20 ushqimet për të pasur një lëkurë të shëndetshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Që të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë ju mban ju dhe lëkurën e freskët. Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë. Nëse konsumoni më shumë nga ushqimet e poshtëshënuara, lini duhanin dhe nuk vendosni në fytyrën tuaj kremra me përmbajtës të shprehur kimik dhe ato me faktor të lartë mbrojtës, atëherë fytyra juaj për një kohë të gjatë do ta ketë pamjen e njomë dhe të re. Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të hani pak pasi kanë kalori.
Aloe vera
Aloe vera bio është aleatja me e mirë për të parandaluar dhe luftuar të gjitha problemet e lëkurës. Produktet bimore të kësaj bime gjenden në forma të ndryshme në farmaci dhe sipas problemit të lëkurës zgjidhet preparati bimor që ju nevojitet.
Proteinat
Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë nevojitet marrja e proteinave. Një ndër produktet bimore parafarmaceutik që ndihmon në forcimin e thonjve është majaja e birrës në kapsula. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku ton.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Peshku
Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega-3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.
Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat.
Vitamina C
Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Vaji i limonit është një aleat shumë i mirë për të luftuar rrudhat e lëkurës. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Fruta të tjera që përmbajnë vitaminë C janë portokalli, mango, limoni, etj. Vitamina C dhe hekuri së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë.
Vitamina E
Kjo vitaminë është një antioksidante e fuqishme që jo vetëm largon helmet nga organizmi por parandalon edhe plakjen e parakohshme. Vaji i bajames është një produkt i pasur me shumë vitaminë E. Vitamina E është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka, bajame, domate do të keni vitaminën E në trupin tuaj.
Uji
Pini sa më shumë ujë të mundni. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Ai është një element shumë i rëndësishëm për organizmin dhe funksionimin e tij.
Domatja
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
Molla
Molla ndihmon në largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atë me shumë vitamina, sidomos kvercetin.
Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë. Mollët janë një ushqim shumë i mirë edhe për duhanpirësit.
Karota
ثshtë e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lëkurën nga veprimet e dëmshme të rrezeve të diellit.
Dredhëzat
Janë të pasura me vitaminë C, e cila mes tjerash ndihmon në ndërtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu përmbajnë acid elagik, i cili është i pazëvendësueshëm në luftën kundër kancerit dhe mbrojtjes së ADN.
Piperi i kuq
Përmban sasi të madhe të vitaminës C (dy herë më shumë se portokalli), e cila ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe është përgjegjëse për tendosjen dhe fortësinë e lëkurës.
Rrushi
Rrushi përmban antioksidantë, të cilët i forcojnë kapilarët, pengojnë zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnë në ndërtimin e kolagjenit.
Qepa
Qepa është një nga burimet kryesore të flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetinës, të cilët kanë veprime kundër inflamacionit dhe kundër alergjisë. Besohet edhe në dobinë e tyre për të penguar sëmundjet e zemrës dhe kancerit.
Peshqit
Përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat janë miku më i mirë i lëkurës së thatë. Këto acide e zbusin edhe psoriazën (sëmundje e lëkurës) dhe pengojnë paraqitjen e njollave në lëkurë. Peshku i konservuar është po aq efektiv sa peshku i freskët.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm, i cili në kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave në fytyrën tuaj.
Guackat
Përmbajnë zink dhe janë burimi i vërtetë i bukurisë, sepse zinku merr pjesë në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës. Sidomos, preferohet te personat të cilët kanë lëkurë problematike, akne dhe procese tjera inflamatore në lëkurë.
Kumbullat e thata
Përmbajnë lëndë ushqyese të cilat i shuajnë radikalet e lira në gjak. Ndërsa, sa më pak radikale të ketë, aq më e vogël është mundësia që lëkura juaj t’i ngjajë kumbullës së thatë.
 
Molla ushqimi i duhur për lëkurën tuaj

Molla ushqimi i duhur për lëkurën tuaj

Pse gjithmonë është mirë të hani molla? Arsye ka po aq sa ka edhe molla, por për ata që dëshirojnë një lëkurë të shëndetshme, një arsye e mirë është se përbërësit e mollës mbrojnë nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira dhe pengojnë inflamacionet.
“Floretin është një antioksidues i fuqishëm, ndërsa trupi jonë mund ta marrë atë vetëm nëse hamë molla”, thonë shkencëtarët amerikanë.

“Kemi zbuluar se floretin është një prej antioksiduesve të rrallë të cilët mund të absorbohen në lëkurë, dhe të neutralizojnë atje një numër të madh të radikaleve të lira, dhe pastaj të zvogëlojë hiperpigmentimin e proceseve inflamatore”.

Edhe farat e mollës kanë përdorimin e tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekstrakti i farave të mollës stabilizon retinolin, duke ngadalësuar lirimin e tij në lëkurë, për të cilën arsye është më e vogël gjasa që ai të shkaktojë iritim, andaj shfrytëzohet edhe në produktet kundër plakjes së lëkurës.
 
Menyja për një lëkurë të bukur

Me siguri se e dini që ushqimet që hamë ndikojnë në tërë organizmin tonë, duke përfshirë edhe pamjen.

Ja disa ushqime të cilat, nëse i konsumojmë, ndikojnë që të kemi një lëkurë të bukur dhe të shëndoshë.
Mango

Kjo pemë tropikale është e pasur me vitaminë A, që ndikon në përtëritjen e qelizave të lëkurës. ثshtë mirë që mango ka vetëm 70 kalori, prandaj është ushqim i preferuar për të gjithë ata që duan të humbin në peshë.

Bajamet

Vitamina E dhe thartirat esenciale yndyrore, që gjenden në sasi të mëdha në bajame, ndihmojnë në lagështinë e brendshme të lëkurës. Bajamet po ashtu e mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe paraqitjen e shenjave të plakjes së parakohshme, për çka edhe gjenden në kremrat kundër rrudhave.

اaji i gjelbër

Përparësitë e çajit jeshil janë të shumta, por ky çaj është sidomos i dobishëm për shëndetin e lëkurës, meqë përmban polifenole, të cilat kanë veti antiinflamatore. Përpos kësaj, ky çaj ndihmon edhe në luftën kundër disa llojeve të kancereve. Ky lloj çaji përmban edhe vitaminat C, D dhe K, si dhe riboflavinë, zink, kalcium, magnez dhe hekur.

Avokado

Kjo pemë e rrallë, që nuk haset shpesh në tryezën tonë, është mjaft e dobishme për shëndet. Përmban vitamina të kompleksit B, vajra esenciale dhe ka veti antiinflamatore. Ndihmon edhe tek irritimi i lëkurës, duke e zbutur skuqjen dhe të kruarit.


Kosova sot
 
8 Ushqime Esenciale Per Lekure Te Bukur

Zbulo se si ushqimet si avokado, peshku salmon, vezet dhe ushqimet tjera ndihmojne ne permiresimin e pamjes tuaj.

Keshilla per lekuren.
Zbulo se si ushqimet si avokado, peshku salmon, vezet dhe ushqimet tjera ndihmojne ne permiresimin e pamjes tuaj. Ushqimet qe do ti permendim me poshte hahen edhe madje jane shume te shijshme por nuk perfundon me kaq, sepse disa prej tyre edhe mund te perdoren ndryshe, p.sh te aplikohen direkt mbi lekure…

Avokado
Avokadot nuk jane vetem per ti ngrene! Si burim i mire i biotines, avokadot ndihmojne ne parandalimin e tharjes se lekures, flokut dhe thonjve te brishte. Kur aplikohet ne lekure ndihmon ne hidratimin e lekures se thare.

Keshilla:
Krijo nje maske hidratimi. Preje frutin, shtype mire dhe ashtu apliko mbi fytyre. Vaji i avokados vepron si zbutes. E perveç tjerash permban edhe vitamin E.

Caji i Gjelber
Hem, sic po e shihni nuk ka gjasa te kaloje pa u permendur ketu edhe çaji i gjelber. Caji i gjelber eshte patjeter ne listen e pijeve te dobishme per lekure kjo fale sasise mbreselenese qe ka te polifenolit. Mundohu te gjesh kohe te pish kater filxhan me çaj te gjelber gjate tere dites dhe pas ca kohe sigurisht se do ti vini re dobite dhe jo vetem ne lekure por ne shendetin tuaj ne pergjithesi.

Domatet
Nje studim gjerman ka zbuluar qe pasta e pasur me lycopene nga domatet ka ndihmuar pjesemarresit te parandalojne djegien nga dielli kur ata e kane kombinuar ate me vaj ulliri rresht per dhjete jave. Perveç te qenit burim i mire i lycopenit antoksidant, domatet konsiderohen fruta me shume karotenoid. Keto lende ushqyese mund te ndihmoje ne ngadalesimin e demeve qelizore nga radikalet e lire.

Salmoni
Ngadaleso Plakjen me Salmon. Peshku Salmon permbane astaksanthin, nje karotenoid qe permireson elasticitetin e lekures e keshtu ju keni me pake vija.
thumbnail.php

Vezet
Vezet nuk duhen konsideruar aq te thjeshta saqe te hahen vetem atehere kur nuk kemi kohe apo pertojme te pergatisim diçka tjeter “A ti pergatis nja dy veze”. Proteina ndihmon ne riparimin e qelizave qe kane pesuar dem nga radikalet e lire. Vezet, burim i plote i proteinave, gjithashtu permbajne biotine, nje vitamin esenciale qe mbron kunder tharjes se lekures.

Shega
Edhe shega duhet te futen ne liste. Kur shega aplikohet ne menyre tropikale, ky frut i pasur me antioksidant ndihmon lekuren qe te krijoje me shume kallogjen pasi shpejton sherimin e lekures.

Arrat
Nese kerkoni te fusni ne dieten tuaj acidet yndyrore Omega-3 por nuk i pelqeni peshqit atehere kemi zevendesimin per ju. Arrat jane burim i pasur me Omega-3 dhe ju dhurojne shkelqim ne floke dhe ndihmojne qe lekura juaj te behet me e bute dhe te duket me e re.

Fasulet

Nderto lekure me te bukur me fasule. Nje burim tjeter i proteinave, bimet bishtajore si fasulja ndihmojne ne riparimin e qelizave qe kane pesuar deme nga radikalet e lire. Gjate tretjes, proteinat zberthehen ne aminoacide, blloku kryesor i ndertimit qelizor. Aminoacidet ndihmojne ne pershpejtimin e riparimit dhe rigjenerimit te qelizave dhe kallogjenit te lekures.

Ketu kishit 8 ushqime qe ju ndihmojne te keni lekure me te bukur. Nese keni edhe ndonje tjeter per te shtuar trego ne komente.

•sherohu.com•
 
Titulli: 20 ushqimet për të pasur një lëkurë të shëndetshme

Të jemi të bukur: shkencë dhe ushqim

Janë ushqime të kompletuara nga pikëpamja ushqyese e njëkohësisht mbajnë vlera terapeutike.


Karçofi ka mungesë kalorish duke qenë se i mungojnë yndyrat. Ndaj është i pasur me minerale dhe vitamina, sidomos nëse konsumohet i gjallë ose turshi. Preferohet edhe për sasinë e madhe të hekurit, ndaj duhet ngrënë i gjallë sidomos nga ata që vuajnë nga anemia. Karçofi ka një shije të hidhur, që e bën të dobishëm kundër shqetësimeve me origjinë epatike. Në kuzhinë përdoren sidomos fruti dhe kërcelli, por mund të shfrytëzohen edhe gjethet për të përftuar esenca terapeutike kundër reumatizmit dhe artritit. Kungulli (kini parasysh kungujt e mëdhenj dhe të verdhë) është si frut, ashtu edhe perim. Eshtë i dobishëm në proceset kundër plakjes së qelizave dhe në problemet e prostatit: sepse ka sasi të larta të vitaminës B, yndyra të dobishme, zink, proteina dhe karotenoide, pa kalori që shëndoshin. Koperi, nëse hahet i gjallë në sallatë, me vaj ulliri dhe limon, jep një efekt tonifikant pa rrezikun e shëndoshjes. Përmban amidon, sheqer dhe vajra të dobishëm. Stimulues për proceset tretëse, koperi zbut edhe dhimbjet e stomakut, ul mundësinë për infeksione dhe diarre, ndërkohë që vlen edhe kundër kollës dhe bronkitit. Agrumet, më saktë portokallet dhe limoni, janë fruta plot vitamina dhe kripëra minerale. Portokalli, si të gjitha agrumet dhe frutat në përgjithësi, nuk konsumohet gjatë vaktit: elementet prezente në fruta nuk kombinohen mirë me ushqime të tjera, edhe pse tradita tregon ndryshe. Frutat është mirë t’i hash disa kohë pasi ke ngrënë pasi kështu trupi i thith më mirë vitaminat që ato kanë. Agrumet janë veçanërisht të këshillueshme në rast anemie, mungesë oreksi, pagjumësi, dhimbje koke dhe vështirësi në tretje.


Shëndet dhe bukuri në një vesh rrush
Kripëra minerale, fosfor, silic, acide organike, proteina, enxima, sheqerna dhe vitamina… Rrushi është një minierë substancash që ndihmojnë organizmin të jetë në formë. اdo kokërr është një pilulë shëndet: rrushi është i lehtë për t’u tretur dhe ndihmon në pastrimin e organizmit, eliminimin e acideve të dëmshme të stomakut, pastron gjakun duke ulur nivelin e kolesterolit. Ka efekt diaretik ndaj është i vlefshëm në çdo dietë dobësimi, për eliminimin e celulitit. Falë sasisë së sheqernave të shpërbëshme i jep energji trupit pa e rënduar me kalori. Përmban vitaminat (A, B1, B2, C, PP) e duhura për t’i dhënë forcë trupit të përballojë ftomat dhe gripet e sezonit. Ky frut që nga kohët e lashtësisë është përdorur për të mbajtur të freskët lëkurën dhe për t’i dhënë asaj shkëlqimin dhe pamjen e një lëkure të shëndetshme. Falë përmbajtjes së flavonoideve, polifenoleve dhe acideve polisaturite ka aftësi antioksiduese dhe ruan lëkurën nga plakja, duke zbutur rrudhat e moshës. Ndërkohë që acidi i fosforit dhe silici mbrojnë flokët nga sulmet atmosferike dhe larjet e shpeshta.

Mënyra më e mirë për të ruajtur rrushin e freskët, sipas ekspertëve të ushqimit, është ta mbash në frigorifer, ose në një vend të freskët dhe të thatë. Sigurisht sa më të freskët ta blejmë, aq më shumë do të ruhen shija dhe vetitë e tij. Që nga kohët antike rrushi është përdorur sidomos për purifikim të trupit dhe quhet ampeloterapi. Bëhet fjalë për një terapi graduale, që konsiston në një dietë rreptësisht të përbërë nga rrushi. Përfitimet janë të dukshme: organizmi depurohet dhe lëkura bëhet më tonike, por kjo kurë duhet ndjekur vetëm nën kujdesin e mjekut specialist


ikubinfo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top