12 gabimet që mund të evitojmë tek grimi
Në një botë ideale do të kishim mundësi të gjenim produkte të ndryshme bukurie, do të gjenim momentin e përshtatshëm për t’i përdorur ato, por edhe në këtë rast do të na duhej patjetër kujdesi i duhur për t’u zbukuruar e jo për t’u bërë qesharake.
Vështirësitë që na dalin përpara janë të paevitueshme ndonjëherë. Grimi është një mënyrë e mrekullueshme për të përmirësuar pamjen tonë, megjithatë duke e përdorur atë në mënyrën e duhur mund të shmangim fallsitetin dhe idenë e një maske që na mbulon. Gabimet që bëjnë femrat kur grimohen janë të shumta, ja cilat janë këshillat për të bërë sa më pak gabime.
1. Përdorimi i tepërt (ose i pakët) i grimit
“Grimi juaj duhet të përshatet me darkën e mrekullueshme nëse po shkoni në një të tillë, duke shmangur grimin e thjeshtë të një dite të zakonshme kur ju duhet të shkoni në supermarket ose në palestër”,- sqaron Libëskind. Në të kundërt, kur e teproni me produktet kozmetike, rrezikoni të dukeni më e lodhur se kurrë. Përpiquni t’i jepni fytyrës pamje më natyrale dhe kjo do t’u bëjë të ndiheni më mirë se kurrë. Këshilla për një grim perfekt është:
kremi pudër për të fshehur njollat apo defektet e lëkurës, korrektor për rrathët nën sy, ktheni qerikët, më pas lyejini ata me rimel, dhe në fund një buzëkuq ose shkëlqyes sa më natyral.
2. Mos i përzjeni kurrë ngjyrat, produktet ose teknikat
Ende vazhdoni të përdorni të njëjtin grim për sytë, të njëjtën ngjyrë për buzët pasi keni rënë në dashuri me të qëkur keni filluar të kujdeseni për veten? Ashtu siç i kushtoni vëmendjen e dyuhur xhinseve që kanë dalë në modë këtë vit, ndiheni në siklet kur keni veshur xhizme të dala mode, të njëjtën vëmendje duhet t’i kushtoni edhe grimit i cili ka rëndësinë e tij. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të flakni tutje produktet tuaja kozmetike dhe t’i zëvendësoni ato çdo stinë, apo të përdorni buzkuq të ndezur vetëm se ua keni parë atë njerëzve të famshëm në ekranet e televizorit. Ajo që kërkohet është të ecni me kohën dhe të përshtateni sa më mirë me të rejat e fundit ashtu siç përshtateni kur bëhet fjalë për veshjet.
3. Kujdes me ngjyrën e fondotinës (kremit pudër)
Mund të keni lëkurë perfekte dhe të përdorni teknikën e duhur, por nëse përdorni ngjyrën e fondotinës që nuk shkon me ngjyrën tuaj të fytyrës rezultati përfundimtar do të ishte i tmerrshëm. Duke zgjedhur tonalitetin e duhur do të dukeshit mirë edhe pa filluar ende grimin. Për të gjetur të duhurin sygjerohet të provoni më parë tre ngjyra dhe perfektja do të ishte ngjyra më e përafërt me lëkurën tuaj. Por si mund ta kuptojmë këtë? Provoni një ngjyrë të errët dhe një të çelët. I duhuri do të ishte ai që nuk dallon shumë nga pjesa e palyer e fytyrës, duke u bërë pothuajse i padukshëm. Në këtë mënyrë do të ishit në gjendje të bënit dallimin.
4. Mos i holloni shumë vetullat
Vetullat janë një pjesë e rëndësishme e syrit dhe e gjithë fytyrës. Kur ato janë të trajtuara me kujdes, mund të kenë efektin për të ndryshuar totalisht pamjen tuaj. Nëse forma juaj tashmë nuk është perfekte, përpiquni të merrni ndihmë profesionale për t’i pastruar dhe rregulluar ato. Veprimi që duhet të shmangni patjetër është heqja e shumë qimeve me pretekstin se do të mbijnë prap. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rrallohen vetullat, ato nuk mund të mbushen më kurrë ashtu siç kanë qenë më parë. Nëse ruani harkun natyral të tyre dhe pastroni vetëm qimet e dala, do të përfitoni formën më të mirë, megjithatë përpiquni që çdo 3 osë 4 muaj të vizitoni një qendër profesionale për të qenë më të sigurta.
5. Mos krijoni ylber ngjyrash në sytë tuaj
Vetëm sepse kutia juaj e tualetit përmban ngjyra të ndryshme, nuk do të thotë që duhet duhet t’i ngjyrosim sytë me të gjitha këto ngjyra përnjëherë. Këshilla për këtë rast është: Përpiquni të mos përdormi më shumë se tre nuanca, një të errët për bishtin e syrit, pak më të celët për pjesën para dhe ngjyra më e hapur për pjesën poshtë vetullave. Pamja që do të përfitonit do të ishte perfekte. Për një aplikim të përditshëm megjithatë mund të mjaftohemi edhe me një nuancë të çelët në gjithë kapakun e syrit. 6. Mos e keqtrajtoni lëkurën e fytyrës
7. Zgjedhja e grimit të gabuar për llojin e lëkurës
ثshtë e rëndësishme të jemi të sigurt se grimi që po përdorim ëhstë i duhuri për llojin e lëkurës që kemi. Nëse keni lëkurë të thatë, evitoni pudrën dhe furçat. Locionet kremoze do t’u përshtateshim më shumë, kjo vlen edhe për lëkurën e rrudhosur, kremi do t’i lëmonte ato. Ndërkohë, nëse kemi lëkurë të yndyrshmë, mund të përdorim lehtësisht pudrën por ehde kremin pudër. Përpiquni të ndryshoni herë pas here produktet kozmetike për të pasur kështu mundësi të zgjidhni më të mirat.
8. Mos shkoni në shtrat pa pastruar grimin
Nëse u është dashur shumë kohë për t’a aplikuar në fytyrë, patjetër do t’u duhej edhe pak kohë për t’a pastruar atë. Nëse grimi lihet gjithë natën në lëkurë, ai mund të bllokojë poret. Por ky nuk është problemi kryësor. Nëse grimi nuk pastrohet, ju nuk mund të përdorni kremin e natës dhe si pasojë lëkura juaj nuk do të ushqehet mjaftueshëm. Përdorni një partrues grimi duke filluar më parë me grimin e syve dhe më pas me një pjesë të pastër procedoni me pjesët e tjera të fytyrës.
9. Mos i kushtoni një tipari të fytyrës, më shumë rëndësi se të tjerëve
Ekziston një ndryshim midis përkujdesjes së një tipari që ju keni më përzemër dhe teprimit të vëmendjes ndaj tij. Ju kanë thënë se këni sy të bukur dhe për këtë arsye përpiqeni me cdo kusht të theksoni grimin e syve duke përdorur ngjyra të ndezura dhe duke e tepruar me lapsin. Ndërkohë këni harruar se e gjithë fytyra ka nevojë për përkujdesje maksimale. Këshilla është kjo: Vazhdoni të përkujdeseni për sytë tuaj por në mënyrë më fine dhe pa rënë në sy. Më pas në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe me buzët që për një kohë të gjatë nuk u keni kushtuar vëmendje pasi mendoni se një gjë jo shumë e këndshme, më mirë të mos vihet në dukje, sesa të theksohet pasi kështu mund të vihet re më mirë difekti. Përdorni një buzëkuq natyral rozë pasi në këtë mëyrë ato do të duken më të plota se më parë.
10. Mos vizatoni buzë fallco
Mbase këni dëgjuar këshillat e grimierit tuaj se do të dukeshit mirë nëse lapsi do të aplikohej edhe jashtë buzës suaj me qëlim që ato të duken më të plota dhe patjetër më joshëse. Kjo jo se është një këshillë e keqe, por shumë femra kanë provuar t’a zbatojnë këtë teknikë dhe rezultati ka qenë i tmerrshëm, një gojë e ngjashme me kllounat. Këshilla është: Vendosni me kujdes buzëkuqin dhe më pas me një laps me majë të hollë, theksoni pjesën më të skajshme të buzëve. Qëllimi nuk është pamja e buzëve me silikon, por përfitimi i pamjes më të mirë që mund të keni.
11. Mos tentoni të krijoni konture që nuk ekzistojnë
Keni dëgjuar që edhe defektet më të dukshme mund të mbuohen me pak fantazi duke aplikuar aty ngjyra më të errëta. Kujdes! Lerini që këtë ta bëjnë vetëm profesinistët pasi jo çdokush mund të ketë aftësinë të përmirësojë pamjen. Fokusohoni në gjërat më të thjeshta pasi edhe rreziku për t’a pësuar mund të ishte më i vogël. Luani me ngjyrat por në mënyrën e duhur.
12. Mos ngatërroni korrektorin me fondotinën
Mund të duket se bëhet fjalë për të njëjtin produkt por ekziston një ndryshim i madh mes tyre. Korrektori përdoret për të fshehur rrathët poshtë syve dhe patjetër duhet të jetë dy nuanca më i çelët se fondotina. Ndërkohë fondotina përdoret për të fshehur njollat e fytyrës puçrat dhe defekte të tjera.
forumishqiptar