34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë

Ado

FISEBILIL-LAH
Tridhjetekatër persona janë plagosur - mes tyre 23 policë - dhe 18 të tjerë janë arrestuar në protestën e organizuar nga opozita malazeze, të hënën mbrëma në Podgoricë, për të kundërshtuar njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Protestuesit që kërkuan anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës u konfrontuan me policinë, ndërsa kjo e fundit me pas shoqëroi disa persona. Sipas mediave vendase situata pas protestës paraqitet e qetë, ndërsa forca të shumta të policisë malazeze po mbikëqyrin institucionet kryesore te vendit.



Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Jusuf Kallamperoviq deklaroi se policia patjetër është dashur të reagonte, sepse ajo ishte provokuar dhe nxitur nga protestuesit. “Policia patjetër është dashur të reagojë, pasi protestuesit kanë filluar me gurë dhe gjësende të rënda të sulmojnë ndërtesën e Parlamentit dhe ndërtesave përreth”, theksoi Kalamperoviq.

Protesta është organizuar nga Partia Popullore Serbe, Partia Popullore, Partia Demokratike Serbe dhe Lista Serbe, për shkak të njohjes së Kosovës nga Qeveria malazeze. Dhuna ka shpërthyer pasi masa e protestuesve ka shmangur barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi dhe ka filluar të sulmojë policinë me gurë dhe mjete të rënda.



Protesta vjen pas njohjes zyrtare qe Podgorica i bëri disa ditë më parë shtetit të Kosovës.

Opozita i ka dhënë afat qeverisë dy ditë për ta anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar protesta të reja për 16 tetor, mirëpo, Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se protestat e reja nuk do të lejohen, për shkak të sjelljeve vandaliste në protestën e së hënës. /Telegrafi/
 

Attachments

  • podi1.jpg
    podi1.jpg
    16.8 KB · Shikime: 12
  • podi2.jpg
    podi2.jpg
    24.5 KB · Shikime: 13

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top