600-800 ujgurë janë vrarë - VIDEO

Kresha

A pretty face can never trick me
Sekretari i përgjithshëm i Kongresit Botëror të Ujgurëve tha se shumë ujgurë janë linçuar nga kinezët.


Foto: Kinezët në "gjueti" të Ujgurëve muslimanë

Lideri i ujgurëve të Kinës në ekzil tha se, në bazë të raporteve të dëshmitarëve përmes telefonit, numri i vdekjeve gjatë trazirave në Urumqi ka arritur në 800.

Sekretari i përgjithshëm i Kongresit Botëror të Ujgurëve, Dolkun Isa, tha se shumë ujgurë janë linçuar nga kinezët.

Ai tha se është shumë vështirë të konfirmohet numri i saktë i viktimave në Ksinjang, por se sipas telefonatave të zhvilluara me dëshmitarët, numri i ujgurëve të vrarë "sillet prej 600 deri në 800".

"Ne mund të themi me siguri se kanë qenë disa qindra", tha Isa.

Qeveria e Kinës tha se nga trazirat e së dielës në Urumqi janë vrarë së paku 156 njerëz, ndërsa janë plagosur rreth 1080 të tjerë.


KUJDES!!! Videoja e më poshtme ka skena të vrasjeve të dhunshme të punëtorëve Ujgur nga ana e Kinezëve.



YouTube - Chinese Commies Massacre Uyghur Innocent Workers 3
 
gjynaf !!!
 
Pamje e tmerrshme e dhimbshme e pa fjale
Dy jane gjerat me te shpifura qe ka pjelle njerezimi
FENE dhe POLITIKEN keto te dyja i shpien njerezit te bejne masakra si kjo qe po shohim ne video Masakra me te llahtarshme se kjo
A eshte e lehte qe njeriezit te ndahen nga FETE dhe POLITIKAT qe u kane errur aresyen ..?
Nese kjo do ishte e lehte dhe vete bota do kish tjeter fytyre
Si do e kish fytyren nuk e di , po di qe do ishte me e qeshur :D
I perjetshem qofte kujtimi ne familjet dhe popullsine e tyre !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top