120 shtete mbështesin nismën e Serbisë?

Ado

FISEBILIL-LAH
Nismën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës - do ta mbështesin 120 shtete nga 192 sosh sa janë anëtare të OKB-së, shkruan e përditshmja gjermane “Handelsblatt”.

Kjo gazetë e përditshme ekonomike, potencon faktin se për kalimin e projekt-rezolutës serbe nevojitet një shumicë e thjeshtë votash.

Votimi për projekt-rezolutën e Serbisë do të mbahet më 8 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kanë raportuar ditë më parë mediat.

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas liderëve të shteteve perëndimore, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën, thuhet se nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës, mirëpo ata frikësohen se ky proces mund të zgjasë së paku 2 vjet, dhe do të pengonte njohjen e Kosovës nga shtetet të tjera si dhe investimet në zhvillimin ekonomik të saj.

Gazeta “Hadelsblatt” po ashtu citon një diplomat anonim të SHBA-ve i cili e ka përshkruar nismën serbe si “ide fatkeqe të Serbisë”, duke shtuar se situata në Kosovë do të stabilizohet vetëm atëherë, kur Beogradi të ndërpresë ndihmën për forcat radikale në veri (të Kosovës).

Sidoqoftë, kjo gazetë potencon se vendimi për ta shtyrë përpara këtë nismë, do të thotë se qeveria pro-perëndimore e Beogradit dëshiron t’i zbusë nacionalistët në Serbi. Një diplomat tjetër anonim i një vendi të BE-së ka thënë për këtë gazetë se, “procedura për të marrë mendimin e gjykatës, si instancë neutrale, është përpjekje për ta ç’kosovarizuar skenën e brendshme politike në Serbi”. /Telegrafi/
 
Kjo mbeshtetje eshte nje deshmi se kosova eshte rast unik, se ky proces do ta nxjerre kosoven si shtet te pavarur dhe inisjativen e serbise te deshtuar. Lajmi i mire eshte se jo te gjitha keto shtete do te votojne kunder ligjshmerise se pavarsise se kosoves.
 
Ku ka vene piken mbi i Babai ( Shba ) i shteteve, jo 120 shtete por te 190 shtete te okbs te paraqiten ne gjykate... vec lufta 3 boterore mund ta sjelle kosoven nen serbi...
 
Ku ka vene piken mbi i Babai ( Shba ) i shteteve, jo 120 shtete por te 190 shtete te okbs te paraqiten ne gjykate... vec lufta 3 boterore mund ta sjelle kosoven nen serbi...

Pak kujdes, pasi USA nuk eshte nje vend kaq i fuqishem sa na pelqen neve shqiptareve te mendojme!!!
Mbrapa politikes USA qendrojne interesa te tjera qe nuk kane te bejne me lirine dhe drejtesine fare!!
 
Mendoj se nuk ka me kthim pas. Serbia do ti levize te gjithe guret e saj, por serbet nuk mund te kene kurre me Kosoven, vetem ne u shfarrofshin shqiptaret.
 
Kosova nen serbi nuk do te jet sot e Deri ne shkatrrim te Botes edhe po te behet Lufta e 3 boterore nuk do te bie ne duar te Serbit ... do e marr Amerika Shteti i fuqishem Babai i gjitha vendev :D prap se prap serbi ska gisht me ne kosov ....Shlir mund te them se Kosova eshte Pjes e marr nga Amerika (e ozupuar) a nuk eshte mir kjo .. :D:D
 
Veprim i mire kjo. Edhe njeher mesuam se kush jane armiqet tane te perbetuar, edhe pse i dinim kaher :ciaoo:pra shkurt shqip duhet levizur Faqen vet e te shtrengojme radhet nese ka nevoj. Pra mos te flejm se armiku nuk fle :lexim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top