sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
25 sekretet e stilit
Shembuj thelbësorë, sekrete dhe mënyra të shpejta për të përmirësuar stilin tuaj.
1.Blini kostum me dy kopsa. Do t’ju dhurojë një look më elegant dhe aerodinamik. Ditët e sundimit të kostumeve me tri kopsa i përkasin së kaluarës.
2.Ka mundësi që kostumi t’ju rrijë i gjerë. Shpatullat e tij duhet të përqafojnë tuajat (jo të dalin jashtë tyre). Kërkojini rrobaqepësit të matë mëngët në mënyrë që ato të ndalojnë te kyçet e duarve (jo te gjysma e gishtit të madh) dhe të shkurtojë pantallonat në mënyrë që të përthyhen njëherë (jo të varen rrëmujshëm në takat e këpucëve).
3.Vendosni shollë në majë të këpucëve të lëkurës. Ato do e rrisnin ndjeshëm jetëgjatësinë e këpucëve.
stil
4.Varëset e drurit do ta transformojë dollapin tuaj në një nga hapësirat më të pastra dhe të shkëlqyera të shtëpisë suaj. Varëset prej teli i përkasin koshit të mbeturinave.
5.Nëse doni të blini pulovër, zgjidhni një me jakë V në ngjyrë gri të errët. Ajo shkon përsosmërisht me kostum të errët në vjeshtë ose në dimër dhe me xhins në pranverë.
6.Një rrip i zi shkon me gjithçka: xhins, kaki, kostum. ثshtë i vetmi rrip që çdo mashkull duhet ta ketë patjetër.
7.Një kravatë e hollë, e errët, i jep menjëherë çdo kostumi një ndjesi më të re dhe të freskët. Ndryshe nga kravatat e gjera, ngjan mirë si me xhaketë doku, ashtu edhe me xhaketë kostumi.
8.Pardesyja juaj duhet të jetë po aq e rregullt dhe e qepur pas trupit sa edhe kostumi. Blini një pardesy fëshfëshe dhe do të dukeni elegant edhe në motin më të ashpër.
9.Investoni në një smoking me një ose dy kopsa me jakë me majë ose të dhëmbëzuar. Nuk ka kuptim (as estetikisht e as financiarisht) të merrni me qira një smoking sa herë që duhet të jeni i pranishëm në një mbrëmje me kravatë të zezë.
10.Mos i shpenzoni paratë në një mbajtëse të shtrenjtë garze. Blini një rrotull shirit në farmacinë më të afërt- funksionon më mirë.
11.Mësoni si të lidhni një papijon. Në fund të dasmës besoj se doni të jeni djali me papijonin e zgjidhur, të varur rreth jakës, jo me karficën të futur në xhep. Hapat 1-4: mbani mend pjesa e zezë e kravatës që përfundon në majë, është ajo që në fakt duhet të shkojë poshtë në hapat 5 dhe 6. Hapat 5-6: me të krijuar formën e papijonit, shtrëngojeni me gishtin e madh dhe atë tregues. Bëjeni lak pjesën e zezë të kravatës mbi të.
Pastaj gjeni një kalim në qendër te nyjës dhe shtyni pjesën e shtrënguar të pjesës së zezë përmes saj. Tërhiqni pjesën e zezë dhe atë gri nga të dyja anët që të tendosen. Rregulloni lehtë fundin e shtrënguar të nyjës.
12.Blini një shall të gjatë në ngjyrë të zezë dhe mos prisni derisa temperaturat të shkojnë nën zero për ta veshur. Kombinojeni me kostum ose xhaketë sportive dhe xhins.
13.Mësoni si të krijoni një gropëz në kravatën tuaj. Janë gjëra të vogla, që ju bëjnë xhentëlmen.
14.Këpucët prej lëkure të kostumit janë të domosdoshme. Të bëra me lëkurë kali, ato përshtaten me formën e këmbëve dhe zgjasin për vite të tëra.
15.Nëse doni që kostumet të mbijetojnë, çojini sa më rrallë në pastrim kimik. Në vend të saj, hekurosini me avull kur kanë nevojë për të ardhur në formë.
16.Shamitë e fryra në xhep apo me majën jashtë, nuk janë aspak tërheqëse. Tuajat duhet të jenë thjesht katrore, si të Sean Connery-t.
17.Mbani gjithmonë një këmishë kostumi në zyrë. Nuk i dihet kurrë kur ju duhet të djersini: në mes të verës apo kur do të kaloni natën jashtë, pa pasur kohën e mjaftueshme për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u ndërruar.
18.Mbajeni gjithmonë gati kutinë e ndihmës së shpejtë: ibuprofen, furçë dhëmbësh, kondomë etj.
19.Kërkojini pastruesit kimik të mos jua ngrijë këmishën dhe t’jua hekurosë me dorë. ثshtë më e shtrenjtë, por ia vlen - do të duket më e shkrifët dhe do të zgjasë më shumë.
stil
20.Bluza e pambukut me jakë rrumbullake është artikulli klasik më i zhdërvjellët se kurrë. Mund ta vishni vetëm, nën xhaketë doku, madje edhe me kostum dhe atlete.
21.Investoni në një çantë të mirë krahu. Nëse mbani një të lirë me kostum të mirë, do ta dëmtoni rëndë imazhin.
22.Kur vishni kostumin elegant me dy kopsa, lëreni rripin në dollap - nuk keni nevojë për një të tillë. Nëse e lini pa rrip, i dhuroni kostumit look më të pastër dhe më të besueshëm.
23.Vërini butonat e manshetave pa kravatë. Do të bëjnë që eleganca të vihet re.
24.Kur mbani syze me kostum apo xhaketë sportive, syzet prej aviatori me skelete metalike janë opsioni më i rafinuar. Lërini ato me forma sportive për volejbollistët e plazhit dhe mesfushorët si Edgar Davids.
25.Atletet Samba janë të vetmet që shkojnë me kostum. Por sigurohuni që t’i vishni nën të - asgjësoni kravatën dhe vishni një këmishë me jakë të hapur ose xhaketë të trashë.