16 frazat që meshkujt i urrejnë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Janë 16 fraza të cilat nuk duhet t’ia thoni asnjëherë të dashurit apo bashkëshortit tuaj. Frazat që do të gjeni më poshtë e mërzisin dhe e nervozojnë atë, madje në disa raste, mund të ndikojnë shumë keq në marrëdhënien tuaj

timthumb.php

Truri mashkullor në krahasim me atë femëror është i ndryshëm. Kjo është e vështirë për t’u kuptuar, jo se njëri është më i zgjuar se tjetri, por se femrat janë të fokusuara dhe mund të kapin, ose të mendojnë për shumë gjëra, që në shumicën e rasteve meshkujve as që u shkon në mendje. Për femrat është e rëndësishme që ata të vënë re prerjen e flokëve. Për ata është e rëndësishme që të mos u mungojë vëmendja dhe dashuria. Dhe në fakt, meshkujve u mbetet qejfi edhe për gjëra shumë të vogla, pavarësisht se nuk e shprehin. Duhet të keni shumë kujdes kur flisni, pasi pyetjet tuaja mund të merren për keq. “Duhet të flasim”, “Kush dreqin ishte ajo?”, dhe pyetje të tjera si këto mund të ndërlikojnë lidhjen tuaj. Ndaj përpiquni t’i shmangni këto pyetje dhe shprehje të tjera që ata i urrejnë dhe mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj…

1. “Për çfarë të duhet një shoqe kur më ke mua?”

Kjo është një frazë, që do ta bëjë atë të mendojë që ju jeni shumë xheloze.

2. “Pranoje që mamaja jote nuk më pëlqen…”

Këtë ai mund ta përkthejë në këtë mënyrë “mamaja jote është një shtrigë dhe ti duhet të mbash anën time”. Kjo është një frazë që çdo mashkull e urren.

3. “Me sa vajza ke shkuar?”

Nuk i pëlqen që ju t’i flisni për këtë, sepse e dini shumë mirë që kjo është një temë që nuk preket. Mos e pyesni fare për këtë gjë.

4. “Duhet të më shoqërosh për të bërë shopping”

Kjo frazë duhet të shmanget, pasi ai mund ta keqkuptojë. Partneri juaj mund të mendojë që doni të shfrytëzoni portofolin e tij.

5. “Duhet të flasim”

Kjo është një frazë që mund të krijojë ftohtësi rreth jush në disa minuta. Përse duhet ta frikësoni në këtë mënyrë?!

6. “Nuk më ndihmon asnjëherë”

Kjo është një ankesë tipike femërore dhe ndaj ai ka tendencë të mos të të dëgjojë dhe të të refuzojë për të bashkëpunuar.

7. “Nuk e ke sensin e humorit”

Kjo është një fyerje shumë e madhe për çdo mashkull, sidomos pas komenteve që mund t’i bëjë një shoku i tij.

8. “Nuk e di se çfarë dite është sot?!”

Ai është nën presion, sepse në asnjë mënyrë nuk arrin të mbajë mend kur është përvjetori juaj. Më mirë thojani ju, se sa ta torturoni.

9. “E di se çfarë kam lexuar në revistë?”

Në vend që të interesoheni për të dashurin tuaj, ju interesoheni më shumë për shembull, për faktin që është ndarë Miranda Kerr me Orlando Blum.

10. “Puçi-puçi”

E folura si fëmijë përbuzet nga çdo mashkull, edhe pse nuk kanë shumë guxim që ta thonë në sy.

11. “Mund ta kem hedhur, nuk e mbaj mend”

Nëse doni diçka që ta traumatizoni në befasi, më mirë pyeteni: përse e ke hedhur poshtë manikyrin e ri?

12. “Mund të kuptoj më shumë rreth punës tënde, nëse do më shpjegoje diçka më shumë”

Fakti që ju jeni e mërzitur shumë me orët e gjata që ai qëndron në punë është një nga gjërat që ai urren më shumë. ثshtë e mira që ta dini dhe ta pranoni këtë gjë tek ai.

13. “Ky nuk është klitori im”

Ju po dyshoni seriozisht në pjekurinë e tij seksuale dhe e poshtëroni në këtë mënyrë, duke e ulur atë. Mendoni se i pëlqen kjo gjë vërtet?

14. “Sot në mbrëmje është programi im i preferuar”

Nënkuptimi i kësaj fraze është “kështu që mund të shohësh ndeshjen”. Kjo frazë e bën të dridhet.

15. “Të duken tërheqëse shoqet e mia?”

Në këtë pikë, ai nuk do të dijë se si mund të të përgjigjet, se në rastin e refuzimit do të ndihet gënjeshtar, në rastin tjetër një maniak i vërtetë.

16. “Duhet të flasim për të ardhmen tonë”

Atë do ta zërë paniku, pasi të keni thënë këtë frazë. Mos ia ktheni në stres lidhjen, më mirë lëri gjërat të rrjedhin.
G.shqip
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

ne fakt kjo taktike me "duhet " medoemos do rezultoje nje tentative e deshtuar .por persa i perket te 12.nk jam dakort te perjashtohet nga lista e miresjelljes ,kur ne fakt eshte e veshur me shume takt dhe kujdes.ska me ku te veje.nejse keta djemte e sotem me xhane te lodhkerkan mendimet .
kerkokerka goxha impenjim qendrimi ndaj tyre.jam rehat ne statusin single dhe per ca kohe te mire do pezulloj nja ca vendimarrje te kesaj rendesie.
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Personalisht me duket pak "gjera adoleshentesh" keto pikat me siper,pra ne nje moshe te caktuar femrat i thone si refren,e meshkujt hutohen,,:p
Ama ne nje lidhje te sakt dhe te pergjegjshme,s"ka asgje te perjashtuar,apo qe te ruhesh te mos flasesh,apo diskutosh ate qe ndjen vertet ,,dhe deshiron te ndash me partnerin tend.
Ne momentin qe lidhja arrin te ruhesh,cfare fola,apo si fola,,dhe si duhet,,me mire jepi duart,sepse ajo ka kohe qe ti ka dhen si lidhje e shendetshme.
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Un jam habit krejt itu sjam tu dit me i dhan dum :p
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Quk, kshu jan kto pyetje, ti bojn me te qeshme me tngjeshme, Lol
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Un i kam bere te gjitha keto pyetje ahahahha

oh jam e qete tani...e paskam kaluar krizen :p

Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Ma mirë mos me fol hiç pra :p Mirë që vijnë keto gjera ne beqaret mesojmë nga ju të sprovuarit:p
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

3. “Me sa vajza ke shkuar?”
Nuk i pëlqen që ju t’i flisni për këtë, sepse e dini shumë mirë që kjo është një temë që nuk preket. Mos e pyesni fare për këtë gjë.

Po pse mos ta pyesim per ket gje ,cili esht problemi? robi do me e dit..

4. “Duhet të më shoqërosh për të bërë shopping”

Kjo frazë duhet të shmanget, pasi ai mund ta keqkuptojë. Partneri juaj mund të mendojë që doni të shfrytëzoni portofolin e tij.

Ska pse e keqkupto fare , se nfakt portofilin e tij do shfrytzojm :p...

6. “Nuk më ndihmon asnjëherë”

Kjo është një ankesë tipike femërore dhe ndaj ai ka tendencë të mos të të dëgjojë dhe të të refuzojë për të bashkëpunuar.

posi posi do permahem sdo i them gje fare qe mos ta acaroj. ehe.

8. “Nuk e di se çfarë dite është sot?!”
Ai është nën presion, sepse në asnjë mënyrë nuk arrin të mbajë mend kur është përvjetori juaj. Më mirë thojani ju, se sa ta torturoni.

jo po femrave ju pelqen te torturojne njerez. e kane ne gen

10. “Puçi-puçi”
E folura si fëmijë përbuzet nga çdo mashkull, edhe pse nuk kanë shumë guxim që ta thonë në sy.

ktu jam shume dakord ,ket gje e urrej edhe vet tek femrat..imagjino t flas ndonje mashkull kshu si beb demek..direkt llauu shkop surratit

16. “Duhet të flasim për të ardhmen tonë”

Atë do ta zërë paniku, pasi të keni thënë këtë frazë. Mos ia ktheni në stres lidhjen, më mirë lëri gjërat të rrjedhin.

po kjo esh pytje themelore ,pse ku ka ktu t shtyj kohen ai ,jo re 1 2 3 kafe pastaj direkt n shpi me fol per t ardhmen lol

...nejse kush ka koh iher tvrase menjent e te mendoje se ca do i thuhet meshkujve ,kemi hallet tona
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Me sa vajza ke shkuar ? :p lol

Me 1/2 e 30 ahahahaha me lot
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

heu, po qe si kam thene asnjeher asnje nga keto??? Cudi.. do te thote qe ai ska lene shkas qe une ti flas kshu apo jam une kaq e gjindshme dhe e kuptueshme?? Lol
 
Ti po ti, :p do te vecohesh nga turma e, po s'ka. Pranoje aty qe te pakten nje do e kesh thene.
Na kane zene hallet vallahi, lol.
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Frazat qe urrej qe shume

Po ti me do mua?
Une jam serioze,ndaj kshu dua te jesh dhe ti me mua
Shkofsh ne djall
hape telefonin kafsh!
Mos mendo se po vdes per ty
ishte nje gabim qe te desha lol
 
hahahahaha per zotin LOver kam qesh me lot...
Dhe ti ma,kam then une o cun duhet me te martu ty,se s"ben mire per ambjentin ti te jeshe ne gjendje te lire. :p
Trullos vajzat e shkreta :p
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

O Nev ajo fraza e pare, kur ta thone, mbas dites se 3-te
.. I bie te vrasesh veten lol
 
Ajo “duhet të flasim” nuk besoj se e urrejn.

Por kur e dëgjojn besoj se duan të vrasin veten më mirë.?
 
13. “Ky nuk është klitori im”

Ju po dyshoni seriozisht në pjekurinë e tij seksuale dhe e poshtëroni në këtë mënyrë, duke e ulur atë. Mendoni se i pëlqen kjo gjë vërtet?

Po e filloj nga 13 sepse eshte nr im i preferuar.

??????????
Po spati komunikim ne shtrat, nderro partner.
S'eshte poshterim ti thuash "zemer shiko se kshu nuk ndjej kenaqesi.. pse nuk provojme ndryshe?"
Per me teper jo te gjitha e kemi njesoj!
 
4. “Duhet të më shoqërosh për të bërë shopping”

Kjo frazë duhet të shmanget, pasi ai mund ta keqkuptojë. Partneri juaj mund të mendojë që doni të shfrytëzoni portofolin e tij.

Me partnerin skam qef te dal per shopping sepse p ndikohem shum(preferoj ta boj online naten). Dhe ne rast te kundert, dua dike qe te kryej funksionin e personal shopper ? e kam pas dikur nje shok qe mezi priste ta therrisja qe te ishte i justifikuar per te hyre te veshjet intime femerore ????
Un bleja pink, ai me zgjidhte leopardato ahahaha sa viktima ka bo ai leopardato ama! Dhe nderkoh gjuante 3/4 femra njehersh lol
 
Titulli: 16 frazat që meshkujt i urrejnë

Frazat qe urrej qe shume

Po ti me do mua?
Une jam serioze,ndaj kshu dua te jesh dhe ti me mua
Shkofsh ne djall
hape telefonin kafsh!
Mos mendo se po vdes per ty
ishte nje gabim qe te desha lol

Po ti e derman pse hape thesin ??
Kto qe the i kan rregjistru qe ne 2013
Nxirr ndonje te re nashti lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top