eGo0sTyle
System Engineer
![Rama...-300x163.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2011%2F04%2FRama...-300x163.jpg&hash=7ed781aba47d4c72b71a966b81ce21b6)
TIRANث- Në vijim të takimeve elektorale me banorë të Tiranës, kreu i bashkisë, Edi Rama, në garë për një mandat të katërt është ndalur sot në minibashkinë numër 7.
Gjatë takimit me banorë të zonës, Rama ka përsëritur ftesën për mbështetjen e alternativës socialiste dhe kandidatëve të saj në këtë garë vendore.
Sipas Ramës, më 8 maj, Berisha do të marrë përgjigjen që meriton dhe për këtë populli do ta ndëshkojë me votë.
“Përpjekjet e qeverisë për të trembur njerëzit janë të dëshpëruara. Vota është fuqia që kemi për të mbrojtur të ardhmen. Ne do të transformojmë Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë”- ka thënë Rama, duke kujtuar jetën e vshtirë që bëjnë sot shqiptarët dhe për këtë, sipas tij, fajtor është Berisha dhe qeveria e tij.
Sipas Ramës, sot tregtarët ankohen për listat e shumta, që po i marrin frymën. “Tregtarët ankohen se i mbytën listat. Madje edhe ilacet po blihen me lista”- ka thënë Rama, duke shtuar se kjo situatë duhet të ndryshojë.