A e dini sa para i fitoi De Biasi në Shqipëri?

Arfenilla

Themelues i Forumit
1491-620x330.jpg
Shqipëria është kualifikuar për në Euro 2016 dhe tashmë futbollistët i gëzohen premios “së majme” premtuar para ndeshjes, ndërkohë që trajneri Xhani De Biazi deklaroi me humor pas ndeshjes në Armeni se për rinovimin “mjaftojnë nja 2 milionë euro”.
Megjithatë, kot nuk thonë “shakaja është gjysma e së vërtetës”, sepse që në përfundim të kontratës aktuale, kurorëzuar me kualifikim, De Biazi është pasuruar dhe natyrisht që kërkon më shumë.
Në dy vitet e fundit trajneri italian ka përfituar rreth 200 mijë euro në vit, që do të thotë 400 mijë vetëm për edicionin eliminator të Euro 2016.
Gjithashtu, ndihmësit e tij, që janë 3, kanë marrë nga 50 mijë euro secili.
Fatura e De Biazit për federatën bëhet ‘e kripur’ sidomos nga premiot, sepse për çdo fitore dhe barazim ka pasur shpërblim, si për të, ashtu edhe për ndihmësit, ku natyrisht De Biazi ka qenë i privilegjuar, me 20 mijë euro për çdo fitore në transfertë dhe 10 mijë në shtëpi (gjysmë shpërblimi për barazimet).
Megjithatë, pjesa e “luanit” nuk është kjo, sepse federata i kishte vendosur një klauzolë De Biazit:200 mijë euro premio, në rast kualifikimi për në Euro 2016.
Natyrisht, kur u firmos kontrata askush nuk i kushtoi rëndësi premios, sepse fundja ne ishim mësuar me dy vendet e fundit në renditje, por tashmë De Biazi prej ‘çekun’, para se të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës, që natyrisht pritet të jetë më e lartë se e shkuara./Sportal
 
Titulli: A e dini sa para i fitoi De Biasi në Shqipëri?

Pak paska fitu krahasuar me sa meriton.
 
Titulli: A e dini sa para i fitoi De Biasi në Shqipëri?

Pyeti kush gje sa leke mori apo do mare FSHF me kualifikimin direkt?
 
Titulli: A e dini sa para i fitoi De Biasi në Shqipëri?

12 milion i futi ne cice, per kualifkimin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top