ata u endën në këto anë. Këta shtegtarë të mbërritur nga Perëndimi ishin gjithsesi trokitja e parë e Europës në portat e Shqipërisë, pas më shumë se katër shekujsh errësirë. Austriaku Hahn, ishte njëri prej tyre.

Ndërsa përshkonte rrjedhën e lumit Drin në Shqipërinë e Veriut, gjuhëtari dhe etnologu i njohur i cili financohej në këtë udhëtim nga qeveria e Vjenës, po ndërtonte pak nga pak hartën e saktë të të gjitha vendbanimeve të afërta dhe të largëta përgjatë këtij lumi. Eruditi i madh po shkruante njëkohësisht edhe të dhënat rreth prejardhjes, historisë, gjuhësisë, etnografisë dhe antropologjisë së këtyre zonave dhe banorëve të tyre. Por me sistematicitetin e njohur austro-gjerman, shkencëtari nuk u mjaftua vetëm me përshkrimin në shënimet e tij të udhëtimit, të lokaliteteve të harruara buzë Drinit. Ai “krehu” në një rreze të gjerë veprimi të gjitha vendbanimet dhe fshatarat edhe përgjatë tërë pellgut të Drinit, lumenjve të afërt dhe degëzimeve të tij kapilare. Ai përshkoi Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Dibrën e Prizrenin. Dhe gjatë njërit prej këtyre ekskursioneve, ai bëri edhe zbulimin interesant, për ekzistencën e të cilit në të vërtetë flitej, por që ende nuk ishte bërë ndonjë verifikim në vend. Hahn zbuloi matjanët.

Natyrisht zona veriore shqiptare ekzistonte në hartat e botës dhe nuk ishte Hahn i pari që po e kuantifikonte atë. Por Hahn nuk ishte një hartograf. Ai ishte një njohës i shkëlqyer i historisë së vjetër dhe të re, i gjeografisë dhe shtigjeve të udhëtimeve, i dokumenteve dhe legjendave, gjuhëve të folura dhe atyre të vdekura.

Zanafilla e kërkimeve të Hahn në rajonin e Matit, lidhet me këmbënguljen e tij skrupuloze për të gjetur lokalitetin apo zonën nga ku e kishte burimin vetë termi: Albania. Kërkimet e kishin përkundur nga Arbana e Tiranës në një mori fshatrash të cilat në terren përkonin me lokalitete që sipas hartave antike mund të fshihnin gërmadhat e albanopolisit legjendar të Herodotit. Kryeqytetit të Ilirisë së lashtë të periudhës parahelenistike e pararomake. Atij vendbanimi që kurrë nuk u zbulua dot ndonëse gojëdhënat por edhe përshkrimet e vendosin në një rajon midis Krujës dhe Lezhës. Hahn mori një udhërrëfyes i cili do ta udhëhiqte përmes zonës së ashpër të Matit por aty, sikurse e tregojnë edhe dorëshkrimet e tij, ai hasi në një nga ato mistere që edhe sot e kësaj dite shkenca e historisë nuk ka mundur dot t’i japë një përgjigje të saktë. Ja çfarë shkruante vetë Hahn: “...çava përpara drejt kësaj bote të re... duke udhëtuar teposhtë lumit të Matit, prej të cilit marrin emrin e tyre kjo krahinë dhe banorët e saj. Këta të fundit quhen matjanë dhe ngjashmëria e këtij emri me atë të “matjanëve” të Herodotit, më nxiti që ta krahasoj nomenklaturën (toponiminë) e Persisë dhe Armenisë me atë të Shqipërisë dhe fqinjëve të saj...”. Hahn kishte zbuluar pra se jo vetëm “Albania” e lashtë ilire me Albanopolisin e vet ndodhej përafërsisht në Matin e Shqipërisë së sotme, por edhe se kjo Albania e Europës, ishte identike me një Albania tjetër. Atë që gjeografi dhe historiani antik grek Herodoti e përmend në “Historinë” e tij si një mbretëri e fortë në Kaukaz. Brenda së cilës Herodoti përshkruan se jetonte një popull barbar por i bardhë. Dhe një nga fiset e tij më të njohura ishin pikërisht... “matjanët”. Sipas Herodotit, Albania e Kaukazit banohej nga një popull i cili kishte një vitalitet të jashtëzakonshëm. Që ndryshe nga të tjerët aty pranë, mund të udhëhiqej edhe nga gra mbretëresha. Siç ishte rasti i mbretëreshës Tomris e cila në vitin 529 para Krishtit, u vu personalisht në krye të ushtrisë së vet për të thyer trupat e mbretit pers Cyrus II, e madje edhe për ta vrarë këtë të fundit. Hahn u zhyt në emrat e lokaliteteve të Matit shqiptar duke i krahasuar ata me Albaninë e Kaukazit. Ja çfarë thotë studiuesi: “Me përjashtim të formave të njëllojta të Albania-s, ne gjetëm si këtu, ashtu edhe atje (në Kaukaz) një krahinë që quhej njëlloj Hotene dhe një tjetër Blymals, veç kësaj edhe një krahinë që quhej Bolbene në Shqipëri dhe liqenin Bolge në Kaukaz. Një lumë të quajtur atje Arsenia dhe Arzin = Het-Arzum dhe këtu lumin Erzen. Këto përputhje na nxitën të formojmë bindjen që të dhënave të grumbulluara nga të vjetrit porsa i takon përafërsisë së Armenëve dhe Thesaliotëve ndoshta nuk u mungon tërësisht baza historike, aq më tepër kur këto të dhëna përkojnë me legjendat e sotme të abkazëve në Kaukaz, “sepse këta e konsiderojnë veten të njëjtin popull me arnautët që jetojnë në Turqi ose me shqiptarët”, shkruan Hahn.

Një rastësi? Një mister i shpjegueshëm i errësirës së mijëvjeçarëve? ا’donte kjo Albania dhe këta matjanë në Kaukaz katër shekuj para Krishtit? ا’lidhje kishin ata me shqiptarët e sotshëm ose makar, me albanët ilirë të antikitetit?

Rreth kësaj historie të çuditshme prej vitesh po ndërtohen teori të ndryshme, gjithsecila me nga një prapavijë jo ekskluzivisht shkencore nga pas.

Albania e Kaukazit është realisht një territor që ndahet midis shteteve të sotme të Amenisë, Gjerogjisë dhe Azerbajxhanit. Popullsia që gjallon sot në shekullin e XXI në ato rajone është ajo abhkaze dhe rajoni mbi të cilin ata jetojnë është një mollë e vërtetë sherri midis armenëve, gjeorgjianëve dhe azerëve që pretendojnë secili se janë pasardhës direkt të Albanisë antike. Mbi këtë legjendë e kanë zanafillën edhe konfliktet e ashpra për rajonin e Nagorin Karabakut i cili shtrihet pikërisht në këtë zonë (të cilën, arabët e pushtuan aty nga shekulli i tetë, e quanin jo pa ndonjë arsye të fortë edhe “Qafiristan”). Sipas legjendave arabe që citon Hahn, origjina e arnautëve është nga disa vise të Detit të Kuq (jo larg Kaukazit), ku njëri nga liderët e tyre i shkeli kaftanin një shehu dhe gjatë grindjes i nxori atij madje edhe syrin. Dhe meqë nga kokëfortësia nuk pranoi të vuante ndëshkimin (arnaut nga arabishtja d.m.th. “refuzues”), u dëbua së bashku me fisin e vet për të mbërritur në Ballkan.
IMG_20150211_011558.jpg


Një version ky i ikjes së shqiptarëve nga Albania e Kaukazit për të mbërritur më vonë në Ballkan, i cili mbështetet gjerësisht edhe nga një numër studiuesish serbë të cilët nuk pranojnë autoktoninë shqiptare para asaj serbe në “qafiristanin” e ri të Europës. Të cilët e mbështesin këtë argument me mungesën e dëshmive gjuhësore të shqipes evropiane para shekullit të XIV, si dhe me mungesën e ekzistencës së emrit Albania në dokumentet historike deri në shekullin e X. Kohë kjo, e cila çuditërisht është fare e afërt me shekullin VIII kur Albania e Kaukazit pushoi së ekzistuari e sulmuar nga arabët, armenët dhe fqinjët e tjerë.

Gjithashtu një numër i madh emrash të lokaliteteve të atjeshme kanë një ngjashmëri me të vërtetë komprometuese me shqipen e sotme. Në territoret e atjeshme mund të hasen kollaj fshatra me emrat Hundëz, Bushat, Gheghian etj. Studiuesit nga Azerbajxhani zbuluan së fundi se banorët e Albanias së lashtë, kanë qenë të krishterët e parë të Kaukazit, të evangjelizuar qysh në shekullin e parë nga apostulli Elysee. “Kisha më e vjetër kaukaziane është ajo shqiptare me emrin “Kish” në rajonin Sheki, si dhe tempujt Ganxhasar dhe Amaras në zonën e Karabakut janë edhe sot e kësaj dite vende ku gjallojnë pasardhësit e shqiptarëve të ndarë në fiset e gunave, gelëve, alpnasëve, legave dhe udinajve”, mund të lexosh në secilën nga guidat turistike të Azerbajxhanit në internet.



Nje objekt klulti i krishtere qe edhe sot ne Kakukaz njihet me emrin kish

A mund të kemi ardhur vërtet nga abhkazët e Azerbazhanit? A është Albania e Kaukazit vendi i origjinës së shqiptarëve të sotëm? Sipas vetë studiuesve lokalë, termi Albania i atjeshëm nuk duhet ngatërruar kurrsesi me Albanian e Adriatikut (këtë tonën). Ata pretendojnë se banorët e atjeshëm e kanë quajtur kështu fare rastësisht vendin e tyre ngaqë ai ishte tepër i thepisur me male dhe origjina e emrit të tij vjen nga “alp” që janë lartësitë dhe jo nga fisi i “albanëve” që quhej kështu për shkak se për latinët ata ndodheshin andej nga lind dielli (alba). Banorët e sotëm të atij rajoni e quajnë veten abhkazë dhe jo “albanë” dhe sikurse e vërente edhe Hahn më 1863, gjuha abhkaze ndryshon rrënjësisht nga ajo shqipe. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për emërimet e vendbanimeve sidoqoftë, të cilat ngrenë pikëpyetje shumë të forta. Koincidenca e Matit shqiptar dhe atij kaukazian si dhe shumë e shumë vendbanimeve, lumenjve, liqeneve etj., e lë pezull misterin e kësaj afërsie të çuditshme. Madje afërsi kanë edhe shumë emra njerëzish, sikurse vëren edhe Hahn. “اdo shqiptar do të çuditej kur të lexonte në një nga veprat antike greke “Kserksi” që përshkruan luftën e këtij mbreti pers me grekët, përmendet Dotos si prijësi i matjanëve. Dote, ose Dodë është ndërkohë një nga emrat e rëndomtë shqiptarë në Mat. Kështu quhet p.sh. shefi i sotëm i mirditorëve Bib Doda, për shkak se emri i të atit ka qenë Dodë”, thotë studiuesi austriak.

Historianët dhe studiuesit kaukazë nga ana tjetër nuk mendojnë se ka vërtet ndonjë lidhje midis dy Shqipërive dhe i quajnë thjesht rastri të gjitha këto ngjashmëri. Por ekziston edhe një version tjetër.

Dhe është përsëri Hahn ai që hedh dritë mbi mundësinë e një shpjegimi të mundshëm të enigmës së Albanisë kaukaziane. Ai i referohet emrit të vjetër të Maqedonisë antike e cila në dokumentet e vjetër quhet pikërisht “Emathia”. Një element që njihet ky dhe që sipas albanologëve, tregon origjinën aspak greke por shumë shqiptare të maqedonasve si një popull vëlla me iliro-trakët antikë. Një emër që sipas shqipes së sotme do të përkthehej në “E madhja” si dhe që do të justifikonte prapashtesën “i madh” pas Aleksandrit të Maqedonisë, i cili edhe pa të, ka për nënë Olimbinë nga Epiri. Si dhe arsyen pse gjatë gjithë mesjetës shqiptarët identifikoheshin edhe me maqedonasit, e se madje heroit më të madh matjan Skënderbej, turqit ia vunë emrin pikërisht kështu, “Iskander”, për nder të paraardhësit të tij Aleksandër. Por sipas Hahn, Emathia mund të jetë pikërisht Mati i sotshëm shqiptar si dhe vendlindja e Aleksandrit, Pellasi i humbur, mund të jetë ndonjëri nga shumë gërmadhat anonime të antikitetit që ende presin të zbulohen në veri të Shqipërisë.

Por çfarë lidhje ka Emathia-Mati i Aleksandrit të Madh, me Albaninë e Kaukazit? Ndoshta faktin se i vetmi “ballkanas” që e përshkroi atë territor para Herodotit ishte pikërisht Aleksandri me etnicitet të diskutueshëm dhe me qindra mijëra ushtarët e tij? Ndoshta sepse sipas shumë versioneve, pas dështimit të fushatës së tij në Indi, garnizone “emathianësh” të Aleksandrit u hallakatën nëpër gjithë rrugën e kthimit për në Ballkan e madje shumë prej tyre u ngulën diku ku malet u kujtonin atdheun një pjesë malore e të cilit quhej edhe Albania? Ndoshta sepse edhe sot e kësaj dite, gërmimet në shumicën e vendbanimeve të Albanisë së Kaukazit nxjerrin në dritë monedha të pafundme, që tregojnë se ose shkëmbimi tregtar nuk ishte një ekskluzivitet i grekëve (lexo: “të qytetëruarve” të antikitetit pavarësisht nga etnia, ose se këta “të qytetëruar” kishin mbërritur deri këtu larg në malet e Kaukazit, për të habitur treqind vjet pas Aleksandrit të Madh dhe para Krishtit, historianin Herodot që i quajti ata barbarë. Por që lë fatmirësisht i pari dëshminë për ekzistencën e atij damari aq të lashtë, e tanimë të humbur që mund të na tregojë kush jemi në të vërtetë ne. Shqiptarët.

/Lapsi.al
 
Titulli: A është Kaukazi vendbanimi i parë i shqiptarëve të sotëm?

Mendoj se e gjithe kjo teori eshte e bazuar ne hamendjet e Hahn si dhe e perforcuar nga akademiket serb. Qellimi eshte qe shqiptareve t'iu mohohet autoktonia ne keto troje duke propaganduar ardhjen e tyre (shqiptareve) ne kete pjese ne Europes peraferisht ne shekullin dhjete. Pra tre-kater shekuj me vone se sllavet. E gjithe kjo teori ka filluar pasi qe fillimisht kane deshtuar te faktojne prejardhjen e tyre nga fiset ilire, te cilen e lakmojne aq shume.

Si fillim Albania e Kaukazit nuk ka qene e banuar nga nje etni apo komunitet homogjen por ka qene e banuar, sipas disa burimeve, nga rreth 1000 etni te ndryshme.

Nga ana e antropologjise fizike mund te kemi ngjashmeri me ata kaukazian qe bejne pjese te raca e bardhe. Por ate ngjashmeri nuk e kemi vetem shqiptaret por te gjithe popujt europian. Te gjithe popujt europian perfshihen ne grupin e quajtur Caucasian Race, apo Caucasoid dhe Europid.

Nga ana gjuhesore, aq ngjashmeri sa pretendon te kete gjetur Hahn ne mes te gjuhes shqipe dhe asaj te abkhazeve apo udive mund te gjenden ne mes te seciles gjuhe te botes. Ato fjale numrohen me gishtat e njeres dore dhe nuk jane edhe aq te ngjashme ne mes vete c'eshte e verteta. Vet gjuhet e kaukazit, duke i perfshi edhe ato abkhaze dhe udi, te cilat etni/popuj akademiket serb tentojne qe t'i lidhin me shqiptaret, as nuk bejne pjese ne grupin e gjuheve indo-europiane. Ato i takojne grupit te gjuheve 'kaukaziane veriperendimore'.

Edhe gjenetikisht jemi te ndryshem. Perderisa te shqiptaret dominojne haplogrupet EV-13 dhe R1b, te abkazianet dominojne haplogrupet I dhe R1A1.

Perndryshe, konjatat me gjuhet tjera IE si dhe fjalet e shumta te njejta apo te ngjashme te gjuhes shqipe me latinishten dhe greqishten e vjeter, e hudhin poshte cdo mundesi qe shqiptaret mund te kene ardhur ne Ballkan ne shekullin e X.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: A është Kaukazi vendbanimi i parë i shqiptarëve të sotëm?

Unë nuk po hyj shumë thellë, vetem një gjë
do ta kisha thënë: s'ikur serbët të kishin pasë ardhur
këndej para neve, detin kurrën kurrës s'do të
na kishin pasë lënë. Gjithmonë janë bërë shkrum
për një copë det.
 
A e dini që ekziston një 'Shqipëri' tjetër?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ndoshta është fakt i çuditshëm, por se ekziston edhe një Shqipëri në Kaukaz dhe që ndërkombëtarisht njihet si “Caucasian Albania”.

Albania Kaukaziane si shtet shtrihej në Kaukazin lindor, në territorin e Azerbajxhanit të sotëm, në Dagestanin jugor dhe në Gjeorgji. Në vitin 387 pas Krishtit, gjatë ndarjes së Armenisë në mes të Perandorisë Sasaniane dhe Perandorisë Romake, territori i Albanisë Kaukaziane u nda në dy zona: Aghuak dhe Utik , të cilat iu dhanë Armenisë. Pas luftërave të shumta që pasuan ato u aneksua krejtësisht nga Perandoria Sasaniane deri në shekullin VIII-të. Kryeqyteti i Albanisë Kaukaziane deri në shekullin e VI-të ishte Kabala. Më pas u bë kryeqytet Partavi. Albania Kaukaziane deri në shekullin e XIII-të njihej me emrin Persian Arran (Ardhan).
Grupet etnike të Albanisë Kaukaziane

Popullsia e Albanisë Kaukaziane ishte e përbërë nga 26 grupe etnike. Grupi etnik më i madh ishte grupi i shqiptarëve dhe për këtë arsye emri i shtetit të tyre u quajt Albania. Këto grupe etnike kishin gjuhën e tyre të përbashkët.

Grupet e tjera etnike përveç shqiptarëve ishin: gargarët, utitë, gelët, lezginët, silvitë etj. Hapësira gjeografike ku jetonin shtrihej në mes të Iberisë, detit Kaspik, maleve të Kaukazit dhe lumit Kur. Këto grupe etnike jetonin në fillim të maleve të Kaukazit deri në jug të Dagestanit të sotëm. Kur gjeografët e lashtë dhe historianët filluan të flisnin për popullsinë e Albanisë Kaukaziane, ata e kishin fjalën gjithnjë vetëm për popullsitë e pastra shqiptare në zonë.

Disa prej ekspertëve mendojnë se ka pasur vetëm një grup etnik të madh, atë të quajtur shqiptarët, i cili kishte jetuar përgjatë bregut të majtë të lumit Kur. Pikërisht, ky grup, sipas tyre, bashkoi dhe asimiloi nëngrupet e tjera etnike përreth dhe kështu u krijua shteti dhe mbretëria me emrin Albania e Kaukazit, i cili u përhap me pas në një territor të gjerë.

Armenizimi i shqiptarëve të Kaukazit

Në librat e historisë nuk arrijmë dot të gjejmë gjithë strukturën e plotë etnike të popullsive shqiptare të Kaukazit. Pjesa më e madhe e tyre, edhe pse fliste në dialekte të ndryshme të largëta mes tyre, ruante fenë e krishterë. Por pas luftërave të mëdha dhe pas shembjes së mbretërisë së shqiptarëve, një pjesë e madhe e tyre u detyrua të flasë gjuhën e pushtuesit armen dhe kjo shkaktoj armenizimin në masë të shqiptarëve.

Gjuha armene u fut shpejt sidomos në qytetet Arran dhe Shirvan. Vetëm popullsitë rurale shqiptare e ruajtën shumë më gjatë gjuhën e tyre të vjetër. Janë gjetur gjuhë të lidhura ngushtë me gjuhën e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane edhe në Dagestanin e sotëm.

Shqiptarët që jetonin në pjesët lindore të Albanisë Kaukaziane, e gjetën më vonë vetën nën sundimin e Perandorisë Persiane. Arabët i konvertuan ata me forcë në fenë islame. Më pas këtu erdhën turqit dhe kjo çoi në krijimin e Azerbajxhanit të sotëm.

Në shekullin XII-të dhe XV-të filluan dërgimet masive në trojet shqiptare të turqve të pasur, të familjeve aristokrate apo të ushtarëve të moshuar që të jetoni atje, pasi vendi bregdetar kishte klimë të mirë, peizazhi ishte i mrekullueshëm dhe i begatë dhe ngjanë aq shumë me brigjet e Adriatikut, ku jeton pjesa tjetër e shqiptarëve sot. Kjo ngjarje e ndryshoj emrin Arranit në Karabak.

Në gjuhën turke ose në gjuhën iraniane kjo do të thotë kopshti i gjelbër. Mirëpo shqiptarët në pjesët e sipërme të Karabakut nuk u zhduken dhe nuk u asimiluan dot nga muslimanët.

Kjo çoi në krijimin e aleancën së tyre më pas me Armenët, të cilët ishin të krishterë si shqiptarët. Në epokën e mesjetës së hershme në kufirin mes Albanisë Kaukaziane dhe Gjeorgjisë, grupet shqiptare nga perëndimi u bënë pjesë e kombit gjeorgjian dhe bashkimi i tyre njihet me emrin Erti.

Rajoni më i vjetër i Albanisë Kaukaziane ka qenë pjesa veriore e luginës së lumit Kur dhe e lumit Alazani. Pikërisht këtu filluan zhvillimin komunitetet urbane, duke përfshirë dhe kryeqytetin e Albanisë Kaukaziane, Kabala.

Faktet e ekzistencës së Albanisë Kaukaziane

Ekzistenca e Albanisë Kaukaziane është e vërtetuar edhe falë artefakteve. Ekzistojnë zbulime arkeologjike të cilat tregojnë se Albania Kaukaziane ka pasur shkrimin dhe gjuhën e vet popullore. Por nga shekulli i III-të edhe gjuhën zyrtare.

Në territorin e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgjinë e sotme janë ende në këmbë kishat e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane, të cilat thirrën edhe sot si të tilla dhe dallohen qartë nga arkitektura, edhe pse mund t’u kenë ndërruar ndonjë simbol.

Mbretërit shqiptarë në Albaninë e Kaukazit

Mbreti i parë shqiptar quhej, Arranshahu. Ai u bë mbret kur pushtuesit e Albanisë Kaukaziane (Armenët dhe Persianët) deshën të vinin mbret të shqiptarëve njeriun e tyre, (një nga shqiptarët lokal).

Pas luftërave të egra çlirimtare kundër pushtuesve, njeriu që çliroi Arranin, u bë mbret i gjithë Albanisë Kaukaziane dhe u thirr me emrin, Arranshah. Kështu u krijua familja e parë mbretërore e Albanisë Kaukaziane.

Pas aleancës me Armeninë, mbreti shqiptar Urnair i Albanisë Kaukazian, i rikthyer në fenë e krishterë, u pagëzua në Armeni në vitin 370 para Krishtit. Ai u bë më pas një partner besnik edhe i Perandorisë Persiane, e cila si dhuratë, i dha Urnairit krahinat: Aghuak, Utik dhe Shakashen gjatë copëtimit të Armenisë në mes të Romës dhe Persisë.

Më pas në territorin e Utikëve mbreti pasues i shqiptarëve Vaqe ndërtoi një qytet, të cilin, në nderim të Mbretit Persian,i dha emrin Peroz, që më vonë ndryshoi në Partav.

Pushtuesit Arabë dhe Armenë filluan më pas të kacafyteshin me njëri-tjetrin për territorin e Albanisë Kaukaziane Pas luftërave të shumta të historisë një pjesë e popullsive të Albanisë Kaukaziane, siç thamë më lart, mbeti gjatë nën qeverisjen e Armenisë dhe u detyruan të përdornin gjuhën Armene. Një pjesë tjetër e popullsive mbeti nën qeverinë e Iranit. Ndërsa një pjesë e tretë mbeti nën qeverinë e Turqisë.

Megjithatë deri në shekullin të VII-të në Albaninë Kaukaziane kishte shumë territore shqiptare që përdornin masivisht gjuhën e tyre të vjetër dhe dalloheshin lehtësisht nga popujt e racat e tjera, që mbetën në vendin e shqiptarëve siç janë popullsitë armene, iraniane, turke etj.

Kështu nga shekulli i IX-të dhe i X-të Albanisë Kaukaziane i mbeti vetëm emri i shteti që nuk ekziston më. Por popullsitë shqiptare nuk u shfarosen.

Ato jetojnë edhe sot në Gjeorgji, në Azerbajxhan dhe në Karabak dhe dallohen shumë mirë nga popujt e tjerë jo vetëm nga karakteristikat e racës, por dhe ato të kulturës, nga zakonet e doket, nga gjuha etj./Dita
 
Titulli: A e dini që ekziston një 'Shqipëri' tjetër?

Kur hoxhallaret e kosoves thone qe shqitaret i sollen ketu osmanlite .....pasken te drejte.
Ne paskemi zene tokat serbe dhe greke fale pushtimit turk ne mesjete.
Ne qeknemi vertete aziatik lol
 
Titulli: A e dini që ekziston një 'Shqipëri' tjetër?

Serish kjo tema? Oh no!

Qe te mos shkruaj edhe nje here, po e sjell ate qe kam shkruar per Albaniane e Kaukazit, po ne kete forum.

----
Mendoj se e gjithe kjo teori eshte e bazuar ne hamendjet e Hahn si dhe e perforcuar nga akademiket serb. Qellimi eshte qe shqiptareve t'iu mohohet autoktonia ne keto troje duke propaganduar ardhjen e tyre (shqiptareve) ne kete pjese te Europes perafersisht ne shekullin dhjete. Pra tre-kater shekuj me vone se sllavet. E gjithe kjo teori ka filluar pasi qe fillimisht kane deshtuar te faktojne prejardhjen e tyre nga fiset ilire, te cilen e lakmojne aq shume.

Si fillim Albania e Kaukazit nuk ka qene e banuar nga nje etni apo komunitet homogjen por ka qene e banuar, sipas disa burimeve, nga rreth 1000 etni te ndryshme.

Nga ana e antropologjise fizike mund te kemi ngjashmeri me ata kaukazian qe bejne pjese te raca e bardhe. Por ate ngjashmeri nuk e kemi vetem shqiptaret por te gjithe popujt europian. Te gjithe popujt europian perfshihen ne grupin e quajtur Caucasian Race, apo Caucasoid dhe Europid.

Nga ana gjuhesore, aq ngjashmeri sa pretendon te kete gjetur Hahn ne mes te gjuhes shqipe dhe asaj te abkhazeve apo udive mund te gjenden ne mes te seciles gjuhe te botes. Ato fjale numrohen me gishtat e njeres dore dhe nuk jane edhe aq te ngjashme ne mes vete c'eshte e verteta. Vet gjuhet e kaukazit, duke i perfshi edhe ato abkhaze dhe udi, te cilat etni/popuj akademiket serb tentojne qe t'i lidhin me shqiptaret, as nuk bejne pjese ne grupin e gjuheve indo-europiane. Ato i takojne grupit te gjuheve 'kaukaziane veriperendimore'.

Edhe gjenetikisht jemi te ndryshem. Perderisa te shqiptaret dominojne haplogrupet EV-13 dhe R1b, te abkazianet dominojne haplogrupet I dhe R1A1.

Perndryshe, konjatat me gjuhet tjera IE si dhe fjalet e shumta te njejta apo te ngjashme te gjuhes shqipe me latinishten dhe greqishten e vjeter, e hudhin poshte cdo mundesi qe shqiptaret mund te kene ardhur ne Ballkan ne shekullin e X.

http://www.forumivirtual.com/enigma...i-i-par-i-shqiptarve-t-sotm-53151/#post677426
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top