Ado
FISEBILIL-LAH
Nismën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës - do ta mbështesin 120 shtete nga 192 sosh sa janë anëtare të OKB-së, shkruan e përditshmja gjermane “Handelsblatt”.
Kjo gazetë e përditshme ekonomike, potencon faktin se për kalimin e projekt-rezolutës serbe nevojitet një shumicë e thjeshtë votash.
Votimi për projekt-rezolutën e Serbisë do të mbahet më 8 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kanë raportuar ditë më parë mediat.
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas liderëve të shteteve perëndimore, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën, thuhet se nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës, mirëpo ata frikësohen se ky proces mund të zgjasë së paku 2 vjet, dhe do të pengonte njohjen e Kosovës nga shtetet të tjera si dhe investimet në zhvillimin ekonomik të saj.
Gazeta “Hadelsblatt” po ashtu citon një diplomat anonim të SHBA-ve i cili e ka përshkruar nismën serbe si “ide fatkeqe të Serbisë”, duke shtuar se situata në Kosovë do të stabilizohet vetëm atëherë, kur Beogradi të ndërpresë ndihmën për forcat radikale në veri (të Kosovës).
Sidoqoftë, kjo gazetë potencon se vendimi për ta shtyrë përpara këtë nismë, do të thotë se qeveria pro-perëndimore e Beogradit dëshiron t’i zbusë nacionalistët në Serbi. Një diplomat tjetër anonim i një vendi të BE-së ka thënë për këtë gazetë se, “procedura për të marrë mendimin e gjykatës, si instancë neutrale, është përpjekje për ta ç’kosovarizuar skenën e brendshme politike në Serbi”. /Telegrafi/