7 vjetori i renies se deshmorit te kombit Tahir Sinanit

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Tahir Sinani ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.
Lindi më 6 maj 1964, në fshatin Gri afër Bujanit, Rrethi i Tropojës, Shqipëri. Gjatë luftës në Kosovë ishte një ndër komandantët më aktivë, më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Gjatë Konflikti të armatosur në teritorin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2001 në aradhate Ushtrinë اlirimtare Kombëtare, drejtoi Brigadën 116 "Tahir Sinani".
Tahiri Sinani së bashku me katër bashkëluftëtar humb jetën në aksident të rastit duke pregaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut në zonat malore të Gostivarit në Korab në vendin e quajtur Kukul Zabel, ashtu që me datën 29 Korrik 2001 bashkë me katër shokët e operacionit bie dëshmorë. Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, në Landovicë të Prizrenit ku përjetësisht pushon në me dëmorët e tjerë të kombit.Tahir Sinani mori pjes ne luft edhe ne Suharek ne Brigaden 123 ne njesitin Syri i Shqiponjes drejtuar nga Kom.Nezir-Kryeziu.


wikipedia


Shkruan: Prof. Abdyl KADOLLI
Gjeneral Tahir Sinanin eshte njëra ndër figura më emblematike e më frymëzuese të historisë sonë të re, që me veprën e vet të jashtëzakonshme ka ngjallur krenarinë e admirimin tonë.
Ai është vetë arketipi shqiptar, një lidhje gjenetike me Mic Sokolin legjendar.
Tahir Sinani është një fenomen i rrallë në artin tonë luftarak, strateg i veprave të mëdha.
Akti i veprimit historik dhe i flijimit të komandantit e strategut të shquar ka simbolikën e idealit të shtetit kombëtar, të vizionit të atdheut të plotë e të lirë.
Ai është një monument i kujtesës kombëtare, që shquhet si maja e Shkëlzenit të lindjes dhe maja e Korabit të rënies.
Portreti i tij ka ngjashmëri me Alpet shqiptare: krenar, shtathedhur e syshqiponjë. Burrë me moral të lartë: i rreptë e korrekt në veprime, i dashur për miqtë dhe i tmerrshëm për armiqtë.
ثshtë djali i pestë i Rukë Rizajt e Mal Sinanit, nga tetë djemtë e një vajzë e tyre në Grinë alpine të Tropojës. Kishte lindur me 25 maj 1964 në djepin epik të Mic Sokolit e Col Delisë, Ali Ibrës e Smajl Hysenit, Haxhi Zekës e Bajram Currit. Kulla e Halil Sinanit ishte gjithherë kështjellë qëndrese ndaj hordhive serbe.
Dashuria ndaj atdheut dhe urrejtja ndaj kufirit të mallkuar ishin mbjellë që herët në shpirtin e tij malësor.
Komandant Tahir Sinani hyri në historinë e re kombëtare me prirjen luftarake, diturinë e Zall-Herrrit dhe përvojën e Ushtrisë shqiptare, si instruktor i stërvitjeve, shef i Sektorit për ndërhyrje të shpejta dhe oficer i Kampit të stërvitjeve në Tropojë.
Pas kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jashari, është ndër eprorët e rrallë që i përgjigjet luftës historike të UاK-së së lavdishme, luftës më të organizuar antisllave gjatë një shekulli gjenocidi serb.
Në nëntor 1998 hidhet në luftimet në Kosovë, bëhet anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UاK-së, themelon Qendrën stërvitore dhe komandon njësitin special Arbri në Divjakë, duke vepruar me sulme të rrufeshme e të befasishme mbi makinerinë fashiste serbe dhe duke mbrojtur popullsinë civile.
Tahir Sinani shkëlqen kudo si strateg ushtarak me njësitin Arbri, shqiponjë e lirisë që mbron zogjtë dhe çerdhen e vet:

në Betejën e Qafës së Pagarushës, në grykën e Carralevës, në Biraç e në Blinajë, në Shkozë e në Zborc, në Malishevë e Anadrin, duke minuar e sulmuar pozicionet armike.
Në fazën më vendimtare të Luftës çlirimtare Tahir Sinani del në krye të Zonës operative të Pashtrikut.
Ai shquhet sidomos në betejën frontale të Celinës për të hapur korridorin e ndërveprimit me operacionin Shigjeta të Pashtrikut.
ثshtë heroike mbrojtja e vijës Llapushnik-Berishë-Qafë Duhël, zonë me 100 mijë banorë, ku vepronte edhe Shtabi i Përgjithshëm i UاK-së.
Më 12 qershor ‘99 brigadat e kësaj zone hyjnë triumfalisht në Prizrenin historik.
Pas çlirimit të Kosovës duhej përgatitur shpejt forcat e rregullta ushtarake, prandaj eprori me përvojë të gjatë emërohet komandant i Qendrës së stërvitjes dhe të doktrinës në Nashec , ndërsa në qershor 2000 komandant i Shkollës së nënoficerëve të akademisë Hamëz Jashari të TMK-së.

Shpirti liridashës i komandant Tahir Sinanit nuk qetësohet deri në çlirimin e plotë të trojeve të pushtuara shqiptare. Ai ishte njeri i veprimit dhe jo i vajtimit, një hero i heshtur: fjalëpak e punëshumë.
Komandanti ishte i vetëdijshëm se vetëm populli i organizuar mund të jetë subjekt historik.
Tahir Sinani është promotor i luftërave tona çlirimtare. Ai është strateg i tri fronteve kombëtare. Hapat e tij janë historikë.
Kur në nëntor ‘99 pëlcet lufta në viset e Kosovës Lindore, njësiti i tij special hidhet në fushëbetejat në Konçul, Dobrosin e Bujanoc.
Në qershor 2000 Brigada e tij 116 vendoset në zonën e Gostivarit dhe të Radikës. Kjo brigadë zhvillon luftime në pranverë 2001 në shpatet e Sharrit dhe në Likovë.
Në të gjitha operacionet ushtarake komandanti shquhet njësoj me guximin, intuitën e profesionalizmin luftarak.

Kudo që kishte shkelur këmbë e tij kishte zgjuar admirimin, dashurinë e krenarinë e bashkëluftëtarëve dhe të popullit. Ishte bërë legjendë e gjallë, mit i lirisë.
Veprimtaria e tij kishte përmasa vertikale e horizantale..
Figura e tij erdhi duke u rritur në rrathë përqendrorë:
Tahir Tropoja, Kosova, Presheva, Tetova dhe në fund Tahir Shqipëria.
Pas këtij marshimi të lirisë, Tahir Sinani bie në fushën e nderit më 29 korrik 2001, vetë i pesti, me bashkëluftëtarët Hyrë Emini e Brahim Ademi nga Ferizaj dhe Isa Fazliu e Naser Ademi nga Gostivari.
Edhe rënia e Tahirit, në Tanushën e bukur, rrëzë Korabit legjendar, është madhështore, si e Micit në grykë të topit, duke shpërndarë trupin gjithandej atdheut.
Pas rënies së Tahirit, brigada 116 merr emrin e tij, ndërsa Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë اlirimtare Kombëtare e gradon gjeneral brigade.
Pas çlirimit të Kosovës në radhët e TMK-së hyn vëllai i tij Skënder Sinani.
Gjithherë duhej çuar në vend amaneti i plakut Mal Sinani: Një djalë për Kosovën...
Sot eshtrat e Tahir Sinanit prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ku janë rivarrosur më 24 maj 2002.

Pavarësisht se edhe sot nuk është realizuar plotësisht ideali ynë kombëtar, shtegtimi i Tahir Sinanit ka hapur rrugët e atij ideali, duke lënë shenjat historike.
ahir Sinani është vetëdije historike për shtetin kombëtar, pa të cilin nuk mund të mbrohet qenia fizike, shoqërore, ekonomike e kulturore.
Ai është emblemë e dinjitetit kombëtar, që shqiptarët të jenë zot në atdheun e tyre.
Sot pavarësia e Kosovës është një fitore historike, por vetëm gjysma e çështjes shqiptare. Në kontekstin e sotëm gjeopolitik ndërkombëtar ende mbizotëron parimi i kufijve politikë dhe jo etnikë. Sot shihet në dritë të diellit se pavarësia, pa luftën e lavdishme të UاK-së dhe pa ndërhyrjen e fuqishme të NATO-s, ishte vetëm një iluzion fantastik. Tani duket edhe më e qartë aleanca e fortë ruso-serbe, që ka trazuar gjithherë Ballkanin.
Pozicioni shqiptar sot kurrë nuk ka qenë më i fortë.
Integrimi në aleancën perëndimore do ta fuqizojë faktorin shqiptar. Rruga e detit do të jetë një vertebre e atdheut.
Shqiptarët e brezave anësorë duhet të bëhen shtetformues ose të krijojnë autonomitë politiko-territoriale për të ruajtur e zhvilluar identitetin etnokulturor.
Sot duhet përforcuar më shumë identiteti ynë kombëtar, sepse jemi popull me tri fe, si relikte të perandorive të gjata. Derdhja e 1/3 së popullsisë jashtë atdheut ka krijuar diasporën e re shqiptare. Ajo mund të përfundojë tragjikisht një ditë, si më herët në Greqi, Itali e Turqi. Shteti shqiptar duhet të krijojë ekzistencën e popullsisë dhe të punojë shumë që njerëzit tanë të kthehen në atdhe. Atdhe janë toka dhe njerëzit e saj. Diaspora shqiptare ka bërë shumë për çështjen kombëtare.

Simbolika e figurës së Tahir Sinanit është shumë frymëzuese për brezat e sotëm e të ardhshëm. Me kalimin e kohës ajo do të bëhet edhe më madhështore.
Tahir Sinani tashmë ka hyrë në Panteonin e burrave të mëdhenj të kombit.
ثshtë shpallur Dëshmor i kombit në Tiranë dhe Qytetar Nderi i Bajram Currit, ثshtë lauruar me Urdhrin Adem Jashari të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së dhe me dekorata e mirënjohje gjithandej ku ka vepruar e punuar.
Sot emrin e komandantit të lavdishëm Tahir Sinani e mban Qendra stërvitore e TRA-DOK-ut të TMK-së, pllaka përkujtimore e aksionit te Qershia në Biraç, një rrugë e Prizrenit, një divizion …
Gjeneral Tahir Sinani meriton shume më shumë :Urdhrin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Trimëria e Tahir Sinanit është përjetësuar në shumë këngë të rapsodëve popullorë, në shumë poezi e në publicistikë.

Rapsodi do ta bekonte:
Lum Tropoja që të lindi
Lum Shqipëria që të rriti
Lum Kosova që të priti!

Poeti do ta madhëronte:

Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani
Kushtron Shqipëria
Ka burra Arbëria.

Një monografi për Tahir Sinanin do të ndriçonte figurën e tij madhështore.
Tahir Sinani do të përjetësohet edhe në artin monumental.
Monumenti i tij e ka vendin e merituar në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pranë Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit, Mic Sokolit e Sylejman Vokshit. Ky monument duhet të ngrihet deri në përvjetorin e ardhshëm


LAVDI
 

Attachments

  • frasheri004.jpg
    frasheri004.jpg
    22.5 KB · Shikime: 65
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=uAArph5YCso&feature=related]YouTube - Tahir Sinani[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top