5X5/ 5 meshkujt më sexy & 5 meshkujt më të shëmtuar shqiptarë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ish konsulli austriak në Janinën e vitit 1847 si dhe një ndër filologët më prominentë të historisë,gjuhës dhe kulturës sonë Johan George von Hahn shkruan në veprën e tij “Studime shqiptare” : Nuk ka asnjë vend në botë si Shqipëria ku përfaqësohen të gjitha format e racës njerëzore prej bukurisë më të madhe deri te më e shëmtuara…

Një javë më parë botuam në suplementin tonë të së shtunës emrat e femrave shqiptare më sexy e më të shëmtuara. Mes polemikave të shumta të cilat ende nuk kanë sosur,sot vazhdojmë me meshkujt. Në fakt unë personalisht ndjehem paksa i çoroditur:mes vapës,varfërisë,pushimeve ne gjejmë kohë të reagojmë se kush dhe pse është i/e bukur apo i/e shëmtuar…Jam i çoroditur sepse më ka shokuar ky lloj reagimi nga lexuesit e shumtë,publiku dhe miqtë e mi. Ky është vitalitet dhe besoj se publicistika ime modestisht po ia arrin qëllimit. Falënderimet e mia dhe natyrisht një fundjavë relaksuese për të gjithë, me polemika poshtë çadrës së plazhit natyrisht. OK!



Sexy

1-Lorik Cana
lorik-cana.jpg
I gjatë, i bukur, i pasur, i famshëm. Kosovari prishtinas 28 vjeçari Cana, është një nga meshkujt më simpatikë me tipare tipike mesdhetaro-shqiptare. Me tipare të pakursyera në fytyrë dhe fizik, me një zgjuarsi modeste të admirueshme, i thjeshtë dhe koshient me çka ka dhuratë nga Zoti dhe çka ka arritur me punën e tij Lorik Cana ka ndërkombëtarizuar bukurinë mashkullore shqiptare në Zvicër, Francë, Angli, Turqi, Itali më tepër sesa do të bëjë aktorja amatore me origjinë nga Qatromi i Korçës Eliza Dushku nëpër restorantet e Hollywood-it a Beverly Hills-it.



2-Agim Fagu
fagu-speciale.jpg

Publicisti Ardian Klosi para pak javësh botonte kujtime nga Tirana e viteve ’70. Përshkruante me detaje edhe si argëtohej metropoli i atëhershëm ndërsa mua më ka mbetur në memorie “kur tiranasit shkonin dhe shijonin nga afër kur stërvitej dhe luante basketboll Agim Fagu i famshëm i Partizanit”. Edhe sot po ta shohësh a takosh nga afër zotin Fagu pikas fare lehtë fisnikërinë dhe fizikun mashkullor të tij. I gjatë dhe me tipare ende të rregullta pavarësisht 60 viteve të moshës, basketbollisti legjendar i të gjitha kohërave mbetet një nga meshkujt model për të cilat kjo raca e jonë ka shumë nevojë. ish ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Agim Fagu drejton sot Komitetin Olimpik Shqiptar.



3-Gazmend Oketa
Gazmend_Oketa..jpg
Imagjinoni një Sali Berishë me tiparet e bukura dhe të fisshme të durrsakut Gazmend Oketa. Imagjinoni një kryeministër me oratorinë dhe pragmatizmin e Oketës,me qetësinë,thjeshtësinë dhe fytyrën fëminore të deputetit demokrat. Imagjinoni një lider politik aspak konfliktual dhe të respektuar si Oketa dhe ju lutem shumë përgjigjuni kësaj pyetjeje: A nuk do të ishte më e bukur,më e qetë dhe më joshëse Shqipëria?



4-Ledri Vula
5461620946_600c04e45b.jpg
Këngëtari 25 vjeçar, kosovari Ledri Vula mbetet një nga njerëzit më simpatikë të showbiz-it mbarëshqiptar. Unik në të kënduar,stil veshjeje dhe komunikim me publikun, reperi Vula ka një sukses të garantuar me femrat në të dy anët e kufirit. Ndryshe nga kolegët e tjerë zhurmues, pjestari i bandës Skillz shquhet për mungesë vaniteti, e cila ia shton më tepër bukurinë.



5-Bamir Topi

113.jpg

Tironc i bukur, veteriner sexy, politikan i qetë. Këto janë arsyet pse e kemi listuar Presidentin Bamir Topi në Top Five. Pas Enver Hoxhës rikthehet në krye të shtetit shqiptar një tjetër fytyrë e bukur, por që me një berber më të mirë presidencial do e bënte Shqipërinë ta kishte zili edhe Brukseli, edhe Washington-i.




Të shëmtuarit




1-Genc Ruli

GencRuli.jpg

Një mendjemadh tipik lindor, një ekonomist politikan i dështuar që sillet si të jetë Alan Greenspan. Forumi i pensionistëve demokratë e urren sepse u kallet Kadri Hazbiu nga mënyra si flet e qesh. Në ministrinë e Bujqësisë ku drejton e kanë epitetuar “fytyrë Gërdeci”,ndërsa Berishës ia shëmton trefish qeverisjen. Imagjinoni sikur të ishte i bukur dhe sexy ky Genc Ruli edhe FMN-në do ta kishte vjedhur & e shembur si Ekspozitën buzë Lanës.



2-Indrit Fortuzi
Indrit%20Fortuzi.jpg

Me brekë në stadium, me kostum në Ministrinë e Kulturës, me tuta sporti kur bën vrap…Fortuzi nuk josh dot njeri. Mbetet një nga ish futbollistët me emër të Tironës, por ndryshe nga sportistët e tjerë që janë kthyer në imazh a ikona mode nuk mund të kujtohet gjatë nga publiku. Ndoshta hyrja me sforco në politikë mund ta rregullojë disi. Besoj do të jetë me fat se një politikë e shëmtuar si e jona mund të të zbukurojë të paktën xhepat. Suksese Zogu!



3-Kastriot Islami
57731islami.jpg

“Burrat e rëndë të Mallakastrës me fustanellat sipër këmbëve me muskuj, shtatin selvi dhe mustaqet ujdisur, trima me pallë, të bukur,të frikshëm…” Kështu këndojnë andej nga zona e Ballshit dhe mburren. Kanë të drejtë se kanë nxjerrë Rrapo Hekalin e Mehmet Shehun. Por me këtë të tretin,me këtë Kaçin e socialistëve e kanë dhjerë disi. Për çfarë t’i këndosh këtij trimi më parë: për fustanellën,për këmbët me muskuj, për shtatin selvi, për pallën, për bukurinë, për mustaqet…?



4-Ilir Babaramo
45IlirBabaramo.png

Gazetari gjirokastrit që drejton sot televizionin lokal News 24 është klasifikuar për vitin 2011 si fytyra më e shëmtuar e medias shqiptare nga studentët e skulpturës pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë. Ne u kërkuam studentëve të na shpjegojnë arsyet dhe në e-mailin e tyre shkruhet: “U munduam gjatë por nuk mundëm dot të skulpturonim edhe zbokthin e shumtë mbi leshrat e Babaramos, ia harxhuam fakultetit gjithë allçinë por nuk na mjaftoi”.



5- Fahri Balliu
fahri-balliu-foto-55.jpg

Për të mos u rënë në qafë gazetarëve, Balliun mund ta klasifikojmë si matrapazin më të shëmtuar. Askush nuk ka dijeni për punën e vërtet të tij. E ka nisur si gazetar komunist, tani ka një gazetë komuniste të së djathtës, paret i bën me gjoba, fabrika municioni si e Gërdecit, licenca hidrocentralesh dhe minierash për rusë, turq e kinezë, si dhe librin Zonja e Zezë- Nexhmije Hoxha që u

ua shet institucioneve demokrate të shtetit shqiptar. Një miku im në Bashkinë e Sarandës më tha se kjo bashki p.sh ka blerë 5 milion lek libra për Nexhmijen në gjermanisht, edhe pse në bashki s’di askush gjermanisht. Shquhet për mosqethje, moslarje dhe alergjinë që shkakton kudo që ndodhet, që nga zyra e Sali Berishës, deri tek ajo e Lul Bashës.


TemA
 
Pe: 5X5/ 5 meshkujt më sexy & 5 meshkujt më të shëmtuar shqiptarë

Ai cuni i pare dhe i katert ishin shume te lezetshem...Dmth ishin ok per perfaqesimin e asaj qe te quhen cuna te bukur...Ai Lorik kishte sy shume depertues...Keta tjeret eh ishin dicka...Keta te shemtuarit vertet qe ishin ashtu,por jane ne moshe habitem pse skane marr te rinj te shemtuar??...Keta te shemtuarit te gjithe kishin nje moshe relativisht mbi 40...Jane thare jane vyshke,nejse...Meqenese kane marr 5 te bukur e 5 te shemtuar,plotesojne njeri-tjetrin si rezultat jemi ok,skemi cuna as te bkur as te shemtuar...
 
Pe: 5X5/ 5 meshkujt më sexy & 5 meshkujt më të shëmtuar shqiptarë

Nje perzgjedhje mjaft katastrofike dhe pa asnje shije.

Kastriot Islami i futur ne peseshen e keqe dhe kete e bene nje gazet qe ka probleme personale me te. Sa pa shije i bejme ca gjera :ban:
 
Pe: 5X5/ 5 meshkujt më sexy & 5 meshkujt më të shëmtuar shqiptarë

shume dakort per ...lorik cana .........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top