15-vjeçari denohet me tre vjet, se puthi dy vajza

Ky ka qenë fati i çuditshëm i një adoleshenti nga Emiratet Arabe
Ja që ka vende ku, vetëm puthja e një vajze, mund të të dërgojë në burg. Pikërisht në Emiratet Arabe një 15-vjeçar është dërguar për tre vjet prapa hekurave, pasi u kap duke puthur dy motra. Akuza për djaloshin ka ardhur nga babai i dy të rejave, pasi kishte zbuluar se ai i kishte puthur të bijat 13-vjecare në dhomën e tyre. Sipas një hetimi të mëvonshëm u zbulua se djali, jo vetëm kishte lënë takim me të dyja, por ato e kishin lënë të hynte në “mbretërinë” e tyre të vogël, që me siguri do të jetë më e rehatshme sesa burgu ku do të qëndrojë për 3 vitet e ardhshëm.
Faktikisht, ky ligj është një nga të shumtët që “kufizojnë” lirinë personale në vendet e Gjirit Persik, teksa s’cenojnë vetëm vendësit, por edhe të huajt. Pikërisht, vitin e kaluar, një çift anglez kaloi një muaj në burgun e Emirateve, pasi u kapën duke u puthur në një restorant. E madje ishte një grua 38-vjeçare që e fyer nga fakti që skenën e kishte parë edhe e bija, mori guximin të denoncojë Ayman Najafi (24 vjeç) e Charlotte Adams (25), përderisa sjellja e tyre shkelte ligjet e shtetit.


Images-1.jpg

G.vip
 
Titulli: 15-vjeçari denohet me tre vjet, se puthi dy vajza

Bravo prokurorise, mire t'i behet ketij qe deshi te bridhte me dy motrat njekohesisht. :mah
 
Titulli: 15-vjeçari denohet me tre vjet, se puthi dy vajza

ore keta e denojne se ka puthur dy ne dite se ka lene nje per neser budallai por ka dashur te gjitha per nje dite
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top